Close
Faqja 17 prej 74 FillimFillim ... 715161718192767 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 161 deri 170 prej 740
  1. #161
    i/e regjistruar Maska e SKIFTERI&12.05
    Anëtarësuar
    04-11-2007
    Postime
    423
    Citim Postuar më parë nga Qerim Lexo Postimin
    Zoteri ! Inati besoj se eshte nga ana juaj ,per ate qe autori i shkrimit ka te drejte.Une per vete jetoj ne Shqiperi (nuk e di ku banoni ju) ,por nuk kam degjuar apo pare ndonjehere ndonje forme te ngjashme te optimizmit tuaj apo te ndonje tjetri ne forum ne lidhje me kete rruge.Prandaj dicka qe nuk ka baza te verteta kthehet ne mith.Une per vete e miratoj thellesisht kryerjen e kesaj rruge, e cila per mendimin tim eshte nje rruge humanitare per popullin e Kosoves.
    po qfare rruge humanitare kjo kaqen eshte emergjente edini ju qe sa eshte e brengosur serrbija mali i zi dhe greqia qe po ndertohet kjo rruge eju do qeshni se seshte ashtu ne javen qe polem pashe ne nje emision televizive ishi ministrin e jashtem te serrbise vuk drashkoviqe dhe thoshte se kosova te vetmen rruge drejte evropes e ka permese serrbise gazetarja tha se eshte shqiprija ndersa aje ja ktheu perne shqipri munde te shkosh vetem me kuaje e mushka kjo eshte editur thoshte igjori dote mendoje ndryshe nga viti i ardhshem,ndersa grekut nuke do i qarkullojne shum kamjon e autobus nga maqedonia rumanija e hungarija perte dale ne dete ndersa malit te zi doti mungojn nja treqinmije pushuse vere ne vit spaku prandaje kushe mendon negativishte per rrugen me vet dije apo pate eshte thjeshte nje argate i armiqeve te shqiptarve

  2. #162
    i/e regjistruar Maska e SKIFTERI&12.05
    Anëtarësuar
    04-11-2007
    Postime
    423
    aka njohuri dikush se si eshte gjendja e rruges tani se deshirojme te shkojme ne pushime amunde te dilet tashe ne dimer ne ate rruge durrs kuks.

  3. #163
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Citim Postuar më parë nga SKIFTERI&12.05 Lexo Postimin
    po qfare rruge humanitare kjo kaqen eshte emergjente edini ju qe sa eshte e brengosur serrbija mali i zi dhe greqia qe po ndertohet kjo rruge
    Sa jane te brengosur ? Na sill ndonje shkrim ! Une mendoj se atyre as jau ndin per kete rruge

    eju do qeshni se seshte ashtu ne javen qe polem pashe ne nje emision televizive ishi ministrin e jashtem te serrbise vuk drashkoviqe dhe thoshte se kosova te vetmen rruge drejte evropes e ka permese serrbise gazetarja tha se eshte shqiprija ndersa aje ja ktheu perne shqipri munde te shkosh vetem me kuaje e mushka kjo eshte editur thoshte igjori dote mendoje ndryshe nga viti i ardhshem,
    Mos je ti ndonje shkie qe kqyr emisionet e serbit???Se Serbise i intereson kjo rruge per ardhur ne Tirane dhe Durres.Nje defekt i kesaj rruge eshte se do na cajne kryet drugo zhdrugo ne mes te qyteteve tona.

    ndersa grekut nuke do i qarkullojne shum kamjon e autobus nga maqedonia rumanija e hungarija perte dale ne dete ndersa malit te zi doti mungojn nja treqinmije pushuse vere ne vit spaku prandaje kushe mendon negativishte per rrugen me vet dije apo pate eshte thjeshte nje argate i armiqeve te shqiptarve

    Kjo eshte thjesht nje MARRZI.

  4. #164
    i/e regjistruar Maska e DardanG
    Anëtarësuar
    18-02-2006
    Postime
    441
    Pasi që shumë nga parlamentarët e Shqipërisë( ata të partive të djathëta sepse ata të partive të majta (që ishin dhe janë gjithmonë kundër kësaj rruge e unë them se me këtë ata deshmuan dhe deshmojnë se nuk janë vetëm kundër ndërtimit të kësaj rruge, por janë më shumë kundër Kosovës, kundër Shqipërisë, kundër kombit shqipëtarë, e bojkotuan këtë vizitë), i bënë një vizitë, muaji më parë, ecurisë të punimeve të Autostradës Durrës-Kukës, Morinë, ku panë edhe punimet në shpimin dhe hapjen e tunelit të gjatë, Neritan Ceka, një nga ata majtistët e përbetuar,( ishte i vetmi nga majtistët që mori guxim dhe hoq inatin dhe urrejtjen dhe vendosi t´iu bashkangjitet parlamentarëve të tjerë në vizitë punimeve të aksit rrugor, të shoh me sytë e vet se c´po ndodhë në atë rrugë aq të përfolur, po ndërtohet a jo), i mahnitur me atë që pa me sytë e tij, tha, në një intervistë dhënë një gazete të përditdhme, "Me këtë rrugë po ndërtohet kurrizi i kombit...!"
    Neritan Ceka, gjatë gjithë intervistës që kishte dhënë, dukej i ngazëllyer me atë që pa me sytë e tij,ndaj thoshte "po ndërtohet kurrizi i kombit!" Atë ditë, për të, e dorës së parë ishte Autostrada që po ndërtohej, ndërsa e dorës së dytë, madje krejtë dicka sekundare, e parëndësishme, ishin abuzimet e përfolura me investimet dhe cmimin e kësaj rruge! Ai tha, pas insistimit të gazetarit, se me abuzimet duhet të merren gjykatat dhe me rëndësi është se Autostrada po ndërtohet!
    Ua përkujtova këtë deklaratë të Neritan Cekës sepse dukej e sinqertë dhe e peshonte Autostradën në ndërtim, rëndësinë e saj për kombin shqipëtarë, kurrizi i të clit po ndërtohej, pra kombi po lidhej, po afrohej fizikisht,ekonomikisht, kombëtarisht, politikisht...!
    Por, sa ka të tillë që e cmojnë ndërtimin e Autostradës Durrës-Kosovë?! Janë shumë, por ka edhe jo të paktë që jo vetëm që nuk e duan një "kurriz" të kombit, sic shprehej Neritan Ceka për Autostradën në ndërtim, por ata duan t´ia thyejnë edhe gjymtyrët e kombit shqipëtarë, eshtrat t´ia bëjnë thërrime thërrime, Shqipërinë ta izolojnë, ashtu sic qe e izoluar, nga pjesë të mëdha të kombit në troje të tjera etnike të okupuara nga fqinjët armiqësorë dhe ta mbajnë sa më larg nga ato! Politikë serbe, greke, politikë e djallit është kjo! Politikë edhe e "shqipëtarëve" është kjo kur shprehen me aq indinjatë, kur shpërfyturohen menjëherë po sa të dëgjohet ndonjë fjalë për këtë rrugë, për këtë "kurriz të kombit", sic thotë Neritan Ceka!

    Ja një shëmbull tipik sic shprehen antiautostradistët, në stilin "jam por për shkak të... nuk jam", duke e zvogëluar tërsisht rëndësinë e ndërtimt të kësaj Autostrade!, politikë përfide ndjekur, politikë sabotazhi dhe nxitje pakënaqësie dhe thirrje në kundërshtim dhe munsdësisht ndalimin e ndërtimit të kësaj udhe!

    [Qerim;2101380]Zoteri ! Prandaj dicka qe nuk ka baza te verteta kthehet ne mith.Une per vete e miratoj thellesisht kryerjen e kesaj rruge, e cila per mendimin tim eshte nje rruge humanitare per popullin e Kosoves.
    [/QUOTE]


    Besoj që e di edhe postuesi më lartë se Autostrada të tilla, madje as edhe një udhë e cfarëdo madhësie qoftë, nuk ndërtohet për shkaqe humanitare, ani në territorin e një shteti, pa pasë shkaqe të forta politike, gjeostrategjike, ekonomike, shtetërore, kombëtare...! Gjermanët, italianët, francezët..., e gjithë bota, dhe tani BE nuk ndërtuan dhe ndërtojnë, nuk ndajnë fonde të mëdha për ndërtimin udhëve anëkënd shteteve të tyre sdhe mes shteteve të tyre, dhe tani Europa e Bashkuar planet e mëdha dhe fondet e mëdha që i ndanë për ta lidhur këtë kontinet me kontinente të tjera, nuk i bënë për shkaqe humanitare por janë inetersat të tjera madhore për punë të tilla! E, për "shqipëtarë! tonë autostradat janë therr në sy, urrejtja ndaj tyre është e pashëmbullt! Fundja, nuk kanë edhe faj! Ideja e tyre është një Shqipëri e zvogëluar, e izoluar, e pazhvilluar, e mbrapambetur, një komb i coptuar, pa kurruiz, madje mundësisht edhe pa gjymtyrë...! Cudi, kështu mendojnë edhe fqinjët armiqësore të Shqipëtrisë dhe kombit shqipëtarë, pra serbi, greku, maqedoni...!
    Ndryshuar për herë të fundit nga DardanG : 21-12-2008 më 10:39

  5. #165
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Neritan Ceka, gjatë gjithë intervistës që kishte dhënë, dukej i ngazëllyer me atë që pa me sytë e tij,ndaj thoshte "po ndërtohet kurrizi i kombit!"

    O ti i paditur ! Eshte e vertete qe po ndertohet kurrizi i kombit ,por kombit po i hiqet frymarrja ,i zihet liria. Te gjithe e dime sa c`ndodhi me jugosllavine e titos per ato dreq borxhe, qe me mire te mos i kishte marre kurre.Apo per perpjekjet heroike te turqise deri ne vet-mohim deri sa lau borxhin e jashtem, por qe shkaktoi aq probleme sociale.

    Besoj që e di edhe postuesi më lartë se Autostrada të tilla, madje as edhe një udhë e cfarëdo madhësie qoftë, nuk ndërtohet për shkaqe humanitare, ani në territorin e një shteti, pa pasë shkaqe të forta politike, gjeostrategjike, ekonomike, shtetërore, kombëtare...! Gjermanët, italianët, francezët..., e gjithë bota, dhe tani BE nuk ndërtuan dhe ndërtojnë, nuk ndajnë fonde të mëdha për ndërtimin udhëve anëkënd shteteve të tyre sdhe mes shteteve të tyre, dhe tani Europa e Bashkuar planet e mëdha dhe fondet e mëdha që i ndanë për ta lidhur këtë kontinet me kontinente të tjera, nuk i bënë për shkaqe humanitare por janë inetersat të tjera madhore për punë të tilla!

    Gjermanet ,italianet dhe francezet i kane pase autostradat prej vitesh, o mik. A e di historine e kungullit qe ju ngjit gardhit, dhe kur kujtoi se eshte dikush, ra e u be therrime ????
    Ndryshuar për herë të fundit nga Qerim : 21-12-2008 më 12:19

  6. #166
    i/e regjistruar Maska e beerti
    Anëtarësuar
    11-08-2007
    Postime
    197
    Citim Postuar më parë nga SKIFTERI&12.05 Lexo Postimin
    aka njohuri dikush se si eshte gjendja e rruges tani se deshirojme te shkojme ne pushime amunde te dilet tashe ne dimer ne ate rruge durrs kuks.


    Pajtohem , me ty nese ka naj Fotto rreth punimev deri qka eshte punuar deri sot deri ku kan ardh punimet

  7. #167
    i/e regjistruar Maska e DardanG
    Anëtarësuar
    18-02-2006
    Postime
    441
    Hm...! Ja se cka i thotë "i dituri" "të paditurit!"

    [QUOTE]
    Citim Postuar më parë nga Qerim Lexo Postimin

    O ti i paditur ! Eshte e vertete qe po ndertohet kurrizi i kombit ,por kombit po i hiqet frymarrja ,i zihet liria.
    I " dituri" na thotë se Autostrada Durrës-Kosovë, ose sic e quajnë kurrizi i kombit, po ia hiqka frymëmarrjen kombit dhe po ia zënka lirinë! Hajde logjikë e të diturit, hajde!
    E unë gjithmonë kam kujtuar se, mbase edhe duke iu besuar specialstëve që ishin dhe janë për ndërtimin e udhës, pra të kurrizit të kombit, se pikërisht kjo autostradë do të jetë ajo që do t´i ofroj më shumë liri kombit, do ta afroj më afër njeri tjetërit një pjesë të kombit me pjesën tjetër të po këtij kombi, i cili pa të drejtë ishte i ndarë mes vete një kohë të gjatë nga armiqtë historik dhe se kjo udhë do t´i sjellte më shumë paravësi politike, ekonomike tërë kombit, më shumë të ardhura për kombin, për Kosovën do të hapej një mundësi tjetër për t´u furnizuar me mallëra nga Shqipëria e jo sic bënë tash nga Serbia, shqipëtarët e Kosovës ato lekë të kursyera, gjatë verave, do t´i shpenzonin në plazhet e bregdetit të Shqipërisë, dy portet tashmë kombëtare, ai i Durrësit dhe i Vlorës do të kishin më shumë punë, më shumë fitime, më shumë të ardhura jo vetëm duke ngarkuar e shkarkuar mallëra për Kosovën, por edhe për shumë shtete të rajonit, pra do të ishin porte ndërkombëtare dhe do të mateshin me portet e Selanikut, Rijekës e Splitit....! Por, ja që ky farë i "dituri", del haptazi kundër ndërtimi të kësaj autostrade, me rëndësi jetike, pra kundër ndërtimit të kurrizit të kombit, duke e quajtur atë si zërje fryme e lirie për vet kombin...! Jo, soji i tij nuk do kurriz të kombit, nuk do as gjymtyrë të kombit, ai dhe soji i tij do një Shqipëri të izoluar, pa autostrada e udhë bashkëkohëse, nuk do zhvillim ekonomik, sepse i zihet fryma, dhe afrimi i kombit ia rrezikon lirinë...!

    Pastaj...!
    Te gjithe e dime sa c`ndodhi me jugosllavine e titos per ato dreq borxhe, qe me mire te mos i kishte marre kurre.
    Jugosllavinë e Titos, ore i "ditur", nuk e shkatërruan borxhet, por verbëria shoveniste serbe dhe ambicjet e saja historike për të domunuar në Europen Juglindore dhe për të krijuar një shtet të madh serb në këto anë, duke nënshtrruar dhe zhdukur popuj e kombe të tjera! Ato borxhe që i kishte ish Jugosllavia garantojnë t´i kthejnë shtetet që dolën nga ajo ish përbërje, madje borxhe shumëfish më të mëdha për shkak biorxheve të reja që pasuan gjatë e pas luftërave, dhe ato shtete për këtë nuk bëhen dhe fort merak(si puna jote që ua qanë hallin!)

    Dhe ja se cfarë na thotë i "dituri"!

    Gjermanet ,italianet dhe francezet i kane pase autostradat prej vitesh, o mik.
    Sipas teje, i "ditur" gjermanët, italianët dhe francezet...paskan qenë shumë fatlum, sepse kur pikën në këtë botë dhe në ato vende të tyre, kushedi se kur, autostradat i gjetën të gatshme dhe atyre nuk u mbeti tjetër vecse t´u ngasin automobilave të tyre dhe me automjetet e tyre të bartin mallëra! Pra, ato shtete dhe ata popuj paten shumë fat sepse nuk shtruan autostrada( i gjetën të gatshme), nuk u djerësiten, nuk u shpenzuan, ato nuk ua zunë frymëmarrjen dhe as nuk ua cenuan lirinë!
    Shqipëtarëve, u zihet fryma dhe liria kur ndërtohen autostrada dhe mallkojnë lekët e dhënë për këtë, atyre u mjaftojnë udhët e karvaneve me qerre druri e kafshë bartëse! Ani po të jetë ajo Autostradë qe synon sot afrimin e kombit shqipëtar dhe nesër mundësisht edhe të bashkimit të tij, pra po të jetë "kurriz i kombit, do shihni se si shperfytyrohen "shqipëtarët" e nga gojë e tyre sa mallkimi do të lëshohet...! As greku e serbi nuk mallkojnë aq hapurazi kundër kësaj autostrade!

    Jo ore i "ditur", soji i juaj nuk do autostradë sepse nuk do komb të bashkuar, madje as të afruar! Ju nuk doni kurriz të kombit, ju nuk doni as gjymtyrë të kombit! Ju e doni kombin shqipëtarë, të ndarë, të sakatuar, të izoluar, të pazhvilluar... ashtu sic e do serbi e greku!

  8. #168
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Citim Postuar më parë nga Qerim Lexo Postimin
    Neritan Ceka, gjatë gjithë intervistës që kishte dhënë, dukej i ngazëllyer me atë që pa me sytë e tij,ndaj thoshte "po ndërtohet kurrizi i kombit!"

    O ti i paditur ! Eshte e vertete qe po ndertohet kurrizi i kombit ,por kombit po i hiqet frymarrja ,i zihet liria. Te gjithe e dime sa c`ndodhi me jugosllavine e titos per ato dreq borxhe, qe me mire te mos i kishte marre kurre.Apo per perpjekjet heroike te turqise deri ne vet-mohim deri sa lau borxhin e jashtem, por qe shkaktoi aq probleme sociale.

    Besoj që e di edhe postuesi më lartë se Autostrada të tilla, madje as edhe një udhë e cfarëdo madhësie qoftë, nuk ndërtohet për shkaqe humanitare, ani në territorin e një shteti, pa pasë shkaqe të forta politike, gjeostrategjike, ekonomike, shtetërore, kombëtare...! Gjermanët, italianët, francezët..., e gjithë bota, dhe tani BE nuk ndërtuan dhe ndërtojnë, nuk ndajnë fonde të mëdha për ndërtimin udhëve anëkënd shteteve të tyre sdhe mes shteteve të tyre, dhe tani Europa e Bashkuar planet e mëdha dhe fondet e mëdha që i ndanë për ta lidhur këtë kontinet me kontinente të tjera, nuk i bënë për shkaqe humanitare por janë inetersat të tjera madhore për punë të tilla!

    Gjermanet ,italianet dhe francezet i kane pase autostradat prej vitesh, o mik. A e di historine e kungullit qe ju ngjit gardhit, dhe kur kujtoi se eshte dikush, ra e u be therrime ????
    Qerim, mos ia fut kot. Cfare ndodhi me Jugosllavine e Titos? A nuk e shef se Serbet e Kroatet edhe pse kaluan shkaterrimin e luftes kane te ardhura 2-3 here me te larta per fryme se ne shqiptaret?

    Borxhi i jashtem i Greqise eshte sot $90 miliarde, ai i Anglise $10 trilion etc, keshtu qe mos ia fut si kau peles.

    Borxhet e marra per investime te tilla jane 100% te justifikueshme, per aq kohe saqe investimi eshte nje shtyse per biznes. Cdo ekonomi e do nje shtyse, nje stimulim. Shqiptaret ne te ardhmen pa rruge e pa infrastrukture nuk mund te zhvillojne asnje industri, dhe kjo do jete e justifikuar nese nuk investohet ne keto vepra, qofte edhe me borxhe.

    Kur keto investime mbarojne vertet do kemi nje borxh te madh, por do kemi edhe investimet per ta lare kete borxh. Infrastruktura eshte aty, dhe kjo i ve shqiptaret perpara pergjegjesise te krijojne biznese, te thithin investime dhe te levizin ekonomine per ta lare kete borxh dhe per te rritur mireqenien e vet. Vertet i leme femijeve borxhe, por u leme edhe mundesite per ti lare ato. Hapi tjeter eshte ndertimi i nje porti te madh, dhe i rruges per ne Maqedoni. Mallrat qe vijne ose shkojne nga dhe per ne Bullgari, Maqedoni, Greqine Veriore, Kosove, Serbi dhe Turqi mund te kalojne fare mire nga Shqiperia, se eshte lidhja me e shkurter me Italine dhe me tej me Europen.

    Ndryshe pa rruge dhe pa investime, u leme vetem mundesine per te ikur prej atij vendi.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Zarathustra. : 23-12-2008 më 04:46

  9. #169
    i/e regjistruar Maska e SKIFTERI&12.05
    Anëtarësuar
    04-11-2007
    Postime
    423
    Citim Postuar më parë nga Qerim Lexo Postimin
    Sa jane te brengosur ? Na sill ndonje shkrim ! Une mendoj se atyre as jau ndin per kete rruge



    Mos je ti ndonje shkie qe kqyr emisionet e serbit???Se Serbise i intereson kjo rruge per ardhur ne Tirane dhe Durres.Nje defekt i kesaj rruge eshte se do na cajne kryet drugo zhdrugo ne mes te qyteteve tona.




    Kjo eshte thjesht nje MARRZI.
    or ti qerim do kishe kuptim emri perty ndoj emer sllav apo greke edhe ne nuk dote quditeshime fare per shkrimin qe ke bere me larte se sa eshte marrsi ajo qe thashe me larte e vlersojn antaret e forumit une pervete nuk kame shum kohe te merrem shum me shkrimet tua qesharake. gjithsesi pergjegjejen per momentin eke nga antaret e forumit ndersa ate definitive do marresh me prerjen e shiritit peruruese.

  10. #170
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    OPINION

    Kush paguhet për të sharë Udhën e Shqiptarëve
    23-12-2008 /

    Nga Rexhep Shahu


    Dikush paguhet, sponsorizohet, dikush paguan, sponsorizon për të sharë e mallkuar udhën e shqiptarëve, rrugën e Kosovës, rrugën e jetës time, rrugën e jetës tonë, urën që lidh kombin e ndarë, rrugën Durrës - Kukës - Morinë. Dikush paguan majmshëm, rëndshëm që ajo rrugë të mallkohet, të pengohet, të mos ndërtohet, të shëmtohet. Ose së paku, në fund të fundit fare ajo rrugë të mbulohet e baltohet me korrupsion shtetëror të qeverisë së djathtë. Kori i korbave është i ngritur dhe krrokrret ditë e natë kundër rrugës. Drejtues të së majtës, zëdhënësa të saj, media të zellshme që s’dallojnë dot kush është kryesore e kush jo, me zëra anonimë (për fat asnjë gazetar serioz shqiptar me emër nuk e ka sharë rrugën), krrokrrasin kobshëm kundër rrugës së shqiptarëve. Pa mundur të na bindin se dëmi është më i madh se dobia e kësaj rruge.
    Kush paguan? Kush paguhet? A thua kalecët e lehësit që lehin orë e çast kundër rrugës janë vertetë ato që i marrin paratë e sponsorizimeve, apo ato thjeshtë marrin kacidhet se janë mësuar të marrin kacidhe, para kusuri, dhe janë të tjerë njerëz - korba që rrinë në hije e flasin rrallë kundër rrugës, ato që kanë marrë shumat e panumëruara të parave që të shahet e mosndërtohet rruga e shqiptarëve.
    Ajo po ndërtohet. Pra nuk bënë punë paratë tek qeverisja aktuale e shqiptareve për mosfillimin e ndërtimit të saj. Dikush duhet ta pengojë, shajë e mallkojë ndërtimin e saj, autorin e saj, ndërtuesin e saj. Anise autori është Sali Berisha dhe ndërtuesi është Amerika. Përfituesi është Kombi shqiptar dhe Europa dhe janë në përputhje të plotë mes tyre dhe në kundërshti të plotë me kundërshtarët e armiqtë e ndërtimit të saj. Kush e la Shqiperinë pa rrugë? Kush nuk e deshi Shqipërinë më rrugë të brendshme. Kush nuk e deshi rrugën e jetës tonë, rrugën e Kosovës, udhën apo arterien kryesore të shqiptarëve. Kush i hëngri paratë që janë sponsorizuar lumë për vite e vite me radhë për mosndërtimin e rrugëve në Shqipëri, për mos ndërtimin e rrugës së Kosovës, kush? Pse nuk e duan udhën e shqiptarëve, rrugën e Kosovës të majtët shqiptarë?
    Po ta donin do ta përshëndesnin e do ta vizitonin njëherë atë rrugë. Nuk kanë hallin e vjedhjeve të supozuara në atë rrugë. Por kanë hallin që ajo rrugë të mos bëhet. Se mund të jenë paguar që të mos bëhet ajo rrugë. Opozita socialisto-komuniste e vendit është kundër ndërtimit të rrugës së bashkimit me Kosovën, kundër udhës së shqiptarëve, kundër rrugës së jetës tonë, kundër urës që lidh kombin. Jo se rruga po kushton shtrenjtë, sipas tyre, sepse në fakt nuk po kushton shtrenjtë po të krahasohet me simotrat e saj në rajon e më tej, pasi aty nuk po ndërtohet një rrugë e zakonshme por autostrada e parë e vendit, aty po zhduken male, kodra, lugina, aty po transformohet relievi, aty po ndryshon gjithçka, aty po ndodh e pabesueshmja, aty po shembet mali, po rishembet sepse ka rreshqitë sërish e sërish. Opozita është kundër sepse nuk e don Kosovën. Nuk e don dhe pikë. Nuk don që shqiptarët e Kosovës të jenë prezent në Shqipëri. Që uikendin ta bëjnë në Shqipëri. Që të vijnë qindra mijëra prej tyre çdo fund jave në Shqipëri. Pasi ato janë ende të sëmurë të vijnë në Shqipëri. Të harxhojnë euro në Shqipëri. Të vijnë në det edhe në dimër e jo veç në verë.
    Opozita shqiptare nuk do që të bëhet kjo rrugë edhe sepse në jetë të jetëve kjo rrugë do të ketë autor Sali Berishën. Do të mbajë emrin e Sali Berishës. Po të sillej ndryshe opozita socialkomuniste do të ndodhte që së paku njëherë drejtuesi i saj i radhës të shkonte ta vizitonte rrugën. Ti falenderonte ato mijëra punëtorë që punojnë 24 orë aty. Të falenderonte amerikanët dhe turqit që po e ndërtojnë atë rrugë. Dhe të vazhdonte të kërkonte llogari pastaj tek qeveria e të padiste qeverinë në organet e drejtësisië. Të artikulonte qartë se ne e duam rrugën, i duam amerikanët e turqit që po e ndertojnë koridorin e shqiptarëve, por jemi kundër abuzimeve të mundëshme, abuzime të cilat duhet t’i çertifikojë vetëm drejtësia por jo në konferencat e shtypit të morrave e mjaullitësve të opozitës apo në foltoren e parlamentit shqiptar. Të shkonin deputetët socialistë tek rruga, të mrekulloheshin, të njerzoheshin, të mos demonstronin urrejtje ndaj shqiptarëve të Kosovës, mosdashuri dhe përbuzje ndaj tyre, frikë pafund ndaj tyre, frikë prej antikomunizmit natyral të shqiptarëve të Kosovës, frikë ndaj mospranimit prej shqiptarëve të Kosovës të së majtës sllavo-ruse të Shqipërisë.
    Por ato nuk e duan koridorin që bashkon shqiptarët. Sepse tremben. Dridhen. I tmerron Kosova, patriotizmi real e historik i saj. Dashuria e saj e pandreqshme ndaj Shqipërisë, që, gabimisht sot e gjithë ditën, e qujnë shteti amë, duke e e vetpërbuzur Kosovën, duke harruar se atë e kanë ëmë e atë, se aty janë që para diellit e para dreqit, që vend amë e kanë Kosovën po aq sa edhe Shqipërinë. Por e kanë nga dashuria pa kushte ndaj Shqipëqrisë duke mos menduar se bëjne gabim të rëndë dhe kënaqin tezën historike serbe. Të majtët shqiptarë, të mësuar historikisht të qeverisin një vend të izoluar, që të mos ketë mundësi të jetë i hapur, të behet i dijshëm, të mos kenë mundësi njerzit të shohin e të shihen prej të tjerëve, i kapin dridhmat po të hapet vendi, po të bëhet i lirë vendi, po të qarkullohet vendi. Të majtët kanë qenë historikisht kundër ndërtimit të rrugëve në vend. Sepse kështu kanë mundësuar mbajtjen e vendit si burg dhe mbajtjen e njerzve në burg të madh. Është e thjeshtë të vertetosh çfarë po them. Po të donte diktatori Enver Hoxha sot Shqipëria do të ishte si shumë vende të tjera të rajonit që kanë rrugë model, që nuk kanë lënë rajone të vendeve të tyre pa rrugë moderne. Edhe Titoja që nuk ishte shqiptar ia bëri rrugët Kosovës edhe pse ajo ishte shqiptare. Por diktatori Hoxha nuk donte të kishte rrugë Shqipëria sepse pastaj njerzit do të qarkullonin dhe do të ishin më të lirë. Ai donte t’i mbante në burg. Siç i mbajti për gjysmë shekulli. Por po të donte ai i kishte të gjitha mundësitë të shfrytëzonte skllaverisht shqiptarët siç ka bërë për gjëra të tjera dhe sot do të ishin të bëra të gjitha rrugët e vendit.
    Të majtët shqiptarë edhe në vitet e sistemit demokratik nuk i bënë rrugët e vendit. Sepse nuk donin qarkullimin e shqiptarëve. Nuk donin që shqiptarët të njihnin Shqipërinë e aq më pak donin të njihnin vende e shtete të tjera. Ndaj sot nxënësit shqiptarë dinë të flasin për shkretëtirat afrikane e për plot imtësira të botës së largët dhe nuk dinë të flasin për Shqipërinë. Nuk din një nxënës gjirokastrit të flasë për Shkodrën siç shkodrani s’di për Gjirokastrën. Pa le më të dijë prishtinasi për korçarët a vlonjatët e anasjalltas. Kjo nuk ka ndodhur pa qëllim dhe nuk ndodh pa qëllim. Prandaj të majtët janë kundër rrugëve. Kundër rrugëve brenda Shqipërisë dhe jo më të jenë pro rrugës që bashkon kombin, që çliron Kosovën që e bën Shqiperinë urë për Europën. Po të shkonin përfaqësuesit socialistë të Shqipërisë të vizitonin rrugën do t’ia hiqnin vetës akuzën që u bëjne gjithë shqiptarët se të majtët janë kundër Kosovës shqiptare. Por ato nuk denjuan ta vizitonin rrugën. Dënjuan të shanin pafundësisht, ta urrenin pafundësiht, ta mallkonin pafundësisht, duke fshehur shkakun e vertetë të urrejtjes së tyre, duke e maskuar këtë shkak dhe duke u paraqitur para shqiptarëve sikur po ju dhemb se po abuzohet në atë rrugë.
    Ajo rrugë për shqiptarët, për kombin, nuk ka çmim. Nuk ka çmim. Nuk kërkohet gjilpëra në kashtë kur bëhet fjalë për mrekullitë e njerzimit. Por një çmim i madh është sponsorizuar për ta sharë rrugën, për ta kundërshtuar rrugën, për të mos u bërë kjo rrugë. Problemi është se kush ka paguar më shumë për të sponsorizuar luftën politike e mediatike që i bëhet ndërtimit të rrugës së jetës së shqiptarëve, rrugës së Kosovës. Kush ka dhënë para më shumë si sponsor. Këtë nuk e di saktësisht por e ndjej, e prek përditë, e dëgjoj përditë. Sepse shoh njerëz me moral të dyshimtë, që nuk dinë të kenë minimum atdhedashurie që shigjetojnë helm kundër rrugës së jetës tonë. Sa para kanë futur në xhepat e tyre, para nga ata që ju prishen interesat strategjike, ekonomike, politike nga ndërtimi i kësaj rruge. Sepse sharësit profesionistë të rrugës së jetës tonë si vajtoret profesioniste janë paguar majmshëm për të sharë. Janë paguar majmshëm për ta ndaluar e penguar ndërtimin e kësaj rruge. Janë gati të kamikazohen veç të ndalet ndërtimi i rrugës. Dhe po u ndal ndërtimi i saj do të thotë që u rrënua Sali Berisha, u rrënua Bekteli amerikan, u rrënua Amerika. Dhe fituan ato që janë paguar prej 15 vitesh të pengojnë ndërtimin e rrugëve në Shqipqri. Ka 15 vjet që individë shpirtshitur në struktura të ndryshme të shtetit janë paguar nga antishqiptarë që të pengojnë ndërtimin e rrugeve të Shqipërisë. Sali Berisha duket se e di se kush ka marrë para për të penguar ndërtimin e gjithë rrugëve dhe sidomos ndërtimin e rrugës së Kosovës. Ai si duket e din se kush i ka dhënë ato para, nga kanë dalë ato para. Dhe ndaj e ka shpallur bast ndertimin errugës së jetës tonë. Bast që duket se do ta fitojë sa i përket të paktën segmentit që po ndërtojnë amerikanët e turqit, pasi për segmentet e tjera, mund të minojnë punën dhe afatet sponsorizimet që janë dhënë për ta penguar e sharë ndërtimin e kësaj rruge. Kjo duket se edhe puna në segmentet e tjera nuk të jep optimizëm se do të përfundojë në afat.
    Të majtët shqiptarë u vetëdekonspiruan se kanë marrë para për ta sharë rrugën, për ta penguar rrugën derisa ato nuk e vizituan kurrë atë që të ndaheshin qartë me deshirën për ta ndërtuar rrugën dhe pastaj me kërkimin e qiqrrave në hell. Të majtët shqiptarë kanë zgjedhur më mirë të marrin një grumbull me para dhe të shajnë, mallkojnë e ndalojnë ndërtimin e rugës së sa të duan atdheun dhe të ardhmen e jashtëzakonshme që i jep këtij atdheu ndërtimi i asaj rruge, të ardhmen e jashtëzakonshme që do të kenë portet e ujrat shqiptare, gjithë teritori shqiptar. Ato si internacionalistë të pandreqshëm duan më shumë vendet e tjera që ua pakëson potencialet ndërtimi i kësaj rruge se sa duan Shqipërinë që i shtohen potencialet dhe mundësitë. Të duash Shqipërinë më shumë se këdo vend tjetër, nuk do të thotë se po urren vend tjetër, por të duash Shqipërinë tënde më pak se ndonjë vend tjetër, mendoj se kësaj i thonë të urresh vendin tënd. Duke pëmbledhur shkurt pra gjithë historinë them me bindje se opozitarët shqiptarë vetëm kanë marrë shumë para ndaj e shajnë rrugën dhe duan ta ndërpresin ndërtimin e saj që të mbetet gërmadha më e madhe e botës që do ta shëmtojë Shqipërinë në jetë të jetëve. Ose janë antishqiptarë të pandreqshëm, antishqiptarë rrace që duan vetëm të keqen e shqiptarëve, izolimin e shqiptarëve se ndryshe nuk mendojnë dot se mund të qeverisin e të drejtojnë në këtë vend të vogël që e kanë kafshuar, e coptuar ndër shekuj e mijëvjecarë.
    Se çfarë sjell ndërtimi i rrugëve, cfarë zhvillimi e ndryshimi sjell ndërtimi i tyre kemi shembuj sa për ta vlerësuar. Shihni se cfarë ka ndodhur në aksin Tiranë - Durrës ose Fushë Kruje - Tiranë, ose shihni se cfarë po ndodh në aksin Lushnje - Fier. Shihni anash rrugës se cfarë po ndodh, cfarë ndryshimi ditor po ndodh. Mos mendoni se gjithmonë shqiptarët do të budallallepsen të ndertojnë vetëm karburante në çdo 100 metra rrugë. (Tmerr të mendosh se vendi ka mbi 2000 karburante kur i duhen maksimalisht 300 të tillë). Jo, do të ndodhë ndryshe me kalimin e pak viteve. Shkoni e pyesni se si është rivlerësuar toka kudo ku kalojnë rrugët. Ka vende që hektarin mund ta bleje me dyqind dollarë. Por sot metrin katror aty ku kalojnë rrugët nuk e blen dot me dy apo treqind dollarë. Po rivlerësohet toka kudo ku kalojnë rrugët. Kush nuk e deshiron këtë fakt pozitiv përveç të majtëve shqiptarë, apo më saktë përveç drejtuesve të të majtës shqiptare që nuk duan të humbasin sponsorizimet që u bëjnë antishqiptarët për të penguar ndërtimin e rrugëve në këtë vend. Për pak para bëhen mercenarë të së ligës, të antishqiptarizmnit.
    Por koha do të rrjedhë dhe rruga e shqiptarëve, rruga e jetës tonë duket se do të përfundojë nëse do të qeverisë Sali Berisha. Si do t’ia bëjnë kalorësit e së keqës, shpifësit dhe sharësit e rrugës, si do të shkojnë në Kosovë, nga do të shkojnë nga Kosovë. A do të munden të hyjnë nëpër atë rrugë të udhëtojnë. Sepse është mallkim i rëndë të shash rrugën. Mallkim i rëndë si mallkimi kur shan vijën e ujit. Mallkim i rëndë që i bëhet tokës shqiptare. Kam frikë se kur të udhëtojnë të pacipët nëpër atë rrugë, ka mundësi të hapet rruga, të hapet toka e ti përpijë brenda. Se kjo tokë nuk i duron gjatë. Shkuan para ca ditësh në Kosovë drejtuesit socialistë. Dhe drejtuesit e Kosovës, në situatë paqartësie e të paqetë, i pritën drejtuesit socialistë shqiptarë. Nuk u thanë në Kosovë se pse shani rrugën tonë, rrugën e jetës tonë. Se nuk është më ai i madhi, i papërsëritshmi Ibrahim Rugova që tallej me socialistët shqiptarë – antishqiptarë dhe në vend që tu përgjigjej për pyetjet që i bënin ai u fliste për manin pranë selisë, për frutat e manit, për rakinë e manit dhe i poshtëronte deri në palcë për antishqiptarizmën që demonstronin ndaj Kosovës. Nuk u thanë se ju që luftoni të na mbyllet dera duke mos përkrahur rrugën e Kosovës, vini e na vizitoni por nuk e meritoni pritjen tonë por meritoni të mos lejoheni të shkelni në Kosovë derisa doni vdekjen e saj. Shkuan në Prishtinë dhe duke dashur të thonë se e duan Kosovën i bënë thirrje të mos pranonte ndërkombëtarët, i bënë thirrje kundër thirrjes që i binin kosovës mbrojtësit amerikanë që ia dhuruan asaj lirinë, pavarësinë dhe paqen që kanë në Kosovë. U bënë dhe u deklaruan më priftërinj se Papa. Kishin marrë edhe Majkon me vete. Majkon që t’u kujtonte atje se historia e Kosovës ka edhe emrin Majko. Pikë e zezë. Dhe kishin shkuar me 28 nëntor në ditën e pavarësisë së Shqipërisë, në ditën kur flamujt shqiptarë valviten në Kosovë dhe vetëm atje si askund në hapsirat shqiptare. Sepse ato ia dinë vlerën pavarësisë sepse u ka munguar gjatë edhe në ditët moderne në gjalljen tonë. Majkon me vete që tu kujtonte se ne jemi ata që nisëm rrugën Durrës - Prishtinë. Po, tre here deshën ta nisnin rrugën por nuk e nisën dot, sepse nuk ua prishinin dot qejfin fqinjëve e përtej fqinjëve që nuk e duan atë rrugë dhe nuk kishin tope për ta nisë e bërë atë rrugë. Po. Majko në këngë e bëri atë rrugë. Zhurmë u bë. Në Rrëshen tre herë u inagurua fillimi i punimeve me forcat tona gjeniere që kishin kamionë pa goma e traktorë pa goma e pa zingjirë e ushtarë me lopata të këputura. Por një gjë është tejet e sigurtë, për ata që e dinë se si funksionon shqiptari i Kosovës, si mendon dhe vepron ai. Edhe pse qeveritarët e ndryshëm të tyre, tejet të kompleksuar e të errur partiakisht, atje në sofrën e tyre mund të mos ia përplasnin në fytyrë urrejtjen drejtuesve socialistë të Shqipërisë, qytetari i Kosovës të saluton e respekton me një pordhë nëse del kundër rrugës së jetës së tyre, jetës së shqiptarëve, nëse del kundër të ardhmës së tij. Ata dinë të heshtin e të të përbuzin me heshtje sepse janë durimtarët më të mëdhenj të njerzimit, dinë të presin që zoti të hakmerret për ta, dinë të besatohen me kalorësit e mëdhenj të lirisë që natyrisht dhanë pëlqimin për ta bërë udhën e shqiptarëve dhe dërguan edhe Bektelin nga përtej oqeanit për ta bërë udhën e shqiptarëve.

    ...
    55

Faqja 17 prej 74 FillimFillim ... 715161718192767 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Lista e 813 personave në kërkim nga Interpoli
    Nga Albo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 29-12-2014, 10:16
  2. 200 të shumëkërkuarit shqiptarë në të gjithë Botën
    Nga Albo në forumin Në kërkim të personave të humbur
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-02-2011, 10:52
  3. Përgjigje: 40
    Postimi i Fundit: 14-04-2009, 15:15
  4. Panik në autostradë, në zjarr një fabrikë, rrezikon stacioni elektrik
    Nga Bledari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 02-12-2008, 16:04
  5. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •