
Postuar mė parė nga
detiad
Kjo ashte per ata qe thone se turqia na paska nimua kundra grekut e sllavit.
Marr nga gazeta shqiptare, e shkruar nga Arben Llalla.
Mė 14 deri 22 nėntor tė vitit 1908 nė qytetin e Manastirit u mbajt Kongresi i gjuhės shqipe. Ky Kongres ka zėnė njė
vend tė veēantė nė historinė e kombit shqiptar dhe nė veēanti nė historinė e shqiptarėve tė Maqedoni. Rruga e gjuhės shqipe pėr tė ardhur deri nė alfabetit e saj tė njėsuar ka qenė e vėshtirė. Lufta kundėr gjuhės shqipe ka qenė e ashpėr. Ky sulm ishte frontal dhe nė tė gjitha nivelet dhe drejtimet. Fanatikė fetarė ortodoksė dhe myslimanė injoronin gjuhėn shqipe, filluan tė ndryshonin emrat e fshatrave ku banonin shqiptarėt. Osmanėt i quanin shqiptarėt tė pa fe dhe tė paudhė, priftėrinjtė grekė e quanin gjuhėn shqipe gjuhė barbare.
LIGJ KUNDER GJUHES SHQIPE>
Njė ligj kundėr gjuhės dhe kulturės shqipe ka lėshuar sulltani i Perandorisė osmane mė 31.maj.1779, Abdul Hamiti II, ku pėrcaktohej saktė marrja nė mbrojtje nga ana e turqve e kulturės dhe gjuhės greke, dhe se duhej luftuar gjuha shqipe. Ky dokument ėshtė nxjerrė nga arkivat greke dhe ėshtė botuar nė gazetėn Thessaloniki (14.korrik.1999). Pėr shekuj me radhė turqit qėllimisht dhe sistematikisht kishin pėrēarė popullsinė shqiptare nė grupe rivalėsh, armiqėsive fetare dhe zėvendėsimin e gjuhės amtare shqipe me gjuhė tė huaja. Ndonėse trashėgimia e panumėrt e poemave, baladave, pėrrallave dhe fjalėve tė urta ishin pėrcjellė gojarisht brez pas brezi, qeveria turke i kishte ndaluar rreptėsisht botimet nė gjuhėn shqipe. Kėshtu qė shqiptarėt shkolloheshin nė shkollat fetare qė ishin nė gjuhėn turke, greke, sllave, italiane, gjermane. Dhe ata qė shkolloheshin nuk e dinin mirė gjuhėn shqipen. Fėmijėt myslimanė duhet tė shkonin nė shkollėn e xhamisė, ku mėsonin turqisht, fėmijėt e krishterė duhet tė mėsonin greqisht. Kėshtu, nė ato pak shkolla fillore nė Shqipėri, asnjėra nuk pėrdorte gjuhėn shqipe. Propagandistė tė djallėzuar pėrpiqeshin tė shkombėtarizonin brezat e ardhshme tė rinisė shqiptare.Gjuha shqipe pėrdorej zakonisht nė jetėn e pėrditshme, prandaj arriti tė pėrcillej nga brezi nė brez.
Nė shekullin XIX interesimi i njerėzve pėr gjuhėn shqipe u rrit shumė dhe brenda pak vitesh u botuan katėr gramatika tė mira shqipe. Njėra u botua nė Firence nga Jeronin De Rada. Tjetra ishte gramatika e gjuhės shqipe nė greqisht, e botuar mė 1882 nga Kostandin Kristoforidhi. E treta ishte gramatika e Sami Frashėrit, e botuar nė Bukuresht mė 1886, nė shqip. Kurse mė 1887, Pashko Vasa nga Shkodra botoi nė Londėr njė gramatikė shqipe nė gjuhėn frėnge. Vėrshimi i letėrsisė kombėtare shqipe nė vend sigurisht qė inatosi qeverinė turke dhe Kishėn Ortodokse greke. Patriarku ortodoks grek lėshoi njė mallkim mbi letėrsinė shqipe dhe kėrcėnoi me shkishėrim tė gjithė ata besimtarė qė do tė guxonin tė mėsonin dhe lexonin nė gjuhėn shqipe. Sulltani urdhėroi tė gjitha postat doganore qė tė mos lejohej asnjė libėr nė gjuhėn shqipe tė futej nė Shqipėri. Dy armiqtė historikė kundėr njėri-tjetrit, tani po bashkėpunonin me zell pėr pėrndjekjen dhe burgosjen e gjithkujt qė kapej me libra tė gjuhės shqipe. Qeveritarėt turq me dhunė dhe prifti e hoxha me propagandė demagogjike u pėrpoqėn tė pėrēanin popullin shqiptar dhe ta linin nė errėsirė. Kėshtu kleri mysliman proturk nė rrugė fetare, ndalonte besimtarėt myslimanė tė ndiqnin shkollat shqipe bashkė me tė krishterėt, me pretekstin absurd se prishin besėn. Nga ana tjetėr, priftėrinj e dhespotė grekė thonin se vetėm greqishtja ėshtė gjuha e perėndisė, kurse shqipja ėshtė gjuhė shejtani dhe, nė kėtė mėnyrė, pėrpiqeshin tė ndalonin pėrhapjen e gjuhės shqipe nė shkolla, xhami, kisha e kudo.
QEVERIA TURKE DHE KISHA GREKE
Mė 1909-n, qeveria turke, nė bashkėpunim me kishėn greke dhe sllavėt, mbylli tė gjitha shkollat shqipe, dhe dha urdhėr tė prerė tė shuhen nė zjarr tė gjuha librat, dokumentet dhe letėrsia shqipe. Gjendja politike nė vend nė atė kohė ishte kritike pėr tė marrė flakė nga ēasti nė ēast. Pėr atdhetarėt shqiptarė u bė mė se nuk do ti realizonin dot kurrė qėllimet e tyre tė larta pa hapur mė parė shkollat shqipe pėr formimin e rinisė. Deri nė atė kohė rinia shqiptare kishte qenė objekt i propagandės sė huaj nė shkollat e hapura nga qeveria turke dhe nga kisha greke, qė tė dyja kundėrshtarė fanatikė tė, gjuhės shqipe dhe tė ēdo ndjenjė atdhetare. Megjithatė, gjatė punės pėr krijimin e sistemit tė tyre shkollor, atdhetarėt shqiptar u ndeshėn me tri probleme tė mėdha, pengesa nga autoritetet turke dhe greke, mungesa e tė hollave dhe mungesa e mėsuesve tė kualifikuar. Shuma tė vogla, por tė dobishme tė hollash ishin mbledhur aty-kėtu brenda vendit, kurse ato mė tė mėdha kishin ardhur nga shoqėritė dhe klubet shqiptare nė vendet e tjera. Mirėpo kishte fare pak mėsues tė kualifikuar tė gjuhės shqipe. Kongresi i 1909-ės
Pėr ti bėrė ballė kėsaj sfide arsimore, Klubi i Selanikut thirri njė tjetėr Kongres nė Elbasan, nė zemėr tė Shqipėrisė, nga data 20 deri 27 gusht tė 1909-s. Nė kėtė Kongres tetėditor, qė kishte synim zhvillimin e lėvizjes arsimore anembanė vendit, erdhėn delegatė nga 28 shoqėri e klube shqiptare. Nė Kongres u vendos qė tė themelohet Shkolla Normale nė Elbasan, njė shkollė gjashtėvjeēare pėr pėrgatitjen e mėsuesve tė rinj. Njerėz tė mėsuar nė universitetet e huaja europiane u gjetėn dhe u caktuan pėr tė formuar stafin pedagogjik. Klubi i Manastirit u caktua si qendra pėr krijimin e njė Federate tė Klubeve Shqiptare nė Shqipėri dhe nė kurbet. Qėllimi i Klubeve ishte pėrhapja e gjuhės dhe arsimit shqip, pa u pėrzier me politikė. Klubi korēar Pėrparimi u caktua si qendra financiare, qė do tė adimistronte ndihmat dhe shtimin e shkollave tė ditės dhe tė natės. Pėrgjegjėsia kryesore dhe prokupimi i madh ishte mbajtja e Shkollės Normale tė Elbasanit. Kongresi i Elbasanit nxiti tė gjithė shqiptarėt tė futnin gjuhėn shqipe nė shkollat e huaja, tė pėrhapura anembanė Shqipėrisė. Mė 18 nėntor 1909 u bė thirrja haptazi, Pėr mbajtjen e Shkollės Normale tė Elbasanit duhen, para, para e mė shumė para. Nuk ėshtė e vėshtirė tė pėrfytyrohet niveli i ulėt i jetesės sė njerėzve, qė u bėhej njė propozim i tillė! Mirėpo, me ose pa mjetet e pėrshtatshme, Shkolla Normale Elbasanit vazhdoi tė pėrgatiste pionierėt e arsimit pėr Shqipėrinė qė po rilindte. Drejtori i parė i Normales ishte Luigj Gurakuqi, qė vite mė vonė kjo shkollė u pagėzua me kėtė emėr. Shkolla Normale u hap mė dhjetor tė 1909-s, me 143 nxėnės. Shpėrthimi i shqiptarizmit i kaloi tė gjitha parashikimet e armiqve tė gjuhės shqipe.
GAZETA< RREVISTA DHE ARRESTIME.
Nė atė kohė dolėn nė dritė rreth 90 gazeta dhe revista shqipe, qė botoheshin nė Shqipėri dhe nė kolonitė shqiptare jashtė vendit. Xhonturqit tė frikėsuar nga ky shpėrthim i shpejtė i arsimit shqip, reaguan ashpėr, duke ndaluar shoqėritė, shkollat dhe botimet nė shqip. Nė Vlorė atdhetarėt arrestoheshin dhe internoheshin, shkolla e Vlorės u mbyll, kurse drejtori i saj Loni Naēi u largua nga Shqipėria, nga frika e vrasjes. Nė Gjirokastėr pionieri i arsimit shqip kombėtar, Koto Hoxhi, u internua nė kėshtjellėn e Bosforit. Pandeli Sotiri, themelues i sė parės shkollė shqipe nė Korēė, u internua nė Selanik. Xhonturqit i kishin vėnė detyrė vetes pėr tė rrjepur tė gjallė tė gjithė shqiptarėt qė punonin pėr pėrhapjen e gjuhės shqipe. Dalja nė pah e gjuhės shqipe, me shkronja latine, provokoi myslimanėt injorantė e konservatorė. Ata protestuan se shqipja, ashtu si turqishtja, duhen shkruar vetėm me shkronja arabe dhe se preferenca e atdhetarėve shqiptarė pėr shkronja latine perėndimore ishte njė pėrēmim pėr fenė myslimane. Njėrės tė paditur dhe injorantė formuan me mbėshtetjen edhe tė qeverisė sė xhonturqėve nė Stamboll shoqėrinė Mahfeli me synimin pėr pėrēarjen e shqiptarėve dhe frenimin e arsimit nė shqip. Nė fund tė vitit 1909, qeveria turke ndaloi pėrdorimin e gjuhės shqipe me shkronja kombėtare, nė tė gjitha shkollat anembanė vendit. Gjithashtu, nxori njė dekret, sipas tė cilit gjuha shqipe do tė shkruhet vetėm me shkronja arabe. Shoqėria reaksionare Mahfeti, me mbėshtetjen e qeverisė turke, shtypi dhe shpėrndau abetaret e para me shkronja arabe. Pėr kėtė arsye, nė shkurt tė 1910-s, u mbajt nė Elbasan njė miting proteste, ku 7.000 njėrės protestuan kundėr pėrdorimit tė shkronjave arabe pėr gjuhėn shqipe. Kėshtu po atė muaj protestat vazhduan nė Korēė, Berat, ku mbi 15.000 veta dogjėn nė qendėr tė qytetit abetaret shqiptare me shkronja arabe, tė dėrguara nga Stambolli. Telegrame tė shumta nga shoqėritė shqiptare tė Selanikut, Shkupit e Manastirit u shprehėn nė mbrojtje tė alfabetit shqip.
Kongresi i dytė i Manastirit
Nė mars tė 1910-s u thirr Kongresi i dytė i Manastirit. Aty u vendos qė tė vazhdojė pėrdorimi i alfabetit kombėtar me shkronja latine dhe protestat kundėr vendimit tė padrejtė tė qeverisė turke. Gazeta atdhetare Shkreptina e Kajros botoi njė memorandum tė hartuar nga kryengritėsit qė luftonin nė malet e Shqipėrisė. Nė tė theksohej se qėllimi i tyre nuk ishte pėr plaēkitur apo pėr tė vrarė, por pėr tė luftuar pėr lirinė e edukimit nė gjuhėn shqipe dhe me alfabetin kombėtar, lirinė pėr tė hapur tė gjitha shkollat shqipe tė mbyllura nga qeveria turke dhe vėnien nė punė tė shtypshkronjave, si dhe botimin e gazetave tė ndaluara, lirimin e tė burgosurve politikė. Dhe pėrfundonte me mesazhin. E gjithė bota e qytetėruar dhe veēanėrisht qeveria e Perandorisė otomane le ta dijė mirė se tė gjithė shqiptarėt, gegė e toskė, kristianė dhe myslimanė, nuk do ta pushojnė luftėn pėr kėto tri kėrkesa, derisa qeveria tė na i garantojė ato me siguri. Edhe nė kėtė luftė turke, greke dhe sllave, shkolla shqipe doli fitimtare. Me pak mjete dhe mėsues, por me dėshirėn nė shpirt pėr dituri shkollore shqiptare, midis pengimeve, sllave, greke dhe turke, shkolla shqipe fitoi nga veriu e deri nė jug tė Shqipėrisė dhe pėrgatiti breza tė rinj atdhedashės.
Krijoni Kontakt