Close
Faqja 18 prej 44 FillimFillim ... 8161718192028 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 171 deri 180 prej 439
  1. #171
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Ndjesi

    Mbrëmjeve të majit,shëtis rrugë pa rrugë,
    Vrapoj nëpër fusha trupin laj në lumë.
    Ndjej freskinë e pyllit,mbi fijet e flokut,
    Lë këngën e ujit,mbi pendët e zogut.

    Jo s’mendoj as gjë,as me gojë nuk flas,
    Do ta lë mëngjezin të zgjedhi ç’do çast.
    Vetë do largohem larg edhe më larg,
    Në mes të natyrës,kurrë nuk dukem plak.

    I lumtur në mal,i lumtur në fushë,
    Nga do që lëviz,lule var në gushë.
    Kur hipi mbi pemë,dukem përmbi male
    Hej natyrë e bukur,sa mirë që s’mu ndave

  2. #172
    kujtimi Maska e KUJTIM CAMI
    Anëtarësuar
    24-10-2008
    Vendndodhja
    prrenjas
    Postime
    463
    Citim Postuar më parë nga riza2008 Lexo Postimin
    As kush s'më ndal që ta puth Diellin,
    As kush s'më ndal,as kush s'më ndal!
    Në errësirë të flas me qiellin,
    Ti them: "Të Dua",inat mos mbaj.

    As kush s'më ndal,ta ndaloj Erën,
    As kush s'më ndal, as kush s'më ndal !
    T'ja mbyll pa pritur,pa grindur derën,
    Ti them furtunësëtu s'është Han!

    As kush s'më ndal të dashuroj,
    As kush s'më ndal,as kush s'më ndal !
    Dhe po të vuaj, të lëngoj,
    Për ty s'ankohem,prandaj mos qaj!
    I nderuar Riza!
    Nuk di pse por poezite tuaja me mbushin, dhe kam qef ti interpretoj.
    Shpeshe i interpretoj me ze te larte pa spertatore vec BESOJA me degjon dhe me duartroket une shpresoj qe me duartroket mua por ai duartroket me shume poezite e tua.
    Me rrespekt per JU

  3. #173
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Citim Postuar më parë nga KUJTIM CAMI Lexo Postimin
    I nderuar Riza!
    Nuk di pse por poezite tuaja me mbushin, dhe kam qef ti interpretoj.
    Shpeshe i interpretoj me ze te larte pa spertatore vec BESOJA me degjon dhe me duartroket une shpresoj qe me duartroket mua por ai duartroket me shume poezite e tua.
    Me rrespekt per JU
    Respekte zoti CAMI!Ju faleminderit per çfar shkruani per poezite e mia dhe une ju lexoj ne vazhdimesi dhe me kenaqesi.Me respekt Rizai.

  4. #174
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Për ty

    Buzëqesh pranvera mbi lulet e thanës me dhimbje,
    Trishtohet për manushaqen e vet.
    Shtegëton drejt qiellit një degë dafine,
    Si zemra ime që hesht dhe nuk flet.

    Mbi male dëbora si vello nusërie,
    Cjerr rrezet e diellit tek bredhat mbi shkëmb.
    Dikush po ikën me vrap pabesie,
    Ikën e s’mendon, për shpirtin që dhëmb

    Tingujt e kitarës i përkëdhel nata me shpresë,
    Mbi trupin e detit të larë në hënë.
    Më thuaj o zog: Përse lotove mbrëmë?!
    Për kë po këndonte, thëllëza pa nënë?!
    Për ty!......

  5. #175
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529
    Citim Postuar më parë nga riza2008 Lexo Postimin
    Për ty

    Buzëqesh pranvera mbi lulet e thanës me dhimbje,
    Trishtohet për manushaqen e vet.
    Shtegëton drejt qiellit një degë dafine,
    Si zemra ime që hesht dhe nuk flet.

    Mbi male dëbora si vello nusërie,
    Cjerr rrezet e diellit tek bredhat mbi shkëmb.
    Dikush po ikën me vrap pabesie,
    Ikën e s’mendon, për shpirtin që dhëmb

    Tingujt e kitarës i përkëdhel nata me shpresë,
    Mbi trupin e detit të larë në hënë.
    Më thuaj o zog: Përse lotove mbrëmë?!
    Për kë po këndonte, thëllëza pa nënë?!
    Për ty!......
    I nderuar mik Riza, sa të tregoj se vazhdimisht shoqërohem me vargun Tuaj i cili nga dita në ditë, më shumë e më shumë më bënë për vete, herë me dashuri të sinqertë, herë me sinqeritet, herë me goditje të arsyeshme e herë i ndjerë, herë filantrop e herë grindavec... vargjet që mund t'i thurrin poetët që nuk frigëhen nga koha e nga pasojat... vargjet që do t'i mbijetojnë peripecitë e kohës...

    Me respekt të madh!

  6. #176
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Citim Postuar më parë nga Agim Metbala Lexo Postimin
    I nderuar mik Riza, sa të tregoj se vazhdimisht shoqërohem me vargun Tuaj i cili nga dita në ditë, më shumë e më shumë më bënë për vete, herë me dashuri të sinqertë, herë me sinqeritet, herë me goditje të arsyeshme e herë i ndjerë, herë filantrop e herë grindavec... vargjet që mund t'i thurrin poetët që nuk frigëhen nga koha e nga pasojat... vargjet që do t'i mbijetojnë peripecitë e kohës...

    Me respekt të madh!
    Inderuar Z Metbala! Unë duke mos patur ndonje eksperience te madhe ne fushen e poezise e quaj veten te privilegjuar nga mendimet e tua.Gjithashtu une u jam shume mirnjohes juve personalisht qe me keni ndjekur hap pas hapi dhe me kini inkurajuar me pershtypjet qe kini dhene dhe kjo fale shpirtgjeresise suaj.Ju falenderoj dhe ju uroj shendet e krijimtari te vazhdueshme.Me respekt miki i juaj Rizai.

  7. #177
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    E qetë para meje,
    si thëllëzë e gëzuar...
    Këndoje,
    çukitje,
    te kodra e bleruar..

    Pa dashur në zemër,
    ma ngjeshe shigjetën.
    S'rënkova,
    por qesha,
    si arushi me bletën...

    Harruam ku ishim,
    harruam ku qemë...
    Nga etia që kishim,
    as mbyjen s'e ndjemë..

  8. #178
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Ç'më mundon me pyetje të shumta?
    Lëmë të të shoh...
    Më ka marrë malli!
    (Të ha meraku,ku kaq vjet humba?!)
    Të desha,
    s'u ktheva nga halli......
    Qesh një çikë,
    të shlodh kujtesën!
    Loto një pikë,
    të harroj vesën!
    Shkrepi sytë,
    të shuaj yjet!
    Përqafomë,
    të zhurit pyjet!.......
    -Paske mbetur ambroz,
    siç ke qënë...
    Më kot vetveten,
    me dyshim kam ngrënë...

  9. #179
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-10-2008
    Postime
    53
    [QUOTE=riza2008;2096063]Ç'më mundon me pyetje të shumta?
    Lëmë të të shoh...
    Më ka marrë malli!

    -Paske mbetur ambroz,
    siç ke qënë...
    Më kot vetveten,
    me dyshim kam ngrënë...[/QUOT


    o fjale me renkim
    pse sme le te qete,
    une kam dhimbjen time
    e djeshmja po me vret
    te te kujtoj ty??
    apo et te shoh
    guri u thermua
    une mbeta po ajo..
    ndaj shko e fshiji syte
    nuk rrohet me kujtime
    jetoje jeten tende
    me ler te vdes me timen

  10. #180
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    [QUOTE=dea08;2096200]
    Citim Postuar më parë nga riza2008 Lexo Postimin
    Ç'më mundon me pyetje të shumta?
    Lëmë të të shoh...
    Më ka marrë malli!

    -Paske mbetur ambroz,
    siç ke qënë...
    Më kot vetveten,
    me dyshim kam ngrënë...[/QUOT


    o fjale me renkim
    pse sme le te qete,
    une kam dhimbjen time
    e djeshmja po me vret
    te te kujtoj ty??
    apo et te shoh
    guri u thermua
    une mbeta po ajo..
    ndaj shko e fshiji syte
    nuk rrohet me kujtime
    jetoje jeten tende
    me ler te vdes me timen
    Pershendetie dea08!Faleminderit qe vizituat dhe shkruajtet ne faqen time letare.Respekte rizai2008

Faqja 18 prej 44 FillimFillim ... 8161718192028 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •