Ndjesi
Mbrëmjeve të majit,shëtis rrugë pa rrugë,
Vrapoj nëpër fusha trupin laj në lumë.
Ndjej freskinë e pyllit,mbi fijet e flokut,
Lë këngën e ujit,mbi pendët e zogut.
Jo s’mendoj as gjë,as me gojë nuk flas,
Do ta lë mëngjezin të zgjedhi ç’do çast.
Vetë do largohem larg edhe më larg,
Në mes të natyrës,kurrë nuk dukem plak.
I lumtur në mal,i lumtur në fushë,
Nga do që lëviz,lule var në gushë.
Kur hipi mbi pemë,dukem përmbi male
Hej natyrë e bukur,sa mirë që s’mu ndave
Krijoni Kontakt