Adem Jashari Simboli i Pavarėsisė
Gėzim Qerimi
I
Trojeve etnike shqiptare tė ndodhura nė njė rajon gjeostrategjik tė rėndėsishėm dhe me fqinjė qė kanė lakmuar gjithmonė trojet e saj, historikisht i ėshtė dashur qė mbijetesėn ta paguajė jo vetėm me mund e sakrifica tė panumėrta, por edhe me shumė gjak tė bijve e bijave tė saj. Burrat e mėdhenj tė historisė sė lashtė e tė re tė kombit shqiptar, nuk i kanė munguar asnjėherė popullit shqiptar, jeta dhe vepra e tė cilėve ėshtė vėnė pa kursim nė shėrbim tė vlerave tė mirėfillta njerėzore, tė lirisė sė tij, tė zhvillimit e pėrparimit. Ata burra tė menēur, dijetarė tė mėdhenj, trima e komandantė, sot mė 17 Shkurt 2009 , rrezatojnė frymėzim dhe krenari pėr ēdo shqiptar kudo qė ndodhet.
II
Kosova shpalli pavarėsinė duke i dhėne fund periudhės sė tranzicionit dhe duke mbyllur kėshtu kapitullin e pėrpjekjeve shekullore, e sakrificave brez pas brezi dhe pritjes sė gjatė sė kėtij populli.
Shpallja e Pavarėsisė sė Kosovės kurorėzoi pėrpjekjet e vazhdueshme tė popullit tė saj pėr konfirmimin e identitetit tė tyre kombėtar. Kjo ditė, e cilėsuar si momenti mė solemn i kombit shqiptar, paraqet sinonimin e tė gjithė kontributit dhe sakrificave shekullore tė bėra pėr arritjen e njė ideali tė tillė.
Pėrpjekjet u kurorėzuan, ndonėse jo edhe nė atė masė sa do tė dėshironim, mirėpo mbi tė gjitha pavarėsia erdhi. Tani mbajmė mbi vete epitetin brezi i parė i Pavarėsisė, prandaj tė shkojmė pėrpara drejt shtigjeve tė reja tė pėrparimit dhe avancimit tė gjithėmbarshėm shoqėror, me tė gjitha specifikat e domosdoshme tė njė shoqėrie tė mirėfilltė mbi baza tė kultivimit tė vlerave tė larta njerėzore, morale dhe kombėtare.
Shteti i porsalindur mban epitetin I RI edhe nė aspektin e pėrqindjes sė lartė tė tė rinjve, e cila karakterizon popullin e Kosovės. Pra, rinia si pjesa mė vitale e shoqėrisė sė njė shteti, paraqet edhe njėrin nga resurset kryesore dhe mė tė vlefshme tė Republikės sė Kosovės, resurs i cili gjatė shtegtimit tonė historik ka qenė sinonim i qėndresės sė pėrgjithshme tė vendit pėr liri dhe pavarėsi. Ajo, gjithashtu, paraqet shtresėn e cila ėshtė flamurtare nė aspektin e kontributit tė dhėnė pėr arritjet e idealeve fisnike tė kėtij populli, dhe, po ashtu, shtresėn e cila nėnkupton bazėn, pėrkatėsisht, pikėnisjen pėr ēdo ndryshim pozitiv e pėrparimtar nė shoqėrinė tonė dhe tė ēdo vendi tjetėr.
III
Sot, mė 17 shkurt 2009, pėrpos qė shėnojmė njė vjetorin e shtetit mė tė ri tė globit, ne si studentė sot shėnojmė edhe ngjarjet historike tė viteve 1968,1981,1997, ngjarje tė cilat padyshim qė i pėrshpejtuan proceset tė cilat e dėrguan vendin drejt Pavarėsimit. Jemi tė vetėdijshėm pėr jehonėn e kėtyre protestave. Dhe pikėrisht kėto ngjarje tregojnė mė sė miri pėr rolin e studentėve gjatė historisė, por ky rol duhet tė tregohet edhe nė shtet-ndėrtimin e Kosovės. Studentėt, si pjesa mė e rėndėsishme e shoqėrisė sė njė vendi, janė karakterizuar pėrherė pėr kontributin e tyre si bartės tė proceseve pėr ndryshime pozitive e integruese, me fjalė tjera kanė ndryshuar rrjedhėn e fatit tė ēdo shoqėrie. Duke u nisur nga ky fakt, vlen tė theksohet gjithashtu kontributi i studentėve kosovarė pėr luftėn ēlirimtare tė popullit tonė. Studentėt u bėnė njė nga shtyllat kryesore dhe shtresa e cila mė sė shumti iu pėrgjigj thirrjes sė atdheut pėr mobilizim nė radhėt e UĒK-sė, tė udhėhequr nga komandanti legjendar Adem Jashari, i cili u bė sinonim i Pavarėsisė sė Kosovės, mė 17 shkurt 2008, me moton Bac u kry .
IV
I gjithė rrugėtimi ynė, qė nga ato ditė e deri mė sot, ėshtė bėrė sė bashku me miqtė tanė ndėrkombėtarė, me nė krye SHBA-tė dhe me BE-nė.
Dhe sot, mė 17 shkurt 2009, sė bashku me gjithė dashamirėt e popullit shqiptar, shėnojmė ditėn mė tė rėndėsishme tė popullit tė Kosovės.
Duke ju pėrkushtuar tė ardhmes, ne, si gjenerata e pavarėsisė, nė periudhėn e ardhshme vlerėsojmė qė rėndėsi duhet tu kushtohet pėrmirėsimeve ekonomike, pėrkatėsisht investimeve tė huaja nė Kosovė, pėrmirėsimit tė standardeve tė jetesės sė qytetarėve tė Kosovės, hapjes sė vendeve tė lira tė punės pėr kuadrot e rinj qė dalin nga ky Universitet si dhe nga vatra tė tjera tė dijes, por edhe tė qytetarėve tė tjerė.
Po ashtu, ēėshtja e Mitrovicės dhe e sigurisė sė qytetarėve, problemet sociale e shumė probleme tė tjera qė e preokupojnė kėtė shoqėri duhet tė rregullohen. Neve si studentė na mbetet qė tė punojmė shumė nė kėtė aspekt dhe tė jemi mbėshtetės tė fuqishėm tė institucioneve tona shtetėrore, sepse pikėsynimi i tė gjithė sakrificave tona ishte qė tė kishim institucionet tona tė lira dhe sovrane. Rinia e Kosovės tanimė ėshtė e hapur qė tė bashkėpunojė me tė gjithė ata qė duan tė ndihmojnė dhe tė pėrmirėsojnė performancėn e Republikės sė Kosovės.
Vizioni ynė pėr tė ardhmen ėshtė qė studenti i Universitetit tė Prishtinės tė ketė kushte sa mė tė mira pėr studim dhe tė jetė konkurrent nė tregun e punės. Shpresoj qė kontributi i studentėve tani do tė mund tė ndryshojė pėr tė mirė dhe pėr progresin e vazhdueshėm tė shtetit tė Kosovės, si nė aspektin arsimor, intelektual e integrues, nė strukturat ndėrkombėtare.
V
Sinonim i kėsaj dite historike, pėr mbarė popullin shqiptar kudo qė gjendet, ėshtė Adem Jashari. Dita e Pavarėsisė sė vendit tonė, mė 17 shkurt 2008, qė na sjell ndėrmend krismat e armėve e tė fishekzjarrėve, urimet e lotėt e gėzimit tė shqiptarėve dhe mesazhin kuptimplotė Bacė u kry, ėshtė dita mė e shėnuar e Popullit tė Kosovės. Sinonim i kėsaj date historike, pa dyshim, ėshtė edhe shoku i tij i armėve, kryeministri i sotėm i Kosovės, Hashim Thaēi. Kėshtu ka qenė e kėshtu do tė mbesė: brezat pėrcjellin pėrjetėsinė. Ndėrsa Sinonim i Pavarėsisė sė Kosovės mbetet Adem Jashari
(Autori ėshtė ish-kryetar i Parlamentit tė Studentėve tė Universitetit tė Prishtinės 2007-2008, aktualisht kryeredaktor i Revistės Bota e Re)
Krijoni Kontakt