Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 23
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e alproud
    Anëtarësuar
    03-05-2008
    Postime
    292

    Lightbulb Kredia e Bankës Islamike, Shqipëria bojkoton Izraelin

    • Nga Tedi Blushi
    Qeveria do të respektojë rregullat e Organizatës së Konferencës Islamike dhe vendos të bojkotojë prodhimet dhe kompanitë izraelite, duke u rreshtuar krah vendeve anëtare. Qeveria dhe Banka Islamike per Zhvillim firmos marrëveshjen për lëvrimin e kredisë 8,6 milionë dinarë islamikë.

    TIRANE- Shqipëria vendos të bojkotojë prodhimet dhe kompanitë izraelite, duke u rreshtuar krah vendeve anëtare të Organizatës së Konferencës Islamike. Vendimi është konkretizuar në një klauzolë të posaçme të marrëveshjes që qeveria ka nënshkruar me Bankën Islamike për Zhvillim, për lëvrimin e një kredie me vlerë 8,6 milionë dinarë islamikë, shumë e përafërt me 13.351 mln USD. Fondi do të shkojë si investim për projektin e furnizimit me ujë dhe shërbime sanitare për zonën bregdetare të Orikumit, pranë Vlorës. Për lëvrimin e kësaj kredie, Banka Islamike i ka vendosur një kusht politik dhe jo financiar qeverisë shqiptare, dhe që lidhet pikërisht me bojkotin e Izraelit. Kusht, të cilin Tirana zyrtare e ka pranuar plotësisht. Në seksionin 2.02, të nenit 2, të kësaj marrëveshjeje të paprecedent, të paraqitur për miratim në Parlament, citojmë shprehimisht se: “Qeveria respekton Rregullat e Organizatës së Konferencës Islamike në lidhje me bojkotin e Izraelit”.

    Konferenca Islamike

    Bojkoti i Izraelit, sipas rregullave të Konferencës Islamike, përfshin të gjitha prodhimet dhe shërbimet izraelite si dhe institucionet akademike, kulturore, sportive dhe ekonomike. Marrja e këtij vendimi nga kjo Organizatë është bërë, citojmë: “Në mënyrë që t’i bëhet presion tregtar ndërkombëtar Izraelit ndaj dhunës gjysmëshekullore që ushtron përmbi popullatën palestineze”.

    Projekti

    Objekti i projektit është sigurimi i një furnizimi të pandërprerë me ujë të pijshëm të banorëve të Orikumit dhe përmirësimi i kushteve të mjedisit, nëpërmjet ndërtimit të një rrjeti furnizimi me ujë dhe shërbimesh sanitare në zonën e projektit. Pjesë të tij janë Dukati i Vjetër, zona turistike Llogara, Dukati i Ri, Tragjasi, Orikumi, Radhima e vija bregdetare turistike Radhimë-Orikum. Kostoja totale e projektit është 16.5 milionë USD që do të bashkëfinancohet nga Banka Islamike për Zhvillim, me 13.351 milionë dollarë dhe nga qeveria shqiptare, me 3.116 milionë dollarë. Ai do të zbatohet nga Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit dhe është parashikuar të realizohet brenda një periudhe katër-vjeçare. Marrëveshja mes qeverisë shqiptare dhe Bankës Islamike për Zhvillim u paraqit për miratim edhe në Parlament.

    (s.g/GazetaShqiptare/BalkanWeb)
    Ndryshuar për herë të fundit nga alproud : 05-02-2009 më 03:04
    Fali armiqte e tu por asnjehere mos harro emrat e tyre.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Wtf???!!!!!!

    Qeveria harron se Izraeli na ka dale perkrah gjithmone.
    Ndryshuar për herë të fundit nga xfiles : 05-02-2009 më 04:59

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    eh medet kur u ba ne shqipnija per bojkote
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e JACK FOLLA
    Anëtarësuar
    10-11-2003
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    120
    Se pari o njerez mos u besoni çdo gjeje qe shkruhet neper Gazeta, dhe aq me shume tek GSH,
    se dyti kjo nuk eshte e vertete aspak sepse vendet arabe jo te gjithe e bojkotojne Izraelin madje disa jane miq me te, per shembull Egjipti, i cili bene pjese ne Konferencen Islamike, pastaj ça ka ne dore qeveria jone te bojkotoje Izrelin?

    Tregetine e bejne privatet, madje para 2 muajsh u vu edhe nje avion Tirane - Tel Aviv, pra kjo eshte nje mashtrim, por nga ata qe vetem budallenjte i hane, pra ata qe lexojne GSH.

    Personalisht nuk kam asnje simpati per myslimanet, por urrej edhe genjeshtrat.
    Adresat e faqeve personale mund ti vendosesh ne profil por jo ne firme. Stafi i Forumit

  5. #5

    Anëtarësuar
    08-02-2003
    Postime
    1,792
    Se di sa e vertete mund te jete por kjo me pelqen vetem per faktin qe duhet te mesojne te luajme dhe ne me interesat tona si Shtet.

    Megjithate une me shume e shoh si disinformim publik keto lajme kaq te prera.Smund te prishet nje marredhenie me Izraelin papritur e pakujtuar.

  6. #6
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anëtarësuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Në çdo vend ku ka jetë
    Postime
    5,321
    Nqs eshte e vertete me habit shume ky fakt. Por besoj se ashtu si heret e tjera dhe ky do jete nje lajm dizinformues qe del nga kjo Gazete. Per kaq pak para, nuk ka perse te bojkotoje qeveria prodhimet dhe sherbimet Izraelite. Mund te ndodhte per interesa me te medha, por per kaq pak gje me duket absurd nese eshte qendrim i Qeverise tone ky.
    Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e extreme
    Anëtarësuar
    29-04-2005
    Postime
    1,272
    :
    We are all Aliens

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ky lajm vjen nga media e mirnjohur tashme si mashtruse.. pra nga gazetat e tv -te e karlo bollinos se nexhmijes se ramizit.. te edvinit te albes malltez.. mikut te tan topchanellit e te sapo dekoruarit nga zoti bamke hallate madhi..ose topja..
    prandaj besojini se ju ben mir per gripin..

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e alproud
    Anëtarësuar
    03-05-2008
    Postime
    292
    Fali armiqte e tu por asnjehere mos harro emrat e tyre.

  10. #10
    ..... .....
    Anëtarësuar
    11-05-2008
    Postime
    2,503
    Brari ka te drejte.Nejse pervec Ballkan Web asnje media tjeter nuk e kishte.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Mocioni, Berisha flet për gjithçka, por jo për Fazlliç
    Nga njemik në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 10:44
  2. Përgjigje: 116
    Postimi i Fundit: 17-10-2007, 23:58
  3. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-01-2006, 22:53
  4. Konferenca Islamike + Terrorizmi ne Shqiperi
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 82
    Postimi i Fundit: 16-04-2003, 14:48

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •