Close
Faqja 6 prej 9 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 82
  1. #51
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    ju thaqistat e e thaqit kur a keni menduar se me koken e juaj se po tregoni se jeni di kushi po ju ka ndal ora ne vitet 90-ta

  2. #52
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    kosova ende mban prefiksin e serbis mos thuani se jo te gjith sot kemi telerfona ne per shpia nese di kush ju thrreet nga jash duhet te per dor ++38138 o thaqista o patriota ket skeni munsedi ta hekeni adi pse se pse hajnat shqiptar dhe ata serb vjedhin bashk

  3. #53
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    26-10-2008
    Vendndodhja
    Republic oF Kosovo
    Postime
    1,162
    Citim Postuar më parë nga beni33 Lexo Postimin
    ju thaqistat e e thaqit kur a keni menduar se me koken e juaj se po tregoni se jeni di kushi po ju ka ndal ora ne vitet 90-ta
    ...jo oj vet'fundosje ...gabim je .....se mas pari vitet 90' ti si ke perjetu ....e mu kan n'ven tondin ja futi gjum .....edhe lirisht flej ...mos ki dert Clrimitari Hashim Thaqi po udhehe qka po don ma mir ti .

  4. #54
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga beni33 Lexo Postimin
    kosova ende mban prefiksin e serbis mos thuani se jo te gjith sot kemi telerfona ne per shpia nese di kush ju thrreet nga jash duhet te per dor ++38138 o thaqista o patriota ket skeni munsedi ta hekeni adi pse se pse hajnat shqiptar dhe ata serb vjedhin bashk
    e di valla qe u ka ardh funi juve
    niher u shtini serrbia e u la ne rren e spo jau fut hiq ma se spo ka lek as per veti se le ma per ju

    tash edhe UNMIKUT po ja shtin gishtin Thaçi e nime keq po u bahet juve boll e keni
    te drejt se duhet ju me plas tuj qajt e vajtue per UNMIKUN e shkinin
    se boll ini kan siell e demostrue rrugve kunder pavarsis se Kosoves derisa edhe u vran njerzit sherri i juaj he zoti u marroft e u vraft juve djemve te titistave
    apo penat e rrugve siq po ju thon ne Prishtin
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #55
    fanatik i së vërtetës Maska e tomaras
    Anëtarësuar
    09-07-2008
    Postime
    343
    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    e di valla qe u ka ardh funi juve
    niher u shtini serrbia e u la ne rren e spo jau fut hiq ma se spo ka lek as per veti se le ma per ju

    tash edhe UNMIKUT po ja shtin gishtin Thaçi e nime keq po u bahet juve boll e keni
    te drejt se duhet ju me plas tuj qajt e vajtue per UNMIKUN e shkinin
    se boll ini kan siell e demostrue rrugve kunder pavarsis se Kosoves derisa edhe u vran njerzit sherri i juaj he zoti u marroft e u vraft juve djemve te titistave
    apo penat e rrugve siq po ju thon ne Prishtin
    E po këtij hovi Llap po m'doket qi qekët koment ta ka shkrue Brari. Bash qekështu ai po ju akuzon juve për luftën e viteve 98/99, dhe po thot qi njerëzit janë vra kot se Brahimi e ka pasë gatue punën krejt. E njajta logjikë.
    Kurrë, as me 98/99 e as me 2007, ata qi u vranë nuk mund të jenë fajtorë. Fajtorë janë ata qi kanë vra, prandaj mos i ngarko njerëzit me faj veç se po ta shkruen dora.

  6. #56
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga tomaras Lexo Postimin
    E po këtij hovi Llap po m'doket qi qekët koment ta ka shkrue Brari. Bash qekështu ai po ju akuzon juve për luftën e viteve 98/99, dhe po thot qi njerëzit janë vra kot se Brahimi e ka pasë gatue punën krejt. E njajta logjikë.
    Kurrë, as me 98/99 e as me 2007, ata qi u vranë nuk mund të jenë fajtorë. Fajtorë janë ata qi kanë vra, prandaj mos i ngarko njerëzit me faj veç se po ta shkruen dora.
    po ti a po e din per cilt njerz te vram e kam fjalen a veq qashtu po flet hajt
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #57
    i/e regjistruar Maska e Harudi
    Anëtarësuar
    08-09-2004
    Postime
    622
    Aeroporti i Prishtinës

    Pothuaj se në mënyrë konsekuente pas deklarimeve të kryeministrit Thaqi se kompanitë publike janë kampione në korrupsion u arrestua drejtori menaxhues i Aeroportit, për t’u zëvendësuar me një person të PDK-së së pari si ushtrues detyre dhe pastaj pa respektuar institucionin e konkursit publik vendoset si drejtor.
    Në mbështetjen për shkeljen e institucionit të konkursit, Bordi i Aeroportit ka përdorur një arsyetim qesharak, duke deklaruar për media se “për këtë është konsultuar Zyra Ligjore e Aeroportit”, e cila praktikisht ka qenë nën subordinim të ish u.d. tash drejtorit menaxhues të kësaj kompanie.
    Me të ardhur në këtë post drejtori i aeroportit ka filluar një fushatë të re punësimi me dhe pa konkurs të njerëzve. Punësimi i njerëzve pa konkurs në Aeroportin e Prishtinës gjithmonë ka qenë një aspekt shumë problematik i kësaj kompanije, madje ka pasur edhe vrasje të lidhura me miton për punësime në këtë kompani21.
    Një incident i ndodhur kohë më parë në Prishtinë gjatë një feste të Aeroportit ku ngelën të plagosur me armë zjarri disa persona ka ngelur krejtëisht i pasqaruar për opinionin publik kosovar.



    Aeroporti i Prishtinës – pasoja e parë e politizimit të ndërmarrjeve publike


    Ndërmarrjet publike kanë ngelur arena e përplasjes së interesave të partive politike në pushtet dhe të atyre në opozitë. Bordet dhe strukturat menaxhuese të Ndërmarrjeve publike janë politizuar skajshmërisht dhe po vazhdojnë të politizohen. Derisa Qeveria e Kosovës ka marrë kompetenca në raport me ndërmarrjet publike, kjo nuk është përcjellur njëkohësisht me krijimin e mekanizmave mbikëqyrës për këto ndërmarrje.

    Në këtë situatë, dhe kur kihet parasysh emrimi direkt politik i disa drejtorëve të ndërmarrjeve publike, siç është rasti i PTK-së dhe Aeroportit të Prishtinës, pa ndonjë mekanizëm të fortë të mbikëqyrjes këto ndërmarrje mund të kthehen në fushëbeteja për përfitime të ngushta politike e ekonomike. Që nga emrimi i ushtruesit aktual të detyrës së drejtorit të Aeroportit, zotit Agron Mustafa, i emëruar politikisht në këtë post, kanë filluar punësimet jashta kritereve të parapara me procedura ligjore. Në Aeroport poashtu ka pasur edhe shkarkime pa ofruar për opinion ndonjë arsye për këto shkarkime.

    Vendimi i u.d. të drejtorit menaxhues të Aeroportit të Prishtinës për të shkarkuar dy menaxherë nuk është përcjellur me sqarimet e nevojshme për opinionin publik. Kandidatët e shkarkuar kanë deklaruar për media se arsyeja e shkarkimit të tyre është inisiativa për të krijuar një sindikatë të pavarur të punëtorëve. Nëse kjo është e vërtet, ky veprim i u.d. të drejtorit të Aeroportit ka bërë shkeljen e së drejtës për asociim të lirë.

    Natyrisht, menaxhmenti i mëparshëm i Aeroportit është përcjellë më shkelje të jashtëzakonshme të raportuara gjerësisht edhe nga mekanizma monitorues ndërkombëtarë. Aeroporti i Prishtinës ka qenë vazhdimisht i përfshier nga manipulime nga më të ndryshmet dhe në këtë kuadër madje ka pasur edhe dyshime për vepra serioze penale. Një nga aspektet më të kritikuara në mandatet e drejtorëve të kaluar të Aeroportit ka qenë mënyra e punësimit. Madje të lidhura me këtë aspekt kanë qenë edhe dyshimet për zhdukjen dhe vrasjen e një personi.

    Ajo që e bën situatën shumë brengosëse tashti në Aeroport është se praktika e punësimeve jashta kritereve ligjore ka vazhduar edhe me u.d. të drejtorit menaxhues aktual. Nëse kjo situatë nuk monitorohet në mënyrë adekuate dhe të pavarur, ka rrezik që pasojat për këtë ndërmarrje me rëndësi strategjike për Kosovën të jenë shumë të mëdha. Kryeministri Hashim Thaçi ka filluar mandatin e tij me zotimin për luftimin e korrupsionit në ndërmarrjet publike, por veprimet e deritashme nuk kanë sjellur asnjë rezultat. Në të kundërtën, vendimet në lidhje me kompanitë publike kanë përfaqësuar vetëm politizim të mëtutjeshëm të tyre. Bordet e ndërmarrjeve më të mëdha, PTK-së, KEK-ut dhe Aeroportit janë mbushur me njerëz të partisë dhe poashtu drejtuesit e këtyre kompanive janë vendosur nga listat partive politike. Fatkeqësia thellohet kur kihet para sysh se sot sindikatat e punëtorëve është praktikisht jofunksionale për shkak të lidhjes së vazhdueshme të interesave të liderëve të sindikatave me pushtetin. Kjo krijon një situatë kur debati për sektorin e kompanive publike është më i nevojshëm se kurdoherë duke qenë se ato përbëjne pjesën më të rëndësishme të ekonomisë së Kosovës. Është e qartë se Qeveria e Kosovës ka shfaqur tendenca të forta për politizim e shfrytëzim të kompanive publike për interesa të ngushta partiake. Prandaj, është e nevojshme që Kuvendi i Kosovës, Agjensioni Kosovar Kundër Korrupsionit, media kosovare, të bëjnë një monitorim më strikt të këtij sektori me qëllim të ruajtjes së aseteve dhe parandalimit të degradimit të tyre si pasojë e politizimit të tyre.


    Çohu.org
    Ndryshuar për herë të fundit nga Harudi : 28-03-2009 më 03:36
    Pijetoret janë vendet ku çmenduria shitet me shishe! (Uendell Filips)

    Lista e injorimit: Llapi

  8. #58
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Nga fjalori dhe shprehjet po nënkuptohet se ciles klase i takojne dhe pse kan nostalgji për shkiet.Jane ajo klasa e borgjezeve te titos qe me dekada e kan rjep popullin dhe kan jetu si të privilegjuarit e sistemit dhe kan shiju jeten "urbane" me te cilen po krekosen ketu. Keta se kan dite as nuk e dijne se cka don te thote varfëria, diskriminimi, dhuna, terrorri, burgosja , hetuesia.'
    Borgjezët e Titos janë këto partitë e sotme. Fatmir Sejdiu a nuk ia ka majt stafetën Titës a??

    vazhdo ti me fyrjet tua se nuk pritet nga ti dije as sinçeritet sepse fatkeqsisht te mungon ajo.
    Po i krist në krye jam, se jam shqiptar i pastër, nuk jam dele me i durue fjalët e poshtra. Kur flet abnormal të shaj, se e meriton, të tregoj ku e ke vendin.

    Është turp për ty, kur pushtetarët i marrin popullit edhe kafshatën e fundit për t'u pasurue për vete, dhe ti i mbron pa pikë turpi. E hajt pse mos me të sha bre shoq???

    Ti nëse nuk mundesh me i parandalue vjedhjet dhe zullumin që po i bahet popullit, të paktën mos i mbroj, se nuk të ka hije. Marre.

    shpifje koka ky postim i yti more i paftyr ta dhe... ftyren
    Po edhe kta e ke shkru bre shoq. Pse a zor i madh me shkru a???

  9. #59
    i/e regjistruar Maska e Harudi
    Anëtarësuar
    08-09-2004
    Postime
    622
    TEKSTI: Amaneti i "Clown"-it

    Janë do vjet që kanë kalue
    nëpër mue, mbrenda nshpirt me forc pom shthyjn me thanë,
    Kush janë kta njerz që s'janë shkollue
    e nuk kanë msue që njeri nuk banë shpinë e vet me vjedh.


    Janë do fjalë që nuk po muj me i than!

    Janë do njerz që kanë teprue,
    shumë um kanë kushtue, rrenat e tyne janë t'um que atje ku veten nuk muj ma me gjet.
    Dhe sa vjet duhet me shkue,
    Me i duru kta njerz që krejt, forcën ma kanë marr!

    Ku janë kta njerz që trunin ma kanë larë?
    Ku janë kta njerz, që vet nuk muj me i nalë?

    Kisha dasht diqka me ndrrue,
    me kta njerz, që diellin....diellin ma kanë nal.
    Sa shumë vjet kam andrrue,
    kam besue, Zotit ju kam lutë dielli me dal.

    Ku janë kta njerz, që diellin ma kanë nal?
    Ku janë kto vjet që kurr nuk muj me i falë?



    Pijetoret janë vendet ku çmenduria shitet me shishe! (Uendell Filips)

    Lista e injorimit: Llapi

  10. #60
    fanatik i së vërtetës Maska e tomaras
    Anëtarësuar
    09-07-2008
    Postime
    343
    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    po ti a po e din per cilt njerz te vram e kam fjalen a veq qashtu po flet hajt
    Po nuk e besoj qi je kah i kan shkiet. N'at rast nuk i kishe thanë atij djalit të "vetëfundosjes" siç po i thotë ai zani yt i dytë, zoti t'marroftë.

Faqja 6 prej 9 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Cërvenkovski, Ahmeti, Tito dhe ne të tjerët
    Nga Davius në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 28-05-2007, 18:40
  2. Rrymat politike katolike shqiptare
    Nga ~Geri~ në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 30-04-2006, 04:33
  3. Vetmi Gruaje
    Nga SkenderRusi në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 04-11-2005, 06:25
  4. Islamizimi I Popullit Shqiptar
    Nga altin55 në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-04-2004, 04:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •