DËSHIROJ…
Dua të krihem në dy sytë e tu të bukur
Dhe flokët t’i ndaj me vizë në mes.
Pastaj mbi qepallë të të qëndroj si flutur
Të vij si breshër e të shkoj si vesë.
Dua të zhytem në sytë e tu të bukur,
Si notari në thellësitë e detit të kaltër,
Ndoshta gjej Zotin në strofkë të strukur
Dhe t’ia them hapur: nuk jam i ashpër.
Më mirë të lahem tek dy sytë e tu të bukur,
Ashtu lakuriq siç më ka lindur nëna,
Kështu asgjë nuk kemi për tër të humbur,
Shuamë vullkanin që më djeg nga brenda.
Buzëqeshjen ta mbjell para syve të bukur,
Pastaj , eh, le të këputem në mes,
Patjetër,do ndihem i lumtur,
Pastaj nuk ka rëndësi në rroj,apo vdes.
Krijoni Kontakt