---------Dikush mund të thotë se Qeveria e Kosovës është kapur keq nga krimi i organizuar. Dikush mund të thotë se zyrtarët e saj janë kapur e jo komplet qeveria. Të dy variantet janë të qëndrueshme. Me një fjalë, qeveria është kapur.
1.Para pak kohësh, kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku bëri nja gjashtë muaj burg të butë në Dubravë, për shkak të disa veprave penale të mëhershme. Ai si burrat vendosi të shkonte në burg dhe ta kryente atë obligim që për disa ishte patriotik dhe burrëror. Kryesore është se ai e kreu burgun me faqe të bardhë dhe iu kthye punës në krye të Komunës
2.Policia e Kosovës dhe ajo e UNMIK-ut, dështuan në misionin për arrestimin e një kryetari tjetër komune, Xhabir Zharkun, i pari i Kaçanikut. Megjithëse ai nuk ishte në shtëpi, policia guxoi tia konfiskonte një stok armësh
Ai eshte i akuzuar për kërcënim dhe rrëmbim personi (të dhëndrit të tij),
3.Në një përurim rruge të asfaltuar në Prizren kryetari i Degës së PDK-së në këtë qytet, njëkohësisht deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës, Zafir Berisha, i eksituar nga prerja e shiritit kishte nxjerr një revole bardh si bora nga brezi dhe kishte zbrazur nja një karikator fishekësh në mes të turmës.
4.Qeveria vazhdon të bëjë marrëveshje të fshehta në emër të kompanisë më profitabile publike, PTK-së. Inisiativa e fundit joligjore dhe jotransparente e qeverisë dhe e Bordit të PTK-së është informata se milionat e mbledhura nga kjo kompani mund të shfrytëzohen në një investim në operatorin e katërt të telefonisë mobile në Shqipëri
Informata se milionat e PTK-së mund të futen në tregun shqiptar të telefonisë mobile vijnë në kohën kur kryeministri Thaqi është parë në takime të fshehta me biznesmenë të dyshimtë nga Shqipëria. Në një video të bërë nga televizioni maqedon A1, shifet kryeministri Thaqi tek del nga një takim me biznesmenë të dyshimtë shqiptar, të njohur si të afërt me ish-kryeministrin Fatos Nano. Informacionet nga brenda procesit flasin për mundësinë që milionat e PTK-së të investohen ngë Shqipëri në një konzorcium me kompaninë QTU, kompani kjo e blerë nga Delta Holding që është në pronësi të milionerit serb, ish-zëvendës kryeministër në kohën e Millosheviqit, Miroslav Mishkoviq.
5. ....vazhdon
FLM. Veli,
kete zotri dhe informacionet qe jep merrne seriozisht.
Edhe nje here, falemnderit Veli !
Krijoni Kontakt