Close
Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 64
  1. #1
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anëtarësuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283

    Qeveria Thaçi e korruptuar, sikur qeveritë e mëhershme

    Qeveria Thaçi e korruptuar, sikur qeveritë e mëhershme l


    e hënë , 06 prill 2009 - 12:48

    Qeveria e Hashim Thaçit ka trashëguar traditën e korrupsionit nga qeveritë e kaluara. Raporti vjetor i Agjencisë Kosovare kundër Korrupsionit, flet për shkallë të ndryshme korrupsioni në të gjitha institucionet, në krye të të cilave qëndron Qeveria e Kosovës. Në raport thuhet se natyra e korrupsionit është e larmishme që nga marrja e ryshfetit, nënshkrimi i kontratave të dëmshme, përdorimi autoritetit për kryerje të veprimeve të paligjshme, etj.. Vlera e përgjithshme e rasteve të dyshuara për korrupsion është 3 milion e 600 mijë euro.

    KTV

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Thaçi suspendon tre zyrtarë

    Nga Faton Ismajli më 06.04.2009 në ora 17:43
    Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka marrë vendim për suspendimin e dy zyrtarëve të Qeverisë dhe një të policisë, të cilët dyshohet se kanë kryer vepra korruptive. Këto suspendime vinë vetëm disa orë pasi Agjencia Antikorrupsion publikoi raportin ku përmenden shumë afera korruptive të zyrtarëve të Qeverisë dhe të ndërmarrjeve publike.

    Thaci në një konferencë për shtyp, nuk ka dashur t`i përmend emrat e të suspenduarëve, por tha se është duke pritur nga ministrit përkatëse marrjen e masave të kërkuara.

    “Pa dashur të paragjykoj fajësinë apo pafajësinë si Kryeministër, pak minuta më parë kam urdhëruar ministrat përkatës që në përputhje me kompetencat e tyre të bëjë suspendimin. Këtë hap e ndërmarr për zhvillimin e proceseve hetimore, pa ndërhyrje politike”, tha ai, në një konferencë për gazetarë, pas mbledhjes së jashtëzakonshme të Qeverisë.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Qeveri me te korruptuar asnjeher nuk kemi pas,se deri kur do ti shkoj kungulli mbi uj ket nuk e di.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979


    Shteti i Kosovës në fund të ranglistës rajonale për korrupsion
    Gallup Internatinal njoftoi se qytetarët e Kosovës i besojnë Qeverisë së Kosovës dhe renditjen e Kosovës në fund të ranglistës rajonale për korrupsion

    KOSOVË,29 MARS 2009(VushtrriaPRESS)-Kryeministri Hashim Thaçi gjatë javës që po e lëmë pas ka prezantuar një informatë për të arriturat dhe sfidat e deritanishme në procesin e Integrimit Evropian, si dhe ecuria e përgatitjes së takimit të parë të Forumit të Nivelit të Lartë. Në prezantim, kryeministri Thaçi ka vlerësuar angazhimin e deritashëm të të gjithë segmenteve kosovare në procesin e integrimeve evropiane dhe ka kërkuar një angazhim edhe më të shtuar, në mënyrë që në takimin e 31 marsit të Forumit të Nivelit të Lartë. Qeveria ka shqyrtuar dhe ka aprovuar raportin vjetor financiar mbi të hyrat dhe shpenzimin e buxhetit të Kosovës për vitin 2008. Sipas këtij raporti, plani buxhetor i viti 2008 ka qenë 888.900.000 euro, ndërsa plani për të dalat 1,177.944.000 euro. Të hyrat e realizuara gjatë këtij viti kanë qenë 942.525.000 euro (6 % më shumë), ndërsa realizimi i të dalave ka qenë 950.526.000. Rritje të konsiderueshme, sipas raporti, kanë shënuar investimet kapitale për këtë vit, në masën 124%. Me nismën e Ministrit të Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, Fatmir Limaj, është aprovuar propozim – vendimi për shpronësimin e pronave të paluajtshme për nevoja të ndërtimit të autostradës Vërmicë – Merdar në segmentin Vërmicë – Prizren . Dhe është aprovuar propozimi për themelimin e Komisionit Ndërministror për përcjelljen e realizimit të projektit të autostradës Vërmicë-Merdar. Me Projekt-Udhëzimit Administrativ për Kontrollin e Emisioneve të Bashkëdyzimeve Organike të Avullueshme gjatë Deponimit, Zbrazjes, Mbushjes dhe Transportimit të Karburanteve, të aprovuar sot nga Qeveria e Republikës së Kosovës, do të vihet kontrolli i emisioneve të bashkëdyzimeve organike të avullueshme gjatë deponimit zbrazjes, mbushjes dhe transportimit të karburanteve. Udhëzimi administrativ do të zbatohet në instalimet, operimet dhe automjetet që shfrytëzohen për deponim, mbushje dhe transport të karburanteve nga një terminal në tjetrin apo nga një terminal në stacionet shërbyese. Ndërsa, Projekt-Udhëzimit Administrativ për Caktimin e Taksës për Regjistrimin e Plehrave Artificiale do të përcaktojë shumën e taksës që duhet paguar për regjistrim të plehrave artificiale. Importi, eksporti dhe tregtia me plehra artificiale në Republikën e Kosovës do të rregullohen me këtë Udhëzim Administrativ. Projektligji për Standardizimin që është aprovuar sot nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe është proceduar në Kuvend për aprovim përcakton rregullat që zbatohen për zhvillimin e të gjitha veprimtarive të standardizimit në nivel të Kosovës dhe organizimin dhe funksionimin e Agjencisë Kosovare të Standardeve si organ i vetëm kosovar i standardizimit në Republikën e Kosovës. Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, Kryeministri Hashim Thaçi ka prezantuar Projektligjin për Anëtarësim në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Organizatat e Grupit të Bankës Botërore.Ky Projektligji paraqet rregullimin ligjor të detyrimeve që Republika e Kosovës duhet t’i plotësojë me qëllim të anëtarësimit në këto organizata financiare ndërkombëtare. Projektligji është aprovuar nga Qeveria me rekomandimin për procedim të përshpejtuar në Kuvendin e Kosovës. Në fund të mbledhjes, kryeministri Hashim Thaçi ka vlerësuar analizat dhe hulumtimet lidhur me zhvillimin e proceseve në Republikën e Kosovës. Me këtë rast është apostrofuar hulumtimi i organizatës Gallup Internatinal, që ka apostrofuar besimin e lartë të qytetarëve të Kosovës ndaj Qeverisë së Kosovës dhe renditjen Kosovës në fund të ranglistës rajonale për korrupsion. Kryeministri Hashim Thaçi ka kërkuar vazhdimin e angazhimit të kabinetit qeveritar për të rritur edhe më shumë progresin dhe performancën pozitive për zhvillimet e gjithëmbarshme në Kosovë, thuhet në një komunikatë të Kryeministrisë së Republikës së Kosovës.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Zotimi im dhe i Qeverisë do të jetë Zero tolerancë korrupsionit.


    Kryeministri Thaçi urdhëron shkarkimin e zyrtarëve që dyshohen për shkelje korruptive – preventohet edhe humbja e 3.5 milionë eurove nga Buxheti i Kosovës


    Prishtinë, 6 prill 2009

    Fjala e plotë e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi në konferencën e sotme për media.

    Sot e kam pranuar raportin e Agjencionit Kundër korrupsionit.

    Ashtu sikur dihet prioritet i imi dhe qeverisë që udhëheq ka qenë dhe mbetet rendi dhe ligji, lufta e pakompromis kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

    Unë dhe Qeveria e Republikës së Kosovës kemi bashkëpunuar ngushtë me Agjencinë Kundër Korrupsionit.

    Agjencioni Kundër kurrupsionit ka pasur dhe dhe do të ketë mbeshtetjen e plotë të qeverisë që udheheqë unë.

    Fillimisht, do të doja ta përgëzojë Agjencionin Kundër korrupsionit për punën e bërë, si dhe të gjithë qytetarët të cilët kanë raportuar për shkeljet e mundshme korruptive.

    Agjenda antikorrupcion është platformë shtetërore e qeverisë që unë udhëheq.

    Zotimi im dhe i Qeverisë do të jetë Zero telorencë korrupsionit.

    Qeverisje transparente dhe sundim të Ligjit.

    Në raportin e Agjencisë Kundër Korrupsionit janë përfshirë edhe tri raste në të cilat zyrtarë të Ministrive të ndryshme të Qeverisë së kaluar dhe tanishme dyshohet të kenë qenë të përfshirë në shkeljet e mundshme korruptive.

    Pa dashur të paragjykoj fajësinë apo pafajësinë e tyre, si Kryeministër i Republikës së Kosovës sot kam urdhëruar Ministrat përkatës që në përputhje me kompetencat e tyre të bëjnë suspendimin e menjëhershëm të këtyre zyrtarëve të dyshuar.

    Këtë hap e ndërmarr për të siguruar zhvillimin proceseve hetimore të paanëshme dhe të plota dhe pa ndërhyrje politike.

    Më këtë rast, edhe një herë i ftoj qytetarët e Kosovës që të raportojnë të gjitha aktet e dyshimta dhe i siguroj se unë si Kryeministër i vendit do të veproj në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës.

    Ftoj qytetarët dhe institucionet komptente që të bashkëpunojnë me organet e drejtësisë për të luftuar këtë dukuri negative, por njëkohësisht ftoj edhe organet e drejtësisë që të jenë më efektive dhe më efikase në punën e tyre.

    Për çdo rast të evidentuar dhe të faktuar do të ketë masa të plota dhe përgjegjësi, pa marrë parasysh pozitën që e mbanë dikush.

    Kryeministri Hashim Thaçi në konferencën e sotme për media, ka folur edhe lidhur me rezultatet tjera konkrete të bashkëpunimit të Qeverisë me Agjencionin Kundër Korrupsion.

    “Si rezultat i bashkëpunimit të autoriteteve përkatëse qeverisëse dhe Agjencionit Kundër Kurrupsionit kemi preventuar humbjen e 3.5 milionë euro nga Buxheti i Konsoliduar i Kosvës. Ky është një lajm i mirë për qytetarët e Kosovës” – theksoi kryeministri Hashim Thaçi.

    Në vazhdim, kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi është përgjigjur edhe në interesimin e medies lidhur me zhvillimet që kanë të bëjnë me ndërmarrjet publike.

    “Ndërmarrjet publike ende mbesin brengë e Qeverisë së Kosovës edhe pse nuk menaxhohen nga ajo, dhe ku ne kemi vetëm rol mbikqyrës përmes bordeve dhe atë vetëm pasi ka hyrë në fuqi kushtetuta. Por kjo nuk do të jusfitikoj asnjë lëshim që bëhet në këto ndërmarrje”.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    cka u ba me ate hajneshen qe vodhi miljonat e kosoves..nji fare drejtoreshe banke a poste a agjensie.. qe spo ja kujtoj tash emrin.. nji si emer katundareje e kish..

    ??

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    cka u ba me ate hajneshen qe vodhi miljonat e kosoves..nji fare drejtoreshe banke a poste a agjensie.. qe spo ja kujtoj tash emrin.. nji si emer katundareje e kish..

    ??
    mos po memdon ne Leme Gjema
    ata ne PTK e kishte que rugovna
    e qe vuedh sa dashti
    dhe tani jeton ne villat e saj qe i ka
    ble ne Amerik dhe Frankfurt Gjermani

    o brari ne paqe pyet qe je i brengosur
    per hajnit qe kan ndodh ne Kosovev
    do te pash nji nga nji ku e kan vendin
    a e pe dje Thaçin po sa i arriti lista nga
    Agjensioni kunder korrupcionit
    pas dy ore i suspendoi disa zyrtar qe ishin
    vendos nga qeverin e me parshme te
    udhehequr nga LDK-AAK
    keti grupi hajnash i printe Dr.Ilir Tolaj
    hajn i njoftur ne Kosove dhe antar shum
    vjeqar i LDK-se dhe nji koh edhe PReK-ut
    te bukosh-toptanit
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-03-2009
    Postime
    323
    Ketu eshte zanafilla e krimit ;

    Policia ndërkombëtare e OKB-së më 4 janar ka arrestuar afaristin shqiptar Gani Thaçin pasi që është parë duke shtënë me armë nga shtëpia e tij në Prishtinë, ka njoftuar shërbimi për informim i policisë ndërkombëtare.

    Gani Thaçi është ngarkuar për armëmbajtje pa leje, ndryshe ai është vëllai i Hashim Thaçit, kryetar i PPDK-së dhe anëtar i Këshillit të përbashkët administrativ të Kosovës.

    Në njoftimin e shërbimit për informim të policisë ndërkombëtare thuhet se Gani Thaçi është mbajtur një kohë në arrest dhe pastaj është liruar nga prokurori i Prishtinës i cili ka pohuar se në bazë të hetimeve nuk ekzistojnë arsye për mbajtjen e mëtejshme në arrest të tij.

    Në këtë njoftim thuhet ndërkaq se tek z.Thaçi është gjetur një shumë e konsiderueshme e parave, përkatësisht rreth gjysmë milioni dollarë amerikanë.

    Ndërkohë, po dje thuhej në njoftimin e policisë ndërkombëtare se forcat paqeruajtëse dhe policia ndërkombëtare gjatë një aksioni të përbashkët ka arrestuar për armëmbajtje pa leje Xhavit Ferizin, truproje personale e z.Hashim Thaçi.

    Megjithatë, më vonë ishte konstatuar se ai kishte leje për armë në bazë të rregullave të përcaktuara për sigurimin e anëtarëve të Këshillit kalimtar të Kosovës dhe z.Ferizi është liruar nga arresti pas disa orësh.

    Lidhur me këto dy arrestime është prononcuar edhe administratori i OKB-së për Kosovën, z.Bernar Kushner duke thënë se nuk ekziston asnjë lidhje ndërmjet këtyre dy incidenteve. Në një deklaratë me shkrim të lëshuar nga misioni i OKB-së, ambasadori Kushner citohet të ketë thënë se nuk mund të nxirren kurrfarë përfundimesh nga marrëdhëniet familjare të Gani Thaçit me z.Hashim Thaçin

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga Sabriu Lexo Postimin
    Qeveria Thaçi e korruptuar, sikur qeveritë e mëhershme l



    Zotimi im dhe i Qeverisë do të jetë Zero tolerancë korrupsionit.



    ty taliban-çetniku
    gazetar dhe reporter
    i tanjugut beogradas
    te ka kan keq se nuk te doli ashtu
    haaaa
    a e pat Kryeministrin sapo e mori
    lajmin per te korruptuart qe kan mbet
    nga qeverija e kaluar te punsuar
    e duke mos dasht Thaçi qe te bej pastrimin
    e te punsuerve me par
    por e priti raportin e Agjencionit kunder Korrupcionit
    dhe po sa e morri reagoi mbrenda dy ore heeee
    jo tanjugo jo ne ket Qeveri nuk lejon Hashimi te Korruptuar
    jo balit jo
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Preteni i Defton Thaçi i Shkarkon




    Hasan Preteni
    Drejtor i
    Agjencisë Kosovare Kundër Korrupsionit
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Autostrada Durrës-Kukës mbaron ne qershor 2009
    Nga ganoid në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 739
    Postimi i Fundit: 02-08-2010, 18:05
  2. Misioni Amerikan Në Shqipëri (1946)
    Nga DriniM në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  3. Berisha të ikë, kryeministri i ri nga PD.
    Nga Dajti në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 143
    Postimi i Fundit: 21-12-2009, 03:38
  4. Komploti boteror
    Nga ORIONI në forumin Historia botërore
    Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 31-10-2005, 12:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •