Close
Faqja 3 prej 7 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 64
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    tash na skjaroni dicka..
    cfar eshte kjo agjensia e anti korrupsionit..
    nga varet..kush e ka krijuar..kush i ka emeruar drejtusit e saje.. sa te sigurta jan dyshimet e saja..ku i mbledh faktet kjo agjensi ..etjetj..?
    prej nga eshte ky preteni i agjensise e i ciles parti eshte?

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    tash na skjaroni dicka..
    cfar eshte kjo agjensia e anti korrupsionit..
    nga varet..kush e ka krijuar..kush i ka emeruar drejtusit e saje.. sa te sigurta jan dyshimet e saja..ku i mbledh faktet kjo agjensi ..etjetj..?
    prej nga eshte ky preteni i agjensise e i ciles parti eshte?
    Brari keshtu ke deshir te jet

    Kjo agjenci eshte e Thaçit
    mvaret nga Thaçi
    e ka krijue Thaçi
    drejtuesin e saj e ka emrue Thaçi
    dyshimet e saja jan 100%se keshtu mendon Thaçi
    faktet i mbledh nga Thaçi
    ky Preteni eshte i Thaçit
    ky eshte i partis se Thaçit
    hy person punon qfar ti thot Thaçi
    etj.

    A je i knaqur brari me skjarim
    po qe se nuk je ta plotsoi ende.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Brar,

    AKK (Agjencia Kundër Korrupcionit),është agjenci e pavarur e themeluar nga Kuvendi i Kosovës në pajtim me Ligjin Kundërkorrupcionit të miratuar në Kuvend që me 2004.Ka një drejtor që zgjidhet nga Kuvendi pas një procedure ligjore që e udhëheqë Këshilli i Agjensisë Kundërkorrucionit,të cilin (Këshillin e zgjedhë Kuvendi i R. së Kosovës dhe ka këtë përbërjeanëtarë janë nga radhët e parlamentarëve,një nga Sh.Civile,një nga Prokuroria,një nga Gjykata Supreme e Kosovës,një anëtarë nga Qeveria dhe një nga Presidenca),edhe e kontrollon permes raporteve vjetore që parimisht debatohen në Kuvend.
    Detyrë e kësaj Agjecie të pavarur është luftimi i korrupcionit në institucionet qeveritare,ndërmarrjet publike dhe të gjitha organizmat tjerë shtetror që finansohen nga Buxheti R. së Kosovës.
    Agjencia ka rregulloret e veta të punës për procedurat e hulumtimit të rasteve të dyshuara për korrupcion.Paraqitja e rasteve është anonime,procedimi i lëndëve shkon përmes drejtorit e sektoreve kompetente dhe në fund për dërgimin e mëtejmë të lëndës në Prokurori vendos drejtori i Agjencisë.
    Agjencia dhe personeli i saj nuk kanë pushtet ekzekutiv.
    Drejtor aktual i Agjencisë është Hasan Preteni,jurist nga Mitrovica,ish pjesëtarë i TMK-së i demobilizuar me vetdeshirë dhe i zgjedhur me një procedurë tërësisht ligjore konformë ligjit.
    Mandati i tij është pesvjeçarë,me mundësi rizgjedhjeje edhe për një mandat.
    Agjencia,përveç kufizimeve ligjore (nuk ka pushtet ekzekutiv),ka edhe mungesë të specialistëve të fushave specifike.Kryesisht merret me mledhjen e deklaratave të pasurisë,konfliktin e interesave,dhuratat etj., për zyrtarët e lartë kosovarë,nuk ka të drejtë ti bëjë publike të dhënat (paradoksale apo jo) dhe nuk ka të drejtë ligjore të hulumtojë prejardhjen e pasurisë së zyrtarëve të zgjedhur e të emruar në të dy nivelet e pushtetit.

    Besoj se kjo do të ndihmoj,
    Shnet !

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Ankohen të suspenduarit
    Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, mbështet vendimin e kryeministrit për suspendimin e disa zyrtarëve qeveritarë, si përpjekje për ta luftuar korrupsionin. Disa nga të larguarit thonë se do ta padisin Agjencinë Kundër Korrupsion për shpifje dhe njollosje të emrave të tyre. Për suspendimin ata janë njoftuar nga mediat

    Nga Nebih Maxhuni më 08.04.2009 në ora 8:42
    Të gjithë shërbyesit civilë, të cilët janë suspenduar me urdhër të kryeministrit Hashim Thaçi një ditë më herët, thonë se këtë e kanë kuptuar vetëm nga mediat. Disa prej tyre ende nuk kanë marrë vendimet për suspendim nga eprorët e tyre e disa të tjerë kanë marrë vetëm dy rreshta, ku njoftohen, një ditë më vonë, për suspendimin e tyre.

    Të gjithë thonë se kanë respektuar ligjin dhe janë të bindur se nuk kanë shkelur ligjin asnjëherë. Të revoltuar për, siç thonë, njollosjen e personalitetit të tyre, shërbyesit civilë tashmë të suspenduar kanë thënë se do ta padisin edhe Agjencinë Kundër Korrupsionit, raporti i të cilës kishte nxitur kryeministrin Hashim Thaçi për të reaguar duke kërkuar nga ministrat e qeverisë suspendimin e tyre.

    Njëri nga të suspenduarit është edhe Hajdin Ramadani, koordinator i Reformës së Administratës Publike në Qeverinë e Kosovës.

    Ramadani ka thënë se është ndier i shokuar kur në media ka dëgjuar se si emri i tij është përmendur në raportin e Agjencisë Kundër Korrupsionit si i dyshuar për përfshirje në afera korruptive.

    “E ndjej për obligim moral dhe ligjor ndaj taksapaguesve dhe gjithë qytetarëve të Kosovës dhe institucioneve se informatat e botuara për keqpërdorim të parasë publike nga ana ime janë tërësisht të paqëndrueshme, të pavërteta dhe të paverifikuara”, thotë ky ish zyrtar i Ministrisë së Shërbimeve Publike. Ai ka thënë për Express se do të bëjë një padi ndaj AKK për shkak se ka dezinformuar opinionin, duke njollosur dhe shkatërruar karrierën e tij.

    “Unë do të bëj padi kundër Agjencisë Kundër Korrupsion”, thotë shkurt ai. Ky ish zyrtar tregon se është i gatshëm që në çdo moment për akuzat, me të cilat ngarkohet, të ballafaqohet edhe me drejtësinë.

    “Është e habitshme se si Agjencioni Kundër Korrupsion e vë emrin tim në raport për kinse keqpërdorime, e në fakt asnjëherë nuk më ka vënë në dijeni se për cilin rast është fjala. Për herë të parë dëgjoj për akuzat dhe suspendimin tim në media, pa ndonjë informatë dhe procedurë paraprake ligjore dhe aq më keq që nuk jepet asnjë arsyetim”, thotë ish koordinatori i RAP-it.

    Ky ish-zyrtar i MSHP-së rrëfen se ka marrë vendimin për suspendimin e tij nga ushtruesi i detyrës së sekretarit permanent në këtë ministri, por që në atë vendim përveç suspendimit nuk ka asnjë arsyetim.

    Edhe ish drejtori i Departamentit për Zhvillim Rural në Ministrinë e Bujqësisë, Afrim Frrokaj, thotë se për suspendimin e tij ka dëgjuar në media. Frrokaj thotë se nuk di asnjë nga akuzat që i janë bërë , por që jo zyrtarisht thotë se akuzat kanë të bëjnë me buxhetin e vitit 2007.

    “Nëse vërtet korrupsioni është në nivelin për të cilin po më akuzojnë, ju garantoj se Kosova do të ishte shteti i parë në botë me shkallën më të ulët të korrupsionit”, vlerëson ai.

    Në listën e shërbyesve civilë ka pasur të tillë, të cilët edhe më parë kanë qenë të suspenduar e që vetëm i është rikonfirmuar suspendimi i tyre. Dy nga ta janë edhe ish sekretari i MSH, Ilir Tolaj dhe ushtruesi i detyrës së sekretarit, Ilir Rrecaj.

    Ky i fundit thotë se të gjitha akuzat do të sqarohen .” Do të sqarohen më vonë të gjitha këto”, thotë Rrecaj.

    I shkarkuari nga pozita e sekretarit permanent Ilir Tolaj është suspenduar edhe nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës, në këtë rast nga drejtoria ekzekutive e këtij institucioni.

    Të martën vendimin e kryeministrit e ka mbështetur edhe kryeparlamentari Jakup Krasniqi, duke e konsideruar këtë si vendim që është marrë konform ligjit.

    Krasniqi ka thënë se është njoftuar para se të merrej vendimi nga kryeministri Hashim Thaçi , duke e konsideruar këtë si përpjekje institucionale për të luftuar korrupsionin.

    “Jam takuar me kryeministrin Thaçi dhe më ka njoftuar për disa detale, natyrisht vendimet që i ka marrë janë konform kompetencave që i ka me ligj. Ne e mbështesim çdo angazhim të institucioneve përkatëse për ta luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, tha Krasniqi.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Kryeministri Thaçi: Lufta kundër korrupsionit do të jetë e pakompromis
    Kreu i qeverisë së Kosovës Hashim Thaçi ka deklaruar edhe njëherë se lufta kundër korrupsionit do të jetë e pakompromis. Në mbledhjen e sotme të qeverisë ai gjithashtu ka ftuar qytetarët dhe organet e drejtësisë që t’i luftojmë këto dukuri.


    Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka thënë se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar që të zbatojë ligjet dhe Kushtetutën e vendit duke u zotuar edhe njëherë në luftimin e korrupsionit. Në këtë kuadër kreu i qeverisë, ka mohuar mundësinë e ndërrimit të kabinetit qeveritarë, apo shkarkimin e ndonjë ministri nga detyra, pasi sipas tij disa ministra të kabinetit qeveritarë janë shumë aktivë, e disa duhet të jenë më aktiv, duke shtuar se Qeveria e Kosovës është funksionale

    “Unë e kam theksuar se puna e qeverisë vlerësohet çdo ditë, vlerësohet puna e qeverisë si kabinet, qeveria është mjaftë funksionale, produktive duke i implementuar kriteret dhe prioritetet e veta që ndërlidhen me efikasitetin qeverisës, të transparencës në punë, të sundimit të ligjit dhe të ofrimit të shërbimit për qytetarë”, ka theksuar Thaçi.

    Këtë javë Agjencia Kosovare Kundër Korrupsionit ka prezantuar raportin e vet. Në përputhje me të dhënat e atij raporti kam kërkuar nga ministrat që të marrin masa ndaj të apostrofuarve për shkelje, në mënyrë që të hapet mundësia për procedura normale dhe pa pengim nga hetuesia. Ne nuk pre-judikojmë rastet apo individët, por respektojmë verdiktin e drejtësisë. Do të vazhdojmë të jemi të pakompromis në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, kudo dhe nga kushdo që paraqitet. Ftoj qytetarët dhe organet e drejtësisë që t’i luftojmë këto dukuri. Kemi pasur tri raste të dyshimit për përfshirje në korrupsion, apo dy sepse njëra nga to ka qenë çështje e suspenduar në SHPK, dhe kemi marrë masa të menjëhershme, masa që nuk janë ndëshkuese por janë preventive. Ne nuk jemi ata që ndëshkojnë. Në kryejmë autoritetin tonë në përputhshmëri me ligjin dhe japim hapësirë që ligji të funksionojë, jemi në përkrahje të plotë të drejtësisë. Ne nuk kemi prejudikuar dhe nuk prejujdikojmë. Ndaj kudo qofshin faktet, drejtësia duhet të veprojë në çfarëdo niveli qoftë, ka thënë kryeministri Hashim Thaçi.

    “Po kërkojnë pse nuk ka ministra, unë falënderoj që nuk ka, për punën dhe përgjegjësinë serioze që keni bërë”, ka thënë mes tjerash kryeministri Thaçi në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës.



    | s.b & RTK staff |
    08 prill 2009 - 17:36:42
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    thx Gur kuq..per sqarimet..


    nuk do desha qe ky preteni..ish TMK-oist..te jet ndoj mik i bajram rexhepit... se athere kuptohet do shkundete dardhat per pdk-ne..

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    kto kinse shkarkime jan lojra te qeveris thaqi ata persona qe u shkarkuan kan qen para nje viti te suspenduar te pakten njeri nga ta siq ishte rasti i zyrtarit te policis z kllokoqi kurse kto shkarkime tregojn se met vertet ka korrupsion ne qeveri bile edhe ne krye te saj aty duke filluar nga presidenti ku djali i presedintit esht drejtor i sigurimit ne post menjeher pas marrjes se babes se ti si president i kosoves pra lavdim seijdiu esht ne nje kompani kogja i madh pastaj vjen thaqi hashim pstaj kupi krasniq edhe do tjer thaqi vllaun e vet e ka kogja ne nje post te rendesishem si drejtor ku ka lek se kta veq lekun e njohin se per shtet pash palla su ha

  8. #28
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    26-10-2008
    Vendndodhja
    Republic oF Kosovo
    Postime
    1,162
    Citim Postuar më parë nga beni33 Lexo Postimin
    kto kinse shkarkime jan lojra te qeveris thaqi ata persona qe u shkarkuan kan qen para nje viti te suspenduar te pakten njeri nga ta siq ishte rasti i zyrtarit te policis z kllokoqi kurse kto shkarkime tregojn se met vertet ka korrupsion ne qeveri bile edhe ne krye te saj aty duke filluar nga presidenti ku djali i presedintit esht drejtor i sigurimit ne post menjeher pas marrjes se babes se ti si president i kosoves pra lavdim seijdiu esht ne nje kompani kogja i madh pastaj vjen thaqi hashim pstaj kupi krasniq edhe do tjer thaqi vllaun e vet e ka kogja ne nje post te rendesishem si drejtor ku ka lek se kta veq lekun e njohin se per shtet pash palla su ha
    ben , ma atdhetar , ma patriota se ti jan .
    ti sje kerkushi hiq,
    ti bone naj veper kombetare .....mosi po qohen pluhen kaq shum , une ani une , a nashta e ki veq llaf si shum shok tu...

  9. #29
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-03-2009
    Postime
    323
    Dikush mund të thotë se Qeveria e Kosovës është kapur keq nga krimi i organizuar. Dikush mund të thotë se zyrtarët e saj janë kapur e jo komplet qeveria. Të dy variantet janë të qëndrueshme. Me një fjalë, qeveria është kapur.

    1.Para pak kohësh, kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku bëri nja gjashtë muaj burg të butë në Dubravë, për shkak të disa veprave penale të mëhershme. Ai si burrat vendosi të shkonte në burg dhe ta kryente atë obligim që për disa ishte patriotik dhe burrëror. Kryesore është se ai e kreu burgun me faqe të bardhë dhe iu kthye punës në krye të Komunës

    2.Policia e Kosovës dhe ajo e UNMIK-ut, dështuan në misionin për arrestimin e një kryetari tjetër komune, Xhabir Zharkun, i pari i Kaçanikut. Megjithëse ai nuk ishte në shtëpi, policia guxoi tia konfiskonte një stok armësh
    Ai eshte i akuzuar për kërcënim dhe rrëmbim personi (të dhëndrit të tij),

    3.Në një përurim rruge të asfaltuar në Prizren kryetari i Degës së PDK-së në këtë qytet, njëkohësisht deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës, Zafir Berisha, i eksituar nga prerja e shiritit kishte nxjerr një revole bardh si bora nga brezi dhe kishte zbrazur nja një karikator fishekësh në mes të turmës.

    4.Qeveria vazhdon të bëjë marrëveshje të fshehta në emër të kompanisë më profitabile publike, PTK-së. Inisiativa e fundit joligjore dhe jotransparente e qeverisë dhe e Bordit të PTK-së është informata se milionat e mbledhura nga kjo kompani mund të shfrytëzohen në një investim në operatorin e katërt të telefonisë mobile në Shqipëri
    Informata se milionat e PTK-së mund të futen në tregun shqiptar të telefonisë mobile vijnë në kohën kur kryeministri Thaqi është parë në takime të fshehta me biznesmenë të dyshimtë nga Shqipëria. Në një video të bërë nga televizioni maqedon A1, shifet kryeministri Thaqi tek del nga një takim me biznesmenë të dyshimtë shqiptar, të njohur si të afërt me ish-kryeministrin Fatos Nano. Informacionet nga brenda procesit flasin për mundësinë që milionat e PTK-së të investohen ngë Shqipëri në një konzorcium me kompaninë QTU, kompani kjo e blerë nga Delta Holding që është në pronësi të milionerit serb, ish-zëvendës kryeministër në kohën e Millosheviqit, Miroslav Mishkoviq.

    5. ....vazhdon

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    O qka ti don loqka e zemres te qefit Hashimit ban dhe ju veq keni me leh e vajtue sa te eshte jeta

    Bravo Hashim se jau kupe bark e zemer jugo-shipecat
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 3 prej 7 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Autostrada Durrës-Kukës mbaron ne qershor 2009
    Nga ganoid në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 739
    Postimi i Fundit: 02-08-2010, 18:05
  2. Misioni Amerikan Në Shqipëri (1946)
    Nga DriniM në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  3. Berisha të ikë, kryeministri i ri nga PD.
    Nga Dajti në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 143
    Postimi i Fundit: 21-12-2009, 03:38
  4. Komploti boteror
    Nga ORIONI në forumin Historia botërore
    Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 31-10-2005, 12:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •