Shume interesante kjo ,sidomos disa postime qe haptas jane te drejtuara kunder kosovareve,gjoja se nuk kenkan gezuar per anetaresimin e Shqiperise ne NATO.
Per ta "dokumentuar" kete pohim,kam nje propozim qe hapsi i temes te organizoje edhe nje sondazh per kosovaret e FSH dhe pastaj te flasim e komentojme kush eshte pro e kush kunder NATO-se.
Mendoj se pa marre parasysh orientimin partiak e ideologjik te cdo kosovari,rreth antarismit ne NATO dhe rrespektit qe gezon ajo ne Kosove,as qe duhet diskutuar.Ai eshte i qindperqinde ne mesin e shqiptareve normal qe nga femija ne djep e deri te plaku njeqinvjecare.
Kjo ishte sa i perket demosit te cilin gati fare nuk e degjon kush...
Problemi eshte te strukturat e pushtetit.Atje duhet kerkuar shkaqet e nje heshtjeje te ketille,qe realisht ka lene shije te hidhur te bashkatdhetaret ne Shqiperi e ne mergate.
Une po ua them vetem nje nga arsyet e shumta sipas meje,te cilat edhe disa postues i kane nenvizuar me te drejte.
Idene per nje Kosove te pavarur,sovrane,te lire e demokratike,te anetaresuar ne NATO,UE,ne miqesi te perhereshme me SHBA dhe te hapur me Shqiperine e ka pas dhene ish presidenti i Kosoves Z. Ibrahim Rugova.Keto edhe ishin postulatet baze te filozofise se tij politike e kombetare gjate tere jetes se tij.
Ju me siguri e dini polarizimin ekstrem te skenes politike ne Kosove.Aktualisht ne pushtet i ke kambekryq nxenesit e devotshem te Xhaxhit,Nexhit e Ramizit,natyrisht shume te "moderuar",pasi qe ne brenda kemi nje NATO qe dhjete vjete...dhe dihet...
Nje kremte e organizuar nga kjo qeveri,me keta protagoniste,duke perfshire edhe partneren e kualicionit aktual me ne krye shokun Sejdiu, do te ishte edhe fundi i tyre dhe i kremtave pompoze te pervjetoreve te Diktatorit dhe haxhillekut te nxenesit me te mire te tij -shokit Ramiz...me shoke e shoqe nga mema parti,desha te them ...
Krijoni Kontakt