acid burn :
Namazi i teravis është synet i fort (muekedetu), atë për herë të parë e ka praktikuar Muhamedi s.a.w.s. Thotë Ebu Hurejre: "I dërguari i Allahut nxiste për faljen e namazit të Ramazanit (kijamu ramadan), por pa e urdhëruar në formë të domosdoshme, dhe thoshte: "Kush falë namazin e Ramazanit me besim (në Allahun) dhe me shpres (në shpërblimin e Tij) do t'i shlyhen mëkatet e mëpërparme" (Transmetojn Buhariu Muslimi dhe të tjerët)Te gjithe e dime qe Resuli a.s i ka faluar teravijet 8 rekate dhe jo ne xhemat. Omeri r.a nga 8 i beri 20 dhe ne xhemate. Dy pyetje:
1 - A nuk eshte kjo risi ne fe??
2- Nese cdo risi ne fe te con ne humbje pse teravijet ne Qabe falen me xhemate dhe 20 rekate?
Kurse Aishja r.a. ka thënë: "Është falur i dërguari i Allahut një natë në xhami dhe e kanë falë këtë namaz edhe disa njerëz, pastaj e ka falë atë me fisin, e janë shtuar njerëzit, pastaj janë tubuar natën e tretë apo të katërtën, e i dërguari i Allahut nuk ka dalur për tu falur me ta, ndërsa kur është zgjuar në mengjes ju ka thënë: "Ju kam parë atë që e keni bërë dhe nuk më ka penguar asgjë që të dalë, përveç frikës që kam patur se po ju obligohet ajo". Kjo ishte në Ramazan. (Muslimi)
Namazi i teravis do të falët njëzet rekate, mund të falët me imam e edhe në mënyrë individuale. Ndërsa sa i përket numrit të rekateve në mes dijetarëve ka pikpamje të ndryshme:
Ibni Tejmije në librin e tij "Mexhmu'ul fetava" thotë: "Në mesin e dijetarëve ka pikpamje të ndyshme rreth sasis së faljës së namazit të Ramazanit. Është e vërtetuar se Ubej Ibni Ka'bi i kishte falur njerëzit me njëzet rekate gjatë falëjës së Ramazanit, ndërsa vitrin tre rekate. Shumë prej dijetarëve këtë e shofin si synet, sepse këtë namaz e ka falë në mesin e muhaxhirëve dhe ensarëve e asnjëri prej tyre nuk e ka kundërshtue. Disa të tjerë kanë preferuar të falët tridhjet e nëndë rekate duke u mbështetur në atë se kështu falëshin banorët e hershëm të Medinës. Ndërsa një grup tjetër kanë thënë: "Është vërtetuar në Sahih nga Aishja r.a. se i dërguari i Allahut nuk ka shtuar në Ramazan e as jasht tij më shumë se trembëdhjet rekate" (Muslimi)
Kjo çështje nuk u bëri përshtypje disa njerëzve, ngase menduan se si mund të jetë në kundërshtim me hadithin sahih veprimi i vertetuar i hulefai rrashidinëve dhe praktika e muslimanëve?
E vërteta është se të gjitha këto pikpamje janë të pranueshme (hasen) siç e ka potencuar këtë Imam Ahmedi r.a. i cili nuk fikson në faljen e Ramazanit numër, dhe se i dërguari i Allahut nuk ka fiksuar numër, atëherë mund të shtohen rekatet dhe mund të zvoglohën sipas zgjatjes së leximit apo shkurtimit të tij.
Vërtetë i dërguari i Allahut e zgjatte leximin në namazin e natës, sa që është vërtetuar në Sahih nga hadithi i Hudhejfës se: "Vërtet ai lexonte në një rekat kaptinën Bekare, Nisa dhe Ali Imran" Prandaj, zgjatje e leximit të tij nuk ka patur nevojë për shtimë të rekateve. Kurse Ubej Ibni Ka'bi pasi që është falë me ta, e ata ishin një xhemat i vetëm, nuk ka patur mundësi për t'ju zgjatur leximin, dhe i ka shtuar rekatet që të jenë si zëvëndësim për leximin e gjatë, dhe e kanë dyfishuar numrin e rekateve të Pejgamberit, nëse ai i ka falë gjatë natës njëmbëdhjet apo trembëdhjet rekate. E pas kësaj njerëzit në Medine, nuk kanë mundur ta përballojnë zgjatjen e leximit dhe i kanë shtuar rekatet deri në tridhjet e nëndë.
Pastaj dijetarët prap kanë pikpamjet e tyre rreth asaj se cila është më e vlefshme: Zgjatimi i leximit apo shumimi i rukuve dhe sexhdeve, apo janë të njëjta? Imam Ahmedi për këtë sjell tri transmetime:
Është vërtetuar në Sahihe se i dërguari i Allahut është pyetur: Cili namaz është më i vlefshëm? Ai ka thënë: "Namazi më i vlefshëm është ai që ka qëndrimin më të gjatë" Gjithashtu ai ka thënë: "Vërtetë nuk do të ndodhë që ti të bëjshë ndonjë sexhde veçëse Allahu do të të gradoj me një gradë më lartë, dhe do ta shlyej me të një lëshim" Edhe Rebi'a bin Ka'bit i ka thënë: "Ndihmoje vetën tënde me sexhde të shumta" (Muslimi)
Është e njohur se sexhdeja në vete është më e vlefshme se qëndrimi, por leximi i qëndrimit e që është leximi i Kuranit është më i vlefshëm se sexhdeja. Por, realiteti qëndron në atë që namazi të jetë i ballansuar, kur të zgjatët qëndrimi duhet të zgjatët edhe rukuja dhe sexhdet, ashtu siç falej i dërguari i Allahut gjatë natës siç transmetoi Hudhejfja e edhe të tjerët, të tillë ishin edhe namazet farze, namazi i zënjës së diellit dhe të tjerë, pra të ballansuara. Nëse dikush i jep përparësi qëndrimit të gjatë me ruku dhe sexhde të gjata është njëjtë me atë që i jep përparësi qëndrimit të shkurtër me ruku e sexhde të shkurtëra. Në ndonjë moment kjo e shkurta do të jetë më e vlefshme, sikur që i dërguari i Allahut në ditën e çlirimit në namazin e paraditës (duha) i ka falur tetë rekate të shkurtëra e nuk ishte kufizuar me dy rekate të gjata. Si dhe veprimi që e kanë praktikue sahabët gjatë Ramazanit, pasi që është bërë i pamundshëm për xhematin përballimi i leximit të gjatë".
Krijoni Kontakt