Close
Faqja 16 prej 54 FillimFillim ... 6141516171826 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 151 deri 160 prej 539
  1. #151
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529
    KUR VJENË PRANVERA

    Kur vjenë pranvera,
    Në Anadrininë time;
    Anë e mbanë -
    Lindin gëzime...

    Ndër ara e livadhe,
    Ndër kopshte t'shkruar;
    Ndër kodra e male...
    Çelin lule t'praruar.

    Në të katër anë,
    Ndihet fy'lli;
    Prej blegërimave -
    Jehon tërë pylli...

    Bujqit me lopata...
    Me gëngë e gëzim;
    Me parmend e shat...
    Dalin n'punë n'agim!

    Fëmijët plot hare,
    Lozin e këndojnë;
    Plakat me tjerrthore -
    Delet i lëshojnë!

    Kur vjenë pranvera,
    Në Anadrininë time;
    Anë e mbanë -
    Lindin gëzime!

    08.06.1972
    Ndryshuar për herë të fundit nga Agim Metbala : 27-04-2009 më 09:55

  2. #152
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529
    ASGJË N'BOTË

    Asgjë n'botë, s'ka më ngrohtë -
    Se kur fëmija të përqafon fortë!

    Asgjë n'botë, s'ka më ngrohtë -
    Se kur fëmija të qesh fortë!

    Asgjë n'botë, s'ka më ngrohtë -
    Se kur fëmija të puth fortë!

    18.12.1971

  3. #153
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Citim Postuar më parë nga Agim Metbala Lexo Postimin
    ASGJË N'BOTË

    Asgjë n'botë, s'ka më ngrohtë -
    Se kur fëmija të përqafon fortë!

    Asgjë n'botë, s'ka më ngrohtë -
    Se kur fëmija të qesh fortë!

    Asgjë n'botë, s'ka më ngrohtë -
    Se kur fëmija të puth fortë!

    18.12.1971
    është një mjeshtëri te shkruajsh për fëmië vjersha tregimthe dhe përralla edukative.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  4. #154
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529
    Citim Postuar më parë nga biligoa Lexo Postimin
    është një mjeshtëri te shkruajsh për fëmië vjersha tregimthe dhe përralla edukative.
    E nderuar z. Biligoa, Ju falenderohem sinqerisht se vazhdimisht keni vizituar temat e mia dhe vazhdimisht keni keni dhënë kontributin e çmuar...

  5. #155
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529
    Me këtë rrëfenjëz, e përshëndes posaqërisht Biligoan me shumë respekt...

    GJYSHI NUMËRON QENGJAT E BARDHË

    Natë. Dielli është fëshehur pas malit. Xixëllonjat i kanë ndezur kandilat dhe hëna reflektorin e madh. Huti bën roje n’çati. Lakuriqi vëzhgon majtas e djathtas, për të mos hyrë kush tinëz në oborr dhe Laroshit t’i tregojë në vesh.
    Albi kapërcatej nëpër shtrat. Sapo e zinte gjumi dhe po e çonte në sarajin e ëndrrave, gjyshi i tij zuri të kollitej thellë.
    - Gjysh, o gjysh!
    - Hë, trimi i gjyshit!
    - Nuk fle ende, gjysh?
    - Jo, pëllumbi i gjyshit!
    - E pse, gjysh?
    - Nuk më merr gjumi!
    Albi qeshi me të madhe dhe me dorën e majtë e mbanji barkun.
    Qeshi edhe gjyshi, duke u kollitur përsëri.
    - Pse qesh aq ëmbël, trimi i gjyshit?
    - Ia bëjmë lehtë kësaj, gjysh!
    - Si ia bëjmë lehtë, Albi?
    - Gjysh, numëro qengjat e bardhë. Duke numëruar ashtu sikur më ke thënë, do t’i vijë radha edhe gjumit!
    Gjyshi prapë qeshi dhe, edhe njëherë u kollit thellë. I përdredhi muastaqet e bardha.
    - Ia qëllove, Albi!
    Albi mbuloi kokën me një batanije të lehtë. Atë e mori gjumi saora. Ëndërronte ëndrra të bukura…
    Gjyshi u ngrit nga shtrati. Ndezi një cigare. U kollit me kujdes për të mos ia trazuar ëndrrat Albit.

  6. #156
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529
    NDALU MOJ ERË

    Ndalu moj erë lazdrane!
    I lutej Arbëri me të madhe;
    Pse fryen me aq shpejtësi?
    Fryej pak më ngadale!

    Ndalu moj, ç'ke që je dalldisur?
    Shih, vetëm sa i kreha flokët -
    E ti ma prishe frizurën time!

    26.07.1972

  7. #157
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529
    Citim Postuar më parë nga Agim Metbala Lexo Postimin
    NDALU MOJ ERË

    Ndalu moj erë lazdrane!
    I lutej Arbëri me të madhe;
    Pse fryen me aq shpejtësi?
    Fryej pak më ngadale!

    Ndalu moj, ç'ke që je dalldisur?
    Shih, vetëm sa i kreha flokët -
    E ti ma prishe frizurën time!

    26.07.1972
    Ndalu moj, ç'ke që je dalldisur?
    Pse fryen ma eq nxitime?
    Shih, vetëm sa i kreha flokët -
    E ti ma prishe frizurën time!


    Paskam harruar një varg...

  8. #158
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529
    ËNDRRA NËN HIJEN E MOLLËS

    Kur u kthye Albi në shtëpi, mamin nuk e gjeti aty.
    Ajo kishte shkuar në vetëshërbim për të blerë ca gjëra.
    Kot u mundua Albi ta çilte derën e shtëpisë...
    Pastaj shkoi në kopsht. U shtri nën hijen e një molle.
    Albi pastaj hëngri një pjatë të madhe me qebapa. Hëngri edhe pesë samuna të nxehtë, si dhe një qyp me reçel dhe çka tjetër nuk hëngri...
    Pastaj piu një kovë të madhe limonatë.
    Hëngri një shportë rrush të kuq. Deshi të kapërdijë një tepsi me ëmbëlsira...
    Në atë moment nga vetëshërbimi u kthye e ëma.
    E zgjoi nga gjumi.
    Ëndërra e Albit u tret në sarajin e blertë...

  9. #159
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529
    ÇELSAT

    Blerimi është - çelësi i gëzimit,
    Loja është - çelësi i dëfrimit,
    Hëna është - çelësi i ëndrrave,
    Nëna është - çelësi i përkëdheljeve,
    Gjyshja është - çelësi i prrallave,
    Lapsi është çelësi i larave...

    08.06.1972

  10. #160
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    te lumte penda e mendja o agim !

    shum te bukura e shum edukuese e shum feminore.. kto poezi..

Faqja 16 prej 54 FillimFillim ... 6141516171826 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 02-02-2015, 10:30
  2. Në Shqipëri punojn 50 mijë fëmijë
    Nga Hyllien në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 14-06-2010, 09:02
  3. Astrit Kosturi: Vjersha per femije
    Nga Astrit Kosturi në forumin Grupmoshat e komunitetit
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 27-05-2009, 16:58
  4. Astrit Kosturi: Vjersha per femije
    Nga Astrit Kosturi në forumin Grupmoshat e komunitetit
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 23-05-2009, 08:56
  5. Qendra Teatrore per Femije ne Shkup
    Nga StormAngel në forumin Grupmoshat e komunitetit
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-10-2004, 12:08

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •