Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Cërvenkovski, Ahmeti, Tito dhe ne të tjerët

    Cërvenkovski, Ahmeti, Tito dhe ne të tjerët

    Arben Ratkoceri

    Iniciativa e presidentit të Maqedonisë, Branko Cërvenkovski, për vendosjen e bustit të Josip Broz-Tito në njërin nga sheshet e Shkupit, ka ndarë opinionin maqedonas në dysh, me ç’rast njëra palë është në kërkim të sheshit sa më ekskluziv, ndërsa pala tjetër kundërshton ashpër idenë e tillë. Është edhe një palë e “mesme”, e cila gjithë këtë zhurmë e vlerëson si të qëllimshme për të devijuar vëmendjen e opinionit nga gjendja e rëndë ekonomike dhe tensionet e fundit politike, sidomos brenda koalicionit qeveritar.

    Pak sa i paqartë është pozicionimi i shoqërisë shqiptare dhe i elitës politike në Maqedoni rreth asaj se a të përkrahet vendosja e bustit të Titos, apo jo?
    Ky propozim i Cërvenkovskit që përkrahet bindshëm nga pjesa më e madhe e shoqërisë maqedonase e kundërshtohet nga një pjesë tjetër me në krye djathtistët, vjen në kohën kur në Shkup nuk ka asnjë bust të ndonjë personaliteti nga historia apo kultura shqiptare.

    Ashtu si te maqedonasit, edhe shqiptarët janë me mendime të ndara nga ata pak që janë inkuadruar në këtë debat, në të cilin, deri sa një pjesë e elitës politike, por edhe e qytetarëve që përmes prononcimeve në media elektronike kundërshtojnë dhe Titon e konsiderojnë si një antishqiptar, pjesa tjetër, edhe pse më e vogël nën arsyetimin “se kemi jetuar më mirë”, përkrahin propozimin e presidentit Cërvenkovski. Ajo që ka befasuar opinionin e përgjithshëm në Maqedoni e sidomos atë shqiptar, është prononcimi i liderit të partisë qeveritare, Ali Ahmeti, i cili ngriti lart figurën e Titos.

    Ahmeti, një ish-disident i kohës së Titos dhe një nga ata që më së shumti ka akuzuar ish-presidentin e Jugosllavisë komuniste, për politikën e tij antishqiptare deri në kohën e instalimit të tij në ekzekutivin e Maqedonisë, Titon e ka vlerësuar si politikan dhe lider të madh”, duke shtuar se ai ka respekt dhe konsiderata për Titon.

    Ahmeti qëndrimin dhe vlerësimin e tij për Titon e ka dhënë nga Parisi, ku ka marrë pjesë në një konferencë ndërkombëtare dhe kjo ka koinciduar me kohën kur në shoqërinë maqedonase janë “nxeh” gjakrat se a duhet apo jo Tito të ketë bust në një nga sheshet e Shkupit.

    Mendimi i Ahmetit për Titon nga Parisi në Shkup është transmetuar nga javorja e vetëm në gjuhën shqipe “Lobi”, sipas së cilës, Ali Ahmeti në arsyetimin e tij për ta respektuar dhe rritur konsideratën ndaj Titos e ka justifikuar “në konstatimin e drejtë të Brozit se stabiliteti dhe mbijetimi i ish-Jugosllavisë është varur nga marrëdhëniet e mira të bashkësive të ndryshme etnike që kanë jetuar në të”.

    Deri sa blloku më i madh i shoqërisë dhe politikës maqedonase të prirë nga presidenti Cërvenkovski, Titon e cilësojnë si personalitet që ka ndikuar në realizimin, siç thonë, të ëndrrës shekullore për shtetin e pavarur të tyre, shqiptarët e Maqedonisë duket se e kanë vështirë t’ia gjejnë “vendin” e merituar Brozit.

    Edhe qytetarët e thjeshtë shqiptarë, të cilët intervistohen nga mediat elektronike për debatin aktual rreth bustit të Titos, shihet se janë të ndarë, ku pa diskutim dominojnë ata që thonë troç se busti i Titos nuk ka vend në Shkup, sepse ai minimumi është përgjegjës për trajtim të pabarabartë të shqiptarëve me të tjerët në ish-RSFJ.

    Në anën tjetër, një pjesë më e vogël e qytetarëve shqiptarë, pa ndonjë justifikim bindës, shumë shkurt përgjigjen se “Tito duhet të ketë bust, sepse kemi jetuar më mirë ekonomikisht”. Këta ndoshta edhe kanë të drejtë, sepse situata aktuale ekonomike që nga pavarësia e Maqedonisë i ka detyruar që t`ia falin Titos kohën kur në Maqedoni, krahas tjerave, shqiptarëve u ndalohej, madje, që fëmijët e tyre t’i pagëzojnë me emra shqip.
    Opozita shqiptare, në krye me liderin e PDSH-së, Xhaferi, ashpër ka kundërshtuar kërkesën për bust të Titos në Shkup, duke e cilësuar periudhën kur ish-presidenti i RSFJ-së ka praktikuar pushtet jo vetëm mbi shqiptarët në Maqedoni, por edhe në hapësirat e tjera të Federatës Jugosllave kanë “hequr të zinjtë e ullirit”

    Krahas politikanëve që fundi-fundi prononcimet e tyre mund të kuptohen ndryshe nga të tjerët dhe atyre pak qytetarëve të thjeshtë që kamera televizive i ka “detyruar”, deshën apo nuk deshën të thonë një llaf për Titon, pak sa brengosëse është heshtja e pjesës tjetër të shoqërisë shqiptare në Maqedoni (mos të themi edhe më gjerë).

    Kemi dy universitete në Tetovë, pastaj dy apo tri fakultete në kuadër të Universitetit të Shkupit, disa media si dhe shumë institucione tjera ku grumbullohen intelektualët shqiptarë dhe do të ishte e udhës që ta thonin “një llaf”, për asgjë tjetër, të paktën ne të rinjtë që shumë pak ose aspak nuk e kemi jetuar kohën e Titos të dimë diçka më shumë për Titon dhe shqiptarët në kohën e tij, sepse aktualisht dimë vetëm atë se megjithatë, ai ka lënë gjurmë në historinë e shqiptarëve.

    (Autori është përgjegjës i edicionit për Maqedoni të së përditshmes “Koha Ditore”)
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    Argjentinas Maska e ArberXYZ
    Anëtarësuar
    05-05-2005
    Postime
    867
    E lexova kete koment te gazeta "Shekulli" sot. Me ben pershtypje vetem nje gje, qe Shkupi si kryeqytet gy-gjuhesh nuk ka nje permendore te nje figure shqiptare. Ndersa keta duan te vendosin Titon, qe vetem maqedonas s'ka qene.

  3. #3
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Citim Postuar më parë nga 21_Arber_21
    E lexova kete koment te gazeta "Shekulli" sot. Me ben pershtypje vetem nje gje, qe Shkupi si kryeqytet gy-gjuhesh nuk ka nje permendore te nje figure shqiptare. Ndersa keta duan te vendosin Titon, qe vetem maqedonas s'ka qene.
    Sa per informacion statuja e SKENDERBEUT eshte e parapare me ligj te vendohet ne Shkup dhe kjo eshte miratuar nga keshilli qendror i qytetit te Shkupit, pra me fjale tjera ardhja e SKENDERBEUT ne Shkup eshte vetem ceshtje kohe dhe ceshtje teknike cdo gje tjeter eshte e rregulluar pastaj paske haruar qe moti ne Shkup kemi nje Nene Tereze me permendoren e saj...
    My silence doesn't mean I am gone!

  4. #4
    Argjentinas Maska e ArberXYZ
    Anëtarësuar
    05-05-2005
    Postime
    867
    Citim Postuar më parë nga Davius
    Sa per informacion statuja e SKENDERBEUT eshte e parapare me ligj te vendohet ne Shkup dhe kjo eshte miratuar nga keshilli qendror i qytetit te Shkupit, pra me fjale tjera ardhja e SKENDERBEUT ne Shkup eshte vetem ceshtje kohe dhe ceshtje teknike cdo gje tjeter eshte e rregulluar pastaj paske haruar qe moti ne Shkup kemi nje Nene Tereze me permendoren e saj...

    Nene Terezen nuk kane si te mos e vendosin, pasi ajo nuk i perket vetem shqiptareve, eshte figure boterore qe rrit vlerat. Per statujen e Skenderbeut nuk e dija por po mu beka qejfi.

    Vetem kete se kuptoj, c'ne Titoja ne Maqedoni????

  5. #5
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Citim Postuar më parë nga 21_Arber_21
    Vetem kete se kuptoj, c'ne Titoja ne Maqedoni????
    Sa i perket Titos une zakonisht lexoj edhe shtypin e tyre dmth te maqedoneve edhe shume prej tyre jane kundera kesaj ideje qe Titoja te kete nje permendore ne Shkup, une s'kam njohuri se sa ne Ish-shtetet jugosllave egzistojne te ngritura permendore per Titon....por edhe tek pala tjeter ka plas sherri me duket per kete gje...
    My silence doesn't mean I am gone!

  6. #6
    Argjentinas Maska e ArberXYZ
    Anëtarësuar
    05-05-2005
    Postime
    867
    Citim Postuar më parë nga Davius
    Sa i perket Titos une zakonisht lexoj edhe shtypin e tyre dmth te maqedoneve edhe shume prej tyre jane kundera kesaj ideje qe Titoja te kete nje permendore ne Shkup, une s'kam njohuri se sa ne Ish-shtetet jugosllave egzistojne te ngritura permendore per Titon....por edhe tek pala tjeter ka plas sherri me duket per kete gje...
    Zakonisht nje permendore vihet per te kujtuar dicka (P.Sh. permendorja Nena Shqiperi eshte bere ne kujtim te te gjithe Deshmoreve te Atdheut), vihet per te promovuar paqe apo nje kulture (p.sh Nene Tereza)

    Po Titoja per cfare duhet kujtuar, c'kulture apo paqe ka promovuar ai?

    Titoja ka qene antishqiptar, dhe mund te vihet kudo pervecse ne Shkup ku ka dy etni maqedonase dhe shqiptare. Per shqiptaret nuk simbolizon asgje...

    Me behet qejfi qe moqedonasit nuk qenken dakort, packa se ne artikull thuhej ndryshe...

  7. #7
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Citim Postuar më parë nga 21_Arber_21
    Me behet qejfi qe moqedonasit nuk qenken dakort, packa se ne artikull thuhej ndryshe...
    Aartikulli eshte pak nje cike i nje anshem dhe ka nje prirje te mbulon ate qe po mundohet te beje partia shqiptare ne pushtet ne Maqedoni, eshte e padrejte te flitet per nje Tito duke ardhur ne Shkup dhe te mos ceket se Keshilli i Qytetit te Shkupit ka miratuar rregulloren e sjelljes se bustit te Skenderbetu ne Shkup, kjo eshte pak kontradiktore dhe autori ketu sic thashe shihet qarte se eshte i nje anshem...por te gjithe ketu jane te vetedishem se realiteti eshte me ndryshe se sa pershkruhet ne ate artikull qe ka shkruar ai "kosovar" qe vepron ne Maqedoni.

    Une ketu nuk mbroj asnje ngjyre politike por zakonisht opozita shqiptare e nxit popullin me tekstet te tilla qe kane per qellim destabilizimin e rajonit dhe duke ditur se patem edhe Zgjedhjet Lokale me shume kontradita ky shkrim eshte shume tendecioz dhe provokues per masen, por "pushtetaret shqiptare" nuk bien ne kesij grackash sepse jane mesuar me sulmet e tyre dhe nuk ju len pershtypje ndonje shkrim si ky i fundit.
    My silence doesn't mean I am gone!

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e valius
    Anëtarësuar
    21-05-2007
    Postime
    277
    SKENDERBEU erdh paskeni haru tshkruni hehehehehh...........me ne fund heroi yne ne Shkup

Tema të Ngjashme

  1. T’i ndash apo jo intimitetet me të tjerët?
    Nga Davius në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 13-02-2007, 21:52
  2. Ahmeti: Pse i paralajmërova maqedonasit për luftë të re
    Nga Albo në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 30-08-2004, 12:41
  3. Mimoza Ahmeti
    Nga Dita në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 06-05-2004, 08:13
  4. Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 12-07-2003, 14:55
  5. A do te kete serrisht konflikt ne Maqedoni?
    Nga Tigrimelara në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 17-09-2002, 14:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •