
Postuar mė parė nga
chino
Nuk e kuptoj kete fjali
Po nese Kurani eshte si Kushtetuta, atehere Kurani qenka liber ligji, jo liber i Zotit. Kete desha te them. Nese Kushtetuta nuk kuptohet (nuk mund te interpretohet ne te gjitha detajet e saj ne menyre te sakte) nga lexuesi jojurist, kjo eshte e kuptueshme, sepse Kushtetuta eshte shkruar nga dora e njeriut. Por qe nuk te pengon ty - si i vetquajtur besimtar musliman - te thuhet se edhe Kurani nuk eshte i kuptueshem per njeriun, kjo me befason. Sepse kjo nenkupton nje "mangesi" te Kuranit. Mendimi se Allahu eshte i gjithdijshem dhe i gjithfuqishem eshte i paperputhshem me pohimin se Kurani, si vepra e Allahut drejtuar njeriut (cdo njeriu!), si fjala e tij dedikuar njeriut, si komunikimi qe ai zgjedhi te beje me njeriun, qenka i pakuptueshem per njeriun. Cka s'ka. Sipas mendimit tim, as refuzimet qe ia bej une Islamit nuk jane me domethenese sesa keto tuat. Te them si mik, pa asnje prapamendim. Jam i bindur se do te takosh nje mori imamesh te cilet krahasimin e Kuranit me Kushtetute ne cfaredo aspekti e ndalojne rreptesisht.
Ndersa une me fjalen interpretim nenkuptoj kuptim, shpjegim, perkufizim, hulumtim te qellimit i cili qendron prapa fjales qe interpretohet. Konretisht pyetjen: Cka nenkupton fjala "lexo". A dtth kjo lexo vetem Kuranin apo p.sh. edhe gazetat daneze qe karikaturizonin Muhamedin? Rezultati i pergjegjes se kesaj pyetjeje ne baze te aspekteve te definicionit paraprak eshte interpretimi i fjales "lexo".
Te thash: Ne Shqiperi, Kosove, Maqedoni, Perendim ke te drejte te interpretosh ligjin sipas dijes dhe ndergjegjes tende, brenda kriterieve qe i ceka (dtth perderisa intepretimi yt nuk paraqet nje thyerje normash penale).
Drita u pergjegj para replikes time. Iu pergjegj "Gostivarit".
Cilat kushte, cilat rregulla? Te jesh arab? Te interpretosh Kuranin ashtu sic kerkojne arabet? Per mua eshte e paakceptueshme qe fjala "lexo" interpretohet ne ate drejtim, qe te mos te kete te drejte te lexohet Formula e Pagezimit, Lahuta e Malcise, O Moj Shqypni. Eshte e paackeptueshme te mos interpretohet fjala "lexo" ne ate drejtim qe une edhe te kam te drejte te ju bindem ketyre shkrimeve. Sepse kam vlera te tilla. Per nje arab nje interpretim i tille eshte i paakceptueshem. Sepse kane vlera tjera. Keshtu qe kush ka te drejte? Une apo imami arab? Dhe pse? Ku shkruan Kurani se une duhet te i leshoj rruge arabeve ne lidhje me interpretim te Kuranit?
Cilave rregulla? Nenshtrimit ndaj vlerave arabe, apo cilave rregulla? Nuk pyes kot. Pergjigju konkret. Nese une te them ty: ke te drejte te interpretosh, ama vetem nese ne fund te interpretimit tend thua qe kjo e kjo eshte e verteta, atehere ti nuk ke "te drejte per interpretim", ti nuk je interpretator, por je nje pagliaccio imi. Keshtu e shoh te pakten une kete gje.
Cka pret t them une tash? Te duartrokas? Nese i ke vetem dy fije tru, do kishe kuptuar se une jam per NJE TE DREJTE TE INTERPRETIMIT TE KURANIT NGA SECILI NJERI SIPAS DIJES DHE NDERGJEGJES SE TIJ, DHE ATE NE MENYRE ABSOLUT TE PAVARUR NGA CDO IMAM I KESAJ BOTE, e lere me nga nje themelues joarab. Nuk mund te kete askush, asnje njeri ne bote, as imami, as hoxha, e askush monopol mbi pyetjen se si duhet te kuptohet fjala e "Zotit". Sepse ky eshte sekuestrim dhe si pasoje degradim i drejtperdrejt i fjales se tij. Ai ("dijetar") qe thote se pa interpretimin e dalur nga truri im, fjala e Allahut nuk eshte e kuptueshme per njeriun, ai per mua e deklaron Allahun si te gjymte, si te paafte per te komunikuar me njeriun, te paafte per te i thene njeriut saktesisht ate, te cilen ai deshi t'i thote, dhe te cilen ai pretendon se i tha: MESIMIN E RRUGES SE TIJ.
Anarkizem, pederizem, amoralitet, shkaterrim boteror, te gjitha keto akuza i perjetoj nga bashkekombasit muslimane. Sa per mua e ke ti dhe secili te drejten eksplicite te me vleresoni ashtu sa keni mundesi. Nuk ka fjale vleresuese qe flet per te vleresuarin aq sa flet per vleresuesin.
*
Krijoni Kontakt