Es-Selamu Alejkum
All-llahu i Lartësuar të shpërbleftë me Xhennet dallendyshi për këtë Audio-Video nga i nderuari Sadulla Bajrami.
Duket çart se mendja yte është e mangur dhe nuk është e përsosur, ndërsa All-llahu Subhanehu we Te'ala [Krijuesi i gjithsisë] është i përsosur dhe pa tëmeta.
Krijuesi i gjithsisë ka thënë në Kur'anin Kerim:
Thuaju edhe besimtareve t'i ndalin shikimet e tyre, t'i ruajnë pjesët e turpshme të tyre, të mos i zbulojnë stolitë e tyre, përveç atyre që jane të dukshme, dhe le t'i vënë shamitë mbi krahërorin e tyre. Këtë e ke në suren En-Nur, ajeti i 31 ose 32 është nëse nuk gaboj.
Përsëri ja çfar thotë Krijuesi i botëve:
O pejgamber, thuaju grave tuaja, bijave tuaja dhe grave të besimtarëve le t'i vënë shamitë e veta mbi trupin e tyre, sepse kjo është më afër që ato të njihen se nuk janë rrugaçe e të mos ofendohen. Këtë e ke në suren El-Ahzab, ajeti i 59 është pra, të mos jenë të dëmtuara nga të amoralshmit.
Pjesa e ajetit "e të mos ofendohen" aludon në atë se njohja e bukurive të gruas është ofendim për to dhe hyrje e fitnes (përçarjes) dhe të keqes.
Çdo fe ka moralin e vet Adaes, kurse morali i Islamit është turpi.
Turpi është prej imanit (besimit), kurse imani (të shpien) në Xhennet (parajsë) dhe ne këtë e dëshirojm.
Turpi dhe imani janë të pandarë. Nëse njëri ngrihet, ngrihet edhe tjetri.
I/e nderuar Adaes ta përkujtoj se keni postuar në nënforumin e Komunitetit Musliman dhe këtu sdo ta gjesh përkrahjen e asaj se ti çfar përmban në vetvete ndaj mbulesës Islame. Tutje, ti ende nuk i ke veshur ato rroba dhe ti thuash gjithë ato fjalë dhe ato pseudonime për motrat tona muslimane, duhet të vie turp!
E thash edhe më lartë se je ende e re për të folur diçka për të cilen vetëm se ke dëgjuar. Të këshilloj të lexosh për fen Islame sepse ke nevoj për të dhe feja Islame ska nevoj aspak për ty apo për mua etj... [ne kemi nevoj për të] është në interes tuajin të lexoni dhe unë të kishilloj në këtë mënyrë, nëse ti e refuzon këtë atëherë pason këshilla e dytë që të lexon më shumë për shkencë pasi që edhe shkenca e ka konfirmuar se çdo gjë që është e bardh (sikurse shamia) e mbron nga rrezet e diellit shumë më shumë se sa lëkura e njeriut dhe mos thuaj se sma merr mendja kur edhe shkenca këtë gjë ta ka vërtetuar.
Unë kam shumë shoqe me mbules Islame dhe pa mbules (kabriolet) por edhe rrugës edhe në fakultet edhe në çdo vend që jamë shumë më mirë ndihen të mbuluarat se sa të zbuluarat edhe nga dielli edhe nga të ftohtit.
Atëherë mos kundërshto diçka të tillë kur se ke haberin e aq më pak të mundohesh tek Komuniteti Musliman, mbetesh e përshëndetur por veri re! ki kujdesë jetës tënde sepse mundet të jetë e shkurtë dhe çfar të pret atje?
Ndoshta në këtë botë të duket vetja kështu kabriolet më e freskët por bota tjetër mundet të jetë më ndyshe, mendoje edhe këtë!
W-All-llah një gjë ta siguroj unë që më i nxehtë është Zjarri (Xhehenemi) se sa rrezet e diellit që na ka dhuruar hedije (dhurat) Zoti i Botëve. E juve ju mbetet ta përzgjedhni njëren.
JA VLEN TË NDEGJOHET KJO LIGJERAT SEPSE PËR MUSLIMANET MJAFTON FJALA E ALL-LLAHUT DHE E TË DËRGUARIT TË TIJ
-Xhenneta Morina-
Krijoni Kontakt