Close
Faqja 46 prej 67 FillimFillim ... 36444546474856 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 451 deri 460 prej 665
  1. #451
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529
    Citim Postuar më parë nga riza2008 Lexo Postimin
    Kalova nëpër kalldrëme vuajtjesh,
    Pas gurëve gjunjët i bëra copë;
    Sërisht u ngrita dhe me druajtje,
    Pikat e gjakut lëpija më kot.

    Pas çdo rrëzimi emrin e kam dhimbje,
    Përbuzje ma quajnë të mëdhenjtë.
    Unë shok me Diogjenin që në lindje
    Po ku vallë ta gjëj njeriun e drejtë?

    Tani gjithë hiçërit me kullarë
    Gëzojnë imunitetin e parasë;
    Ata të shtypin kokën me dollarë,
    Unë dhe gurin dua ta bëj të flasë.


    Ç'ironi që pjell kjo tokë e gjorë,
    Kjo tokë e lashtë që veç shkrihet!
    Krimbave u vënë krahë të fluturojnë,
    Shqiponja në baltra zë e shtrihet.
    Jashtëzakonisht më pëlqyen vargjet e pontencuar mik Riza...

    Ju përcjell me shumë dashuri i palodhshmi Riza mik...

  2. #452
    maraklije Maska e bombona
    Anëtarësuar
    09-02-2009
    Vendndodhja
    ne shkoder,ne shtepin time
    Postime
    4,714
    riza shkruan me nje stil te bukur qe un e pelqej dhe nje gjuh te paster .vazhdo keshtu te lumte
    meso nga e djeshmja,jeto te sotmen,shpreso per te ardhmen...

  3. #453
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Citim Postuar më parë nga Agim Metbala Lexo Postimin
    Jashtëzakonisht më pëlqyen vargjet e pontencuar mik Riza...

    Ju përcjell me shumë dashuri i palodhshmi Riza mik...
    Mik i nderuar A.Metbala! Ju vleresoj per gjithçka,per shpirtgjeresine,per nivelin e larte intelektual,per maturine,per shije te holla ne vleresimin e krijimtarise,per aktivizim masiv ne temat e forumit.U jam borxhlli per vizitat e vazhdueshme ne temat,por u jam shume mirnjohes per gjithçka.Gezoj te kini shendet dhe miresi ne jete.Me respekt miku juaj Rizai

  4. #454
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Varri i Poetit

    Një kurorë me trëndelinë,
    Ku ta çoj?
    Ku ta gjëj unë varrin ty,
    Ku ta kërkoj?
    Arratisur,syrgjynosur,
    Mbete ti!
    Dhe i vdekur,dhe kur jeshe:
    Djalë i ri.
    Shqipëria, që ti deshe,
    Me aq mall.
    Si s'të dha një copë vënd ,
    Për atë varr?!
    Eh,o Lame,o poeti,
    Im,Rebel.
    Ku ta gjëj,unë varrin ty,
    Ku ta gjej?!

    P.S. Kjo poezi i kushtohet poetit rebel Sefulla Malëshovës(Lame Kodra).Pershendes dhe poetin R.Dade i cili ka shkruar disa poezi per kete poet.

  5. #455
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    S'ti dua lavdet...

    Në djall dhe lavdet s’kam ç’i dua,
    U bëra zog do fluturoj,
    Në tokë hero më bëtë ju mua,
    Në qiell lart po cicëroj.

    S’e dua veten,më kini lodhur,
    Ma bëtë shpirtin pikë e vrer.
    Ndaj kam vendosur,për tu çlodhur,
    Tek një gëmushë do rroj me nder.

    Shikomë si fle përmbi dëllinjë,
    As gjëmb,as fjalë,shpirtin s’ma shpon,
    Ndihem rehat dhe pse me thinjë,
    Nga goja e praptë lavde s’dëgjon.

    Ç’far pate mik që je marrosur
    Dhe pse je tretur si rrëshirë,
    Për mua prap je merakosur,
    S’t’i dua lavdet,s’dua mëshirë.

  6. #456
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anëtarësuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    Sa herë shikoj postimet e tua,mendoj me vete se do gjej diçka të bukur.Të shëtisësh në një lëndinë të bukur në këtë prag pranvere,nuk është se po thur lavde.Thjesht kënaqesh.
    Me respekt

  7. #457
    tHeKtHi MaMa :P
    Anëtarësuar
    24-11-2008
    Vendndodhja
    new york
    Postime
    1,708
    complimente riza knaqem kur lexoi postimet tua
    if love is the answer, could you rephrase the question?

  8. #458
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    E bukur ishte ajo ditë

    Beso,prishtinase!Ju falenderoj dhe ju pershendes me vargjet e me poshtme:

    E bukur ishte ajo ditë
    Qyteti i gurtë një mrekulli.
    Sa gjëra po më shohin sytë,
    Sa s’ngeli kohë të vështroj ty.

    Po ç’patën sytë e mi vëzhgues,
    Po s’i pëlqeve, mund t’i shash.
    Ta dish, aspak nuk do të lus
    Dhe sikur inat të më mbash.

  9. #459
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Mbrëmje në det....

    Nuk kishte njerëz,kishte vetëm valë.
    Valë që flisnin përmbi shkëmbinj,
    Ato gjithë detin e mbanin gjallë
    I tërë bregdeti një sinfoni.

    Dhe unë i vetëm ulur mbi rërë
    Po rrija kot pa as një plan.
    Shikoja hënën tek mali i gjerë
    Mali dhe hëna në det u lanë.

    Të rri dhe pak thashë me vete,
    Se s’ paskan fund mbrekullitë.
    Iku nata pa zhurmë,në dete,
    U gdhi mëngjezi me perënditë.

  10. #460
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Për të qënë vërtet i saktë...

    Për të qënë vërtet i saktë
    Dhe në pamje burrëror.
    Ç’do gjë do t’ua them me taktë,
    Që mos ta marr nofkën “Horr”.

    Akzohem se jam “pusht”
    Dhe bredh rrugve për “koshadhe”.
    Këtu, më kini zënë ngushtë,
    Kërkoj punë… ; Më duhen pare.

    Akuzohem “pijanec”
    Rri gjith’ ditën në lokale.
    Ua them unë :Një shok po ndreq,
    Që ka dalë nga rrug’ e madhe.

    Akuzohem “llafazan”,
    Se lexoj e shkruaj vjersha.
    Letërsinë e kam pat’ xhan,
    Por s’më dhanë atë që desha.

    Akuzohem për çdo gjë,
    S’kanë punë njerzit, merren me mua.
    Më thonë:Ngrije atë zë
    Se fëmijët u harbuan….

    Akuzohem,akuzohem,
    S’kam ç’të bëj,do ti duroj.
    Nëpër vargje revoltohem,
    Sa dhe natën e tërboj.

    Duke qënë vërtet i saktë
    Dhe në pamje burrëror.
    Ata që më akuzuan,
    As një herë nuk u thash :”Boll….”

Faqja 46 prej 67 FillimFillim ... 36444546474856 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Poezi për DASHURINË!!!!!
    Nga Beni_Sh në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-06-2003, 16:39

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •