
Postuar mė parė nga
brooklyn2007
Arben LLALLA
Gjatė revolucionit kulturor tė shqiptarėve pėr hapjen e shkollave shqipe nga fundi i shek.XIX dhe fillimet e shek.XX janė vrarė nga turqit dhe grekėt shumė mėsues qė hapėn mėsonjėtoret e para nė gjuhėn shqipe. Njė nga kėta mėsues qė u masakruan nga grekėt ishte edhe Papa Kristo Negovani, i cili lindi nė vitin 1875 nė fshatin Negovan qė ndodhet afėr Kosturit (Kastoria) rrugės pėr nė Edesa. Sot ky fshat quhet Flamuria. Gjatė njė vizite qė bėra nė vitin 2003 bisedova shqip me pleqtė e fshatit qė ende e flisnin gjuhėn e tė parėve. Pra, nga ky katund ishte atdhetari Kristo Negovani (Harallambi).
Nė fshatin e lindje Papa Kristo mbaroi shkollėn fillore nė gjuhėn greke duke vazhduar mė tej gjimnazin nė Athinė. Pas tre viteve studimesh nė Athinė ai i braktis ato pėr arsye sepse njė ēetė kusarėsh gjatė grabitjes sė shtėpisė sė tyre i vranė babanė. Pasi u kthye nė vendlindje papa Kristo filloi punė nė shkollėn greke tė fshatit. Vitet shkonin dhe mėsues Kristo Negovani shikonte se si brezi i ri nė fshat po edukohej me kulturė dhe gjuhė greke duke humbur traditat dhe gjuhėn e mėmės, shqipen. Nė ato vite greqizimi i shqiptarėve po shtrihej nė tė gjitha trevat qė banoheshin nga popullsia shqiptare. Ky greqizim pėrhapej nė forma tė ndryshme si nė arsim, nė kishė dhe politikė administrative.
Edhe pse Papa Kristo ishte i edukuar nė shkollat greke, edhe pse paguhej nga shteti grek pėr mėsimin qė jepte nė shkollėn e fshatit, tė tėra kėto nuk kishin ndikuar nė zemrėn e tij pėr tė dashuruar kulturėn dhe gjuhėn e huaj greke. Gjatė mėsimit tė gjuhės greke nė shkollėn e katundit tė tij ai u thoshte nxėnėsve: Pėr mbi ēdo gjė gjuha shqipe ishte ajo qė duhej mėsuar, sa mė parė.
Me njė vullnet dhe guxim djalėrie ai vendosi tė hapte shkollat e para nė disa fshatra qė banoheshin nga shqiptarėt pėr rreth Kosturit dhe Follorinės. Shkrimin e gjuhės shqipe me Alfabetin e Stambollit Kristo Negovani e kishte mėsuar nė Rumani ku kishte punuar marangoz pėr tre vite. Ato vite ishte lidhur edhe me shoqatėn DRITA dhe me disa anėtarė tė shoqatės DJALĖRI tė Stambollit.
Mė 1897 u shugurua prift nė fshatin e tij. Ky dalė i ri qė pėr hir tė ēėshtjes kombėtare u bė prift do jetė pararendėsi i frymėzimit pėr themelimin e Kishės Ortodokse Autoqefale Shqiptare. Kisha dhe shtėpia e papa Kristos u bėnė vatrat e para ku mėsohej gjuha shqipe, por kjo gjė nuk u pėlqeu grekėve tė cilėn e kėrcėnuan disa herė.
Ishte njė natė e errėt e 12 Shkurtit tė vitit 1905. Mėsonjėsi Kristo Negovani po shpėrndante naforėn nė kishė, njė grup njerėzish tė panjohur e rrėmbyen dhe e shpunė jashtė fshatit. Nė errėsirė tė dėrguarit e Dhespot Fotit filluan ta masakronin Papa Kriston me sopata e thika. Pasi e copėtuan trupin, i prenė kokėn pėr tia dėrguar porositėsit tė kėsaj vrasje. Por kriminelėt e dėrguar nga Athina nuk u ndalėn me kaq, po atė natė ata i vranė dhe tė vėllanė, Theodhos Negovanin i cili edhe ky pėrhapte shkollėn nė gjuhėn shqipe.
Atdhetarėt shqiptarė kudo qė ishin u prekėn shumė nga kėto dy vrasje qė ndodhėn. Pėr kėtė ēeta e Bajo Topullit mori vendim pėr tu hakmarrė.
Mė 9 shtator 1906 kjo ēetė vrau Mitropolitin (Dhespot) e Korēės Fotis Kallpidhis pėr tė marrė gjakun e dy vėllezėrve Kristo dhe Theodhos Negovani.
Kush u akuzua pėr vrasjen e Dhespot (mitropolit) Fotit
Vrasjen e Dhespot Fotit e kreu ēeta e Bajo Topullit, por asnjėherė nuk u mėsua kush qėlloi mbi tė. Qeveritė greke dhe Kisha e tyre gjithnjė janė interesuar se kush e vrau Dhespotin e tyre. Si u vra Dhespoti Foti, Qeveria greke i kėrkoji qeverisė sė Turqisė qė qeveriste edhe trojet shqiptare tė ndiqte dhe tė kapte vrasėsit e Dhespot Fotit. U kapėn shumė atdhetarė shqiptarė dhe u dėnuan ndėr ta Jovan Kosturi bashkė me fėmijėn, Salih Butka, Grigor Cilka, Ohran Pojani, Ibrahim Qesaraku, Lazo Progri etj. Por asnjėri nuk pranoi tė tregonte atentatorėt e vėrtetė tė kėsaj vrasje tė bujshme pėr kohėn. Mė 1914 nė Prongji tė Gjirokastrės vijnė 200 ushtarė grekė dhe gjėnė e parė qė bėnė arrestuan Bajramin Ligun i njohur pėr atentatin qė kishte kryer me Hito Lekdushin mbi Bimbashin e Gjirokastrės mė shkurt apo mars tė 1908 (pėr mua ėshtė vrarė mė 25 shkurt, ndarsa pllakata shkruan 13 mars). Nga torturat nė burg grekėt i thyen disa brinjė dhe i prenė njėrin vesh pasi e akuzonin pėr vrasjen e Dhespotit tė Korēės Foti Kallpidhis. Kjo akuzė bėhej sepse Bajram Ligu njihej pėr trimėri. Pas thyerjeve tė brinjėve dhe prerjen e veshit, fshati Prongji mblodhi monedha floriri dhe ia dėrguan komandės greke me anė tė Majko Llurit pėr lirimin e tij. Pasi u pranua shuma e florinjve komandanti grek dha urdhėr qė Bajrami i sakatuar tė lirohet. Por nuk u mėsua nėse Bajrami kishte qėlluar vėrtetė mbi Dhespotin grek Fotis dhe asnjėherė lexuesi dhe histografia shqiptare nuk e pa fytyrėn e Dhespotit qė shqiptarėt e bėnė tė puthte dhenė mė 1906. Pas shumė kėrkimesh nė arkivėn e Athinės mė nė fund e gjetėm njė foto tė kėtij prifti grek qė nėnpetkun e Mitropolitit tė Korēės bėnte veprimtari antishqiptare, asimiluese, deri tek dhėnia e urdhėrave pėr vrasjet e atdhetarėve shqiptarė.
Milosao
Krijoni Kontakt