Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 41
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e prizrenasi_30
    Anëtarësuar
    18-11-2008
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    729

    Disa gjëra që nuk i kanë hije Muslimanit

    Selam alejkum vëllezër,

    Po e shkruaj mendimin tim në lidhje me disa gjëra që nuk i kanë hije Muslimanit t’i bëjë dhe që mendoj se janë këshilla të mira për të gjithë ne.
    Ju mund të përgjigjeni nëse pajtoheni apo jo me to, ose të shkruani edhe ju mendimet tuaja.

    Muslimanit nuk i ka hije të:

    - pijë duhan
    - të dëgjojë muzikë
    - ta ngrisë zërin
    - të ofendojë të tjerët
    - të tallet me të tjerët
    - të qeshet kur të tjerët tallen
    - të flasë shumë e pa nevojë
    - të flasë vetëm vetë e të mos ia lë radhën tjetrit
    - të rrijë e të shoqërohet me njerëz që tallen me Islamin
    - të ecë kryelartë e me injorancë e të mos përshëndetë njerëzit, etj.

    Allahu xh.sh. thotë në Kur'an:

    7:51. Ata që fenë e tyre e morën tallje e lojë dhe të cilët i mashtroi jeta e Dunjasë. Sot, pra, Ne i harrojmë ata sikurse e patën harruar takimin e kësaj dite të tyre dhe, sikurse i refuzonin argumentet Tona!"

    31:18. Dhe mos shtrembëro fytyrën tënde prej njerëzve, mos ec nëpër tokë kryelartë, se All-llahu nuk e do asnjë mendjemadh e që shumë lavdërohet.
    Mos ja bëj të tjerëve atë që nuk ke qejf të ta bëjnë ty!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anëtarësuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    - pijë duhan
    - të dëgjojë muzikë
    - ta ngrisë zërin
    - të ofendojë të tjerët
    - të tallet me të tjerët
    - të qeshet kur të tjerët tallen
    - të flasë shumë e pa nevojë
    - të flasë vetëm vetë e të mos ia lë radhën tjetrit
    - të rrijë e të shoqërohet me njerëz që tallen me Islamin
    - të ecë kryelartë e me injorancë e të mos përshëndetë njerëzit, etj.

    - pijë duhan..................ok ne rregull asht dem per ne e me shum per tjeret,flm ministris se shendetit qe e ndalun gjithku !.....

    - të dëgjojë muzikë................ketu te na falesh pak....kam raste ku ndegjoj Hoxh tuj kendu nji pjes te bukur e sidomos ata qe kan za te bukur qe percjellin emocione dhe mesazhe urtesie dhe qetsie....

    - ta ngrisë zërin....mraret ...! nese dikush asht iriq une behem shkop !ka ikur koha pa hine me zgjat faqen tjeter NON NON


    - të ofendojë të tjerët ....ok shum korekt

    - të tallet me të tjerët...
    Ok shum shum korekt

    - të qeshet kur të tjerët tallen...Ok shum shummmmm korekt

    - të flasë shumë e pa nevojë ......
    kjo tregon me teper nivelin e inteligjences se personit,zakonisht personat e nivelit te ult nuk din me hesht...feja ju permend super iniciative nga ana e fetarve qe e bejn ligj te fes.

    - të flasë vetëm vetë e të mos ia lë radhën tjetrit.....gjithashtu respekti asht kultur..

    - të rrijë e të shoqërohet me njerëz që tallen me Islamin...feja i politika i prish edhe burr e gru e lme ma me shoqri.....sejcilin ne oborr te vet thojn belget...

    - të ecë kryelartë e me injorancë e të mos përshëndetë njerëzit, etj.... koken ne qill e kembet ne toke.....
    flm per keto nasihate ...rregulla

    nese dikush i din edhe 10 rregullat hebraikve kisha pas qef me marr ndoj mesim nga aty..
    ne filma shpesh perdoret ndoj rregull nga keto 10....pra kulturat tjera edhe ne libra edhe ne filma fusin rregulla....
    "rregulla asht si gozhd po se rrafe nuk hyn.".


    krishteret e europes kishin 7 harame apo ndalesa...shum ter aferta me ndalesat apo haramet e fes islame.
    Luksi
    tradhetia
    shpifja
    vjedhja
    terpija
    lakmia
    hakmarrja
    Ndryshuar për herë të fundit nga Dorontina : 06-03-2009 më 04:28
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e prizrenasi_30
    Anëtarësuar
    18-11-2008
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    729
    Citim Postuar më parë nga Dorontina Lexo Postimin
    - të dëgjojë muzikë................ketu te na falesh pak....kam raste ku ndegjoj Hoxh tuj kendu nji pjes te bukur e sidomos ata qe kan za te bukur qe percjellin emocione dhe mesazhe urtesie dhe qetsie....
    Dorontina une nuk e kam fjalen te mos degjohet recitimi i Kur'anit apo ndonje ilahi e bukur por e kam fjalen per kenget me instrumenta dhe zhanret e muzikes si rock, hip hop apo techno!
    Mos ja bëj të tjerëve atë që nuk ke qejf të ta bëjnë ty!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anëtarësuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    Po po e kuptova, por ka muzikant apo kengtar me mesazhe te bukura,
    ke ndegju per Om keltum,farid altash e celin dion e nana muskuri ka shum qe kan za mrekulli
    e disa lloje qe ti i ceke asht shum e vertet degjeneruese.

    ne Pej nji femij i kishte then babit pas lufte kuptohet shum degjenerim ne shoqri ka: apo ka pas se po i ikun tani se jan ngi... pasi ndodhen disa tragjedi .
    djali e vajza i thojn babit; babi na ep pare ka ardh nji kengtar shum i mir, babi thot jo dhe pik nuk e du ket zhaner muzike.
    femijt hajt bre babi se asht "shum i smut" me gjuhen e kullerave...
    babi kupton ndryshe, a koka i smut a ? qe 2 € e blejani pra do banane ....
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  5. #5
    HUNDLESH Maska e altin55
    Anëtarësuar
    01-02-2003
    Vendndodhja
    Vlore Al
    Postime
    1,324
    Dorontona! ketu eshte komuniteti musliman, dhe jo nenforumi humorit, ta kthesh te gjith temen ne qesharake.

    Si i thon llafit! kur ske gje per te then, me mire mos fol fare .

    Me serjoze ju lutem!
    Ndryshuar për herë të fundit nga altin55 : 06-03-2009 më 09:01
    SUKSESI ME I MADHE QE NJERIU MUND TE ARIJ NE KETE JETE! ESHTE BINDJA NDAJ ALLAHUT TE MADHERUAR

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Sefedini_PZ
    Anëtarësuar
    05-03-2009
    Postime
    205
    Dorontina me mire eshte te mos degjojme muzike sepse keshtu kane thene dijetaret!

    - Ka thënë imam Ebu Hanifja:

    "Kënga është prej mëkatëve , të cilave duhet distancuar mënjëherë nga ajo".

    - Ka thënë imam Maliku:

    "Tek ne, me këngë merrën vetëm mëkatarët. Vallë a ka të mençur që thotë se kënga-muzika është hak?

    - Ka thënë imam Shafiu:

    "Kënga-muzika është e urrejtur dhe pavlerë, kush e tepron ne të është mendjelehtë dhe nuk pranohet nga ai dëshmia".

    - Ka thënë imam Ahmed ibën Hambeli:

    "Kënga mjellë në zemër hipokrizi".
    Vetëm Zoti mund të më gjykojë!

  7. #7
    ALLAHU EKBER Maska e unejsa
    Anëtarësuar
    08-02-2009
    Vendndodhja
    SHIJAK
    Postime
    695
    Gjeja qe nuk i ka hije aspak muslimanit pervec te larte permendurave eshte dhe te mundohet tu ngjasojn pabesimtarve ne veshje sjellje etj.
    Ti pra lartesoje Zotin tend duke falenderuar dhe kerko nga Ai falje.

  8. #8
    HUNDLESH Maska e altin55
    Anëtarësuar
    01-02-2003
    Vendndodhja
    Vlore Al
    Postime
    1,324
    Unejsa e ke thene nje fjal, qe ta shenosh me fije arri ne murre, dhe ta mbash varur
    hadith nga Muhamedi (sallallahu alejhi ue selam)
    Kush i pergjason nje popullit eshte si ata
    SUKSESI ME I MADHE QE NJERIU MUND TE ARIJ NE KETE JETE! ESHTE BINDJA NDAJ ALLAHUT TE MADHERUAR

  9. #9
    Nderi i Universit Maska e Gostivari_usa
    Anëtarësuar
    12-08-2005
    Vendndodhja
    Atje ku nuk me gjeni dot!
    Postime
    3,639
    Citim Postuar më parë nga sefedinmuqaj Lexo Postimin
    Dorontina une nuk e kam fjalen te mos degjohet recitimi i Kur'anit apo ndonje ilahi e bukur por e kam fjalen per kenget me instrumenta dhe zhanret e muzikes si rock, hip hop apo techno!
    Po kjo a ben te degjohet



    GV_USA
    WE WILL NOT GO DOWN!

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Citim Postuar më parë nga Gostivari_usa Lexo Postimin
    Po kjo a ben te degjohet

    http://www.youtube.com/watch?v=onGWF8mz1Zw

    GV_USA
    Kjo eshte brenda rregullave,sidomos videoja.
    Feelings change - memories don't.

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Mburoja e Muslimanit
    Nga east në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 02-10-2012, 05:39
  2. Martesa Ne Islam!!
    Nga Shpirt Njeriu në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 131
    Postimi i Fundit: 08-06-2009, 13:30
  3. Vlera e kohës në jetën e muslimanit
    Nga altruisti_ek84 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-04-2009, 07:58
  4. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-02-2009, 10:28
  5. Sjellja e muslimanit me jomuslimanin
    Nga altin55 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-06-2004, 10:13

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •