Close
Faqja 14 prej 54 FillimFillim ... 4121314151624 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 131 deri 140 prej 539
  1. #131
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529

    Thumbs up



    BABI, THIRRE RENË ME TELEFON


    - Babi, babi! Kur fillon dimri?
    - Me njëzetenjë dhjetor!
    - Po pse atëherë nuk ka borë? Sot është njëzetenjë dhjetori!
    - E ka zënë renë gjumi! – ia ktheu babai për të mos ia sqaruar gjërat.
    - Babi, atëherë thirre renë me Hendy! Zgjoje nga gjumi e le të na sjellë borën me njëzetenjë dhjetor.
    Babi qeshi me Albin. Mori Hendyn dhe bisedoi me shokun e punës.
    Albi shikonte nëpër dritare dhe priste borën e parë...


  2. #132
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529
    G J E T U R I A

    - Babi!
    - Fol, Albi!
    - Ke blerë prapë cigare?
    - Po, si çdo ditë, pëllumbi im!
    - Ke blerë edhe gazetë?
    - Po, si rëndom, zogu i babit!
    - Babi...
    - Fol Albi!
    - Mami, o mami!
    - Urdhëro, shpirti i mamit!
    - Babi ynë, pos cigareve dhe gazetës, asgjë tjetër nuk di të blejë!
    Babi qeshi dhe mori Albin për dore dhe së bashku u nisën për në vetëshërbim për t’ia blerë Albit një çokollatë të madhe.
    Albi rrugës kërcente si edh i vogël...

  3. #133
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529
    TEPIHI I ETUR

    - Fitore!
    - Urdhëro, babi!
    - Ma sill një gotë ujë!
    - Po, menjëherë, babi!
    Fitorja u nis për në kuzhinë plot hare dhe sa çel mbyll sytë, u kthye në dhomën e ndejes. Por nga dora i rrëshqiti gota dhe i ra në tepih. Tepihi saora piu ujin.
    - Ç’bëre ashtu, Fitore?
    - Babi, shih tepihin sa është i etur, e piu përnjëherë!
    Babi shikonte tepihun e lagur. Fitorja huri në kuzhinë
    t’ia sillte babit ujin.

  4. #134
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Citim Postuar më parë nga Agim Metbala Lexo Postimin
    TEPIHI I ETUR

    - Fitore!
    - Urdhëro, babi!
    - Ma sill një gotë ujë!
    - Po, menjëherë, babi!
    Fitorja u nis për në kuzhinë plot hare dhe sa çel mbyll sytë, u kthye në dhomën e ndejes. Por nga dora i rrëshqiti gota dhe i ra në tepih. Tepihi saora piu ujin.
    - Ç’bëre ashtu, Fitore?
    - Babi, shih tepihin sa është i etur, e piu përnjëherë!
    Babi shikonte tepihun e lagur. Fitorja huri në kuzhinë
    t’ia sillte babit ujin.
    Pershendetje Agim!Të shkruash per femijet nuk eshte gje e lehte ,per mua teper e veshtire.Te futesh ne boten e tyre shpirterore eshte nje art me vete.Ju kete art e zotroni mire,kjo eshte aftesia juaj.Ju uroj krijimtari te vazhdushme per brezat e ardhshem.Me respektm Rizai.

  5. #135
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529
    Citim Postuar më parë nga riza2008 Lexo Postimin
    Pershendetje Agim!Të shkruash per femijet nuk eshte gje e lehte ,per mua teper e veshtire.Te futesh ne boten e tyre shpirterore eshte nje art me vete.Ju kete art e zotroni mire,kjo eshte aftesia juaj.Ju uroj krijimtari te vazhdushme per brezat e ardhshem.Me respektm Rizai.
    Mik i nderuar, poet Riza Çato, më vjenë mirë se e respektoni letërsinë për fëmijë. Unë atë e dua me gjithë zemër - shkruaj për fëmijë mbi dyzet vjetë, kam botiar revistën letrare për fëmijë në nivel komunal, që nga viti 1996, kam bashkëpunuar me të gjitha revistat letrare që botohen e që janë botuar atëbotë si në Kosovë, ashtu edhe në Maqedoni...

    Ju falenderohem për komplimentet e dhuruar!

    Përshëndetje poet i respektuar!

  6. #136
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529
    Të gjithë shqiptarëve, ua uroj Njëvjetorin e Pavarësisë së Kosovës, forcimit dhe njohjes sa më shumë nga ana e shteteve që ende hezitojnë të bëjnë këtë akt formal!

  7. #137
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529
    Në vijim, po jua postoj pasthënjen e redaktorit të lobrit tim "Grinja e fjalëve", të poetit tonë të madh për fëmijë, profesorit të nderuar, Abdullah Thaçit...

    NJË SPEKTËR LETRAR SHUMËNIANSOR

    Poet e enigmat – vaj për atë vjershë, strofë apo varg që nuk ngërthen edhe enigmat e veta, të cilat na inkurajojnë t’i zgjidhim secili në mënyrën e vet, me qëllim të kuptimit sa më kompleks të artit të të shkruarit, por edhe i fshehtësive me të cilat na sprovon jeta.
    Tregimtar e aforist – veçanarisht mjeshtër i tregimit të shkurtër që aq shumë e pëlqejnë fëmijët.
    Këto ishin vetëm disa nga epitetet, respektivisht rrëzëllimet e figurës poliedrike të quajtur Agim Metbala, penda e të cilit e nderoi Rahovecin, por i ka hije edhe gjithandej ku shijohet fjala e ëmbël e shkruar shqipe.
    Në jetë e në gjykatë, Agimi është një burrë, madje burrë i madh, ndërkohë që në krijimet e tij letrare, më shumë e ka përvetësuar fëmijëria, nga e cila kurrsesi të shkëputet, dhe, bëri mirë që veproi kështu.
    Pikërisht atje e gjen mbretërinë më të padjallëzuar dhe më të etshme për vargje e tregime të shkurtëra, si mjeshtër i të cilave Agimi po dëshmohet për më shumë se dy dekada.
    Pas defilimit të tij të gjatë dhe shumë të suksesshëm në periodikun tonë letrar, sidomos në atë për fëmijë, Agimi filloi t’a kurorëzojë krijimtarinë e tij letrare edhe me tituj librash, gjithsesi tërheqës për publikun e tij lexues, në vazhdën e të cilëve është edhe libri që kemi në dorë »GRINDJA E FJALËVE«.
    Ky libër i ndarë në katër cikle, na sjell mbi 70 margaritarë letrarë, si një laryshi shumë e qëndrueshme dhe simpatike, ku, sikur e plotësojnë njëra tjetrën poezitë, trgimet e madje edhe pjesëzat teatrale qa janë deficitare.
    Ndonëse të shkruara në një spektër kohor bukur të gjerë, krijimet e këtij autori i përshkon një kohezion i natyrshëm, siç kanë edhe një spektër të gjerë titujsh, temash dhe përmbajtjesh.
    Për të qenë kaq i suksesshëm, Agimi, përveç dhuntisë natyrore që ka, ka bërë shumë pë t’u kthyer në moshën e lexuesve të vegjël, duke njohur thellësisht botën e padjallëzuar fëmijërore dhe preferencat e tyre për krijime letrare.
    Në të shumtën, kemi të bëjmë me krijime që lehtë akceptohet nga fëmijët, me koloritin e tyre tematik e përmbajtësor, që shpeshherë zhvillohen në formë loje të mbrumur me mesazh, argëtim e humor të lehtë, por nuk mungojnë as përmbajtjet »serioze« që kërkojnë një seriozitet më të shtuar akceptues.
    Fantazia dhe fantastika, janë elementet shumë i pëlqyer të krijimet e Agimi Metbalës, krahas kostumit aq modern të artit letrar, ku hasim medalione të shumta, kryesisht në formë figurash stilistike dhe sentencash të tjera që e bëjnë krijimin letrar aq të dashur për fëmijë, çfarë është padyshim edhe ky libër i Agim Metbalës, të cilin, pata privilegj ta lexoj me një kënaqësi të veçantë, që te fëmijët besoj se do të jetë e shumëfishuar.

    Prizren, 1. XI 2004 Abdullah Thaçi

  8. #138
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529
    GJYSHE, SA MIRË QË NUK KE ASNJË DHËMB

    Babit të Fitorës i erdhën mysafirë shokë të punës.
    Biseduan sa biseduan duke pirë kafe, pastaj shkuan...
    Mami shtroi darkën. Të gjithë iu afruan tavolinës.
    - Gjyshe, gjyshe!
    - Urdhëro, princesha e gjyshes!
    - Hape gojën, të lutem!
    - Për çka ashtu, Fitore?
    Mami e babi ia plasën gazit.
    - Gjyshe, të lutem, hape gojën!
    Mami e babi ende qeshnin. Gjyshja e hapi gojën.
    Fitorja qeshi e gëzimi iu duk në ballin e saj një liqe i pastërt.
    - Pse qesh pëllumbesha e gjyshes?
    - Sa mirë gjyshe!
    - Çfarë, Fitore?
    - Se nuk ke asnjë dhëmbë!
    - Si mirë, moj lazdrane?
    - Ashtu, mirë gjyshe! Ai shoku i babit, Asllani që erdhi tha: Plaka me një dhëmbë, ha një kala!
    - Andaj gjyshe mirë është që s’ke asnjë dhëmbë dhe do të shpëtojë kalaja e qytetit!
    Të gjithë qeshën edhe një herë lezetshëm. Dhoma u mbush me dashuri.
    Fitorja futi lugën e parë në gojë...

  9. #139
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529
    EJA LEJLEK


    Eja i dashuri lejlek!
    Livadhi im t’ka qepur një jelek,
    Karkaleci ta ka përgatitur një drekë,
    Plepi ta ka ngritur shtëpinë,
    Gjinkalla të pret me violinë...

    Eja lejleku i bardhë,
    Nga dielli letër s’ke marrë?
    Piktori të pret me mall,
    Biri im me telefon të fton,
    Bretkosa ca vargje t’i reciton

    Eja, eja lejleku i bardhë –
    Sa më shpejt me vaporin e parë!

    1985

  10. #140
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529
    Agim METBALA

    P R A N V E R A

    Dielli plot energji,
    Dderdhë rreze t’argjent;
    Natyra ndrinë për bukuri -
    Duke i shtrirë krahtë e blertë!

    Lulëbora shpatit të josh,
    Me bukuri të magjeps;
    E bilbili bukurosh -
    Ia thot këngës pa skeps!

    Lumi pak më tanë,
    Simfonisë përsosur ia thotë;
    Bariu plotë elan -
    Fyellin s’e ndal dot!

    Bari i njom shtatin rritë,
    Trupin vesa ia pastron;
    Flutura me fustan që ndritë -
    Akrobacione ushtron!

    I tërë zabeli rilind,
    Sa hareshëm gumëzhinë;
    Lepuri, ketri dhe të tjerë njëqind -
    Dora dorës valle shtrijnë!

    Bujqit t’epur për punë,
    Llodhjen e lejnë n’harresë;
    Fëmijët me lojën pa fund -
    Botës bukuri i japin për besë!

Faqja 14 prej 54 FillimFillim ... 4121314151624 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 02-02-2015, 10:30
  2. Në Shqipëri punojn 50 mijë fëmijë
    Nga Hyllien në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 14-06-2010, 09:02
  3. Astrit Kosturi: Vjersha per femije
    Nga Astrit Kosturi në forumin Grupmoshat e komunitetit
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 27-05-2009, 16:58
  4. Astrit Kosturi: Vjersha per femije
    Nga Astrit Kosturi në forumin Grupmoshat e komunitetit
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 23-05-2009, 08:56
  5. Qendra Teatrore per Femije ne Shkup
    Nga StormAngel në forumin Grupmoshat e komunitetit
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-10-2004, 12:08

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •