Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9
  1. #1
    DuRrEsAk&MoDeRaToR Maska e Bledari
    Anëtarësuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    Durres - Shqiperi
    Postime
    2,071

    Panik në autostradë, në zjarr një fabrikë, rrezikon stacioni elektrik

    Flakët kanë perfshire sot ne mesdite nje fabrikë te hidrosanitareve ne autostraden Tirane-Durres. Zjarrfikes, policia dhe ambulanca kane shkuar ne vendgjarje. Mësohet se nuk ka të lënduar pasi personat jane evakuuar në kohë. Nderkohe, OSSH ka stakuar per arsye sigurie energjinë elektrike për gjithë zonën ku ka rene zjarri. Paniku shtohet pasi pranë fabrikes ndodhet një stacion elektrik. Shtellunga tymi gjigande dallohen me sy te lire edhe ne Tirane

    TIRANE

    Zjarri djeg miliona leke investim

    Ora 14:00-Fabrika e pajisjeve hidrosanitare Henri SHPK është një ndër bizneset më të mëdha që operaojnë në autostradën Tiranë-Durrës. Dyshohet se dëmi i shkaktuar nga zjarri mund të jenë në shifrat e miliona lekëve.

    Rëndohet qarkullimi në autostradën Tiranë-Durrës

    Ora 13:40-Në autostradën Tiranë-Durrës pranë vendit ku ka rënë zjarri janë grumbulluar shumë makina policie, zjarrfikës që po punojnë me intensitet për shuarjen e flakëve. Momentalisht në autostradë është rënduar qarkullimi i automjeteve. Ndërkohë shumë kureshtarë pavarësisht situatës së rrezikshme, po vërejne djegien e magazinës, situata ne te cilen po behet e rrezikshme.

    Zjarfikesit e Durresit nisen drejt Tiranes, 9 zjarrfikese ne vendgjarje

    Ora 13:30-Të sinjalizuar për ngjarjen e rëndë në autostratë, zjarrfikësit e Durrësit janë nisur urgjent në drejtim të fabrikës që po digjet. Gjithsej, bashkë me zjarrfikëset e Tiranës, numri i makinave të zjarrfikëseve ka shkuar në 9.
    Fabrika pranë një stacioni elektrik, shtohet paniku

    Fabrika pranë një stacioni elektrik, shtohet paniku

    Ora 13:19-Operatori i Sistemit të Shpërndarjes,(OSSH) ka stakuar energjinë elektrike për gjithë zonën ku ndodhet fabrika e hidrosanitareve që aktualisht po digjet. Burime nga OSSH bëjnë të ditur se stakimi ka ndodhur për arsye sigurie, pasi pranë me fabriken Henri SHPK ndodhet një stacion elektrik. Zona do të qëndrojë pa energji derisa të shuhen përfundimisht flakët. Ne kete zone operojne shume biznese te medha, te cilat kane nderprere punen per momentin. Një godinë dykatëshe e fabrikës së hidrosanitareve është djegur tërësisht. Zjarri ndërkaq është përhapur në godinën ngjitur me të që është plot 6 kate. Mësohet se nuk ka të lënduar në njerëz. Punonjësit e fabrikës u evakuuan në kohë.

    Zjarr në një fabrikë hidrosanitaresh

    Ora 13:00-Një zjarr i madh ka shpërthyer pak minuta më parë në një fabrike hidrosanitare në autostradën Tiranë-Durrës. Drejt vendit të ngjarjes janë dërguar me urgjencë gjashte makina zjarrfikëseje të cilat po tentojnë të shuajnë flakët gjigante që po përpijnë ndërtesën. Nga vendngjarja mësohet se flakët kanë startuar në ambientet e fabrikës së hidrosanitareve Henri SHPK. Përmasat e mëdha të zjarrit kanë bërë që në vendngjarje të shkojnë edhe forca të shumta policie dhe një ambulancë. Nuk dihet nëse brenda fabrikës ka njerëz, apo ata kanë dalë të gjithë jashtë sapo kanë parë zjarrin të shpërthejë në ndërtesë. Vazhdon puna për shuarjen e flakëve, tymi i së cilave arrin të dallohet qartë me sy të lirë edhe në qiellin e Tiranës. Policia ka nisur nga puna për të zbuluar shkaqet e mundshme të zjarrit.

    (d.b/BalkanWeb)

  2. #2
    DuRrEsAk&MoDeRaToR Maska e Bledari
    Anëtarësuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    Durres - Shqiperi
    Postime
    2,071
    Zjarri ne autostrade, evakuohen banoret

    Evakuohen te gjithe personat ne godinen e perfshire nga zjarri dhe nga banesat rreth zones.

    Sipas informacioneve te fundit, flaket vazhdojne ende te jene te medha, nderkohe qe zjarrfikesit nga Durresi e Kruja kane mberritur ne vendin e ngjarjes.

    Energjia elektrike eshte nderprere, pasi zona ku ka rene zjarri eshte shume prane nenstacionit elektrik te Kasharit.

    Policia ka bllokuar rrugen dytesore prane autostrades. Ne vendngjarje ka mberritur edhe nje ambulance, nderkohe qe nuk ka te dhena per te lenduar.

    Flaket rane rreth mesdites ne magazinen me hidro-sanitare te firmes "Henri sh.p.k". Ende nuk dihet shkaku i renies se zjarrit.

  3. #3
    BeRaCi_Me_GjYsEm_PaPuCe Maska e ^_BIM_BUM_BAM_^
    Anëtarësuar
    24-04-2007
    Vendndodhja
    Auckland, New Zealand
    Postime
    1,560

    Autostrada Tiranë- Durrës, Flakët rrezikojnë fabrikën e dytë

    Forca zjarrfikëse po vazhdojnë të punojnë për shuarjen e flakëve që shpërthyen në mesditë në magazinën e fabrikës hidrosanitare "Henri shpk" në autostradën Tiranë- Durrës. Dëshmitarët tregojnë se fatmirësisht 20 personat që ndodheshin në fabrikë në momentin e shpërthimit të flakëve u evakuuan pa u lënduar. OSSH stakoi energjinë elektrike për të gjithë zonën. Flakët rrezikojnë godinën e një fabrike tjetër pranë godinës në flakë.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    
    Ajde ketu moj....mua nuk me iken dhia ne maje te malit...do me ikesh ti ne buze te trotuarit

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-08-2002
    Vendndodhja
    N.Y.
    Postime
    660
    Qeveri e poshter, Saliu kriminel> Poshte qeveria, duam zgjedhje te reja.............Rast i mire per opoziten per te kerkuar zgjedhje te reja. Shikoni kur te dale qe Saliu kishte gisht dhe bente kontrabande hidrosaniutaresh.....

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Qe eshte qeveri e poshter e Saliu kriminel se luan topi po per fat te keq juve pdistave primitive po ju vete mendja ta perzini me kete rast fatkeqesie biznesi.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ato fusha pjellore e kodra bukuroshe ndane rruges tiran-durres.. injoranca e babezia.. i ktheu ne uzina kimike e lloj lloj fabrikash te qelbura.. qe ja kan marre frymen tiranes..
    ato hapsira gjelberoshe do duhej te liheshin te gjelbra.. fruto zarzavate prodhuse e bar per dele qengja e lope..

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    te jete rastesi e pakujdesi ki zjarr tip gerdec ne autostraden ku do kaloje sot berluskua?

    e mo berluskon.. e sheh cbenet ketu mo..
    pra mo u merr me saliun o babam..po prit kur te vijm neve ne pushtet.. ahere eja rehat rehat ketej ..

    ki eshte mesazhi qe me an te tenente gurabardheve jep edvino meto gjinush milua..
    pra mendoj se eshte i vene ki zjarr..




    --


    55
    POLITIKË

    Berluskoni viziton nesër Tiranën. The Financial Times: Në takimin mes dy kryeministrave, priten nënshkrimi i marrëveshjeve të leverdisshme në fushën e energjitikës
    01-12-2008 / Gazeta 55

    Në një shkrim të botuar dje në prestigjizen ekonomike britanike, “Financial Times”, i bëhet jehonë vizitave të kryeministrit italian, Suilvio Berluskoni në vendin tonë dhe konkretizimit të planeve të parashpallura në fushën e energjitikës, duke i cilësuar ato si shumë ambicioze, duke sjellë në vëmendje hapat e mëdhenj që Shqipëria po ndërmerr për t’ u bërë lider në sistemin modern të energjitikës alternative edhe në plan rajonal. Projekte madhështore në fushën e energjitikës, duke përfshirë edhe atë që cilësohet si centrali më i madh i energjisë së erës, do të jenë në tavolinë gati për t’ u nënshkruar kur kryeminstri italian, Silvio Berlusconi të takohet me Sali Berishën, homologun e tij shqiptar në Tiranë nesër – e çel artikullin e saj “Financial Times”.
    Kriza energjitike kronike në Shqipëri dhe ambiciet e zotit Berisha për të krijuar një rrjet energjitik rajonal në vendin e dytë më të varfër të Europës , kanë hapur një treg të ri për shumë kompani italiane, shton më tej gazeta në fjalë.
    Më poshtë Financial Times shton ndër të tjera se “Zoti Berisha po ofron kushte joshëse për investitorët, duke përfshirë leje afatgjata për të vënë në përdorim troje shtetërore kundrejt një vlere minimale me anë të një inicaitive të quajtur "Shqipëria një euro".
    Sipas njoftimeve qeveritare, shtojnë dy artikullshkruesit nga Roma e Athina, Genc Ruli, Ministri shqiptar i Energjitikës, pritet të nënshkruajë dy projekte energjitike – një kontratë prej 1 miliardë eurosh për Grupin “Falcione” nga Italia për të ngritur një impiant gazifikimi pranë qytetit të Fierit në jug të Shqipërisë dhe një gazsjellës nënujor që lidh brigjet shqiptare me ato italiane; dhe një tjetër kontratë prej 1.15 miliardë eurosh me “Moncada”, një kompani ndërtimesh siçiliane, për të ngritur një impiant për përftimin e energjisë nga era pranë gadishullit të Karaburunit si dhe ngritjen e linje kabllore në Detin Adriatik, drejt Italisë.
    Më tej gazeta thekson se “Defiçiti energjitik në Itali si dhe problemet e brendshme në ndërtimin e infrastrukturës së re, po e bëjnë Shqipërinë një opsion atraktiv për fushën e burimeve energjitike. Impianti i energjisë së erës propozuar nga kompania “Moncada” përfshin ngritjen e 250 turbinave, duke prodhuar një masë energjie të përftuar prej erës, që do të jetë dhe më e madhja në Europë.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-06-2003
    Postime
    1,550
    Ahhhh mjere Shqiperia, po i vihet flaka fund e krye kurse ju filloni mbroni politikanet njeri me shume se tjetri ...

    Me ben pershtypje mor Brar Hoxha, ti sikur ke be shkollen e partise ne kohe te xhaxhit, sa shpejt ia bere lidhjen....ti vem flaken Shqiperise se po vjen Berluskoni neser, sa qesharak qe jeni, po qorra ngelet ju, ncncnc, e pabesueshme

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-08-2002
    Vendndodhja
    N.Y.
    Postime
    660
    Juanito qe as emrin nuk ia ve shqip vetes. Jeni ju qe me mendjengushtesine dhe injorancen tuaj e vulgarizoni cdo gje. Te politizuar apo per interresa te tjera te zeza kete e dini ju. Ceshtja eshte qe me djallezine tuaj i prishni pune shume njerezve. Prandaj me mire rri urte e mos u ndje. He te paca......!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •