Titulli eshte paksa i cuditshem, por keshtu mendova ta nis kete teme per vete faktin sepse ne kete teme dua te analizoj faktin dhe jo te perzihem me politiken apo menyren e qeverisjes se nje vendi:
Te gjithe kemi prinder, dikush i ka ende ne pune e dikush tjeter ne pension. Por ajo qe me beri te hap kete teme eshte pensioni i tyre, Pyeta disa Pensioniste se sa ishte pensioni i tyre dhe mesatarisht eshte diku tek 11000 leke te reja.
I hyra dhe bera nje llogari te vogel per shpenzimet mujore dhe vura re nje dificit shume te madh midis pensionit dhe mjeteve minimale te jeteses.
Dhe ja nje llogaritje perciptazi te asaj qe i duhet nje pensionisti ne Shqiperi
(shpenzimet po merren ne limitin e mundshem)
2500 = Dritat (Ketu nuk llogaritet ngrohja por vetem ndricim, tv etj...
1500 = Ilace
Veshmbathje = 500
Ushqimi = 7000 Qe do te thote 250 leke ne dite, Mendoni ketu po fusim gjithcka, nga kripa e buka por edhe mishin.
Detergjente = 500
Kafe = 100 E duan nje kafe si njerezit ne dite besoj.
1000 = Gaz per gatim
Une po e le deri ketu dhe spo fus te tjerat si Bilete autobuzi, telefon, dhe sherbime te tjera qe mund te kem harruar.
Tani me thoni si ja dalin te shkretet pensioniste sepse mua hesapi me del paksa keq.
Ndonjeri do thote qe i ndihmojne femijet, them jo te gjithe kane mundesi ti ndihmojne.
Diskutime te mbara, por mos beni politike ju lutem.
Dito.
Krijoni Kontakt