Close
Faqja 5 prej 7 FillimFillim ... 34567 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 70
  1. #41
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet nė Bllog
    1
    Citim Postuar mė parė nga Edvin83 Lexo Postimin
    Dokumenti eshte nje urdherese e dale nga kisha, dhe Sulltani nuk kishte ndonje pushtet kush e di se cfare ne ate kohe pasi pushteti i sulltanit pat rene qe ne kohen e Xhonturqve. NE ato muaj, perandoria osmane nuk e kishte mendjen te merrej me kishen sepse po shperbehej. Kisha shume mire mund te kishte mbyllur gojen, dhe te villte vrer kundra pavaresise se Shqiperise.
    Ashtu qofte si dokument o Edvin. Por Kisha Orthodhokse nuk ka qellim te saj "patriotizmin". Juridikisht ne kemi qene pjese e Perandorise Osmane deri ne veren e vitit 1913 kur Konferenca e Ambasadoreve vendosi perfundimisht pavaresine e Shqiperise.
    Kisha ka qene e detyruar te qendroje ne keto pozita duke zbatuar kanonet (rregullat) e saj. Me pas ajo sic dihet nuk ka nxjerre me urdheresa te tilla.

  2. #42
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar mė parė nga ilia spiro Lexo Postimin
    Ashtu qofte si dokument o Edvin. Por Kisha Orthodhokse nuk ka qellim te saj "patriotizmin". Juridikisht ne kemi qene pjese e Perandorise Osmane deri ne veren e vitit 1913 kur Konferenca e Ambasadoreve vendosi perfundimisht pavaresine e Shqiperise.
    Kisha ka qene e detyruar te qendroje ne keto pozita duke zbatuar kanonet (rregullat) e saj. Me pas ajo sic dihet nuk ka nxjerre me urdheresa te tilla.
    Nuk e ka per detyre, normale, kush po thote qe e ka per detyre? Por nuk e ka per detyre te fute hundet ne ceshtje laike, ceshtje qeveritare e lufte. Ato nuk jane ceshtje qe i perkasin kishes. Dhe nese ne ato momente kisha nuk e kishte per detyre te mbronte Shqiperine, ajo as nuk kishte te drejte te leshonte deklarata politike, se nuk ishte qeveri a shtet.

  3. #43
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet nė Bllog
    1
    Citim Postuar mė parė nga Edvin83 Lexo Postimin
    Nuk e ka per detyre, normale, kush po thote qe e ka per detyre? Por nuk e ka per detyre te fute hundet ne ceshtje laike, ceshtje qeveritare e lufte. Ato nuk jane ceshtje qe i perkasin kishes. Dhe nese ne ato momente kisha nuk e kishte per detyre te mbronte Shqiperine, ajo as nuk kishte te drejte te leshonte deklarata politike, se nuk ishte qeveri a shtet.
    Ketu ka vend per interpretim. Une nuk e kam lexuar dokumentin e nuk e dic`thote ai. Kjo pra, mendoj se eshte edhe me e veshtira. Interpretimi. Duhet qe ne sot te perceptojme se c`ka dashur te thote autori i dokumentit 100 vjet me pare.

  4. #44
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Intrigat politike tė Kishės Greke, nė vitin 1907
    Agim Bacelli | 01/04/2009 | Dossier |


    Mesha e parė nė shqip, nė Kishėn Autoqefale Ortodokse Shqiptare nė Boston


    Noli nuk veproi vetėm nė shpalljen e pavarėsisė sė Kishės Ortodokse Shqiptare nė Amerikė. Vėrtetė ai ishte Ylli i Mėngjesit, qė paralajmėroi njė ditė tė bukur shqiptare, por para tij, nė natėn e errėt shqiptare, qindra yje do tė paralajmėronin ardhjen e tij. Ēdo gjė e keqe e ka njė tė mirė. Do tė ishin intrigat e Kishės Greke ato qė do tė pėrshpejtonin lindjen e Kishės Autoqefale (Vetėdrejtuese) tė ortodoksisė shqiptare.

    Ėshtė folur e shkruar shumė qė prej vitit 1907 kur ajo lindi, por materialet mė interesante janė shėnimet e z. Vangjo Miller tė asaj kohe, qė gjenden nė arshivėn e Zyrės Civile tė qytetit Hudson Massachusetts, sė bashku me materialin e regjistruar nga dita e varrimit tė djaloshit 22-vjeēar shqiptar, Kristaq Thimi Dishnica, nga e cila po shkėpusim kėtė fragment: "Name, Christo Thimi; born, Turkey, Town, Koritza; occupation, Shoe Worker; Age,22 years old; Died, August 25th, 1907; Burried, Hope Cemetery, Worcester, Mass.; Funeral Director, Michael McNiff".


    Hudsoni ėshtė njė qytet i vogėl industrial, qė gjendet nė qendėr te shtetit tė Massachusetts-it, dhe nė mes tė dy qyteteve me koloni tė hershme shqiptare, siē janė Boston dhe Worchester. Shqiptarėt e parė tė kėtij qyteti kanė qenė nga Korēa,Voskopoja, Dishnica, Drenova dhe Pėrmeti, qė bėheshin gjithsej, nė atė
    Kohė, nja 30 familje.

    Sipas Vangjo Millerit, shqiptarėt e vjetėr rronin me mendimin se Shqipėria dhe shqiptarėt nuk mund tė jetonin dot pa Turqinė (mendimi i myslimanėve), pa Vatikanin (mendimi i katolikėve) dhe pa Greqinė (mendimi i ortodoksėve). Kjo ishte, sipas Vangjos, arsyeja e errėsirės shekullore qė i mbajti shqiptarėt jo vetėm tė pushtuar ushtarakisht, por edhe nėn ndikimet e kulturės vatikano- turko-greke, etj.

    Kėtu duhet tė kėrkojmė edhe njė nga arsyet mė tė forta tė shkėputjes me shumė vonesė nga robėria e huaj dhe shpalljen e pamvarsisė sė vendit tonė. Ne jemi mėsuar gabimisht me njė propagandė, sikur shqiptarėt ishin prijėsit e lirisė dhe yjet e patriotizmit nė Ballkan! Le tė themi dy fjalė se kush ishte Vangjo Miller.

    Ky ka qenė i pari shqiptar, sekretar i Kishės sonė Kombėtare Ortodokse dhe i pari inspektor i Federatės "Vatra". I pari shqiptar qė na ka lėnė tė shkruar nė shqip dhe anglisht tė gjithė dokumentacionin kishtar nė Mass. Mendoj se tė gjitha botimet e mėvonshme pėr themelimin e Kishės Ortodokse
    Shqiptare, i janė referuar Imzot Nolit dhe jo Vangjo Millerit, qė ishte i pari shqiptar qė vendosi krijimin e kishės sonė ortodokse autoqefale.

    Sidoqoftė, Noli ka vlerat e veta tė mėdha nė kėtė drejtim, pasi ai, me iniciativėn e Vangjos u bė prifti i parė shqiptar i Kishės Ortodokse dhe na dha dhe meshėn
    e parė, qė ėshtė mė 22 mars. Por, le tė tregojmė shkurt historinė, sipas Vangjo Millerit.


    Mė 25 gusht 1907, papritur vdiq djaloshi 22-vjeēar, Kristaq Dishnica. Kisha Greke qė kishte marrė pėrsipėr gjer atėherė tė bėnte ritet fetare tė varrimit, nuk pranoi ta varrosė tė ndjerin, sepse ai, si shumė shqiptarė tė tjerė tė rinj qė u ishte zgjuar patriotizmi i flaktė shqiptar, nuk pyesnin mė pėr kishat greke dhe bėnin luftė me prindėrit e tyre, qė tė mos shkonin nė kishėn e armikut.

    Trupi i tė ndjerit po rrezikohej qė tė ngelej pa varrosur me ritet e kishės. Mė nė fund, njė shqiptar nga Worchester-i, qė quhej Risto Koki, shkoi dhe bisedoi me kishėn siriane nė kėtė qytet dhe ja arriti qėllimit.

    Trupi u transportua nga Hudson-i nė Worchester, po as atje ata nuk jepnin priftin e tyre, sepse u trembeshin presioneve tė grekėve dhe kishės sė tyre! Shqiptarėt e indinjuar dhe tė fyer, erdhėn nė kėtė varrim si asnjėherė tjetėr. Ata erdhėn nga Boston, Hudson, Marlboro, Natick dhe disa qendra tė tjera tė Mass.

    Shumė prej tė rinjve e kthyen kėtė varrim nė njė protestė tė fuqishme kundėr Kishės Greke dhe u kėrkuan prindėrve qė nė mėnyre urgjente tė shkėputeshin nga kjo kishė. Pėr herė tė parė, pleqtė mes lotėve, u dhanė tė drejtė fėmijėve tė tyre dhe u ndjenė krenarė pėr ata dhe u betuan se do tė punojnė pėr kėtė gjė.

    Tė gjithė prisnin mė kot priftin qė nuk vinte. Mė nė fund, vetė Vagjo Miller i drejtohet Kozma Angellos, njė besimtari tė vjetėr tė kishės, qė tė bėhej prift, pasi ai e fliste edhe greqishten. (Nuk mund tė imagjinohej qė fjalėt mortore tė priftit tė thuheshin shqip!) Ai pranoi dhe e kėndoi shėrbesėn e varrimit nė greqisht. Varrimi u bė pa kishėn. Nė fjalėn mortore qė mbajtėn shumė shqiptarė, u theksua me tė madhe trajtimi djallėzor i Kishės Greke pėr shqiptarėt, qė kurrė nuk kishin pranuar ta quanin veten grekė.

    Bile, aty u pėrmend dhe vrasja barbare e Spiro Kosturit dhe u tha hapur se e ka vrarė Fanari Grek. Zėra tė fuqishėm u ngritėn mbi varrin e Kristaqit se, "Kisha Shqiptare do tė fitojė pamvarsinė nga Kisha Greke" dhe se, "Ne jetojmė nė njė vend tė lirė, me demokraci tė madhe, qė na e jep kėtė tė drejtė qė nuk u jepet vėllezėrve tanė nė Shqipėri".

    "Rroftė Shqipėria"! "Rroftė Amerika"! Menjėherė, nėn iniciativėn e Vangjo Miller, Rako Katundit, Kozma Angellos, Mitkė Dishnicės dhe Pandi Kristos, u thirr mbledhja e parė e shqiptarėve, pėr tė themeluar Shoqėrinė Kishtare Shqiptare.

    Nė mbledhjen e saj tė parė u zgjodh njė pleqėsi, qė pėrbėhej prej kėtyre anėtarėve: Vangjo Miller, Mitkė Dishnica, Rako Katundi dhe Pandi Maliko. Puna e parė qė bėri kjo pleqėsi, ishte lajmėrimi i tė gjithė shqiptarėve tė Bostonit, Hudsonit, Marlboros, Natickut, qė tė japin ndihmat e tyre materiale dhe morale pėr fillimin e ngritjes sė kishės sė parė shqiptare.

    Tė gjithė shqiptarėt, pa dallim feje, iu pėrgjigjėn thirrjes dhe dhanė shumė ndihma. Pas njė jave u mbajt mbledhja tjetėr e pleqėsisė dhe aty u zgjodh prifti i parė shqiptar. Kandidatė ishin dy; Fan S. Noli i Bostonit dhe Petro Luarasi, i Klintonit. Fitoi Noli.

    Anėtarėt themelues tė Kishės sė Parė Shqiptare

    Nga Hudson:
    Ilo Naum Qirani, Sotir Nano, Dhori Mitaēe, Dhori Koli, Zisi Ligor Kalo, Kozma
    Angelo, Koēi Bratko, Janaq Stefani, Kostė Papa, Vasillaq Janēe, Pandi
    Dishnica, Ndreēi Miller, Taq Miller, Nuēi Miller, Kristaq Puēi, Andrea dhe Anton
    Mullixhiu, Thoma Qafzezi, Ilo Kristo, Petraq Baze, Kostė Melēani, Vangjo
    Minka, Jorgji Keēi, Paskal Aleksi, Stavro Aleksi, Mihal Dioni, Vani Koto, Ilo
    Plasari, Zoi Petra, Vangjel Voskopoja, Thimi Gregor Pėrmeti, Loni Peristeri dhe
    Vangjo Minka.

    Nga Marlboro:
    Perikė Kreshpani, Ndreko Kreshpani, Miēe Qiriako, Gaqi Koli, Kostė Rrapi
    Dini, Ndreko Stavri, Koli Rodhe, Gaqi Qafzezi dhe Thoma Dishnica.

    Nga Natick-u:
    Pando Opingari, Dhori Bardhi, Miēe Bardhi, K.Ziko, Vaske Laze, Goni
    Perēini, Kristaq Bratko, K.Xhindi, Nikollaq Sėndykēiu, Andrea Kristo
    Qėndro, K.Kirka, Nick Dishnica, Nasi Aristidhi, Vani Ziko dhe Dh.Stathi.

    Nga Boston:
    Z.Ziko, Koli Kristofori, Sotir Peēi, Thimaq Naēi, Gaqi Iftica, Goni Katundi, Sotir
    Lezi, John Ktona, Kozoja Josif Pani, Miēe Ēikozi, Llambi Ēikozi, Tasi
    Ēikozi, Gaqo Dushi, Nisi Ikonomi, Thanas Bodi, Aleks Bullgari.

    Komisioni:
    Komisioni qė vajti nė New York pėr dorėzimin e FAN NOLIT si prift, pėrbėhej
    nga kėta anėtarė:VANGJO MILLER, KRISTO KIRKA, SOTIR PEĒI, SPIRIDON ILO dhe GAQO
    DUSHI.


    Lotėt e Nolit*
    Kryeshqiptarit dita i ngryset
    nė tė gėdhirė,
    Shpirtkėputur
    pėrdhe pėrmbyset
    Kur Kristaqin e Dishnicės
    sheh tė shtrirė.
    Para Zotit qan, lutet,
    lyp mėshirė:
    "Pse kaqė gjatė, Zot,
    na harrove,
    Pse na pėrplase, na pėrpėlise,
    kuturru?
    Pse shpresėn pėr tek ty,
    na i degėdise
    Dhe sot djalin na i le
    pa varr kėtu?!
    •Sipas motiveve tė poezisė sė Nolit "Moisiu nė mal".

    http://www.shekulli.com.al/2009/04/0...itin-1907.html



    ...fjalet jane te teperta....

  5. #45
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet nė Bllog
    1
    Nga Historia e Kishes Orthodhokse Autoqefale te Shqiperise (Zyrtare):
    ..........................................

    "Kisha Orthodhokse e Shqipėrisė u shpall Autoqefale fillimisht nga Kongresi i Beratit, mė 10 – 12 shtator 1922. Vendimet e tij i njohu qeveria shqiptare, e cila dhe e kishte shtyrė atė qė tė zhvillohej. Nė Kongres u caktua Kėshilli i Lartė Kishtar, qė do tė drejtonte pėrkohėsisht Kishėn. Nė shkurt 1929 u formua Sinodi i Shenjtė i pėrbėrė nga: Visarioni (Xhuvani) (qė ishte dorėzuar nė episkop, nė Serbi mė 1925) si Kryepiskop i Shqipėrisė dhe mbikqyrės i mitropolisė sė Korēės, Agathangjeli (Ēamēe) mitropolit i Beratit, Ambrozi (Ikonomi) mitropolit i Drinopolit dhe Efthimi (Kosteva) ndihmės i Kryepiskopit. Nė 29 qershor 1929, nė Kongresin e Dytė Kleriko-laike qė u mbajt nė Korēė, u votua “Statuti i Kishės Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė”. Patriarkana Ekumenike ("Fanari" shenimi im I.S.) refuzoi tė pranonte kėto veprime jokanonike, por u tregua e gatshme pėr t’i dhėnė vetadministrim dhe paralelisht pėrdorimin e gjuhės shqipe nė adhurim, predikim dhe nė arsimimin kishtar. Pėr shkak tė zhvillimeve politike dhe rreziqeve tė ndryshme nga Perėndimi, Patriarkana pranoi tė diskutonte gjithashtu edhe ēėshtjen e Autoqefalisė. Madje, ajo dėrgoi nė Shqipėri pėr bisedime me autoritetet shqiptare Mitropolitin e shquar tė Trapezundės, Krisanthin, qė mė vonė u bė Kryepiskop i Athinės. Krisanthi u shpreh pro dhėnies sė Autoqefalisė dhe sugjeroi ecurinė nė vazhdim."

    1907-1929, jane 22 vjet. Si ndryshoi kaq shpejt politika e Fanarit ndaj Shqiperise dhe shqiptareve? Nga armiq te gjuhes shqipe dhe vrases te shqiptareve, na kthehen ne perkrahes te gjuhes shqipe dhe te autoqefalise se Kishes Orthodhokse.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ilia spiro : 01-04-2009 mė 13:14

  6. #46
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Filmat e Enverit, o Spiro, jua kam lene juve. Nese kerkon te shuash kuriozitetin, beje nje percapje dhe shko tek ato arkivat shteterore; mbase do gjesh edhe interpretimet qe kerkon.
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  7. #47
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet nė Bllog
    1
    Citim Postuar mė parė nga Borix Lexo Postimin
    Filmat e Enverit, o Spiro, jua kam lene juve. Nese kerkon te shuash kuriozitetin, beje nje percapje dhe shko tek ato arkivat shteterore; mbase do gjesh edhe interpretimet qe kerkon.
    Po edhe mund te kete ndonje dokument, nuk e mohoj, megjithese nuk kam pare gje me sy. Por, sic e kam thene edhe me siper, ka rendesi interpretimi i dokumentit. Kjo kerkon njerez te paanshem. Po qe se do te ecim me mesimet e Enverit ne gji, do te nxirrnim edhe ne ato konkluzione qe nxirrte ai.

  8. #48
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Fakti qe ne e bejme kete debat eshte se Akademia e Shkencave nuk na e ka mbyllur gojen me fakte shkencore. Ia leme ne dore Akademise te perpiloje nje dokument historik faktik dhe shkencor, se kjo e fundit eshte dhe me e rendesishmja.
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  9. #49
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet nė Bllog
    1
    Citim Postuar mė parė nga Borix Lexo Postimin
    Fakti qe ne e bejme kete debat eshte se Akademia e Shkencave nuk na e ka mbyllur gojen me fakte shkencore. Ia leme ne dore Akademise te perpiloje nje dokument historik faktik dhe shkencor, se kjo e fundit eshte dhe me e rendesishmja.
    OK Borix. (me fal per shprehjen anglisht)

  10. #50
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2008
    Postime
    171
    Citim Postuar mė parė nga karkaxholli Lexo Postimin
    Dhe nuk e kuptoj pastaj pse disa janė kaq tė marrė e kanė dashuri deri nė marrėzi pėr Turqinė e shtetet e Lindjes nė pėrgjithėsi. As ka sllav as grek qė ka qenė mė i poshtėr se Turqia. Kishte tė drejtė Bardhi kur thoshte: "Aty ku shkel kėmbė e turkut, nuk mbin bar".
    Jo kuresesi nuk jane te marre, por njerez plotesisht realė. Ky mendim mund te vlente per vitin 1908 por pėr diten e sotme fare nuk vlen. Nuk eshte sot ajo turqia e vitit 1908 por eshte turqia e ata turkut, nje turqi moderne dhe evropiane. Dikush e ben pyetjen se pse neve turqia e atehershme nuk ka dashur tė na pranojė si komb, nuk ka dashur te na pranoje alfabetin tonė etj. por nuk di te i jape pergjigje kesaj. Sipas mendimit tim ne shqiptaret duhet te jeme me se kenare pse turqia e dikurshme nuk na njihte si komb per shkakun e thjeshte se ajo te shqiptaret shihte racen me te mire te njerezimit, se deshironte qe te gjitha vlerat qe i posedonte populli jone ti pervetesoje ne popullesine turke, qe popullsine turke ta kalite me ndjenja te larta atdhedashurie ashtu siq i kishin shqiptaret, qe turqit te mesojne sa me shme nga ne, qe ata te misherohem me popullin tone si nje popull e qe duke u misheruar ta ruajne dhe ta forcojne shtetin turk si eshte me se miri. gjithkush fort mire e di se te keqin askush nuk e do. Po te ishte raca shqiptare e keqe, pa vlera, pa tradita te mira, pa zakone te shkelqyera shembullore, valle a do te lakmonte turqia qe ishte nje perandori boterore per keto vlera? sigurisht se jo. Turqia fare mire e dinte kush ishin shqiptaret, se si ata kishin qendruar ne jete, se si kishin luftetuar, se si kishin mbrojtur shume e shume popuj te tjere, se si ne jete ishin njerez te beses e te nderit, se nuk ishin njerez qe rronin me njersen e huaj e keshtu me radh. T'i largonte turqia shqiptaret musliman nga shteti i tyre, sigurisht se fare nuk kishte dobi. Po a nuk ishin ata shqiptare qe i ndihmuan turqise ne sa e sa menyra, ne sa e sa luftera, dhe kudo? A nuk ishin shqiptaret qe ne turqi vendosnin gjithnje rregull dhe rend? a nuk ishin shqiptaret qe ishin kunder dhunimeve dhe plackitjeve kudo qe shkonte ushtria turke? natyrisht se ishin. Turqia e ateheshme tek shqiptaret musliman shikonte prosperitetin dhe zhvillimin e vet. A nuk i ndihmoi pashko vasa, sami frashri, ismail qemali, hasan prishtina, nijazi resnja e shume e shume te tjere letersise e pushtetit turk? Po sa e sa pashallare shqiptare administruan pushtetin turk dhe ia rriten famen kesaj turqie?
    Sidoqofte, edhepse kemi pasur shume mosmarveshje ne te kaluaren me turqine, sot kemi simpati per popullin besnik turk i cili edhe vet u ngrit kunder zgjedhes se sulltaneve dhe krijoi republiken e vet moderne turke.

Faqja 5 prej 7 FillimFillim ... 34567 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Gjuha Shqipe - Kisha dhe Kleri Katolik
    Nga toni77_toni nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 02-10-2011, 14:48
  2. Dėshtimi i gjuhės standarde shqipe te gegėt!
    Nga Davius nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 460
    Postimi i Fundit: 31-01-2010, 20:27
  3. Armiqtė e gjuhės shqipe dhe triumfi i saj
    Nga brooklyn2007 nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-11-2008, 11:35
  4. A vihet ne diskutim Sovraniteti Kombit?
    Nga Dito nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 06-10-2006, 20:17
  5. Armiqte e Gjuhes Shqipe?
    Nga Tastiera nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-10-2005, 10:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •