Close
Faqja 3 prej 7 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 70
  1. #21
    -
    Anėtarėsuar
    21-01-2009
    Vendndodhja
    -
    Postime
    2,081
    Citim Postuar mė parė nga white-knight Lexo Postimin
    Je ne konflikt me veten sepse Kisha greke dhe ortodokset shqiptare qe bene shkeputjen, ishin ne konflikt te hapur midis tyre. Nuk mbrohen dot te dyja palet, o njera o tjetra.
    Qe te flasim drejt, nuk eshte aspak ne konflikt me vetvetn dhe nuk po mbron te dyja palet. une besoj se e ka shprehur qarte se cilen ane mbron apo jo?
    Jemi ne qe po i biem me qafe kot K.O.Greke. Ajo me buke, ne me gure.
    Tani, pse qelloi buka me helm brenda, nuk eshte faji i K.O.Greke apo jo?
    -

  2. #22
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet nė Bllog
    1
    Ne kohen kur iu fal nga Kisha Orthodhokse, popullit te Elbasanit ndertesa e Kishes per t`u kthyer ne shkollen e pare normale ne Shqiperi, ende nuk ishte krijuar Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqiperise. Kjo u be realitet ne vitin 1937, pra pas 26 vjetesh. Ne ate kohe as Fan Noli nuk kishte filluar aktivitetin e tij ne favor te krijimit te Kishes Autoqefale.
    Ne kohen qe flasim, cdo Kishe Orthodhokse ne Shqiperi varej nga Kisha Greke dhe vepronte ne baze te kanoneve (ligjeve) dhe urdhrave qe merrte nga kjo Kishe.
    Me aprovimin e plote te Kishes Greke, ndertesa e Kishes Orthodhokse te Elbasanit j`u dhurua popullit arsimdashes te ketij qyteti per shkollen e pare normale ne Shqiperi.
    Ne fakt ka nje keqkuptim tek joorthodhokset per keto ceshtje dhe gjithmone ngaterrohen. Kisha eshte nje. Midis Kishave Orthodhokse nuk ka lufte.
    Kishat Orthodhokse Shqiptare dhe Greke, jane Kisha motra.

  3. #23
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184
    ne e kuptojme qe ti ndihesh keq kur ne te themi te verteten,por cti besh eshte ca e hidhur .
    Hap ndonje liber here pa here.
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e klaus fisher
    Anėtarėsuar
    29-04-2008
    Vendndodhja
    aty ku mbaron hapesira
    Postime
    254
    Citim Postuar mė parė nga ilia spiro Lexo Postimin
    Ndaj temes po paraqis disa opsione, duke nisur me faktin e ndikimit ne teme te historiografise komuniste e cila per faktore ideologjike bente aleate Sulltanin dhe pushtuesin turk me Kishen Orthodhokse Greke, gje qe nuk qendron.

    Nuk ka dhe nuk mund te kete patur rast ne histori qe nje Peshkop te beje mallkime ndaj cilesdo gjuhe qofte e jo me ndaj shqipes si gjuhe e nje populli fqinj e vella me popullin grek.
    Tema te tilla jane hapur edhe ne forume te tjere , dhe ndikohen vec te tjerash,edhe nga disa filma te ideologjizuar te ish-Kinostudios si "Mesonjetorja" ose "Udha e Shkronjave", ku fallsifikohet nje pjese e historise se Kishes Orthodhokse, duke e perzier kete ne krime te cilat ajo nuk i ka kryer.
    Perkundrazi, Kisha Greke ka luajtur rol te madh ne kulturen e zonave te jugut te Shqiperise dhe sidomos Shenjtori i Madh Shen Kozma Etoliani, me nderhyrjen e te cilet u hapen shume shkolla ne gjuhen greke, pasi ne ate kohe shqipja nuk shkruhej.
    Ishin keta njerez te arsimuar (ndonese jo ne gjuhen amtare) te cilet te pajisur me kulture te larte dhe arsim, jane promotoret e hapjes se shkollave shqipe dhe te Kongresit te Manastirit.
    Pa rolin e Shen Kozma Etolianit dhe Kishes Orthodhokse te Greqise, ndoshta edhe sot nuk do te kishim shqipe te shkruar.
    LUTJE PER MODERATORET E FORUMIT
    Te nderuar zoterinj !
    Me shume te drejte fshini fyerjet personale qe shkruhen ne forum !
    Por ju lutem te shikoni shkrime te tilla te cilave po iu referohem qe HAPTAS HEDHIN BALTE MBI HISTORINE TONE ,MBI PERPJEKJET E PATRIOTEVE SHQIPTARE TE CDO FEJE DUKE PERFSHIRE DHE ATE ORTODOKSE .
    Tipi qe shkruan me emrin apo nick ILIA SPIRO ,po na thote se pa te tjeret s`do te kishte germa shqipe !!!
    Cfare tjeter duhet te shkruaje qe te mos ia botoni????
    Te shkruaje qe jemi komb me bisht si majmunet?
    Vertet forumi eshte demokratik por edhe demokracia ka kufi dhe "opsionet " e ketij tipi i stertejkalojne kufite e demokracise duke hyre mes per mes te asaj qe quhet fyerje kombetare .Nese njeriu eshte pre e injorances apo i mosnjohjes se historise se shqipes eshte problem personal per ate vete (nese eshte vertet shqiptar -bile me aresim te larte -sic deklaron :ekonomist)!
    Deri ketu nuk ka asnje problem!
    Por qe te thote ato qe thote fare lirisht ketu bie ere .
    Keto gjera nuk po i thote as i madhi QERIM !
    Edhe nje here i lutem moderatoreve ta shikojne kete gje qe per mua eshte provokim me vete dije

  5. #25
    Citim Postuar mė parė nga ilia spiro Lexo Postimin
    Ndaj temes po paraqis disa opsione, duke nisur me faktin e ndikimit ne teme te historiografise komuniste e cila per faktore ideologjike bente aleate Sulltanin dhe pushtuesin turk me Kishen Orthodhokse Greke, gje qe nuk qendron.

    Nuk ka dhe nuk mund te kete patur rast ne histori qe nje Peshkop te beje mallkime ndaj cilesdo gjuhe qofte e jo me ndaj shqipes si gjuhe e nje populli fqinj e vella me popullin grek.
    Tema te tilla jane hapur edhe ne forume te tjere , dhe ndikohen vec te tjerash,edhe nga disa filma te ideologjizuar te ish-Kinostudios si "Mesonjetorja" ose "Udha e Shkronjave", ku fallsifikohet nje pjese e historise se Kishes Orthodhokse, duke e perzier kete ne krime te cilat ajo nuk i ka kryer.
    Perkundrazi, Kisha Greke ka luajtur rol te madh ne kulturen e zonave te jugut te Shqiperise dhe sidomos Shenjtori i Madh Shen Kozma Etoliani, me nderhyrjen e te cilet u hapen shume shkolla ne gjuhen greke, pasi ne ate kohe shqipja nuk shkruhej.
    Ishin keta njerez te arsimuar (ndonese jo ne gjuhen amtare) te cilet te pajisur me kulture te larte dhe arsim, jane promotoret e hapjes se shkollave shqipe dhe te Kongresit te Manastirit.
    Pa rolin e Shen Kozma Etolianit dhe Kishes Orthodhokse te Greqise, ndoshta edhe sot nuk do te kishim shqipe te shkruar.
    Cili ėshtė “i shenjti Shėn-Kozma” dhe pse ėshtė i rėndėsishėm ai pėr planet helenizuese tė grekėve?

    Nė librin qė po analizojmė njė vend “nderi” i ėshtė lėnė edhe njėrit prej antishqiptarėve mė tė zellshėm tė kohrave, tė quajtur Kozma Etoliani{1714-1779}. I “pagėzuari” nga kisha greke si “Shėn Kozmai”, ishte njė prift nga armata e priftėrinjve qė dėrgoheshin nė Shqipėri nga kisha greke pėr tė mbajtur gjallė frymėn helenizuese qė e karakterizonte dhe e karakterizon kėtė kishė. Qėlloi qė Kozmai u vra pėr punėt e poshtra qė ai kreu kundėr shqiptarėve. Pėr tė mos u harruar punėt e tij tė poshtra kundėr shqiptarėve ai u bė shenjtor nga grekėt. Nė librin qė po analizojmė potreti i “Shėn Kozmait” dhe shkrimi i tij janė nė venė nė ballinėn e librit. Kjo ėshtė njė domethėnie e madhe. Gjithashtu nuk ėshtė pa rėndėsi tė thuhet qė kapitulli i librit “Kisha dhe pedagogjia nė Vorio-Epir” hapet mė historinė e Kozma Etolianit.

    Kėtė kapitull e ka marrė pėrsipėr “gazetari” Jorgo Skiadhi.

    Sipas tij, Kozma Etoliani ėshtė veshur prift nė vitin 1759 nė Stamboll. Shėrbesat e tij ndahen nė “katėr periudha”:

    -Periudha e parė kur ka punuar nė Stamboll.

    -Periudha e dytė kur ka punuar nė Dhitiki-Sterea{Greqi}.

    -Periudha e tretė kur ka punuar nė Egje.

    -Periudha e katėrt kur ka punuar nė Selanik, Korēė, Voskopojė dhe Epir.

    Kudo ku shkoi, Etoliani ishte njė misionar i pėrkushtuar i kishės greke si tė gjithė klerikėt tjerė tė kasaj kishe. Pėr grekėt, Etoliani kishte pengesėn e vazhdueshme tė hebrejve dhe tė njerėzve pasurve.

    Etoliani e kreu misionin e tij helenist nė jugun e Shqipėrisė, periudhė e cila sipas historiografisė greke quhet “periudha e katėrt e tij”, duke predikuar vazhdimisht se gjuha shqipe ishte gjuhė e djallit dhe se gjuha e vėrtetė pėr ortodoksėt ishte vetėm greqishtja. Njė propagandė tė tillė pseudoprifti Kozma nuk e bėnte vetėm me shqiptarėt por edhe me vllehėt. Nė tė gjitha meshimet e tij theksohej se raca shqiptare ishte racė greke prandaj ajo duhej “tė kthehej nė origjinė”. Nisur nga kjo edhe njė historian grek si Vasilis Krapsiti nė librin e tij “Historia e Paramithisė” e quan me tė drejtė Kozmain “luftėtar tė vendosur tė helenizmit”. Ndėr tė tjera Krapsiti thotė:

    “Shėn-Kozmai zgjonte ndėrgjegjen etnike tė helenėve tė vuajtur duke ngritur male rezistence pėr grekėt…Puna e Shėn-Kozmait me Sulin ishte njė detyrė e pastėr dhe etnike….Ai u pėrpoq t`i bindte suliotėt qė tė largoheshin nga ēdo veprim i armatosur..”.

    Kozma Etoliani propagandonte vazhdimisht nė trevat shqiptare se kisha ortodokse ishte njė kishė vetėm greke. Ėshtė pėr t`u pėrmendur gjithashtu se nė meshimet e tij ai i kėrkonte tė pranishmėve qė jo vetėm nė kishė por as nė shtėpi tė mos flisnin shqip se “vetėm greqishtja ėshtė gjuhė e Zotit” dhe se vetėm duke folur greqisht “laheshin mėkatet e bėra nė kėtė botė”. Kjo veprimtari e Etolianit pati suksesin e duhur tek njė pjesė e vllehėve tė cilėt u greqizuan.

    Pėr shkak tė pėrkushtimit tė tij ndaj greqizmės, Kozma Etoliani ai u prit kudo keq nga shqiptarėt dhe pasi u pėrzu nga shumė treva shqiptare, fundin e pati tė merituar.

    Sipas librit qė po komentojmė, “arrestimi i Shėn-Kozmait u bė nė Berat nga Kurt Pasha”, duke e paraqitur kėtė arrestim si martirizim tė tij. Ėshtė pėr t`u vėnė nė dukje se marrėdhėniet e Patriarkanės sė Stambollit me pushtetin osman nuk kanė qenė kurrė tė kėqija dhe nuk kishte shkak qė ky pushtet tė tregonte forcėn individualisht vetėm me njė prift nėn nivelin mesatar tė formimit si Kozma Etoliani. Pėr t`u veēuar nga libri janė dy fjalime tė Kozma Etolianit, njėri nga tė cilėt nė Himarė pak ditė para vdekjes. Do ishte me interes tė dinim se ēdo tė thonin “miqtė e shėn-Kozmait” pėr kėto fjalė tė idhullit tė tyre. Mė konkretisht nė takimin e parė tė Himarės Etoliani ndėr tė tjera ka thėnė:

    “..Vėllezėr, tė ndihmoni tė gjithė pėr ēėshtjen e shkollave greke, sepse kėshtu i ndihmoni ēėshtjes sė helenizmit”. {faqe 181}

    Ndėrsa nė fjalimin tjetėr nė njė vend tė Shqipėrisė qė nuk jepet konkretisht Etoliani ka thėnė:

    “…Vėllezėr, 40 vjet luftova pėr t`i mėsuar tė tjerėve germat e gjuhės greke. Mėsoini pra fėmijėve kėto germa tė helenizmit. …Nėqoftėse nuk mėsoni greqisht vėllėzėrit e mi, nuk mund tė kuptoni ēėshtjet e kishės. Mė mirė tė keni njė shkollė greke nė vendet tuaja sesa tė keni ujė dhe bukė nė shtėpi. Kush i mėson fėmijėve gjuhėn greke, ai quhet njeri. Shkolla dhe gjuha greke hap kishėn dhe ndriēon njerėzit…”{faqe 183}.

    Etoliani u vra nga shqiptarėt mė 24 gusht 1779, pikėrisht pėr punėt e tij tė pista kundėr kombit shqiptar dhe nė mėnyrė urretje simbolike trupi iu hodh nė lumin e Osumit. Megjithatė akush nuk ndaloi varrosjen e tij nė kishėn e Panagjias. Fundi i Etolianit ishte jo vetėm i merituar por edhe i logjikshėm, pasi ai kudo u prit keq nė Shqipėri.

  6. #26
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet nė Bllog
    22
    [quote]
    Citim Postuar mė parė nga white-knight Lexo Postimin
    Ndersa Noli tha "Ate,krijove kafshen e njerine por pse krijove edhe Turqine"
    Nuk e ka thene Noli por Andon Zako Cajupi tek vjersha kushtuar Sulltan Abdyl Hamidit.

    Perse turqit nuk i vrane vellezerit Frasheri ne nje kohe qe e dinin fare mire se ata e mbollen idene e mesimit, shkrimit te shqipes dhe mbi te gjitha idene e kombit, patriotizmit ne rilindje dhe keto ne nje sere veprash pa shume simbole te fshehura, pra direkte, nen hunden e sulltaneve, m'u ne mes te Stambollit. Thua t'i kishin frike...?!
    Sulltani nuk i vrau vellezerit Frasheri per keto arsye:

    1. Keta mbanin titullin "Bej" dhe familja e tyre ka qene pjese e administrates turke ne Vilajetin e Janines, nuk ishin njerez pa mbeshtetje politike ne oborrin e Sulltanit.

    2. Nese Sulltani ndeshkonte apo vriste vellezerit Frasheri, qe ishin te mirenjohur ne te kater vilajetet shqiptare, ai i trembej ngritjes se shqiptareve te ndare ne kater vilajete kunder tij. Pra ndeshkimi i tyre e ndihmonte me shume se sa frenonte levizjen kombetare shqiptare.

    3. Vellezerit Frasheri ishin "enciklopedi-njerez" qe flisnin e shkruanin disa gjuhe te huaja dhe qe ne ne rinine e tyre kishin lexuar e njohur nga afer kulturen klasike greke, romake, jo vetem kulturen osmane. Dhe keta kane publikuar vepra edhe ne gjuhen turke, sidomos Sami Frasheri qe ishte nje nga dijetaret me te medhenj te perandorise ne kohen e tij.

    Historia e Dhaskal Todrit nuk eshte e sajuar por e vertete.As mallkimet qe KishaGreke u bente shkollave Shqipe, bile edhe kur Shqipja filloi te shkruhet greket ariten deri ne kulmin e marezise duke mallkuar germat, thjesht qe te trembnin popullaten e krishtere.
    Ajo qe filmi nuk ze ne goje qe Theodor Haxhifilipi, qe njihet si "Dhaskal Todri", emrin e ka ne greqisht "Doktor Todri", ishte shkolluar ne shollat greke dhe kish punuar edhe ne Voskopoje. Nese ai do te ishte gjalle sot, te gjithe "nacionalistet e rruges" shqiptare do ta quanin "filogrek".

    Pse u helmuan nje sere klerikesh Orthodokse Shqiptare qe u perpoqen te hapnin shkolla shqipe? Pse e vrane at Stath Melanin? Papa Kristo Negovanin?? Na jep pergjigje ti kalores i Patriakanes se Stambollit qe identifikonte cdo shqiptar te krishtere orthodoks si grek.Ketu lart ke te botuar Hisorine e Abecese Shqipe te shkruar nga studiuesi Stavri Skendo, ben mire ti hedhesh nje sy para se te flasesh.
    Ben mire qe pyet, se duke pyetur meson. Patriarkana e Stambollit dhe Kisha greke nuk ishin te shqetesuar me "gjuhen shqipe", ishin te shqetesuara me menyren se si "gjuha shqipe" po perdorej nga masonet protestante amerikane e angleze per te "ungjillizuar" shqiptaret. Dhiata e Re qe Kristoforidhi perktheu ne shqip nga greqishtja, ishte nje projekt i nje grupi ungjillor protestant ne Londer, te cilet sponsorizuan projektin. Kristoforidhi e perktheu Dhiaten e Re ne toskerishte dhe gegnishte, me qellim qe ungjilloret te ndermernin nje fushate propagandistike ne Shqiperi per ti kthyer te gjithe shqiptaret ne ungjillore protestante. Bile kur Kristoforidhi mbaroi me perkthimin e Dhiates se Re, ata i kerkuan Kristoforidhit qe te behej pjese e kesaj fushate por ky nuk pranoi duke mbrojtur keshtu besimin e tij orthodhoks.

    Kisha Orthodhokse ishte e interesuar te mbronte fene orthodhokse si nga masonet dhe planet e tyre, edhe nga ata "patriote" shqiptare qe ishin gati te sakrifikonin fene e baballareve te tyre per idealet e momentit.

    Dhe sa per dijeni, ekziston nje teme e lezetshme ne forum, hapur nga Fatmir Cici e shoket e tij ne Toronto, qe duke dashur te sulmojne Kishen Orthodhokse, padashur publikuan nje dokument ku "prifti grek" (armiku i popullit) i shkruante shqip me disa germa greke prifterinjve ne Shqiperi.

    Albo

  7. #27
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet nė Bllog
    22
    “Shėn-Kozmai zgjonte ndėrgjegjen etnike tė helenėve tė vuajtur duke ngritur male rezistence pėr grekėt…Puna e Shėn-Kozmait me Sulin ishte njė detyrė e pastėr dhe etnike….Ai u pėrpoq t`i bindte suliotėt qė tė largoheshin nga ēdo veprim i armatosur..”.
    Eshte e veshtire per njerezit e pafe qe te nderojne shenjtoret e Barabarte me Apostujt, titull qe mban edhe Shen Kozma Etoliani. Dhe ai nuk njihet si shenjt nga "Kisha greke" sic u pelqen te mendojne anadollakeve te vegjel mes shqiptareve, ai eshte nje shenjt shqiptar, pasi ishte mes shqiptareve qe predikoi me shume dhe po ne Shqiperi u martirizua nga Pashai i Beratit.

    Qe te mos ngeleni injorante, po ua shpjegoj se si u permbush profecia e Shen Kozmait:

    Ishte e vertete qe predikonte hapjen e shkollave greke kudo ku shkonte, por jo sepse donte te "helenizonte" shqiptaret, pasi ne shekullin e XVIII ne te cilin ai jetoi nuk kish as "Greqi" dhe as "Shqiperi" sic i njohim sot, kish vetem Perandori Otomane dhe vilajete turke. Qellimi i tij i vertete ishte qe ish popujt bizantine, te mos humbisnin nen pushtimin turk besimin e tyre te shenjte orthodhoks. Duke mesuar greqisht ata ishin ne gjendje qe te mesonin me shume mbi besimin e tyre orthodhoks, duke qene se gjithe literatura kishtare ne ate kohe ka qene ne greqisht.

    Kjo profeci u be realitet, pasi te gjithe rilindasit tane pa perjashtim, qe nga Abdyl Frasheri e deri tek Ismail Bej Vlora, te gjithe pa perjashtim kishin studiuar ne bankat e gjimnazit grek "Zosimea Skoli" te Janines dhe e njihnin greqishten me mire se sa njihnin shqipen. Komiteti i Stambollit me Sami Frasherin, perdori edhe disa germa greke ne alfabetin e pare te gjuhes shqipe.

    Shkollat greke per orthodhokset, apo shkollat austriake apo italiane per katoliket, ishin dritarja e vetme per shqiptaret per te mesuar te verteten historike te te pareve te tyre dhe per tu rrahur edhe me idete iluministe te kohes ne Lindje e Perendim, jashte kufijve te Perandorise Osmane.

    Dhe kjo nuk ishte profecia e vetme e Shen Kozmait, ka plot profeci te tjera ku me e mirenjohura eshte profecia e vdekjes se Ali Pashe Tepelenes. Ne nder te shenjtorit, Ali Pashe Tepelena ngriti Kishen e Shen Kozmait ne Kolkondas te Fierit, vend ku shenjtori u martirizua.

    Albo

    P.S Lipsanin e Shen Kozmait nuk e mban Kisha Greke por Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqiperise ne Tirane.

  8. #28
    -
    Anėtarėsuar
    21-01-2009
    Vendndodhja
    -
    Postime
    2,081
    O Albo, po sinqerisht jane konsumuar keto "mbrojtje".
    Si mund te bente fushate anti-islamike, ne nje shtet islamik si Perandoria Osmane, nje murg qe ishte nenshtetas i kesaj Perandorie?

    Mos me thuaj qe "ja ia u martirizua" se ai u vra me vone, pasi beri gjithe ato predikime, qe me sa di une thoshte "Mos fol shqip po greqisht se shqipja eshte gjuhe e Shejtanit". E kete e thoshte edhe per vllehet. Po ta kishte me sy aq te keq Sulltani e kishte zhdukur qe ne fillim. Ose me sakte u kishte gjetur vendin Patriakanes me kohe. Po sulltani nuk ngacmonte Patriakanen, dhe Patriakana predikonte mos-kryengritjen tek ortodokset.

    Dhe me sa di une keto "futhundje" greket i kane bere edhe me bullgaret edhe me maqedonet. Dhe prandaj kane edhe sot e kesaj dite ferkime jo te pakta.
    Justifikimet fetare nuk pijne me uje. Te mos pranosh qe Institucionet Fetare (te ciles do fe) kane qene vegla politike dtth te mos jesh fort i kthjellet per realitetin.
    -

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anėtarėsuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    Njė ligj kundėr gjuhės dhe kulturės shqipe ka lėshuar sulltani i Perandorisė osmane mė 31.maj.1779, Abdul Hamiti II, ku pėrcaktohej saktė marrja nė mbrojtje nga ana e turqve e kulturės dhe gjuhės greke, dhe se duhej luftuar gjuha shqipe. Ky dokument ėshtė nxjerrė nga arkivat greke dhe ėshtė botuar nė gazetėn “Thessaloniki” (14.korrik.1999).
    dje u tha ne lajme te tv brikselit qe shum gjuh te botes do te zhdulken me koh^^e
    do i perbin gjuha angleze franqeze , arabe,kineze....
    shif neper muze ne qender te brukselit dhe ne qdo lloj ushqimi e aparati shtepijak shkrun
    anglisht
    frengjisht
    arabisht
    italisht
    spanish
    kinezisht
    rusisht


    e shqip ?
    kqyr ma posht..
    "
    "
    "
    "
    "
    "
    "
    "
    "
    "
    nuk thash ktu posht mos u ban i marr .....po te ti posht
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  10. #30
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet nė Bllog
    22
    O Albo, po sinqerisht jane konsumuar keto "mbrojtje".
    Kujton se shenjtori i nderuar ne rangun e Apostujve te Krishtit ka nevoje per ndihmen e Albos? Nderhyrja ime ne kete teme ka te beje me ndihmen ndaj jush, qe te mos mbeteni pre te injorances tuaj, se edhe nuk dini, edhe hiqeni sikur dini, edhe nuk doni te mesoni. Po te mesoj ca gjera me shume.

    Si mund te bente fushate anti-islamike, ne nje shtet islamik si Perandoria Osmane, nje murg qe ishte nenshtetas i kesaj Perandorie?
    Mendja juaj pjell shume gjera, por kjo nuk do te thote se jane te verteta. Po ta them edhe njehere, Shen Kozmai nuk bente nje fushate anti-islamike, as nje fushate "anti-shqiptare" pasi atehere nuk kishe Shqiperi, as nje fushate "helenizimi" pasi atehere nuk kish Greqi, por nje fushate predikimesh orthodhokse qe kishin per qellim RUAJTJEN DHE RINGJALLJEN E BESIMIT ORTHODHOKS MES NJE POPULLI TE KRISHTERE ORTHODHOKS.

    Mos me thuaj qe "ja ia u martirizua" se ai u vra me vone, pasi beri gjithe ato predikime, qe me sa di une thoshte "Mos fol shqip po greqisht se shqipja eshte gjuhe e Shejtanit". E kete e thoshte edhe per vllehet. Po ta kishte me sy aq te keq Sulltani e kishte zhdukur qe ne fillim. Ose me sakte u kishte gjetur vendin Patriakanes me kohe. Po sulltani nuk ngacmonte Patriakanen, dhe Patriakana predikonte mos-kryengritjen tek ortodokset.
    Djalosh, Shen Kozmai ishte nje murg plak qe njihet ne popull edhe brenda Kishes edhe si "Apostulli i te varferve" pasi fukarenj ishin ata qe u predikonte, fukara ishte edhe vete. Me vete mbante vetem nje stol te vogel druri ne te cilin hipte per te predikuar ne popull pasi ishte i shkurter, ungjillin ne njeren dore dhe nje rip me komba per lutje ne doren tjeter. Flinte atje ku e zinte nata dhe hante ate cfare hanin edhe ata qe i hapnin dyert e shtepise.

    Sulltani as e kish idene se kush ishte murgu plak, pasi ai nuk predikonte mes myslimaneve, ai predikonte mes shqiptareve orthodhokse, qe te mbante te ndezur ne zemrat e tyre flaken e besimit, flaken e orthodhoksise. Plus qe ne kohen e tij, ishte koha e lulezimit te pashalleqeve te medha, pashallekut te Janines se Ali Pashe Tepelenes.

    Qe te mesosh se si u martirizua Shen Kozmai, ai u var nga njerezit e pashait te Beratit dhe trupi i tij i pajete u hodh ne lume. Arsyeja perse e vrau ishte se ky pasha ishte rivali i Ali Pashait te Janines, dhe kur ky i fundit e pyeti shenjtorin ne Janine per fatin e pashallekut dhe pushtetit te tij, Shenjtori profetizoi qe ai do ta mposhte pashain e Beratit e gjithe pasuria e tij do te behej e Ali Pashait, ashtu sic i profetizoi fundin e Ali Pashait: koken e prere tek Sulltani ne Stamboll. Duke qene se popullsia e krishtere e nderonte murgun si shenjtor dhe kishin besim te plote ne profecite e tij, fjala mori dhene dhe i vajti edhe Pashait te Beratit, i cili vuri njerezit e tij per ta vrare.

    Murgu e mirepriti martirizimin, ashtu sic e mirepresin te gjithe njerezit e shenjte te kesaj bote: humbja e jetes ne kete bote per hir te Krishtit, garanton jeten e perjetshme ne prani te Perendise ne qiell. Ashtu si te dyja profecite e shenjtorit u bene realitet pas vdekjes.

    Dhe me sa di une keto "futhundje" greket i kane bere edhe me bullgaret edhe me maqedonet. Dhe prandaj kane edhe sot e kesaj dite ferkime jo te pakta.
    Justifikimet fetare nuk pijne me uje. Te mos pranosh qe Institucionet Fetare (te ciles do fe) kane qene vegla politike dtth te mos jesh fort i kthjellet per realitetin.
    Shen Kozmai profetizoi se kush do te ishte kryeministri i pare i shtetit grek, ate femijen qe mbajti ne preher kur ishte 7 vjec nje gjysem shekulli me vone do te behej kryeministri i pare i shtetit grek. Shen Kozmai profetozi luften italo-greke gati 2 shekuj me pare, duke profetizuar qe lufta Greqise do ti vinte nga Shqiperia. Shen Kozmai profetizoi per shqiptaret "Ketij populli po i erdhi lufta nga jugu, lum ai qe do te shpetoje. Po i erdhi nga veriu, lum ai qe do te rroje pasi me luge te florinjte do te haje." Revolucioni i qershorit, levizja nacional-clirimtare, dhe revolucioni i 1997 i erdhen nga jugu dhe nuk ishin aspak zhvillime pozitive per shqiptaret. Triumfi i Legalitetit qe instaloi Mbretin Zog ne pushtet dhe lufta e Kosoves ne 1999 qe erdhen nga veriu, i kane dhene nje hov dhe zhvillim te papare nje vendi qe nuk ka pare paqe.

    Prandaj lexo e meso me shume mbi jeten e Shenjtoreve dhe Kishen Orthodhokse, pasi nga ajo tradita orthodhokse ka lindur edhe identiteti shqiptar sic ka lindur edhe identiteti i te gjithe popujve fqinje.

    Albo

Faqja 3 prej 7 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Gjuha Shqipe - Kisha dhe Kleri Katolik
    Nga toni77_toni nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 02-10-2011, 14:48
  2. Dėshtimi i gjuhės standarde shqipe te gegėt!
    Nga Davius nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 460
    Postimi i Fundit: 31-01-2010, 20:27
  3. Armiqtė e gjuhės shqipe dhe triumfi i saj
    Nga brooklyn2007 nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-11-2008, 11:35
  4. A vihet ne diskutim Sovraniteti Kombit?
    Nga Dito nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 06-10-2006, 20:17
  5. Armiqte e Gjuhes Shqipe?
    Nga Tastiera nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-10-2005, 10:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •