Close
Faqja 9 prej 30 FillimFillim ... 789101119 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 90 prej 297
  1. #81
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    ADEM JASHARI - Nė 10-vjetorin e rėnies sė heroit tė Kosovės dhe gjithė familjes sė tij - Akademik Rexhep Qosja







    ADEM JASHARI

    Nė 10-vjetorin e rėnies sė heroit tė Kosovės dhe gjithė familjes sė tij

    Akademik Rexhep Qosja

    Janė bėrė dhjetė vjet qė nga rėnia e Adem Jasharit dhe e anėtarėve tė tjerė tė familjes Jasharaj. Janė bėrė dhjetė vjet nga dita e kėsaj bėme familjare tė jashtėzakonshme, tė pashembulltė jo vetėm nė historinė shqiptare, por edhe nė historinė evropiane. Janė bėrė dhjetė vjet nga kjo rėnie madhėshtore, qė e ka tronditur shpirtin tonė, qė e ka lėvizur historinė tonė tė re dhe e ka pėrshpejtuar ardhmėrinė tonė. Kur flitet pėr sakrificėn e Adem Jasharit dhe tė familjes sė Jasharajve, njėkohėsisht i kujtojmė me pietet tė madh tė gjithė dėshmorėt e kombit; dhe i kujtojmė me pietet tė gjithė ata qė nė mėnyrat mė tė ndryshme jasnė sakrifikuar pėr Kosovėn; dhe i kujtojmė me dhembje tė madhe tė gjithė ata tė cilėve ende nuk u dihen varret. Pėrvjetorin e dhjetė tė rėnies sė Adem Jasharit e tė Jasharajve tė tjerė e shėnojmė pas njė ngjarjeje tė madhe pėr historinė tonė: e shėnojmė vetėm tri javė pas shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės. Kosova ėshtė bėrė shtet i lirė, i pavarur dhe ndėrkombėtarisht i njohur. Kompetencat qė mbi mėvetėsinė e saj do tė kenė pėrfaqėsuesit e OKB-sė e, mandej, tė Misionit tė Bashkimit Evropian, janė tė pėrkohshme dhe kur tė kalojė koha e tyre, Kosova do tė mund tė quhet sovrane.

    Njė padrejtėsi e madhe, e filluar nė Kongresin e Berlinit, mė 1878, dhe e ngritur nė shkallėn e tragjedisė kombėtare nė Konferencėn e Ambasadorėve nė Londėr, mė 1912-1913, qė ėshtė bėrė shkaku i prapangeljes nė zhvillimin e pėrgjithshėm, i varfėrisė dhe i shumė dhembjeve e tragjedive gati njėshekullore nė jetėn e popullit shqiptar, nė masė tė madhe ėshtė ndrequr. Me pėrjashtim tė Rusisė qė po e vazhdon politikėn e saj tė padrejtė, tradicionale, ndaj popullit shqiptar, shtetet e mėdha evropiane, tė cilat atėherė e kishin shkoqur Kosovėn prej tėrėsisė sė saj natyrore, gjeografike dhe demografike, mė nė fund e dėgjuan profetizimin e ministrit tė atėhershėm tė Jashtėm britanik, Eduard Grei, i cili nė fund tė Konferencės sė Londrės, tha: “Morėm njė vendim tė padrejtė qė herėdokurdo do tė jetė e domosdoshme tė rishqyrtohet”.

    Nuk ka dyshim se SHBA-tė janė shteti qė ushtroi ndikimin mė tė madh nė ndryshimin e pozitės historike tė Kosovės dhe, me tė, tė popullit shqiptar nė tėrėsi: janė shteti i cili luajti rolin vendimtar nė pėrcaktimin e statusit tė Kosovės dhe nė njohjen e saj ndėrkombėtare. Le tė thuhet se politika e SHBA-ve ndaj Kosovės dhe ndaj popullit shqiptar e shėnoi historinė e re ballkanike dhe i pėrcaktoi ndjenjat tona ndaj tyre.

    Nė shėnimin e 10-vjetorit tė rėnies sė Adem Jasharit dhe tė anėtarėve tė tjerė tė familjes Jasharaj, nuk mund tė mos theksohet se nė fatin e Kosovės, rol tė veēantė ka pasur shteti, tė cilin shumė breza e kanė quajtur shteti amė – Shqipėria. Pa tė, nuk do tė mund tė bėhej ashtu siē ėshtė bėrė as lufta ēlirimtare. Ajo e bėri atė qė ishte e natyrshme, qė ishte e ashmangshme: e bėri atė qė e bėn vėllai pėr vėllanė.

    Por, ē’tė them pėr luftėn e UĒK-sė dhe pėr bėmėn e Adem Jasharit dhe tė familjes sė Jasharajve? Do tė them: ajo nuk ėshtė bėmė e zakonshme. Ajo ėshtė bėmė historike. Si e tillė ajo ka domethėnie tė madhe, me shtrirje tė gjerė nė hapėsirėn kombėtare dhe me shtrirje tė gjatė nė kohėn kombėtare. E siē e dimė, shtrirje tė tillė, tė pakufizuar nė kohė dhe tė pakufizuar nė hapėsirė, kanė mitet. Kemi tė bėjmė, pra, me njė bėmė reale, qė pashmangshėm merr kuptimin e bėmės pėr tė gjitha kohėt: ėshtė tepėr e pazakonshme, tepėr e jashtėzakonshme, tepėr pėrshtypjelėnėse nė ndjenjat dhe nė vetėdijen e njerėzve. Si e tillė ajo nuk mund tė ēmitizohet kurrė!

    Pse them kėshtu?

    Them kėshtu pėr arsye se Adem Jashari me vetėflijimin e tij, e tė familjes sė tij, tė bėrė nė kushte tė jashtėzakonshme dhe nė mėnyrė tė jashtėzakonshme, e tregoi atė qė fati vetėm atij ia kishte paracaktuar qė ta tregonte nė njė mėnyrė aq dramatike: tregoi se populli shqiptar ėshtė popull historikisht i pjekur pėr tė bėrė sakrificat mė tė shtrenjta pėr liri.

    Nė kushte tė jashtėzakonshme, Adem Jashari gjykoi jashtėzakonshėm: nė qoftė se popullit tim i duhet jeta ime unė do t’ia jap.

    Dhe, ia dha.

    Dhe shumė mė shumė se kaq! Nė kushte tė jashtėzakonshme, Adem Jashari gjykoi edhe mė jashtėzakonshėm: nė qoftė se popullit tim i duhet jeta e familjes sime, unė do t’ia jap.

    Dhe, ia dha.

    Nė kėtė planet nuk do tė duhej tė kishte ushtri dhe polici qė ka njė kodeks moral, qė do tė hynte nė luftė kundėr njė familjeje, por, ja, u gjet njė ushtri dhe u gjet njė polici qė e bėri kėtė krim tė shumėfishuar! Dhe, ne, tani, mund tė themi: me vendosmėrinė e tij, me kodeksin e tij moral, me aktin vetėflijues, Adem Jashari e kaloi masėn e njeriut tė zakonshėm. Dhe, u bė i jashtėzakonshėm. Me vetėflijimin e tij e tė familjes sė tij, Adem Jashari ia tregoi botės fuqinė morale tė popullit shqiptar; shpirtin ēlirimtar tė popullit shqiptar; vendosmėrinė qė do tė ketė populli shqiptar nė luftėn pėr liri dhe pavarėsi.

    Mėnyra e vetėflijimit tė Adem Jasharit dhe tė familjes sė tij u pėrcolli ashtu tė huajve njė mesazh shumė tė rėndėsishėm pėr popullin shqiptar, qė i bėri tė mendonin: populli me kėso vendosmėrie, me kėsi morali, me kėsi karakteri nuk mund tė mbahet i pushtuar gjatė pavarėsisht prej dhunės dhe pavarėsisht prej krimeve qė mund t’i bėjė pushtuesi.

    Dhe, ky mesazh, qė bėma e Adem Jasharit dhe e Jasharajve tė tjerė ua ēoi tė huajve, na bėri tė mundshme ne, tė gjallėve kėtu, nė Prishtinė, dhe kudo qė mund tė ishim tjetėr, qė t’u thoshim ndėrkombėtarėve qė vinin kėtu, gjithnjė e mė rrallė nė verėn e vitit 1998, dhe qė po pritnin qė ushtria dhe policia serbe tė asgjėsonin UĒK-nė dhe tė paqėsonin Kosovėn: mos kini iluzione! UĒK-ja nuk zhduket! Ajo ėshtė si feniksi: ajo ringjallet prej hirit tė vet – se ajo ėshtė thelbi shpirtėror ēlirimtar i popullit shqiptar.

    Dhe, ashtu ndodhi.

    Me vetėflijimin e tij dhe tė familjes sė tij, Adem Jashari nė tė vėrtetė e dramatizoi gjendjen, e dramatizoi fatin e popullit shqiptar nėn sundimin e regjimit serb deri nė shkallėn qė shqetėsoi pambarimisht shumė Evropėn ,SHBA-tė dhe ndėrgjegjen e botės demokratike nė pėrgjithėsi. Nuk duhet mendje e veēantė pėr tė parė, duhet vetėm moral intelektual pėr tė thėnė, se lufta e UĒK-sė po bėhej dhe bėma mbinjerėzore e Adem Jasharit dhe e familjes Jasharaj ndodhi nė ēastet mė vendimtare pėr lirinė e Kosovės: kur e ashtuquajtura rezistencė paqėsore ishte bėrė bashkėjetuese me dhunėn ; kur inteligjencia nė masė tė madhe ishte larguar prej popullit; kur burokracia partiake gjithnjė e mė dukshėm po i shtonte privilegjet e veta; kur retorika politike ishte kthyer nė demagogji patriotike; domethėnė: kur sasia e pėrmbajtjeve jo tė shėndosha nė politikėn legale partiake ishte shtuar shumė.

    A ka nevojė tė thuhet, tani, se lufta e UĒK-sė dhe sakrifica e Adem Jasharit dhe e Jasharajve tė tjerė tė rėnė ia ktheu atdhetarizmit sinqeritetin, natyrėsinė, burrėrinė, nderin – ia ktheu virtytet pa tė cilat atdhetarizmi shndėrrohet nė mjet pėrfitimesh. Nga shtjellimi i sipėrthėnė do tė doja tė nxirret pėrfundimi se vetėflijimi heroik pėr njė ideal tė pėrgjithshėm, siē ėshtė ideali i lirisė dhe i pavarėsisė, nuk mund tė shikohet vetėm si akt heroik: ai ėshtė njėkohėsisht akt i flijimit pėr jetėn e tė tjerėve, ėshtė akt i humanizmit. Nė qoftė se, prandaj,i shikojmė si tė parėndomta, tė jashtėzakonshme, domethėnė i mitizojmė tė bėrat e shenjtorėve tė ndryshėm, tė cilėt vetėm nė raste tė rralla e kanė ēuar humanizmin e tyre deri nė aktin e vetėflijimit, nuk mė duken aspak tė arsyeshme pohimet pėr rėndomtėsimin e bėmės sė Adem Jasharit dhe tė Jasharajve tė tjerė tė rėnė para dhjetė vjetėsh.

    Se, po tė pranonim konceptin pėr rėndomtėsimin e aktit vetėflijues tė Adem Jasharit‘ dhe tė Jasharajve tė tjerė, ne do tė pajtoheshim me konceptin e ndėrtuar mbi tė pavėrteta sipas tė cilit liria dhe pavarėsia e Kosovės janė fryt nė radhė tė parė i atyre qė kishin iluzionin se kishin krijuar rend demokratik nėn dhunėn dhe krimet e regjimit tė Millosheviqit e jo i luftės ēlirimtare tė UĒK-sė dhe i gjakut tė dėshmorėve! Po tė pajtoheshim me atė koncept tė gėnjeshtėrtė, ne do tė bėheshim mohues tė tė vėrtetės historike e kjo domethėnė pjesėmarrės nė korrupsionin shkencor e politik qė po bėhet publik jo vetėm nė disa media kur shkruhet a flitet pėr procese, dukuri e ngjarje tė ēerekshekullit tė fundit nė Kosovė, e sidomos, prej vitit 1990 e deri sot. Po, ta pėrfundoj kėtė fjalė. Ne, tė moshuarit, qė jemi pjekur nė furtunat e viteve tė shkuara, mund t’i quajmė fatlum tė rinjtė, qė do tė gėzojnė frytet e 17 shkurtit 2008. Dua tė besoj se ata do tė jenė plotėsisht tė pavarur qė tė caktojnė vetė, drejt e ndershėm, e jo t’ua caktojnė tė tjerė, tė vėrtetat e vlerat qė do tė ēmojnė. Ne, tė moshuarve, na bėn tė lumtur vetėdija se ata nuk do tė pėrjetojnė sprovat, mundimet a tragjeditė qė kemi pėrjetuar ne.

    Por, nuk do tė duhej tė harrohej se, megjithėse Kosova ėshtė bėrė e pavarur, politika e Serbisė ndaj shtetit tė Kosovės nuk ka ndryshuar: mbetet armiqėsore.

    Nuk do tė duhej, po ashtu, tė harrohej se, megjithėse Kosova ėshtė bėrė e pavarur, ēėshtja shqiptare nuk mund tė quhet e zgjidhur pėrfundimisht. Kur tė zgjidhet pėrfundimisht kjo ēėshtje e rėndė e Ballkanit, Kosova, tė shpresojmė, do tė mund ta pėrdorė lirisht, nė pajtim me interesat historike tė gjithė popullit shqiptar dhe nė pajtim me idealin njėshekullor tė gjithė brezave tonė, sovranitetin e saj – ēka asaj sot nuk po i lejohet! Kjo kohė, besoj, nuk do tė vonojė shumė.

    E ne, tani, s’do tė duhej tė harrojmė pėrgjegjėsinė qė tė trajtohen si duhet ata qė kanė bėrė mė sė shumti pėr pavarėsinė e Kosovės e, jo, siē po ngjet, qė tė privilegjohen e tė shpėrblehen shumė nga ata qė jo vetėm se nuk kanė bėrė asgjė pėr tė po nė tė vėrtetė e kanė bėrė tė kundėrtėn.

    Kėto tė vėrteta kėrkojnė tė mendohet shumė pėr vetėdijen historike dhe morale tė tė rinjve tanė. Dua tė besoj, prandaj, se vetėdija e tyre historike do tė jetė e ndėrtuar jo nė propagandėn partiake qė, aq shpesh ėshtė ndėrtuar mbi privilegje vetjake dhe grupore, pėr ē’shkak ka mohuar edhe luftėn ēlirimtare, po nė moralin e pėrkushtimit tė jashtėzakonshėm, idealist, ndaj lirisė dhe pavarėsisė sė Kosovės, tė atyre qė kanė menduar si tė japin e si tė flijojnė: tė UĒK-sė, tė themeluesit dhe komandantit tė saj, Adem Jasharit, tė familjes – monument JASHARAJ dhe tė gjithė dėshmorėve tė rėnė pėr Kosovėn.

    Kėta janė ēlirimtarėt dhe kėta janė lavdia e Kosovės.

    (Prishtinė, 6.3.2008)
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  2. #82
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-08-2007
    Postime
    1,281
    Nga lista e gjatė nėnvizova emrat e dėshmorėve tė Kosovės qė fillojnė me A dhe me B.
    Ē`koinēidencė ishin 2x20. Unė e ndryshova atė renditje e cila tash duket kėshtu:

    Lindja e tyre lajmėronte AGIMIN
    Rėnia e tyre u siguroi PĖRJETĖSIMIN
    Njėzet AGIMA themel PAVARĖSIE
    Njėzet AGIMA nė ALTAR LIRIE

    Agim Brahim Zekaj nga Raushiqi
    Agim Hasan Sadiku nga Vidishiqi
    Agim Bardh Zeneli nga Jabllanica
    Agim Jusufi nga Dumnica
    Agim A. Shala nga Jeshkova
    Agim Q. Bajrami nga Stagova
    Agim Halil Mėziu nga Morina
    Agim Nebiu nga Haraēina
    Agim H. Ramadani nga Zhegra
    Agim Brahim Gashi nga Sferka
    Nga Randobrava Agim E. Bajrami
    Nga Taraxha Agim Murat Islami
    Agim A. Mazrekaj nga fshati Sllup
    I tha shkjaut ik prej kėtu-hup
    Agim Ajet Duraku nga Buroja
    Si zog mali ku ish nevoja
    Agim A. Nalli djalė nga Krusha
    Si dragua nė mal e fusha
    Agim Ali Selmanaj nga Gllogjani
    Si dikur n` Palluzhė bac Shabani
    Nga Gremja Agim A. Matoshi
    Kurrėnjėherė shkaut s`ia pėrshoshi
    Nga Bellacerka Agim I. Kelmendi
    Luftoi trimi si e deshti vendi
    Edhe kėtė emėr nė mend ta mbani
    Nga Prekazi Agim Rr, Ramadani
    Me Agim S. Dervishin nga Qikatova
    Njėzet AGIMA DĖSHMORĖ i ka Kosova.

    25 mars 2008

  3. #83
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-08-2007
    Postime
    1,281
    Njėzet BESIMA i falėn jetėn LIRISĖ
    Me BESIM pėr ardhjen e PAVARĖSISĖ

    Besim Kabashi nga Opterusha
    Besim Rama nga Batusha
    Besim Isė Vitia nga Mareci
    Besim Daut Halilaj Tėrdeci
    Besim M. Bishtazhini nga Gjakova
    Besim M. Berisha nga Rogova
    Besim M. Krasniqi nga Negroci
    Besim Rizah Tiku nga Verbofci
    Besim Ismail Nuka nga Mitrovica
    Besim Rexhep Muleta nga Korrotica
    Nga Prekazi Besim Hamėz Jashari
    Nga Greiēeci Besim S. Qarri
    Nga Kosharja Besim T. Fazliu
    Nga Dujaka Besim M. Aliu
    Nga larg njė trimi i ndihej zani
    Ish Besim Berisha nga Sharbani
    Para tij po hapej shtegu
    Besim Ukėhaxhaj nga Carrabregu
    Nga Lugishta Besim Parallanga
    Nga Jeshkova Besim Shala
    Besim S. Rexhepi nga Ferizaj
    I tha nėnės mos mė qaj
    Shkau s`e trembi me pushkė e topa
    Nga Gurakoci trimin Besim Sh. Sopa.


    Drenicė, 25 mars 2008

  4. #84
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    prap po e pyes llapin e bedri islamin..

    sipas tyre kish 10 vjet gati qe ekzistonte uck-ja ..qe sipas bedriut..nuk e prisnin clirimin prej "grykave te velanise" (mahalla ku banonte ibrahim rugova ne prishtine) por ku ishin keta anti-velanistet ate dit kur policia serbe erdh ne prekaz..?

    pse me fmijet e vegjel te grave te jasharajve e kish planifikue bedriu i Ramizit te LPRK-se clirimin e Kosoves..?

    Ku ishin lushtaket e kodrat e llapi me shoke.. ?
    Ku ish shoku i vjeter i ademit..kup jakupi e shim hashimi.. lim qeliki e sali veseli.. e xhepi i qoses me demen e demaqit..
    Ku hupen ata te tan bash at dit si sh..urra ne aeroplan..?

    ata i ben bisht luftes.. me shkaun..
    ata ja lan fmive e grave betejen me arkanat e sllobos..
    pra UCK-a per te fat te keq te popullit tone e per tragjedi te atyre djemve e vajzave atdhetare qe u rreshtuan ne te.. ishte nje formacion i c'organizuar e i keq-drejtuar nga nji band mafiozesh qe nuk kishin ideal clirimin e Kosoves por shpartalimin e LDK dhe qendreses se saje popullore.. per llogari te ca krokodilve anti-kombetar ne rogner..

    prandaj u shpartallue UCK-ja e Serbia kurrfar pengese nuk pat gjat gjith asaj kohe qe enveristet e quajn LUFT e qe ish ne fakt.. ec serbi e masakro ke po don e si po don .. pa te hy ferr ne kamb.. e prelud i kesaj ish masakra mbi femijet e grat e jasharajve ne prekaz.. e me von Recaku e malisheva Decani e Gjakova Peja e Prishtina.. e ma von krejt Kosova..

    Kjo masaker nuk mund te mbahej fshehur as prej Serbise as prej kumbareve te saje.. shtabit komunikataxhi te kup jakupit .. zedhensit e ushtrise se zedhensave me kryeredaktor bedri kafexhiun islam enverist te diaspores..
    Dolen trima qe diten e munden ta tregojn te verteten se populli i kosoves ska mbrotje.. ska kurrfar ushtrie qe e mbron.. por ka vec qiellin qe i sjell bore e shi e malet qe i sjellin ere e akull e nji nick UCK-n qe i sjell shkaun ne der .. prandaj eja oj amerik e angli oj europ e shihna hallin tone qe po e mbulojn bukur mire diplomacia e propaganda serbe e mu.tsihanet jakupiste zedhensi-ste enveriste batoniste.. aventuriste rogneriste..

    pikerisht keta.. e historia duhet te ndricoj kush ishin keta.. e sollen Uollkerin ne Recak ku ucka e limes e lushtakve dhe kodrave kish ik si dhelprat e malit.. dhe uollkeri dha alarmin.. Klinton.. populli imjere i Kosoves duhet ndihmue se ka mbet nen meshir te arkanve te srebrenices.. e njejta skeme e skenar.. briti Uollkeri.. e Klintoni e ndgjoj dhe ebesoj mikun e madh te shqiptareve..plakun uollker..dhe rrota e historise.. filloj te luaj per shqiptaret e mjere..

    der aty or shoki llap ora juj dhe e serbise kishin ec krah per krah..

    Mbas denoncimit te uolkerit kur pa recakasit e masakruar.. lujti ora per shqiptaret.. e Nato vendosi te nderhyj e aty mbaron pralla juaj or shoki i PDK-se se LPK-se se PS-se..

    Qysh at dit..ktu e 9 vjet ma pare fatin e Kosoves e mori ne Dore NATO..

    Dhe Nato perzuri Serbine e ushtrine e saje qe ju bedri islamasit e kafiqave e sollet der me der te shqiptareve autokton.. tuj e gicilue me komunikata e pushka kodra mbas lushtako brego thaqve e kupave.. dhe po nato..e jo ju.. ja hapi rrugen popullates se mbetur gjalle shqiptare te kthehej ne vatrat e veta..

    dhe ata u kthyen e i dhan lule tnkve te natos.. pra clirimtareve te tyre..shpetimtareve te tyre..
    ju dolet von.. nga ferrat.. e rognerat..


    edhe nji here mirnjohje Natos ne pervjetorin e sulmeve te saje mbi bishen Serbe..

    ajo dite eshte festa e vertet e madhe e historise shqiptare..
    asnji dite nuk i afrohet asaj..

  5. #85
    In you heart. Maska e ***you&me***
    Anėtarėsuar
    23-05-2007
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    7
    Hero i gjithe shqiptare.Nje figure e pavdekshme qe luftoj per pavarsi dhe per Shqiperine eknike.

  6. #86
    Syrigana Maska e Kujtim Demiri
    Anėtarėsuar
    04-12-2007
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    150

    A duhet permbledh tere veprimtarin e Jasharajve ne nje liber ?

    nuk ka ēmim qe do t'i vlersonte kontributin e Familjes Jashari, keshtu qe une mendoj se duhet te kete nje liber ku do te permbledhet e tere veprimtaria e tyre, dhe ajo te perkthehet ne sa ma shume gjuhe qe te huajt te kene mundesin e te dijne diqka me shume per te.
    une kam pas rastin ku shum te huaj kane qene te interesuar te dijne diqka me shume per Familjen Jashari dhe nuk kane pas mundesi qe te gjejne ndonje liber ne gjuhen e tyre,

    keshtu une jam qe te kete nje liber qe do te tregoj per tere veprimtarin e Jasharjve dhe shokeve te tyre, kurse ne populli te mburremi me ta.

  7. #87
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Kryeparlamentari Krasniqi i dorėzon Familjes Jashari njė kopje tė Deklaratės pėr Pavarėsinė e Kosovės

    Kryeparlamentari Jakup Krasniqi ka qėndruar sot nė Prekaz ku fillimisht ka bėrė homazhe tek Varrezat e Dėshmorėve, pastaj ka qėndruar nė familjen e komandantit legjendar Adem Jashari, tė cilės ka dorėzuar njė kopje tė Deklaratės pėr Pavarėsinė e Kosovės e cila u shpall me 17 shkurt. Nė emėr tė familjes kopjen e deklaratės e ka pranuar Murat Jashari, i cili ėshtė falėnderuar pėr kėtė akt tė denjė tė mirėnjohjes, ndaj familjes Jashari.
    Kryetari i Kuvendit tė Republikės sė Kosovės, Jakup Krasniqi, vizitoi sot familjen Jashari nė Prekaz. Me kėtė rast ai kėsaj familjeje legjendare, e cila sakrifikoi pjesėtarė tė tre brezave, duke qėndruar me heroizėm tė pashoq pėrballė militaristėve serbė, ia dhuroi njė kopje tė Deklaratės sė Pavarėsisė sė Kosovės.

    Kopja e Deklaratės sė Pavarėsisė sė Kosovės iu dorėzua pėrfaqėsuesit tė kėsaj familjeje, Murat Jashari, i cili edhe u falėnderua pėr kėtė akt tė denjė tė mirėnjohjes ndaj familjes Jashari.

    Me kėtė rast, Kryeparlamentari Jakup Krasniqi veēoi kontributin e jashtėzakonshėm tė kėsaj familjeje nė luftė kundėr pushtuesve serbė dhe jehonės qė pati rezistenca e komandantit tė UĒK-sė, Adem Jashari dhe familjes sė tij nė shtrirjen e rezistencės popullore kundėr pushtuesve serbė gjithandej Kosovės, pėr tė fituar lirinė qė e gėzon sot vendi ynė, njofton Zyra pėr marrėdhėnie me media dhe publikime pranė Kuvendit tė Kosovės.
    | s.b & RTK staff |
    02 maj 2008 - 13:25:36
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #88
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #89
    Pro diturise Maska e Gjelosh PRekaj
    Anėtarėsuar
    07-07-2008
    Vendndodhja
    N'rranjen e Rozafs
    Postime
    681
    Ma paqi faqen e zeze per titullin qe i keni vu temes.



    ADEM JASHARI HERO SHQIPTARE

  10. #90
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    sipas shkrimeve te bedri islamit.. ai vec ka percjell luftar prej gjermanie per ne kosov..
    po vet pse nuk u nis kurre per kosov me ju bashkangjit adem jasharit..?
    pse i shmangert bedriu ngjarjes .. pra dites kur u masakrua fisi jashareve me ademin ?
    ku jan njesitet e tjera te uck-s ku jan jakupi hashimi lima..
    pse u la i vetem me gra e fmij ..komandanti legjendar?

    hmmm..

    bedri.. o kelish i ramizit.. e i nexhit.. mbete sherbetor i ppsh-se e i sigurimit enverist.. megjithse mir e di se baben tend.. zenelin e migjenit ta vrau sigurimi enverist..

    u rrite pa bab.. e kete ja ke deshirue shum fmijve te kosoves qe te rriten jetima ..
    e prandaj ja ke deshirue fmijve te kosoves.. me ju u vra baben arkani.. e mbas arkanit me e krye qat pun lpk-ja enveriste e bedriut.. me ningjat polpotiste llapushnikiste..

    adem jasharin.. e sinqerte e perdoret.. si kavje.. o kopila..

Faqja 9 prej 30 FillimFillim ... 789101119 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Dr. Ibrahim Rugova - Presidenti i parė i Republikės sė Kosovės
    Nga Albanino nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 2055
    Postimi i Fundit: 27-11-2014, 11:11
  2. Kėshtu foli Tahir Zemaj
    Nga Nice_Boy nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 123
    Postimi i Fundit: 01-01-2014, 18:52
  3. Tahiraj: Rrefime mbi luften ne Kosove
    Nga Kuksjan_forever nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 09-11-2010, 14:42
  4. Me ne fund u pranua publikisht se kosova ska ushtri
    Nga beni33 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 126
    Postimi i Fundit: 11-03-2009, 18:14
  5. Shpėrthen dhuna ndėretnike nė Kosove
    Nga mitrovicalia_81 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 334
    Postimi i Fundit: 12-05-2004, 00:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •