ÇKA ËNDRROJNË
Bleta ëndrron -
Lulet e shkruar,
Ariu ëndrron -
Të buta dardha,
Misri ëndrron -
Shiun e gëzuar,
Lepuri ëndrron -
Në kopshte lakra,
E fëmijët ëndrrojnë -
Sheqerkat e ëmbla...
05.07.1972
ÇKA ËNDRROJNË
Bleta ëndrron -
Lulet e shkruar,
Ariu ëndrron -
Të buta dardha,
Misri ëndrron -
Shiun e gëzuar,
Lepuri ëndrron -
Në kopshte lakra,
E fëmijët ëndrrojnë -
Sheqerkat e ëmbla...
05.07.1972
DITA E PARË NË SHKOLLË
Albi tashmë ishte rritëur. Në shtator i kishte mbushur shtatë vjet. Atë ditë i kishin sjell shumë dhurata...
Kishte aguar.
Dielli qeshte sikur fëmijë. Qielli ishte i pastër sikurse suprina e detit. Era kishte rënë në gjumë të thellë.
Albi ishte zgjuar më heret se çdo ditë tjetër.
Mami i kishte ndihmuar të pastrohet.
Ai kishte veshur trikon e bardhë, si bora e Sharrit, pantallonat e reja, këpucët fort të lustruar dhe si me nervozë ecte poshtë e lart korridorit.
Më në fund babi e kapi për dore e së bashku u nisën për në shkollë.
Rrugës panë shumë vogëlushë e vogëlushe të tjerë me prindër të tyre përdore.
Të gjithë ishin të buzëqeshur, edhe fëmijët, edhe prindërit.
Edhe rruga dukej se qeshte...
Albi, si princ i rrallë, hyri në oborrin e shkollës, i cili tashmë gumëzhinte nga zërat e vogëlushëve si të dallandysheve...
Buqja e vogel, po sa ka mbaruar vitin e dyte ne Kopshtin e femijeve.
Ajo, me pa durim po priste 1(3) shtatorin diten e pare per ne Shkolle.Ajo si gjithenje e buzqeshur...po sot me nje qike si e trazuar ca nga gezimi e ca nga Emri Shkolle...
qe i duket nje qike me shume obligim per te e prinderit e saj...
Per te saten here sot ajo, po pyste prinderit e vete...se si eshte ne klase te pare...a do te kete mesuese apo mesues etj?,cilat shoqe do te kete ne klase...e cilet shoke te kopshtit po vijonin klasen e pare ne Lagjen e saj...
Ah...Mami, Babai per te saten here si duket Abetarja e Re per te gjithe femijet?
E ëmbel duke qeshur, ia fali perqafimin prinderve duke shkuar ne shtrat duke qeshur me buze gaze ajo sot u zure sa e sa here nga Prinderit e gjyshja e saj...
Si duket ajo, do fleje si rendomet apo nga meraku do zgjohet e para...ajo me siguri ne enderrat e saja do ti thrase te gjitha shkronjat e Alfabetit...
Qe e hena pare e shtatorit ta gjeje ne bankat shkollore...
Ajo, do te vesh fustanin e me bukur te saj.....enkas te blere nga prinderit per dite te pare Shkolle...ajo do te vesh sandallet e kuqe...E Floket e zeze te zene bistkë si ( Shote Galica vet) me nga nje fjongo te kuqe...ia fale perqafimin gjyshit e gjyses se saje e iken me vrape ne mes prinderve ...te duket se ajo nuk ecen per toke, po fluturon nga Gezimi... ajo mezi pres te perziet me shoke e shoqe qe te gjithe shoqerohen nga prinderit...Ajo mezi pret...qe te bie zilja e shkolles per here te pare...qe hyne ne Klasa... te gjithe femijet e kalase se pare gumëzhine e syt ju shendrisin nga Gezimi e hareja...Ajo shtregon duart e dy prinderve...sikur don te ju thote... une jame e lumtur e ju ...i shiqon sa njerin sa tjetrin ...
DUART E ARTA
Duart e arta i ka mësuesja -
Që me to shkruan n'tabelë,
Duart e arta i ka nëna -
Që me to fëmijën përkëdhel,
Duart e arta i ka minatori -
Që me to shkëmbin e shpon,
Duart e arta i ka gjyshja -
Që me to dorëza mbaron,
Duart e arta i kanë edhe fëmijët -
Që me to shkruajnë detyrë shtëpijet...
Pikërisht me 06.11.1998, në altarin e lirisë, ra dëshmor komandanti legjendar Xhelal HAJDA - Toni, bashkë me komandantin Selajdin MULLABAZI - Mici dhe tre ushtarë të UÇK-së, e kujtoj me respekt dhe përkulem para lapidarit të tij...
KOLONEL TONIT
(Xhelal HAJDA - TONI)
Në Qëndresë, bëre fortesë,
Me vete mblodhe shumë dasmorë;
Me flamurin me besa-besë -
Jetën e flijove në therror!
Luftove furishëm, Kosovës anembanë,
Armikut në zemër ia fute tmerrin;
Në Reti, qyqarët në pusi të vranë -
Bishave barbare s'u lë kund ven'in!
Bukuria jote, si ylli polar,
Mbi qytet si meteor lëshon dritë;
Trimëria jote ishte e paparë -
Historisë sonë ia shtove rritë!
Mbi trupin tënd t'mbështjellë me flamur,
Nesër me respekt do të ngritet një lapidar:
Vdiqe për atdhe, që të mos vdesësh kurrë -
Koloneli ynë për t'madhin IDEAL!
1999
@ Agim METBALA
KUR...
Kur qesh voglushi me mall -
Zemra mua më bëhej mal!
Kur mëson voglushi pa pritim -
Zamra mua më mbushet me gëzim!
Kur voglushi vrapon lehtë -
Zamra mua më mbushet me shend!
Kur voglushi ëmbël këndon -
Zemrën hareja më kaplon!...
Rahovec, 1971
DIMRI
Bie bora,
.........Natë,
.............Qetësi...
Fëmijët n'shtrat,
.................Flejnë -
.....................Me ëmbëlsi...
N'maje t'çatis,
...............Huti -
...................Bënë roje;
Era lazdrane,
..............Luan,
.................Vallëzon.
M'mëngjes kur zbardhon,
..........................N'agim;
Dalin fëmijët,
...............Me saja...
.......................N'skijim.
Tërë ditën e lum,
.....................Lozin -
..........................Prore;
Bëjnë shaka,
..................Me topa -
...........................Bore.
E në mbrëmje,
..................Kthehen n'shtëpi;
Gjyshi u rrëfen,
...................Përralla,
.........................Me ëmbëlsi!
18.07.1971
BUZËQESHJA E NËNËS SIME
Buzëqeshja e nënës sime:
- Është e ngrohtë si rrezet e diellit,
E pastër si dlirësia e qiellit,
E dashur si ngjyrat e ylberit,
E këndshme si puhia mëngjesore,
E ndjeshme si lulet pranverore...
Që më mbush zemrën me gëzime -
Është buzëqeshja e nënës sime!
02.04.1971
KUSH
Kush voglush -
Më shumë të përqafon?
Kush voglush -
Më shumë të miklon?
Kush voglush -
Më shumë të mban në prehër?
Kush voglush -
Më shumë të përkëdhel?
Kush voglush -
Më shumë të do me malll?
Kush voglush -
Më shumë të puth në ballë?
Pa dyshim nëna jote,
Me shend e gëzim të madh!
16.06.1971
Në vijim, do postoj aforizma - thënie për fëmijë...
- Fëmijët janë si rreze dielli - ata ngrohin secilën shtëpi!
Krijoni Kontakt