
Postuar mė parė nga
Albo
Kujton se shenjtori i nderuar ne rangun e Apostujve te Krishtit ka nevoje per ndihmen e Albos? Nderhyrja ime ne kete teme ka te beje me ndihmen ndaj jush, qe te mos mbeteni pre te injorances tuaj, se edhe nuk dini, edhe hiqeni sikur dini, edhe nuk doni te mesoni. Po te mesoj ca gjera me shume.
Mendja juaj pjell shume gjera, por kjo nuk do te thote se jane te verteta. Po ta them edhe njehere, Shen Kozmai nuk bente nje fushate anti-islamike, as nje fushate "anti-shqiptare" pasi atehere nuk kishe Shqiperi, as nje fushate "helenizimi" pasi atehere nuk kish Greqi, por nje fushate predikimesh orthodhokse qe kishin per qellim RUAJTJEN DHE RINGJALLJEN E BESIMIT ORTHODHOKS MES NJE POPULLI TE KRISHTERE ORTHODHOKS.
Djalosh, Shen Kozmai ishte nje murg plak qe njihet ne popull edhe brenda Kishes edhe si "Apostulli i te varferve" pasi fukarenj ishin ata qe u predikonte, fukara ishte edhe vete. Me vete mbante vetem nje stol te vogel druri ne te cilin hipte per te predikuar ne popull pasi ishte i shkurter, ungjillin ne njeren dore dhe nje rip me komba per lutje ne doren tjeter. Flinte atje ku e zinte nata dhe hante ate cfare hanin edhe ata qe i hapnin dyert e shtepise.
Sulltani as e kish idene se kush ishte murgu plak, pasi ai nuk predikonte mes myslimaneve, ai predikonte mes shqiptareve orthodhokse, qe te mbante te ndezur ne zemrat e tyre flaken e besimit, flaken e orthodhoksise. Plus qe ne kohen e tij, ishte koha e lulezimit te pashalleqeve te medha, pashallekut te Janines se Ali Pashe Tepelenes.
Qe te mesosh se si u martirizua Shen Kozmai, ai u var nga njerezit e pashait te Beratit dhe trupi i tij i pajete u hodh ne lume. Arsyeja perse e vrau ishte se ky pasha ishte rivali i Ali Pashait te Janines, dhe kur ky i fundit e pyeti shenjtorin ne Janine per fatin e pashallekut dhe pushtetit te tij, Shenjtori profetizoi qe ai do ta mposhte pashain e Beratit e gjithe pasuria e tij do te behej e Ali Pashait, ashtu sic i profetizoi fundin e Ali Pashait: koken e prere tek Sulltani ne Stamboll. Duke qene se popullsia e krishtere e nderonte murgun si shenjtor dhe kishin besim te plote ne profecite e tij, fjala mori dhene dhe i vajti edhe Pashait te Beratit, i cili vuri njerezit e tij per ta vrare.
Murgu e mirepriti martirizimin, ashtu sic e mirepresin te gjithe njerezit e shenjte te kesaj bote: humbja e jetes ne kete bote per hir te Krishtit, garanton jeten e perjetshme ne prani te Perendise ne qiell. Ashtu si te dyja profecite e shenjtorit u bene realitet pas vdekjes.
Shen Kozmai profetizoi se kush do te ishte kryeministri i pare i shtetit grek, ate femijen qe mbajti ne preher kur ishte 7 vjec nje gjysem shekulli me vone do te behej kryeministri i pare i shtetit grek. Shen Kozmai profetozi luften italo-greke gati 2 shekuj me pare, duke profetizuar qe lufta Greqise do ti vinte nga Shqiperia. Shen Kozmai profetizoi per shqiptaret "Ketij populli po i erdhi lufta nga jugu, lum ai qe do te shpetoje. Po i erdhi nga veriu, lum ai qe do te rroje pasi me luge te florinjte do te haje." Revolucioni i qershorit, levizja nacional-clirimtare, dhe revolucioni i 1997 i erdhen nga jugu dhe nuk ishin aspak zhvillime pozitive per shqiptaret. Triumfi i Legalitetit qe instaloi Mbretin Zog ne pushtet dhe lufta e Kosoves ne 1999 qe erdhen nga veriu, i kane dhene nje hov dhe zhvillim te papare nje vendi qe nuk ka pare paqe.
Prandaj lexo e meso me shume mbi jeten e Shenjtoreve dhe Kishen Orthodhokse, pasi nga ajo tradita orthodhokse ka lindur edhe identiteti shqiptar sic ka lindur edhe identiteti i te gjithe popujve fqinje.
Albo
Krijoni Kontakt