Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-12-2002
    Vendndodhja
    Gostivar
    Postime
    61

    Smile Mbulesa Ime-kënaqësia Ime-mburrja Ime

    Mbulesa na tërheq vërejtjën të mos gabojmë, ajo është këtu pranë nesh, pranë fytyrës sonë dhe ne e ndiejmë atë, ajo me ndihmën e Allahut xh.sh. dhe me lejen e Tij na shpëton nga zjarri i xhehennemit, prej mashtrimit dhe na mbron trupin tonë nga shikimet e këqija të meshkujeve.



    Jam 22 vjeqare. Mbulesën e mbajë që nga mosha 20 vjeçare. Kisha dëshirë ta mbajë edhe më heret por disi e kam zgjatur. Kam dëshirë që tregim im të jetë i kuptushem për të rinjtë dhe të vjetrit. Jam e martuar dhe kam një djalë, gjithmonë kam pasur dëshirë të di sa më shumë mbi islamin dhe rregullat e tij, e sidomos mbi veshjen e grave muslimane. Me kohë të tërë kjo më ka fjetur në zemër dhe kam filluar të pranoj pa fije dyshimi çdo ajet të kur’anit të madhëruar dhe çdo hadith sherif. Një kohë të gjatë në mua ka qëndruar një gjëndje e tillë, gjersa një ditë pas një bisede të shkurtë i thashë burrit tim: "Unë kam dëshirë të mbulohem". Në sytë e tij pashë habi, por nga ana tjetër edhe gëzim. Mëndimi im i pëlqeu shumë dhe disa herë më ka pyetur a mendoj seriozisht. Natyrisht se mëndoj seriozisht sepse nuk isha tallur me një çështje të tillë dhe mjaft serioze. Kënaqësia e tij edhe më shumë më trimëroi. Bindshëm vendosa që në emër të Allahut xh.sh. pa u hamendur se çka do të mëndojnë të tjerët dhe se si do të duket mbulesa ime në sytë e tyre. Edhe pse isha e sigurt në atë që kisha vëndosur më duhet të pranoj se kisha pak frikë se a mund të qëndroj pranë saj. Përkundër të gjithave në mua fitoi dëshira që të mbulohem për të vërtetën dhe besimin. E pritëm të mërkuren për vendimin e marrë dhe të dobishëm, për obligimin e grave muslimane. Erdhi ajo ditë, një hapë i ri në jetën time. Të njëjtën ditë dola me mbulesë nga shtëpia të ndjejë përshtypjet e para, jo mbi njërezit rreth meje të cilët më shohin për herë të parë të mbuluar, por ta provoj vetveten se a jam e pregaditur të veproj atë që me vendosmëri dhe siguri kam folur në shtëpi. Por besoni, jo vetëm se nuk ndjeva aspak frikë, por me ndihmën e Allahut xh.sh. kam qenë krenare pse e mbajë shaminë. Kjo më bëri që edhe sot të ndjehem e lumtur dhe krenare. I falënderohem Allahut xh.sh. që më frymëzoi dhe që shpirtin tim e mbushi me trimëri dhe kënaqësi. Shpeshherë mëndoj dhe kam dëshirë të flas për këtë. Çdo femër e mbuluar nga ne duhet të jetë shembull për çdo vajzë dhe grua e cila diku në thellësi të zemrës së saj ka dëshirë të mbulohet, t’i largohet gjynaheve, të jetë e bukur dhe e dashur. Mbulesa na tërheq vërjtjen të mos gabojmë, ajo është këtu pranë nesh, pranë fytyrës sonë dhe ne e ndiejmë atë. Ajo është e cila me ndihmën e Allahut xh.sh. dhe lejen e Tij na shpëton nga zjarri i xhehennemit, na shpëton prej mashtrimit dhe na mbron trupin tonë nga shikimet e këqija të meshkujve. O grua muslimane, nëse ke ndjejnë të tillë jeta kalon shpejtë. Mos lejo veten që çdo mashkull të gjykoj trupin tënd, bukurin tënde të cilën Allahu xh.sh ta ka dhuruar që ta ruash, duhet të jesh e fortë dhe e vendosur. Mbulesa nuk është asgjë e keqe dhe e rëndë për ty, por vetëm lehtësim dhe rrugë e ndriquar në luginen e errët. E ti shpejto hapin që të arrish te caku yt. Ndoshta nuk ke mundësi t’i kupton të gjitha, por mendo për të sa më tepër që mundesh. Mos lejo që rrethi të sundoj mbi ty, por mendo se çka të urdhëron feja jote e bukur. Mendo thellë, nesër inshAllah do të bëhesh nënë apo ndoshta je, që fëmijët tu t’i mësojnë të gjitha dhe të shohin nga ti për të shpëtuar. Allahu xh.sh robërit e vet i don më shumë se nëna fëmijet e saj, Ai e pranon pendimin. Sigurisht se tek ti nuk është e mbuluar ajo që është më e bukur se sa në atë që është e zhveshur apo gjysëm lakuriqe. Ti je e bukur, nuk është më e mënqur dhe më e mirë se ti ajo e cila nuk mban mbulesë. I mënqur ështe ai njeri i cili ndryshon diçka në jetën e vetë, e jo ai i cili imiton rrethin dhe botën moderne. Merre shpërblimin të cilin Allahu xh.sh ta ka dhuruar.
    Cka eshte ne Tok eshte vetem Tok

  2. #2
    kill your idol Maska e Pedro
    Anëtarësuar
    15-01-2003
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    410
    Keto mendime kaq te vyera dhe kulturplote mos te erdhen gje nder mend kur po provoje te fusje koken e dushit ne vende aspak te pershtatshme per nje koke dushi?
    Lista nr5

    6 kanatjere
    6 mbathje
    6 shami

    prej kohesh ka vene studjuesit ne mendime,per arsye te mungeses totale te corapeve

  3. #3
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,441
    ajde ajde o llokum ....lloukum me arra...llokum pa ara......Ju qenkeni llokum me etanol..

    p.s Me keto postime ne krejt forumet fetare e keni tepru e keni bo bajat ...Keni forumet konkrete beni cka te doni

Tema të Ngjashme

  1. Kënaqja me All-llahun [subhanehu ve teala]
    Nga E_LUMTURA në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-02-2007, 19:18
  2. Pse ndodhin fatkeqësitë natyrore?
    Nga altin55 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 27-11-2005, 22:21
  3. Kenaqesia? Eshte nje fakt vetmitar
    Nga Xhuxhumaku në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 21-07-2005, 19:26
  4. Mburrja femerore dhe ajo mashkullore.
    Nga Dito në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 59
    Postimi i Fundit: 01-11-2004, 13:10

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •