Close
Faqja 19 prej 74 FillimFillim ... 917181920212969 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 181 deri 190 prej 740
  1. #181
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641



    Jugosllavinë e Titos, ore i "ditur", nuk e shkatërruan borxhet, por verbëria shoveniste serbe dhe ambicjet e saja historike për të domunuar në Europen Juglindore dhe për të krijuar një shtet të madh serb në këto anë, duke nënshtrruar dhe zhdukur popuj e kombe të tjera! Ato borxhe që i kishte ish Jugosllavia garantojnë t´i kthejnë shtetet që dolën nga ajo ish përbërje, madje borxhe shumëfish më të mëdha për shkak biorxheve të reja që pasuan gjatë e pas luftërave, dhe ato shtete për këtë nuk bëhen dhe fort merak(si puna jote që ua qanë hallin!)
    Ja lexoje kete link per gjendjen financialre te Serbise dhe se cdo te thote te kesh borxhe.

    http://en.fondsk.ru/article.php?id=1829

  2. #182
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Citim Postuar më parë nga Duaje Siveten Lexo Postimin
    Dhurate Brezash (si ne epoken e brezareve)


    Agjencia e Lajmeve Sot

    ...

    Deputeti Erjon Braçe ka gjetur një mënyrë krejt origjinale për t’i kujtuar Kryeministrit të vendit Sali Berisha lidhjet e tij me komunizmin. Një foto dhe një medalje. Sipas Braçes medalja i është dhënë Berishës nga Enver Hoxha për sukses në punen e prishjes së kishave dhe xhamive në vend, ne vitet 70. Ndërsa në foto është Sali Berisha me Simon Stefanin ish-sekretar i komunitetit qendror, pamje e fiksuar në celuloid vite më parë. Kjo dy relike Braçe ia dhuroi drejpërdrejtë Berishës, nga foltorja e Parlamentit.

    Në kohën kur shpresat e ish-të përndjekurve politikë ngjallen disi, kur degjojnë se do të hapen dosjet, opozita iu kujton atyre se kush është ai që i premton me kaq forcë se do të nxjerr në pah krimet e komunizmit. Një njeri shumë pranë diktatorit Enver Hoxha.
    A me erion braqen merresh ti a?
    Mos more i uruar se tani me te gjith shqiptaret e kuptojn se kush eshte ky kopil erion braqe,dhe nuk eshte qudi qe leh si zagaric ter diten ,megjith ate askush nuk ja shef per te madhe sepse eshte ky qe eshte.
    Une ne momentin qe ndegjoj diqka normale nga ky pederast braqe do frigohem se bota do permbyset,kurse ti duaje si vehten edhe braqen dhe merru me te ter diten,por mos harro asnjeher se ky horr ne gjuhen e tij vullgare nuk posedon asgje tjeter perveq fyerjeve qe me askush nuk i beson.
    Se a kan qen Sali berisha komunist apo jo kjo nuk ka dyshim,por dallimi i te qenurit komunist dhe Kriminel komunist siq mund te jen rrenjet e braqes qe ti na e sjell si shembull ketu eshte per tu debatua.
    QENET LEHIN KARAVANI VAZHDON

  3. #183
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    26-10-2008
    Vendndodhja
    Republic oF Kosovo
    Postime
    1,162
    ..eh ra kjo rrug mu ndertu , sala po behet miljoner.... bravo veq te para ...

  4. #184
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar më parë nga drenicaku Lexo Postimin
    ...
    Se a kan qen Sali berisha komunist apo jo kjo nuk ka dyshim,por dallimi i te qenurit komunist dhe Kriminel komunist siq mund te jen rrenjet e braqes qe ti na e sjell si shembull ketu eshte per tu debatua.

    QENET LEHIN KARAVANI VAZHDON
    ec e gjeje dallimin, e na e thuaj se ku qendron midis nji komunisti puntor, kooperativist dhe atij sekretar biroje, mjek personal i nomenklatures ...

    sa per ate frazen mbyllese, nuk merret vesh se cili karavan ecka perpara, e cilet qenkan ata qen qe lehin - sa per kujtese, ajo ka qene nje parrulle agjitative puniste, per ti bere karshillek "rrethimit imperialisto-revizionist", dhe brenda vendit per ti thene arsyes se shendoshe "ik p*rdhu!" ...

  5. #185
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    le te shohim cthot kryeministri vete:

    --


    2008, viti i shqiptarëve


    Sali BERISHA


    Së pari, ju përshëndes. Së dyti, dua t'ju jap një lajm të gëzuar. Para takimit me ju përgatita një fjalim të gjatë, por në fund më erdhi ndërmend se ky është viti që flet vetë dhe në këtë kontekst, e lashë mënjanë fjalimin.

    Viti 2008 është viti i shqiptarëve. E vërteta më e madhe e këtij viti është se ai ishte viti i pavarësisë së Kosovës, si kurorëzim i një përpjekjeje mbinjerëzore, si një kryevepër e qëndresës së gjithanshme të shqiptarëve të Kosovës dhe kombit në tërësi, i cili, duhet ta pranoj, në një kuadër ligjor ndërkombëtar tmerrësisht të salduar dhe të konsoliduar, ia doli të shpallë pavarësinë. Me këtë akt, shqiptarët fituan dinjitetin që e kishin të përgjysmuar, gjersa gjysma e tyre nuk ishte e lirë.

    Viti 2008 është viti i shqiptarëve, një vit ndër më të mëdhenjtë në historinë e kombit. Ky vit është viti kur Shqipëria mori ftesën e anëtarësimit në NATO. Kjo ftesë ka rëndësi të shumëfishtë, por dy janë më kryesoret. Shqiptarët do të kenë mundësi si komb i lirë të ndërtojnë të ardhmen e tyre, të shkëputen nga historia e tyre e mbijetesës dhe të hyjnë në historinë e ndërtimit të lirisë. Së dyti, ky është gjithashtu një moment i madh, sepse pas disa shekujsh pushtimesh, copëtimesh e diktature, vendi kthehet në familjen e kombeve të lira perëndimore. Nuk ka mëdyshje se ftesa e Shqipërisë për anëtarësimin në NATO dhe anëtarësimi i saj në NATO përbën, pas betejave të Skënderbeut dhe faqeve të ndritura që ai shkroi në histori, momentin më të rëndësishëm në rikthimin e kombit dhe të vendit në familjen e kombeve që ai i përket.


    Konsensusi ndërpartiak, konsolidoi institucionet


    Viti 2008 është viti i reformave të mëdha e të gjithanshme. Juve ju pëlqejnë konsensuset dhe ajo që mund të them është se si asnjë vit tjetër, ky vit nisi me konsensus për ligjin e votuar për sistemin e drejtësisë dhe u mbyll sërish me konsensus për Kodin Zgjedhor që u votua sot, ligji për Prokurorinë dhe një serë ligjesh të tjera të rëndësishme, pjesë e Kodit të Procedurës Penale dhe Civile etj. Këto reforma kanë konsoliduar institucionet e vendit, kanë shkëputur Shqipërinë nga "Dushku", kanë hedhur bazën ligjore për një sistem të lirë e të ndershëm zgjedhor. Këto reforma kanë konsoliduar parlamentarizmin në Shqipëri, kanë thelluar karakterin parlamentar të Republikës, pra, janë një fitore e republikanizmit.

    Reformat kanë qenë shumë të rëndësishme për sistemin e drejtësisë. Faktikisht, ky sistem, në tërësi, funksionon mbi një bazë të re ligjore të standardeve ndërkombëtare. Reformës iu nënshtrua Këshilli i Lartë i Drejtësisë, i cili doli jashtë konfliktit të interesit, sistemi gjyqësor dhe tani së fundi, sistemi i institucionit të akuzës.

    Reformat kanë qenë "perpetum mobile" në të gjitha fushat e tjera si atë fiskale, ekonomike, në fushën e arsimit etj..


    Viti i reformave të mëdha


    Ky ka qenë viti i reformave të mëdha, por edhe viti i rezultateve të mëdha të këtyre reformave. Këtë vit, Shqipëria ia doli të renditet e dyta në botë për sa i përket suksesit të reformave për klimën e biznesit.

    Këtë vit, Shqipëria, në një turravrap të madh, la mbrapa 51 vende të botës në këtë reformë. Këtë vit, Shqipëria u rendit në 10 vendet më të suksesshme në botë për luftën kundër korrupsionit, një kancer i vërtetë që duhet luftuar çdo orë, çdo ditë, çdo javë për të zvogëluar e parandaluar pasojat e tij.

    Këtë vit, Shqipëria u rendit e para në Ballkan për luftën kundër korrupsionit.

    Rezultatet më spektakolare të këtyre reformave besoj se janë rritja ekonomike dyshifrore në tre tremujorët e parë të këtij viti. Shqipëria në orbitën e rritjes dyshifrore, është mesazhi më i mirë, më i fuqishëm dhe më pozitiv që vendi mund t'i dërgojë dhe i dërgon komunitetit ndërkombëtar të biznesit.

    Shqipëria një vend tërheqës për investimet e huaja. Në muajin dhjetor të këtij viti ju jeni dëshmitarë se janë firmosur koncesione në fushën e energjisë dhe fusha të tjera me vlerë prej 3.5 miliard euro.

    Ky vit ishte viti i privatizimeve të mëdha, ARMO-s, TELEKOM-it, INSIG-ut.


    Viti i mbajtjes së premtimeve të mëdha


    Pra, është viti i mbajtjes së premtimeve të mëdha.


    Natyrisht, viti 2008 ishte viti, në të cilin një aksident tragjik shumë i rëndë ndodhi në Gërdec. Qeveria bëri ndërhyrjen më energjike për rikuperimin e pasojave të këtij aksidenti dhe për rindërtimin e zonës. Një proces hetimor është në zhvillim, i cili shpresoj dhe uroj të vendosë para ligjit të gjithë përgjegjësit e tij.

    Jam i bindur se ky ka qenë viti kur shqiptarët janë ndjerë më të lirë se kurrë. Liritë e të drejtat e tyre kanë njohur dimensione të reja. Liria e medias është respektuar e do të respektohet tërësisht. Nuk mund të them se nuk ka pasur akte agresioni ndaj gazetarëve, çka nuk e dëshiroj. Këto akte i kam dënuar dhe i dënoj me ashpërsinë më të madhe. Një prej tyre është kryer nga një zyrtar dhe është në turpin e atyre që nuk e vendosën para ligjit. Por ju siguroj se qeveria nuk do të heshtë. Ne nuk pranojmë qe kundërshtitë me Shqipërinë zyrtare, që ju keni dhe janë jetike për funksionimin e demokracisë, të shndërrohen, në asnjë rast apo rrethanë, në akte agresioni, intimidimi ndaj jush. Ju garantoj se kjo qeveri qëndron e do të qëndrojë me forcën më të madhe ndaj çdo cënimi që do t'ju bëhet juve. E theksoj sërish se ju përfaqësoni parlamentarët e fjalës së lirë. Raste të tjera nuk kanë munguar, por janë vendosur dhe do të vendosen rigorozisht para ligjit. Liria e shtypit është kusht vendimtar që qytetarët shqiptarë të gëzojnë liritë e tyre.


    Rritje pagash e pensionesh për 800 mijë familje


    Ky vit, ka qenë për 800 mijë familje shqiptare një vit në të cilin janë shpërblyer në masë si asnjëherë tjetër në historinë e tyre. Kështu, pagat e 104 mijë punonjësve të administratës pësuan një rritje mesatare, në një rezultante trevjeçare, me 54 përqind, të arsimtarëve me 75 përqind, punonjësve të shëndetësisë me 81 përqind, me 75 përqind u rritën pensionet në fshat, me 45 deri në 70 përqind pensionet në qytet. Në këtë proces, Shqipëria ndërmori rritje më të mëdha pagash e pensionesh se çdo vend tjetër në këtë kontinent. Dua të garantoj shqiptarët se kam qenë e mbetem i palëkundur në politikën time të rritjesh së pagave e pensioneve, se këtë komponent të Kejsit e konsideroj gjeniale, sikundër konsideroj gjeniale lirinë fiskale e taksën e ulët të Hajekut. Ndaj unë do të vazhdoj të lëviz në këto dy drejtime me shpejtësinë më të madhe të mundshme. Në këtë drejtim, këtë vit ne kemi lënë mbrapa jo vetëm vende të rajonit, por edhe vende të Bashkimit Europian. Sërish, këtë garë ne do ta vazhdojmë, sado e vështirë që është, në mënyrë që shqiptarët të mund të kenë një jetë më të begatë.

    Por nëse më pyesni se çfarë i mbetet borxh vitit që shkoi, do të thosha se që të gjitha do t'ia laj gjatët vitit që vjen. Jam përpjekur të mos i mbetem, por kjo është e pamundur, gjithsesi vitin që vjen e kam përpara. Zotimi im është se do të bëj çdo përpjekje për zgjedhje të lira e të ndershme. Ky është detyrimi më madhor. Unë do të bëj çdo gjë që shqiptarët në këto zgjedhje të votojnë njësoj si qytetarët e tjerë europiane. Ju garantoj se ky është qëllimi im më i parë për këto zgjedhje. Së dyti, të respektoj me vendosmërinë më të madhe verdiktin e tyre.


    Zgjedhjet e ndershme, objektivi më madhor i qeverisë


    Duke i shpallur zgjedhjet e ndershme si objektivin më madhor të qeverisë, ju siguroj se reformat, sërish, do të mbeten "perpetum mobile". Ne do të bëjmë çdo përpjekje për lehtësimin e klimës së biznesit, në mënyrë që kriza që po troket derë pas dere në vende të tjera kësaj herë të na kursejë e të mos ndjehet. Dhe jam shumë optimist, sepse kemi vendosur një kuadër ligjor shumë të favorshëm. Jam optimist, sepse me një politikë të re të zbatuar i është dhënë përgjigje problemit të energjisë. Ju jeni dëshmitarë se premtimi im se, nga fundi i vitit 2007 e tutje nuk do të ketë ndërprerje, është realitet. Nuk mund të them se është realitet për shkak të burimeve të reja, por është realitet për shkak të zbatimit të politikës që përcakton çmimin më të lartë të energjisë, mungesën e saj, çka do të thotë, import maksimal energjie dhe jo ndërprerje të saj dhe kjo politikë ka dhënë rezultat. Përveç ndërprerjeve për defekte e riparime dhe në ndonjë rast edhe për papërgjegjshmëri, pasi zyrtarë e nëpunës të pandërgjegjshëm, të cilët ne po përpiqemi t'i identifikojmë, për të raportuar humbje më të ulëta, mund edhe ta kenë bërë këtë, në vitin 2007 politika e qeverisë ka qenë zero ndërprerje të energjisë. Këtë vit ne shkojmë drejt një sigurie më të madhe, sepse shtohen burime të reja, Vlora dhe ecim drejt burimeve të tjera të reja. Kështu që, mund të them se, përveç ndonjë situate tejet të jashtëzakonshme, shqiptarët shkëputen nga një politikë e shkuar, një politikë që për të pasur deficencë KESH-i, konsistonte në pasjen e një, dy, tre, katër opsione dhe një nga opsionet zyrtare ishte ndërprerja e energjisë dhe dënimi kolektiv i popullatës. Kjo nuk ndodh më dhe nuk do të ndodhë.


    Vitin e ardhshëm, rritje e shpejtë ekonomike


    Pra, janë të gjitha shanset e mundësitë që vitin që vjen të ketë një rritje të shpejtë ekonomike. Sa do të jetë shkalla e ndikimit të krizës globale nuk mund të parashikoj, veçse parashikoj se do të bëjmë çdo përpjekje që ajo të jetë minimale. Nuk besoj që kjo krizë të jetë kaq e qëndrueshme. Shpresoj se 20 janari shënon një datë kthese. Inaugurimi i Presidentit të Shteteve të Bashkuar të Amerikës, Barack Obama, përbën një moment entuziazmi të madh jo vetëm politik, por edhe për tregjet e SHBA-së, ekonomia e së cilës udhëheq ekonominë botërore.

    Gjithashtu, do të bëjmë çdo përpjekje për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO në samitin e prillit. Deri tani, procesi ka ecur me shpejtësi të madhe. Protokolli i Anëtarësimit është ratifikuar nga shumica e vendeve anëtare dhe është në proces ratifikimi në rreth 7 vende të tjera.

    Muajt e parë të vitit të ardhshëm, siç e kemi deklaruar, Shqipëria do të paraqesë kërkesën zyrtare për statusin e vendit kandidat në Bashkimin Europian. Shpresoj të gjejmë mirëkuptim, sikundër jemi të vendosur të bëjmë të gjitha reformat dhe të plotësojmë çdo kërkesë të domosdoshme për statusin e kandidatit.

    Në mbyllje, dua ta ritheksoj se kemi pasur një vit të papërsëritshëm në histori, por parashikoj një vit sërish të madh, një vit siç do ta donim ne të gjithë.






    Fundi si fillim


    Në këto orë të fundit të 2008, gjithkush bën bilancin e 12 muajve që e kanë shoqëruar. Më pesimistët mundohen të gjejnë pikët e errëta të tij, më optimistët të shohin ngjarjet në kahjen pozitive, ndërsa realistët mundohen të venë në peshoren e tyre dy të parat. Ajo që mund të thuhet me saktësi në këtë fundviti është se, për fatalistët ka shumë pak hapësirë, të cilën mund ta kultivojnë vetëm me të shkuarën e tyre.

    Shqipëria në këto 12 muaj ka arritur të paraqesë kartolinën më të mirë të saj, në të gjithë këtë periudhë të pasrënies së diktaturës, duke i dhënë përgjigje shumë dilemave. Treguesit janë ata që flasin dhe jo demagogjia, shifrat të bindin, ndërsa aluçinacionet të çorodisin. Dy kulminacionet e këtij viti janë padyshim, marrja e ftesës për anëtarësim në Aleancën e Atlantikut dhe fitorja e pavarësisë së Kosovës.

    Janë dy ngjarje, për të cilat shqiptarët gjatë gjithë historisë së tyre kanë sakrifikuar lirinë për t'i pasur pronë të tyre dhe ne u bëmë dëshmitarë këtë vit që shqiptarët arritën të kapërcenin të gjitha barrierat dhe të bëjnë historinë, duke siguruar si NATO-n, ashtu edhe pavarësinë e Kosovës. Prej dekadash shqiptarët e Kosovës kanë luftuar dhe janë përpjekur për të siguruar lirinë dhe pavarësinë dhe ajo u bë realitet vetëm këtë vit. Kjo pavarësi nuk erdhi vetvetiu, por në sajë të një qëndrese historike, të një përballje sfiduese dhe të një këmbëngulje të madhe të këtij kombi për vlerat e lirisë dhe të drejtat e njeriut, për të cilat nuk u bë kurrë kompromis. Pavarësia e Kosovës gjatë këtij viti ishte fundi i një sage të gjatë vuajtjesh dhe sakrificash të shqiptarëve, ku një komb, pa ushtri dhe armatime, por vetëm me besim arriti të thyejë një nga diktatorët më gjakatarë që ka njohur historia e Europës gjatë këtyre 20 viteve të fundit. Natyrisht, një mirënjohje e madhe për këtë shkon për Shtetet e Bashkuara dhe të gjitha ato vende që ju gjenden në krah në ato ditë të vështira Kosovës dhe shqiptarëve. Kosova vetëm gjatë këtij viti është njohur nga shtetet më të fuqishme të globit, duke u bërë kështu shteti më i ri i botës dhe aleati i Perëndimit.

    Një arritje po kaq historike për të gjithë shqiptarët është marrja e ftesës për anëtarësimin në Aleancën e Atlantikut të Veriut. Ky moment është një pikë kulmore në historinë e këtij vendi, për mijëra e mijëra shqiptarë që sakrifikuan veten dhe liritë e tyre për ato vlera që sot janë boshti i demokracive perëndimore. Ky është një moment mjaft kulmor edhe për ata qindra studentë të dhjetorit që shembën diktaturën më mizore komuniste të Europës, me fjalët "E duam Shqipërinë si Europa, Amerika". Sot Shqipëria është pjesë e kësaj familjeje të Aleancës së Atlantikut dhe ministri i Jashtëm shqiptar ulet në krah të Sekretares amerikane të Shtetit, në krah të ministrit të Jashtëm britanik, gjerman e francez, ndërsa trupat ushtarake kontribuojnë në misione ushtarake në ato vende ku e kërkon detyra e Aleancës.

    Shqipëria është transformuar rrënjësisht. Nga vendi i telave me gjemba dhe bunkerëve sovjetikë, nga vendi i trafiqeve, krimit dhe korrupsionit, Shqipëria është shndërruar në partneren e Perëndimit që prodhon paqe dhe eksporton stabilitet e siguri jo vetëm për veten e saj, por për të gjithë rajonin. Është kthyer në parajsën e investimeve të huaja, duke thithur edhe në këtë periudhë të një krize globale, miliarda euro investime strategjike. Ekonomia shqiptare renditet nga raportet e organizmave ndërkombëtare si një ndër ekonomitë më të shëndetshme që, si asnjë vend tjetër i rajonit, po njeh rritjen ekonomike dyshifrore.

    Ky është vërtet fundi i 2008-ës, por nuk është fundi i rezultateve historike të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Fundi i këtij viti është një fillim i mbarë për vitin e ri, ku sfida dhe ngjarje të tjera historike e presin vendin, duke siguruar një vijimësi të garantuar. Vetëm pak javë më pas, Shqipëria pritet që të aplikojë për vendin kandidat për statusin e anëtarit të Bashkimit Europian, duke hyrë në listën e atyre vendeve që pret zyrtarizimin për të qenë pjesë jo vetëm natyrale, por edhe organike e familjes europiane. Në këto 12 muaj, u arrit që Marrëveshja e Asociim-Stabilizimit të nënshkruhet nga të gjitha vendet e Bashkimit Europian, ndërsa Greqia pritet ta hedhë një hap të tillë gjatë ditëve të ardhshme. Kjo ishte një kohë rekord e ratifikimit të kësaj marrëveshjeje, krahasuar me shumë vende të tjera, të cilat kanë shpenzuar shumë më tepër kohë për të arritur në këtë finale.

    Në samitin e pak muajve më parë Shqipëria pritet të jetë zyrtarisht anëtare e NATO-s, pasi ka arritur në këto pak javë të marrë rezultate befasuese në ratifikimin e Protokollit të Anëtarësimit në NATO nga pjesa më e madhe e vendeve të Aleancës. Viti i ardhshëm pritet të jetë njëkohësisht viti i liberalizimit të plotë të procesit të vizave me BE, një premtim i dhënë nga shumë zyrtarë të lartë të Brukselit

    Viti i ri do të jetë viti i përfundimit të Korridorit të shqiptarëve, i rrugës Durrës-Kukës që do të lidhë Shqipërinë me Kosovën në një kohë mjaft të shkurtër. Një projekt gjigant, që u lind dhe u materializua brenda një kohe rekord dhe që i bën shqiptarët të ndjehen shumë më pranë njeri -tjetrit, ndërsa Shqipërinë një treg të konsoliduar ku mundësitë e zhvillimit ekonomik shumëfishohen, duke i shndërruar rrugët e portet e saj në ura të pazëvendësueshme të lidhjes me Perëndimin.

    Mirënjohja më e madhe për këto rezultate i takon në radhë të parë të gjithë atyre shqiptarëve që, me votën e 3 korrikut të tre viteve më parë votuan për ndryshimin e madh të historisë së këtij vendi dhe të historisë së tyre. Dhe sikurse po e provon realiteti, ata sot janë krenarë për votën e tyre dhe nuk kanë arsye përse të ndjehen të zhgënjyer. Natyrisht, në këtë rrugë të mbushur me sfida dhe barriera, ka vend për përmirësime, por nëse kthejmë kokën pas e kemi më të lehtë të kuptojmë se ku kemi arritur.

    Mirënjohja për këtë Shqipëri ndryshe i shkon qeverisë "Berisha" dhe kësaj mazhorance që, me vullnetin e saj të hekurt për të ecur përpara, i shpalli luftë, krimit të organizuar që kishte mbërthyer këtë vend deri tre vite më parë, i shpalli luftë të gjitha llojeve të trafiqeve që lulëzonin, i shpalli luftë luftë korrupsionit, këtij virusi që ishte shndërruar në një edukatë të punës për të gjitha institucionet dhe drejtuesit e tyre. Mes kartolinës së një viti më parë dhe kartolinës së këtij viti, bilanci është i qartë. Shqipëria ka ndryshuar si kurrë më parë.





    rd

  6. #186
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    cituar prej me siper ...
    Në samitin e pak muajve më parë Shqipëria pritet të jetë zyrtarisht anëtare e NATO-s
    ...
    samiti qenka zhvillue pak muej ma pare, ndersa u pritka per tu bere zyrtarisht antar te NATO-s ...

    heu bre, kjo asht me te vertete befasusese ...

    lene pastaj at liberalizimin e vizave, genjeshter me bisht e qeverise salike, njekohesisht iu lihet "pergjegjesia: premtimeve te shume zyrtareve te larte te brukselit ...

    me duket se ka filluar te "shpohet" thesi i genjeshtrave ... (me edhe pa bisht) ...

  7. #187
    i/e regjistruar Maska e Selami2006
    Anëtarësuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    Te ?
    Postime
    367
    A din dikush se sa do te kushtoj autostrada per shfrytezimin e saj ?
    Do te jet vjetore kostoja?
    Do te jet mujore kostoja?
    Do te jet javore kostoja?
    Do te jet ditore kostoja?
    apo sa her qe shfrytezohet do te paguhet

  8. #188
    Larguar Forum komunistesh Maska e YlliRiaN
    Anëtarësuar
    08-02-2008
    Postime
    1,221
    Disa foto te rruges ne veri te Shqiperise
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   

  9. #189
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    necky, nese ke dhe foto te tjera nga autostrada eshte mire t'i sjellesh ne kete teme qe te pasurohet dhe me rezultatet konkrete e te punes e jo vec me ulerimat kunder saj. Si ishte ajo shprehja e kryeministrit kur inspektoi rrugen para mbarimit te 2008-es: Do t'ia dergojme fotot e rruges Edi Rames. Ja t'i sjellim ketu ca foto edhe per shoqnine e ngushte te Edi Rames, Duaje Siveten, qe mos ta zere gjumi naten.




  10. #190
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar më parë nga Dita Lexo Postimin
    necky, nese ke dhe foto te tjera nga autostrada eshte mire t'i sjellesh ne kete teme qe te pasurohet dhe me rezultatet konkrete e te punes e jo vec me ulerimat kunder saj. Si ishte ajo shprehja e kryeministrit kur inspektoi rrugen para mbarimit te 2008-es: Do t'ia dergojme fotot e rruges Edi Rames. Ja t'i sjellim ketu ca foto edhe per shoqnine e ngushte te Edi Rames, Duaje Siveten, qe mos ta zere gjumi naten.
    una ne shoqerine e ngushte te ed rames??!!

    mua nuk do me zere gjumi i nates???

    Se sa e desheroj une ate rruge, dhe sa ia di une asaj kimetin, mbase ti moj ditke nuk arrin ta konceptosh ...

    shoqerine me "nemesis" te tipit fatos, ed e te tjere si ajo pjelle, ti kam lene ty dhe salikes ...

    perpos gjumit te nates (top deri tani, ka dashur Perendia), do filloj te marr edhe ndonje siesta ...

Faqja 19 prej 74 FillimFillim ... 917181920212969 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Lista e 813 personave në kërkim nga Interpoli
    Nga Albo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 29-12-2014, 10:16
  2. 200 të shumëkërkuarit shqiptarë në të gjithë Botën
    Nga Albo në forumin Në kërkim të personave të humbur
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-02-2011, 10:52
  3. Përgjigje: 40
    Postimi i Fundit: 14-04-2009, 15:15
  4. Panik në autostradë, në zjarr një fabrikë, rrezikon stacioni elektrik
    Nga Bledari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 02-12-2008, 16:04
  5. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •