Close
Faqja 18 prej 74 FillimFillim ... 816171819202868 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 171 deri 180 prej 740
  1. #171
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Dhurate Brezash (si ne epoken e brezareve)


    Agjencia e Lajmeve Sot

    ...

    Deputeti Erjon Braçe ka gjetur një mënyrë krejt origjinale për t’i kujtuar Kryeministrit të vendit Sali Berisha lidhjet e tij me komunizmin. Një foto dhe një medalje. Sipas Braçes medalja i është dhënë Berishës nga Enver Hoxha për sukses në punen e prishjes së kishave dhe xhamive në vend, ne vitet 70. Ndërsa në foto është Sali Berisha me Simon Stefanin ish-sekretar i komunitetit qendror, pamje e fiksuar në celuloid vite më parë. Kjo dy relike Braçe ia dhuroi drejpërdrejtë Berishës, nga foltorja e Parlamentit.

    Në kohën kur shpresat e ish-të përndjekurve politikë ngjallen disi, kur degjojnë se do të hapen dosjet, opozita iu kujton atyre se kush është ai që i premton me kaq forcë se do të nxjerr në pah krimet e komunizmit. Një njeri shumë pranë diktatorit Enver Hoxha.

  2. #172
    Citim Postuar më parë nga Duaje Siveten Lexo Postimin
    Dhurate Brezash (si ne epoken e brezareve)


    Agjencia e Lajmeve Sot

    ...

    Deputeti Erjon Braçe ka gjetur një mënyrë krejt origjinale për t’i kujtuar Kryeministrit të vendit Sali Berisha lidhjet e tij me komunizmin. Një foto dhe një medalje. Sipas Braçes medalja i është dhënë Berishës nga Enver Hoxha për sukses në punen e prishjes së kishave dhe xhamive në vend, ne vitet 70. Ndërsa në foto është Sali Berisha me Simon Stefanin ish-sekretar i komunitetit qendror, pamje e fiksuar në celuloid vite më parë. Kjo dy relike Braçe ia dhuroi drejpërdrejtë Berishës, nga foltorja e Parlamentit.

    Në kohën kur shpresat e ish-të përndjekurve politikë ngjallen disi, kur degjojnë se do të hapen dosjet, opozita iu kujton atyre se kush është ai që i premton me kaq forcë se do të nxjerr në pah krimet e komunizmit. Një njeri shumë pranë diktatorit Enver Hoxha.
    Nuk eshte sekret qe Sala ka qene komunist, ama se kuptoj pse duhej postuar ketu ky shkrim? Cfare lidhje ma me autostraden?

  3. #173
    Kjo autostrade eshte nje sukses i pamohueshem i qeverise Berisha. Pavarsisht kush ishte iniciatori, kjo eshte merite e kesaj qeverie, pasi ishte e vetmja e vuri ne zbatim kete projekt, ndryshe nga qeverite qe e paraprinin te cilat hidhnin premtime ne ere.

  4. #174
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    dujsiv or dujsiv..

    po mbaje mor djal ndoj fije lesh deleje sa per fare ..
    me zor kto dit (dit dosjesh) don me na kujtue se je cakall-enverist..
    po e kena dit mor djal qe diten qe ke hy ne forum ket pun..

    erionin brace na e solle sot.. kulmi..
    erioni i dashka kishat e xhamijat.. e qenka inatosur pse berisha ka prish kisha..
    erioni e urreka simonin stefan..minister te brendshem te enverit.. e qenka terbuar pse berisha ka ber foto me simonin..

    neser na sill nexhmijen me ramiznë..

    lol..

    --


    te rruga tani te dalim.. se mir e ka qerimi..


    RD

    --

    Kreu i qeverisë inspektoi punimet në tunelin e rrugës Durrës-Kukës, i cili është në kilometrin e fundit


    Berisha: Korridori panshqiptar do të inaugurohet në pranverë


    Në pranverën e vitit që vjen, qytetarët shqiptarë do të mund të udhëtojnë përmes rrugës Durrës-Kukës, vepër e cila konsiderohet si një ndër më të rëndësishmet jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për të gjitha vendet e Ballkanit. Kryeministri Berisha ka inspektuar nga afër punimet përgjatë këtij Korridori, duke përgëzuar firmën kontraktuese për ritmet e shpejta të punës së bërë në segmentin që do të lidhë Tiranën me Prishtinën në më pak se 150 minuta. Gjatë inspektimit të ecurisë së punimeve të tunelit Thirrë-Kalimash, kreu i qeverisë ka vlerësuar se do të jetë shumë e shpejtë dita kur të gjithë shqiptarët të kalojnë në këtë rrugë. Ndër të tjera, kryeministri u shpreh se ishte një emocion i veçantë për të të inspektonte nga afër punimet e kësaj vepre madhore për të gjithë shqiptarët, rrugë e cila është në prag të përfundimit të saj. "Nga Rrësheni deri këtu fluturova mbi trasenë e rrugës. Mund t'ju them se udhëtimi më emocional në jetën time dhe vizita më emocionale ka qenë në Kosovë, kur unë kam vizituar për herë të parë këtë vend. Por udhëtimi i dytë më emocional ishte fluturimi mbi këtë rrugë, sepse ajo ka lëshuar shtat në të gjithë trajektoren e saj", vlerësoi kreu i ekzekutivit shqiptar. Më vijnë dy gjëra ndërmend, tha kryeministri, së pari, do të jetë shumë e shpejtë dita kur të gjithë shqiptarët të thonë "u krye", sepse na ka mbetur ky term në histori. Së dyti, vijoi kryeministri, më vjen ndërmend një dialog që kam pasur me një nga "armiqtë" e egër të rrugës, i cili në një moment nuk u përmbajt dhe lëshoi një seri kërcënimesh. "Unë i thashë se rrugën do ta bëjmë, qoftë edhe me bizhutë e grave tona. Tashmë, duke ardhur në këtë rrugë, 1 herë dhe 1000 herë jam i bindur se përgjigjja ka qenë e merituar, se rruga duhej bërë dhe nuk mund t'i jap ndonjë emër më të bukur kësaj rruge sesa Korridori i shqiptarëve. Të jem i sinqertë me ju, shikoja trasenë e kësaj rruge dhe mendja më shkonte te Rruga e Arbrit. Ne do ta bëjmë edhe atë, ne do t'i bëjmë rrugët tona, sepse janë rrugë që shqiptarët i meritojnë", vijoi më tej kreu i ekzekutivit. Gjithashtu, ai shprehu falenderimet dhe mirënjohjen e tij të thellë ndaj ndërtuesve të kësaj rruge. "Dua të falenderoj edhe njëherë dhe të përshëndes punonjësit, ndërtuesit e kësaj rruge, kompaninë e madhe 'Bechtel Enka', për punën e shkëlqyer që kanë bërë dhe po bëjnë. Tunelin nuk do të mundemi sot ta përshkruajmë të gjithin në këmbë, pasi është shumë i gjatë dhe ai po kalon në kilometrin e tij të fundit. Ura tjetër ka përfunduar dhe ashtu siç ju e shihni, është disponibël. Këtë pranverë, do të themi të gjithë së bashku që, Korridori i shqiptarëve "u krye", tha ndër të tjera kreu i qeverisë.


    Rama ka frikë të vizitojë projektin mbarëshqiptar


    Kryeministri Berisha ka ftuar të gjithë qytetarët shqiptarë e njëkohësisht edhe kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama, për të vizituar rrugën Durrës-Kukës, këtë vepër madhore që do të ndryshojë jetën ekonomike të vendit me ritme të shpejta. Kryeministri i është përgjigjur interesit të medias lidhur me arsyet pse po e vizitonte kaq shpesh këtë rrugë, duke theksuar se rëndësia e kësaj rruge është kaq e madhe sa e meriton ta vizitosh çdo javë. "Unë nuk prisja këtë pyetje, unë prisja pyetjen a do të jem çdo javë në këtë rrugë. Mos u çudisni, sepse unë do të filloj të vij, sepse kjo rrugë e meriton ta vizitosh çdo javë. Ftoj qytetarët që tashmë të vijnë dhe ta vizitojnë këtë rrugë. Madje, nëse ndonjëri prej jush mundet të bindë edhe Edi Ramën që të vijë dhe ta vizitojë, në të kundërt, do t'i çojmë foto të rrugës që ta lënë pa gjumë", është shprehur kreu i ekzekutivit në fjalën e tij.


    Bechtel Enka, me ritme të shpejta drejt përfundimit të projektit


    "Bechtel Enka" po punon në të gjithë gjatësinë e rrugës Rrëshen -Kalimash, prej 61 km. Puna vazhdon në 29 urat e kësaj rruge. 19 ura kanë përfunduar dhe ato tashmë përdoren nga mjetet e kompanisë për të lehtësuar trafikun. Janë ndërtuar dhe bazamentet dhe këmbët mbajtëse edhe për urat e tjera. Këtë muaj ka përfunduar dhe ura më e lartë në segmentin e tretë, një urë prej 80 metra e lartë. Në impiantet e prodhimit janë realizuar 526 trarë, 335 prej tyre tashmë janë të instaluar. Deri tani janë kryer 92 përqind gërmime, pa përfshirë tunelin dhe mbushje 89 përqind. Kompania "Bechtel" po punon njëkohësisht në të dy tunelet, në të dy hyrjet veri-jug, paralelisht. Progresi total i gërmimeve në metër kub, i kombinuar në të dy galeritë e tunelit, është 92 përqind. Aktualisht, në këtë rrugë punojnë rreth 3500 punonjës dhe për të arritur një progres të tillë punimesh po përdoren rreth 1300 makineri të tipeve të ndryshme. Rruga Rrëshen-Kalimash ka përfunduar në më shumë se dy të tretat e volumit të punimeve. Sipas një njoftimi të Ministrisë së Transporteve, kompania "Bechtel-Enka" po punon në të gjithë gjatësinë e rrugës, prej 60 km. Ndërkohë, puna vazhdon në 27 ura ndërsa kanë përfunduar punimet në 10 ura. Nga impiantet e prodhimit të kompanisë deri tani kanë dalë 463 trarë të mëdhenj urash, prej të cilëve 292 janë instaluar. Ndër urat e përfunduara është edhe ura më e lartë e projektit, 80 metra, vendosja e trarëve për të cilën kishte filluar që në shtator. Deri tani janë gërmuar 27,3 milion metër kub material, janë përdorur 10,4 milion metër kub material mbushës dhe janë vendosur 168 metra kub struktura betoni. Në shtator kanë nisur edhe provat e asfaltimit dhe pas testeve të nevojshme të kryera, asfaltimi do të vijojë nga hyrja e tunelit deri në Kalimash. Puna e kombinuar në të dy anët e dy galerive të tunelit ka bërë që deri më tani të shpohen mbi 8 km, që do të thotë sa 74 përqind e volumit total të tuneleve. Ky volum punimesh është realizuar nga 1300 makineri të tipeve të ndryshme, ku përfshihen edhe dy fabrika të prodhimti të asfaltit, 5 sonda për të hapur tunelet, dy vinça të mëdhenj për trarët e urave, 2 impiante të prodhimit të trarëve të paranderur të urave, 6 nyje betoni, etj. 3500 punonjësit e angazhuar për momemtin në ndërtimin e kësaj vepre të madhe të mbështetur nga 6 vinça të lartësive dhe peshave të mëdha, 380 kamiona, 92 ekskavatorë, kanë realizuar deri në fund të muajit tetor 15,7 milion orë punë.


    Analogjia e kostos së disa prej projekteve rrugore në disa vende të botës


    -Në Kroaci, segmenti Krapina - Macelj, pati një kosto prej 15 milion euro për kilometër.

    -Në Slloveni, rruga Sentiv - Koseze kushtoi 240 milion euro për 4.5 kilometra, pra 55 milion euro për kilometër.

    -Po në Slloveni, seksioni Tojanë kushtoi 450 milion euro për 16 km, pra 30 milion euro për km.

    -Në Sllovaki rruga Sverepec - Vrtizer kushtoi 300 milion euro për 9.5 kilometra, pra 31 milion euro për km.

    -Në Poloni seksioni autostradal S8 kushtoi 1 miliard, ose 100 milion dollarë për km.

    -Në Suedi autostrada Sodra, 6 km, kushtoi 850 milion euro, ose 140 milion euro për km.

    -Në Hollandë, rruga Delft - Rotterdam, 7 km e gjatë ka kushtuar 700 milion euro, pra 100 milion euro për kilometër.

    -Përsëri në Suedi, bypass-i perëndimor i Stockholm-it kushtoi 2.6 miliard euro, ose 110 milion euro për km.

    -Në Spanjë, 5.5 km në Seville, kushtojnë 590 milion euro, ose 107 milion euro për km.

    -Në Greqinë fqinje, seksioni i rrugës Egnatia Panagra - Polymos, 31 km, kushton 659 milion euro, rreth 21 milion euro për km.


    Blerina TOSLLUKU

  5. #175
    i/e regjistruar Maska e SKIFTERI&12.05
    Anëtarësuar
    04-11-2007
    Postime
    423
    flm Brari per kto informacione me bollek qe ke sjelle.

  6. #176
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ne tv 21 te kosoves nji far gazetare me mbiemer lama drejtonte nje bised me gazetare e u bante pyetje "kineze" ..

    mes tjerash i pyeti.. kinezerisht.. a besoni se ka me perfundue rruga... dhe
    mu.taf-mustafa nano.. u vrenjt u nxi u zverdh e u sperdrodh e tha.. nuk besoj tha..po ti oj qik i tha ksaj lames gazetares.. a beson.. dhe ajo me kok e buz te shtremberume pohoj se as ajo nuk beson..

    pra lama ne nji mendje me mustafen nano..

    a kini ma or kosova.. lahperica enveriste me na i vnue drejtora e drejtoresha televzionesh?

    respekt per gazetarin trim qani mehmeti i cili diti te pergjigjej kombetarisht..



    ..'

  7. #177
    i/e regjistruar Maska e Selami2006
    Anëtarësuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    Te ?
    Postime
    367
    A din dikush se sa do te kushtoj autostrada ?
    Do te jet vjetore kostoja?
    Do te jet mujore kostoja?
    Do te jet javore kostoja?
    Do te jet ditore kostoja?
    apo sa her qe shfrytezohet do te paguhet?

  8. #178
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Ja lexojeni kete, se une s`ja u mbush dot kryet.


    http://www.businessweek.com/globalbi...ge_top+stories

  9. #179
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    OPINION

    Arritjet historike dhe qëndrimet histerike

    26-12-2008 /

    Nga Feti Zeneli


    T aciti thotë: “Janë qesharake përpjekjet e atyre, të cilët dëshirojnë t’ua mbyllin gojën madje dhe brezave të ardhshëm”. Në një pozitë të tillë duket se është vënë tashmë opozita shqiptare dhe përkrahësit e saj në jetën pubike, ndërkohë që në vitet e qeverisjes së demokratëve, Shqipëria është shndërruar në lokomotivën e vendeve të rajonit për integrimin sa më të plotë e më të shpejt të saj në strukturat euro-atlantike, duke realizuar reforma, veprime dhe vepra të përmasave historike. Miratimi para pak ditësh i “ligjit të dosjeve” është padyshim një tjetër ngjarje historike e ndodhur gjatë 3-4 viteve të fundit në Shqipërinë e qeverisur nga demokratët. Natyrisht ajo nuk është e barazvlefshme me nënshkrimin dhe ratifikimin e MSA-së, marrjen e ftesës për anëtërsimin në NATO apo arritjen e standarteve për liberalizimin e vizave me vendet e Bashkimit Europian, por është e krahasueshme në aspektin social-psikologjik me ndërtimin e rrugës “Durrës-Kukës”, investimet miliarda euro në energjitikë dhe realizimin dyshfirore të rritjes ekonomike. Megjithatë qëndrimi publik i mbajtur ndaj këtyre arritjeve është mjaft i diferencuar, për të mos përmendur fjalën “skajshmërisht”, që gjithësesi është plotësisht e thënë me vend. Qëndrimet “pro” dhe ‘kundër” një vlerësimi të tillë, i çertifikuar disa herë rresht edhe nga institucionet ndërkombëtare, janë kaq të papajtueshme në opinionin publik shqiptar sa që shumë mirë mund të përdoret si kriter vlerësimi përkufizimi gjeometrik i dy drejtëzave paralele. Ato nuk kanë asnjë pikë takimi midis tyre. Por në asnjë mënyrë nuk janë shinat mbi të cilat mund të rend e ardhmja jonë e përbashkët.
    Gjithësesi fjala këtu është për qëndrimin mosvlerësues dhe kundërshtues të opozitës ndaj këtyre arritjeve mbarëkombëtare të ndodhura në vitet e qeverisë “Berisha”. Sigurisht ky lloj qëndrimi nuk është rrjedhojë e sjelljes politike të opozitës në demokraci, por pasojë e manifestimit të mentalitetit të saj komunist në sistemin pluralist. Por ajo ç’ka përbën kulmin e këtij qëndrimi mosvlerësues është tendeca e përbaltjes me çdo çmim e arritjeve të realizuara në këto 3-4 vitet e fundit në Shqipëri. Kjo është arsyeja që opozita politike dhe mbështetësit e saj të të gjitha kategorive, projektin madhor të rrugës “Durrës-Kukës” e përbaltin me shpifje “për korrupsion”, investimet e rëndësishme në energjitik apo sektorët e tjerë të jetës ekonomiko-shoqërore i përçmojnë si “premtime mashtruese”, procedurat e anëtarsimit në NATO dhe BE i zhvlfetësojnë me sllogane të tipit: “u erdhi koha për t’u bërë”, etj. Ndërsa rritjen ekonomike dyshifrore edhe pas çertifikimit të bërë prej Fondit Monetar Ndërkombëtar e konsiderojnë përsëri si mungesë të seriozitetit dhe profesionalizimit të statistikave shqiptare apo “një shifër të diktuar në mënyrë subjektive nga kryeministri Berisha për konsum politik”.
    Po cili është shqetësimi real në këtë rast? Natyrisht ai nuk ka të bëjë me shvleftësimin moralo-elektoral të opozitës apo diskreditimin publik të mbështetësve të saj histerik, por me konfuzionin dhe demotivimin e publikut në përkrahjen e forcave progresive. Pavarësisht se kemi të bëjmë me çështje fjalësh në erë, faktet a rritjeve s’mund të marrin atë vlerë që kanë realisht kur publiku shënjestrohet sistematikisht me shpifje dhe intriga politiko-institucionale të subjekteve apo individëve të ndryshëm, që janë rreshtuar në opozitë jo si kundërshtarë politikë e përfaqësues alternativash të tjera zhvillimi, por si detashmente demaskimi e mohimi të gjithçkaje të mirë që është arritur në këto 3-4 vitet e fundit në vendin tonë. Madje ata janë të prirur dhe të vendosin “shkopinjë nën rrota” për çështjet e zhvillimit dhe integrimit euro-atlantik të Shqipërisë, mjafton që fati i pushtetit t’u buzëqesh atyre. Të gjithë e kemi parasysh se ç’bën ata në ’97-ën për t’u rikthyer dhunshëm në krye të vendit, të cilin e qeverisën në mënyrën më të keqe të mundshme për tetë vjet rresht, duke e lënë në varfëri e izolim të plotë, për shkak të sistemit të korrupsionit që aplikuan në të gjithë nivelet e qeverisjes. Rekordet e zeza që ata vendosën në çdo fushë të ekonomisë dhe jetës shoqërore i kemi të gjithë parasysh. Dhe kjo është një arsye më shumë që fjalët dhe opinionet e tyre duhen marrë si tendenca kundërvënëse dhe jo si këshilla dashmirëse.
    Ka një palë opinionistësh që mendojnë se, ky lloj qëndri i opozitar është boomerang për vetë të ardhmen e tyre politike, por realisht pasojat negative e shtrijnë efektin e tyre edhe tek publiku i gjerë, që ndodhet nën trysninë e opinioneve kundështuese e mosvlerësuese përballë fakteve të serviruara. Presidenti i sapozgjedhur amerikan, Barack Obama, në librin e tij “Guximi për të shpresuar”, midis të tjerash thotë: “Unë e kuptojë se jo gjithmonë me fakte mund t’i jepet zgjidhje debateve tona politike…Politikani i sotëm e kupton këtë. Ai ndoshta mund të mos gënjejë, por ai e kupton se nuk ka shpërblim më të madh për ata që thonë të vërtetën, sidomos kur e vërteta është e koklavitur. E vërteta mund të shkaktojë shqetësim; e vërteta mund të sulmohet; mediat nuk do të kenë durim të sjellin gjithë faktet dhe kështu publiku nuk do ta njohë dallimin midis të vërtetës dhe të rremes.” Aq më tepër kjo është mësimdhënëse për publikun shqiptar, që për 45 vjetë rresht në monizëm i është servirur “sapuni për djathtë”. Janë pikërisht pasardhësit e rinovuar të komunizmit enverian që edhe në vitet e pluralizmit i kanë hypur së prapthi kalit të demokracisë. Qëllimi i tyre i mbrapsht është që të përdorin çdo mundësi për t’mos e lënë qytetarin të gëzohet e të shpresojë për më mirë, duke u mbështetur në arritjet e deritanishme. Qytetari i thjeshtë, që siç thotë Louis Brandeis, “…është ofiqi më i lartë në një vend demokratik”, nuk ka jo vetëm mundësi intelektuale por as kohë fizike që t’u përkushtohet analizave e ballafaqimeve të tilla, edhe sikur të kthejmë “orën e informacionit politik” të kohës së monizmit. Ai, bazuar në ndodhitë e këqia që kanë shoqëruar pjesën më të madhe të jetës së tij, jo vetëm në monizëm por edhe në demokraci, është i predispozuar të dëgjojë më shumë se sa të shohë, të qahet më shumë se sa të lumturohet, të jetë më shumë militant se sa mirënjohës e kështu me radhë.
    Zgjidhjet politike dhe investimet ekonomike që ka kryer qeveria e Partisë Demokratike në këto 3-4 vjetë çmohen historike, veç të tjerash edhe për faktin se kanë një impakt pozitiv në jetën e çdo shqiptari, brenda apo jashtë kufijëve tanë shtetror. Parë në këtë këndvështrim, nëse të gjithë do të ishin sado pak mirënjohës për këto arritje të rëndësishme, atëherë do të ishte gjetur një mënyrë për t’ua mbyllur gojën llapaqënëve opozitar, që s’rreshtin duke sharë e mallkuar qeverinë “Berisha”. Po i lëmë ngjarjet dhe proceset e lidhur me integrimin euro-atlantik të Shqipërisë dhe po u referohemi vetëm investimeve ekonomike të kryera apo të kontratuara në këto 3-4 vitet e fundit. Rruga “Durrës-Kukës”, “Rruga e Arbërit”, autostradat Lushnjë-Fier, Fier-Vlorë, Levan-Tepelenë, Gjirokastër-Tepelenë, Korçë-Qafë Thanë, Kardhiq-Sarandë, Tiranë-Elbasan, rruga “Vlorë-Sarandë”; HEC-i i Kalivaçit, HEC-et mbi Devoll, mbi lumin Drin, TEC-et dhe Parqet e ndryshme energjitike ne Vlorë, Fier, Porto Romano, etj., kanë një shpërndarje gjeografike në të katër anët e vendit tonë. Kjo do të thotë se shumica e shqiptarëve janë të favorizuar nga këto investime që përmbajnë përveç elementëve të zhvillimit edhe elementë të qytetërimit bashkohorë. Rritja ekonomike dyshifrore përveçse në këtë mënyrë, nuk mund të arrihej ndryshe. Natyrisht nuk po renditim këtu efeketet e reformave të ndryshme që në një farë mënyrë janë të ardhura financiare më shumë në buxhet, janë mundësi më shumë për çdo qytretar të këtij vendi. Në këto kushte është e pajustifikueshme që balanca e qëndrimeve të mos anojë nga përkrahja dhe nxitja për arritje edhe më të mëdha në të gjitha fushat e jetës ekonomiko-shoqërore. Ka ardhur koha që gjithkush të bëhet sa më realist në mendimet dhe gjykimet e tij publike, duke lënë mënjanë sjelljet e pshtirosura militantike të tipit të “gruas nga Berati”.
    Është marrëzi e madhe për këdo që të hutohet pas opinioneve negative, por nuk ka fatkeqësi më të madhe se sa të marrësh këshilla të këqia, duke iu kundërvënë symbyllurazi veprave të mira. Qeverisjet majtiste të viteve ’97-’05 dëshmuan dështim të plotë përballë problematikës së kohës. Ky ka qënë një konstatim i institucioneve ndërkombëtar i ngritur disa herë me forcë, deri sa e humbën durimin dhe klithën: “Kriminelët po shkatërrojnë vendin tuaj, ndaj u duhet një qeverisje tjetër!” Ka rreth tre vjet qysh nga koha e rikthimit në pushtet të demokratëve, që në raportet apo deklaratat e ndryshme të institucioneve ndërkombëtare, këshilla “për më shumë reforma” është zvendësuar me fjalën “progres”. Kam parasysh këtu një raport të tillë të Brukselit, të hartuar në vitet e mandatit të dytë të socialistëve, ku fjala “korrupsion” përmendej mbi 40 herë, duke paralajëmruar regresin e gjithanshëm që i vinte vendit tonë nga ky fenomen kanceroz për ekonominë dhe shoqërinë shqiptare. Përmbysja e situatës nuk ka qënë e lehtë për qeverinë “Berisha”, ku shpesh i është dashur të sakrifikojë edhe elektoralisht. Sidoqoftë këto janë “efekte anësore” të reformave, pasi e rëndësishme është që ato të kurojnë sëmundjet e përgjithëshme nga të cilat vuan shoqëria dhe vendi në tërësi. Dhe këto “sëmundje” deri në 3 korrik ’05 kishin të bënin me sistemin e korrupsionit të ndërtuar nga socialistët, me mungesën e investimeve të huaja, gjendjen skandaloze të infrastrukturës, krizën energjitike, informalitetin ekstrem, trafiqet e shtuara, klimën e papërshtashme të biznesit, mungesën e sigurisë dhe garancisë, etj., të cilat tani ose janë kuruar plotësisht ose janë duke u kuruar me sukses, pavarësisht qëndrimeve histerike të ramistëve dhe mbështetësve të tij.

    ...
    55

  10. #180
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Me aq sa kam kuptuar une kjo rrug ju pengon vetem armiqve te shqiptarve,kjo rrug eshte dashte te kete ndertua xhaxhi enver por duke ditur tradhetin e tij ndaj kosoves nuk e ka ber dot.
    Kurse sot klika e kuqe komuniste akoma mundohet ta pengoj kete rrug por nuk kuptojn te gjoret se koha e tyre ka perendua njeher e per gjithmon.Vetem edvinat e erionat keta kopila komunist mundohen qe te qendrojn sa ma larg kosoves arsyeja eshte e thjesht duke qen vazhdimsi e politikes komuniste ata nuk deshirojn ne asnjemenyr ta tradhetojn idealet e xhaxhit enver i cili ishte nje krijes jugosllave.
    Kjo rrug definitivisht bashkon kosoven me shqiperin dhe dobson lidhjet me serbin dhe greqin sepse keto dyshtete haptas tregojn urrejtjen qe kan ndaj shqiptarve.
    Ca forimista te keti forumi mund te jen pa vetdishem ose bejn punen e djallit kur thon hapur se kjo rrug nuk ju eshte dashte shqiptarve,apo ndoshta nga urrejtja qe kan per Berishen i cili eshte i vetmi politikan qe ate qe ka premtua e ka zbatua ne perpikri i pelqeu dikuj apo jo kjo nuk ka rendesi.
    QENET LEHIN KARAVANI VAZHDON

Faqja 18 prej 74 FillimFillim ... 816171819202868 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Lista e 813 personave në kërkim nga Interpoli
    Nga Albo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 29-12-2014, 10:16
  2. 200 të shumëkërkuarit shqiptarë në të gjithë Botën
    Nga Albo në forumin Në kërkim të personave të humbur
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-02-2011, 10:52
  3. Përgjigje: 40
    Postimi i Fundit: 14-04-2009, 15:15
  4. Panik në autostradë, në zjarr një fabrikë, rrezikon stacioni elektrik
    Nga Bledari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 02-12-2008, 16:04
  5. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •