Close
Faqja 8 prej 44 FillimFillim ... 67891018 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 439
  1. #71
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Edhe kur vi vizite ketu pa lajmeruar e gjej sofren shtruar. Qenke nikoqir i mire riza, di t'ja besh yzmetin sofres dhe jo vetem te ftuarve. Urime!

  2. #72
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Mondi faleminderit.Te jesh nikoqir eshte gje e mire ne kete varferi shqiptare.Me gjithe ate çdo gje to shkoi ne vendin e vete.

  3. #73
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Pas gëzimeve të tua,
    fsheha dhimbjen time.....
    Edhe pse s'të thashë kurrë,
    Të dua!
    U morëm vesh pas çdo psherëtime...

  4. #74
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Ti s'je mysafire

    Për një mollë të freskët mendja të vete!
    Eja me shportë te bahçeja ime.
    Shtyje portën pa sekrete,
    më gjen mbi degë,te kokrrat fine.

    Të shkon mendja për një ftua?
    Eja me shportë te bahçeja ime.
    rreth e rrotull më ke mua,
    nuk do ndihesh mysafire.

    Të shkon mendja për një të puthur?
    Kapërce gardhin e bahçes sime,
    siç vjen te lulet një flutur,
    të njeh molla,ftoi e zemra ime.

  5. #75
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Dinjiteti

    I rebeluar kam qënë gjithë jetën,
    me veten time dhe me të tjerët.
    Ballit i kam puthur djersën,
    shoqe kam veç të vërtetën.

    Mbi supe male kam mbajtur,
    kokën se ula ndonjëherë.
    Ashtu,i kërrusur e meskëputur,
    tunele çaja e haesha me dhenë.

    Do thoni ju se ç'kam fituar
    me sjelljen time në jetë kështu.
    Dinjitetin kurrë s'e kam cënuar,
    një gjeth do çelë përherë këtu.

  6. #76
    i/e regjistruar Maska e Syku
    Anëtarësuar
    20-11-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    257
    Gjithnje e me i arritur Rizà.
    Thuper pas thupre po e thuren shume bukur gardhin tend poetik.
    Po sjell nje nga poezite e mia ketu:

    Sot me dhemb

    Sot me dhemb,
    kodoqofte,
    sot shpirti me dhemb,
    e rri kokulur,
    lis-rrezuar rri,
    qendroj si hije
    mbi vigun e tij.
    Asnje fjale,
    as ze hiç,
    ra syparja
    e ne rini vdiq.

    …as kullon gjak por fiken endrra,
    duart mbesin zgjatur kot,
    ne gji me çirret zemra,
    merret fryma por asnje lot.

    Askush faj,
    askush detyre,
    veç nje “pse”
    mbet ne fytyre.

  7. #77
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Pellumb,faleminderit per pjesmarrjen ne faqen time letrare dhe per kenaqesine qe me solle me ate poezi shume te bukur qe ke shkrojtur.

  8. #78
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Pse s'po e ndjej trokitjen tende?!
    Troket apo s'troket!?
    Apo fshihesh te porta e zemres sime,
    Si hena e zene nga rete!?
    Porta e zemres s'hapet pa trokitje,
    pa nje psheretime,pa nje belbezitje.


    Tani hyr porten e ke hapur,
    Mund te hysh dhe pa trokitur.
    Po ta dish,heren tjeter,
    Te porta kam per te te pritur.

  9. #79
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-09-2008
    Postime
    13
    Citim Postuar më parë nga riza2008 Lexo Postimin
    Mbas kaq vjetësh u ktheva prapë,
    te shelgu i moçem i rinisë.
    Më kishte djegur dita gjithë vapë
    si dikur malli i dashurisë....

    Kërkoja freski përsëri....
    nën flokët e blertë të mikut të vjetër,
    Ndonse i vetëm jam tani,
    më keq se veten gjëj mikun tjetër!

    Unë kokë jashtë,ballëzhveshur,
    ai i tharë,mbetur cung!
    Ngushëllojmë njëri-tjetrin buzëqeshur:
    -I dashur,çdo fillim e ka një fund!
    Nuk po iku nga ketu po e lene edhe une nje kompliment per poezit e tuaja.... jene shume te bukura vertet por kjo ketu me pelqeu jasht mase ...

    Urime Riza....

  10. #80
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Nuk po iku nga ketu po e lene edhe une nje kompliment per poezit e tuaja.... jene shume te bukura vertet por kjo ketu me pelqeu jasht mase ...

    Urime Riza....
    A. Tilda faleminderit,per pjesmarrjen tende ne poezite e mia dhe per pershtypjet e tua.

Faqja 8 prej 44 FillimFillim ... 67891018 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •