Zemrat njësoj,
sytë dhe buzët po e po...
Ndryshim kishim veç në flokë,
Meqënse unë s'kisha nga ato,
i preve dhe Ti gërshetat okë.....
Ajo më thot:……
Ajo më thot:
Unë flë vetëm në dhomë
Dhe në dhomën time
Nuk hyn as njeri.
Dritaria të nxjerr,
Direkt në ballkon.
Nga ballkoni im,
Unë të shikoj ty.
Ajo prap vazhdonte,
Të më tregonte mua.
O djalosh i bukur,
A kupton gjë ti.
Kur unë e fik dritën,
Ti akoma zgjuar,
Kur fillon të zhvishesh
Të shikoj me sy.
Diçka po kuptoja,
Thash janë marrëzi.
Ndoshta muhabete,
Ndoshta djallëzi.
Ndoshta provokime,
Ndoshta s’ka hile.
Ndoshta dashuri
Dhe më shtrin përdhe.
Ju lutem pyeteni…..
A e dëgjuat mbrëmë në për rrugë,
Djaloshin me kitare duke kënduar?
Një melodi e bukur,për të qarë,
I tronditi zemrën vajzës së vetmuar.
Ae e pyetët vallë në mëngjez,
Djaloshin me kitarë i dëshpëruar!
Pse ecën rrugës dhe s’ buzëqesh,
Pse mban në dorë një zemër të coptuar?!
Ae takuat djalin me kitarë?
Dhe ta pyetni:ç’këngë ka kënduar?
A këndon kitara e tij si më parë.
A gëzon ç’do zemër të trishtuar?!
Ju lutem pyetenielat në kitarë,pse kanë lotuar?!
Të shqetësoi ferra që të zu' për floku....
Kur kaluam shtegun si tunel.
Me zërin e ëmbël si këngë zogu,
Më the:
-Për të peshkuar..përherë këtej del?...
Qeni leshëra bardhë.
I tmerruar,ulurinte një ditë.
Më donte dhe e doja si sytë e ballit,
Por qënin leshëra bardhë ma vranë në pritë,
Ata që dinë të përdorin shumë mirë litarin.
Çdo ditë më lutej dhe më rrinte pranë,
Më ruaj nga të liqtë,kuptomë mirë,
Qenit leshëra bardhë në lëndinën matanë,
I hapa një varr,që të prehesh i lirë.
U mërzita shumë,por lotë s’lëshova
Dhe zemrës i thashë bëhu e gurtë.
Lutjen e qenit kurrë nuk e harrova,
Ai që e vrau; KA VDEKUR…është e sigurtë.
Ku ka gëzim më të madh,
se kur sheh foshnjën që nis të ecë!
Sot ti bir, hedh hapin e parë...
Eh,sa hapa do të hedhësh në jetë!
Hapi yt si bishti i dallandyshes,
si një bisk i njomë dridhet lehtë...
Mos u trëmb,po hidhe,se do çash dhe retë....
Mos ki frikë,shkel o xhan,mbi tokë!
Mos u trëmb se bie,prapë ngrihesh....
Nesër malet do kalosh me shokë,
veç përmbi baltë s'dua të shtrihesh.
Edi,s'barazohem me ju,
Ju vëndallinj,unë i ardhur nga halli.
Ju pëlqeni buzuqet këtu,
Ndërsa unë cylën, me këngë malli.
Vilat lluksoze,s'më pëlqejnë
Ashtu siç i pëlqeni ju!
Edi,sa shumë më gënjejnë,
Barakat ndërtuar me dru.
Un' me ju kam shum ndryshim,
Jo nga pasuria,nga shpirti.
Rend...që poezitë furtunës t'ja them me nxitim,
Ti lexoni ç'do ditë që ka viti.
S'do vdes mbi dyshek të florinjtë,
As afër mjekut që hiqet i ditur.
I lumtur mbi libra do t'i zgurdulloj sytë,
Tu them juve:"Këta më kanë rritur"!
Riza me te vertet sh te bukura poezite suksese te metejshme
Krijoni Kontakt