Close
Faqja 45 prej 67 FillimFillim ... 35434445464755 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 441 deri 450 prej 665
  1. #441
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Kjo botë më duket e klonuar.

    Kjo botë më duket e klonuar,
    Çdo ditë shikoj të njëjtit njerëz.
    Njerëz prej balte,njerëz të sajuar,
    Më përshëndesinirmëngjes!

    Shikoj çakenj,tigra, luanë,
    Kërriça,gomerë,more çdo gjë,
    Ferra,driza në ç'do anë,
    Kuaj hamshorë që s'kanë fre.

    Shikoj mace,maçokë,ketërr,
    Lepuj,arushë,uqër e ujkonja,
    Qenush të rinj,zagarë të vjetër,
    Kullarexhinj,që duan zonja.

    Shikoj sorra,gala që krekosen,
    Me erë pisllëqesh,me kërmësirë.
    Njerëz-majmunë që vërdallosen,
    Duke u fshehur pas fjalës së lirë.

    Kërkoj t'u shmangem,t'u devijohem,
    Eshtë e pa mundur më qepen keq.
    Edhe pse s'qesh,por revoltohem,
    Nuk kam ç'tu bëj ...Ngelën peshqesh.....!

  2. #442
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Mbrekulli Natyrore

    Një shkëmb i ndarë,
    Kush e ka çarë?
    Pse përmes tij,
    Një fik i bardhë!

    Në buzë të shkëmbit,
    Ndrin rrënja e gjëmbit.
    Vallë nga ka mbirë!
    Ujë ku ka pirë?

    Një gufë e madhe,
    Tunel i gjatë.,
    Kush e ka bërë?
    Ç’far dorë e artë!

  3. #443
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    E dini ç'ka qënë ajo vajzë ?.......

    E kini pas njohur atë vajzë,
    Sa e bukur ka qënë?
    Me stoli varur në gushë,
    Dhe taka të gjata në këmbë.

    Ah! C’ka qënë ajo vajzë,
    Si flutur e bukur mbi lule.
    Perëndeshë si në përallë,
    Dhe flokët të gjata dërrudhe.

    Një moshë me mua kishte,
    Të rritur të dy në një lagje,
    Ja ndjeja zemrën kur fliste,
    Por natën në ëndërr, pse tallej?

    E dini ç’ka qënë ajo vajzë?!
    Këtë pyetje mos ma drejtoni mua.
    E plakën vitet, ç’ka ngjarë!
    Sytë e mi thonë: S’ka ndryshuar.

  4. #444
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Një ditë vallzimi......

    Një ditë vallzimi në Tiranë,
    Kërceja unë,kërceje ti.
    Kërceja unë me një madamë,
    Kërceje ti me një perri.

    I hidhja këmbët shatra-patra,,
    Më dukesh vetja,djalë i ri.
    Kërcen madama, si në fshatra,
    Të dy në botën axhami.

    Nuk na trëmb ritmi,as padija,
    S’më trëmb prezenca,moj mikeshë,
    Kërcimi yt dhe shoqëria,
    Kërcimit tonë i ka marrë pjesë.

    Ndryshon muzika, sipas dëshirës,
    S’ndryshojmë ne, s’ja kemi ngenë,
    Në gojë e mbaj shishen e birrës,
    Ta djegim fare,t’ja luajmë fenë.

    Kjo ditë vallzimi në Tiranë,
    Si nëpër ëndërr më kujtohet.
    S’po e gjëj dot atë madamë,
    Se me të ritmi, s’ngatërrohet.

  5. #445
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Në male

    Në male jetën unë e dua,
    Edhe i vetëm pa njeri,
    Prandaj ju them nuk vlen për mua,
    Qyteti i zhurmshëm me tym të zi.

    Në male natën unë e dua,
    Edhe pa hënë e dashuroj,
    Atje me vdekjen qesh e luaj,
    Dhe po të dua e helmoj.

  6. #446
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    E deshëm.....

    E deshëm poezinë,sa dhe jetën,
    Mikeshë,përherë,e patëm në shtëpi.
    Fjaloseshim me të,kur ishim vetëm,
    Herë ziheshim,herë qanim si fëmi.

    Shpesh herë me poetët jemi ulur.
    Dhe zgjidhjen e kërkonim nga ata.
    Po kurrë,në gojë ëndrrat nuk ua zumë,
    Se koha qe e ashpër dhe për ta.

    Po veçse jo,pa emër nuk i lamë,
    Sa herë recitonim poezitë.
    Kjo është e Dylkos,thamë për Sefullanë,
    E Kuqos është, thamë për Eseninë.

  7. #447
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Un-i

    Me veten dashuruar,
    Mes borës pa kuptim,
    Në pyll të mjegulluar,
    Shikoj portretin tim.

    Në ditën e tejzgjatur
    Zë nxihet trupi im.
    Dhe dielli i përflakur,
    Zë zhduk ç’do gjelbërim.

    Po digjem krejt i tëri,
    Po digjem si qirinjtë,
    Por shikoj sytë e ballit,
    Që ndrisin të florinjtë.

    Me veten shpesh ngacmuar,
    Në rugë,në shtegëtim,
    Ky un-i i djallëzuar,
    Ndriçon si vetëtimë.

  8. #448
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    %%%%%%%%%%%%%%%%

    Ciganen e Pushkinit kam në dorë.
    Më flet me zën 'e saj ,plot embëlsi.
    Zabel' e shpirtit tim,e ka pushtuar,
    E do të mbledh lule tek ai.

    O mikja ime,o mulate e mjerë!
    E shpejtë,si një flutur po flladit.
    Në buzë,seç të çelin luleshqerra,
    Duke kërkuar në zabel,një trëndafil.

    Një zë të thotë,lëre trëndafilin,
    E hajde pranë meje,më dëgjo.
    Petalet e mia,nuk ta mbushin syrin,
    Por emri im është"Lulja mos harro".

  9. #449
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Ironia e kohës....

    Kalova nëpër kalldrëme vuajtjesh,
    Pas gurëve gjunjët i bëra copë;
    Sërisht u ngrita dhe me druajtje,
    Pikat e gjakut lëpija më kot.

    Pas çdo rrëzimi emrin e kam dhimbje,
    Përbuzje ma quajnë të mëdhenjtë.
    Unë shok me Diogjenin që në lindje
    Po ku vallë ta gjëj njeriun e drejtë?

    Tani gjithë hiçërit me kullarë
    Gëzojnë imunitetin e parasë;
    Ata të shtypin kokën me dollarë,
    Unë dhe gurin dua ta bëj të flasë.

    Ç'ironi që pjell kjo tokë e gjorë,
    Kjo tokë e lashtë që veç shkrihet!
    Krimbave u vënë krahë të fluturojnë,
    Shqiponja në baltra zë e shtrihet.

  10. #450
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Dialog me Diellin

    1.Mëngjes

    Poetiëngjeseve si magjistar më dukesh,
    Na bën më të mëdhenj se ç'jemi!?

    Dielli:-Ç'e vret mëndjen kaq shumë ,o Luke!
    Fëmijve s'ua prish,u jap çkemi....



    2.Mesditë

    Poeti:-Rrotullohem të kap hijen time,
    Por s'gjëj prej saj qoftë një fije....

    Dielliot lodhesh me ato mendime,
    Asnjë dritëdhënës s'ka hije!


    3.Mbrëmje

    Poeti:- Pas ngjyrash,Symadh,të kam ndjekur,
    Të shkarkoj pak nga brenga që kam..
    Kjo botë më do në hell të pjekur,
    Se rrezes sate i bëhem shëndan!

    Dielli:- Me ngjyrat,bir,mos i lodh sytë!
    Të plakurit lëri me to të dëfrehen...
    Ti vendin e ke në Mesditë,
    Ku mëndja e shpirti s'mund të zbehen!

Faqja 45 prej 67 FillimFillim ... 35434445464755 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Poezi për DASHURINË!!!!!
    Nga Beni_Sh në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-06-2003, 16:39

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •