Close
Faqja 19 prej 44 FillimFillim ... 9171819202129 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 181 deri 190 prej 439
  1. #181
    kujtimi Maska e KUJTIM CAMI
    Anëtarësuar
    24-10-2008
    Vendndodhja
    prrenjas
    Postime
    463
    Citim Postuar më parë nga riza2008 Lexo Postimin
    E qetë para meje,
    si thëllëzë e gëzuar...
    Këndoje,
    çukitje,
    te kodra e bleruar..

    Pa dashur në zemër,
    ma ngjeshe shigjetën.
    S'rënkova,
    por qesha,
    si arushi me bletën...

    Harruam ku ishim,
    harruam ku qemë...
    Nga etia që kishim,
    as mbyjen s'e ndjemë..
    Pershendetje Riza!
    Si gjithnje shume te bukura dhe shume domethenese. Vazhdo te me qetesosh dhe frymezoshe njekohesisht.
    Gjej rastin t`ju uroj gezuar Kurban Bajramin.
    Me shme respekt per Ju.

  2. #182
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Citim Postuar më parë nga KUJTIM CAMI Lexo Postimin
    Pershendetje Riza!
    Si gjithnje shume te bukura dhe shume domethenese. Vazhdo te me qetesosh dhe frymezoshe njekohesisht.
    Gjej rastin t`ju uroj gezuar Kurban Bajramin.
    Me shme respekt per Ju.
    Pershendetie Kujtim!Te uroj nga zemra:"GEZUAR KURBAN BAJRAMIN"shendet e lumturi ne jete.Me respekt rizai2008

  3. #183
    .................... Maska e iktuus
    Anëtarësuar
    30-11-2008
    Postime
    1,261
    fjala ime: "behu deill dhe te gjithe kane per te pare"
    respekte
    Dashuria, miqsia,respekti nuk formojn lidhje aq te forta sa nje urrejtje e perbashket

  4. #184
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Citim Postuar më parë nga iktuus Lexo Postimin
    fjala ime: "behu deill dhe te gjithe kane per te pare"
    respekte
    Pershendetie iktuus!Faleminderit qe viziton faqen time letrare.Respekte rizai2008

  5. #185
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Nuk ta fal

    Bora shkrin , uji rrjedh në lumë,
    Toka flet , bari kundërmon.
    Ti që vetëm shan , s’më njojte kurrë,
    Veç me fjalë gjithmonë më ngatërron.

    Po ke zëmër vritëm sa më parë,
    Vetëm fjalë s’dua të dëgjoj,
    Po të duash quam dhe të marrë,
    Veç nga goja jote të shpëtoj.

    Bëj ç’të mundesh, bëj atë që s’bëhet.
    Veç me mua më mos luaj prapë,
    Unë t’i fala ndjenjat pa kuptuar,
    Dashurinë s’ta fal ,se bëj mëkat.

  6. #186
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Nuk më jepet…

    Jo,s’më jepet për reklamë
    Edhe llafe kam shumë pak.
    Për atë Zot nuk dua famë,
    Por dhe sharjen s’e kam hak.

    Prandaj veproni si të doni
    Ju o njerëz me shpirt të gjerë.
    S’ka qënur kjo një forcë zakoni.
    Ç’kam ndjerë në shpirt atë kam nxjerrë.

  7. #187
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Pse kjo verë?

    Ç’ është ky Gusht i nxehtë,
    Rreze egërsirë.
    Por ç’far kanë mëngjezet?
    Që vijnë si të ngrirë.

    Vallë ç’paska natyra,
    Që është ç’akorduar,
    Dhe pse në liri,
    Ndodhet e rrethuar.

    Pse kjo verë pa shije,
    Verë pa buzëqeshje.
    Eja shpejt o dimër,
    Na mbyt me rrebeshe.

    Zbardhëllo dëborë
    Dhe sill ftohtësirë.
    Më mire të rri mardhur,
    Dhe të kem lirinë.

  8. #188
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Sa më larg

    Në rrugët ku gumzhijnë njerëz,
    Të dalloj ty, por nuk të pres.
    Ata dhe hijen ja vjedhin pemës,
    Ndaj shpirtit tënd i kërkoj ndjesë.

    Unë të kam thënë,ik sa më larg,
    Në vënde ku s’ka frymë njeriu,
    Qëndro e vetme ditë dhe natë,
    Jeto në shpellë, bëj jetë ariu.

    Dhe në vetmi , mendo jeto.
    Ndërto një punë e këngën nis,
    Do jesh e lumtur me domosdo,
    Po u mërzite , mbyll sytë e vdis.

  9. #189
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Si do që….

    Lëvdomëni dhe shamëni,si t’ju vijë oreksi,
    Jam biri i një vëndi që di si t’ju presi.

    Mallkomëni po mundët dhe natën pa hënë,
    Por mallkimet tuaja s’kanë për të më zënë.

    Gëlltitëni maraze dhe largoni dhimbje,
    Lexojeni me endje poezinë time.

    Tregoni përralla e thurni trillime,
    Kurrë s’do tu largoj nga kjo zemëra ime.

    Po deshët goditmëni,me gur a me hekur,
    Ju prap do pendoheni;se s’kam për të vdekur.

    Po deshët këndoni ditën e varrimit,
    Iso do tu mbajinë vitet e largimit.

    Si do që të bëni e kini të vështirë,
    Poezia ime derë më derë ka mbirë.

  10. #190
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    S’më vjen keq……

    Kur moti prishet e marrosen retë,
    Kur vetëtima shkrep mbi tok rrufe.
    Kam shum’ dëshirë ta kem trurin të qetë
    Edhe të shtrihem mbi ndo një shilte.

    I heshtur të qëndroj mbyllur brënda në dhomë
    Me ankth ta pres këtë ditë të vështirë.
    Nuk më vjen keq për këtë mot ujkonjë
    Që si poet e prita duke pirë.

Faqja 19 prej 44 FillimFillim ... 9171819202129 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •