Close

Rezultati i Sondazhit: C'mendoni per flamurin e shtetit te Kosoves?

Votues
168. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • Me pelqen

    25 14.88%
  • Nuk me pelqen

    128 76.19%
  • Nuk e di

    15 8.93%
Faqja 3 prej 27 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 264
  1. #21
    Pasioni për shkencën Maska e KILI MERTURI
    Anëtarësuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    evropë
    Postime
    1,838
    Disa krijesa po rrasen në cdo temë , dhe për cudi "po din" shum bre.

    Kujdes se pi bim syshë!

    Ky flamur është një njoll e cila do të sjell probleme ndër banorët e Kosoves, dhe , ky në të vërtet ishte qëllimi i shpikjes së tij.

    Evropjant, diplomacia e tyre dhe ajo serbe është e rregjur dhe ata din cfarë bëjnë. Kurse kta kokëkungujt tanë qaraveshen e ngisin gjoksa sikur jan bërë dikushi.
    Paramendoni sa janë objekt zbavitje këta politikuaj tanë për diplomatët e huaj, është për të ardh inati, të pëlcasësh nga inati.

    Paramendoni Kosova 90% shqiptarë , një flamur cirkusi për shtetin!!!

    Moldavia, një shtet magjup , e ka flamurin si të Rumanis, me një simbol të vogël dallimi.

    Kosova , nuk dallon shum flamuri pi ati të bosnes, ishin në federat me ta dikur rreth 50 vjet .

    Dujeni gomar ketë flamur , dujeni e ju qoftë përhajr, ishalla ju vorrosin me ketë flamur, e emerrni me veti!

    Kili

    SHQIPËRIA ËSHTË GJAKU IM QË NUK FALET!
    Në dreq të mallkuar të gjithë antishqiptarët dhe tradhtarët e kombit!

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e brigada138
    Anëtarësuar
    06-06-2005
    Vendndodhja
    ZÜRICH
    Postime
    89
    Une jam lindur me flamurin kuq e zi , jam rritur me te , kam protestuar me te ,,e kam vendosur ne kulm te shtepise kur e ndertova shtepine , jam bere synet me ate flamur,jam martuar me ate flamur,kam luftuar po me ate flamur ,vazhdoj te jetoj po me kete flamur, e edukoj vajzen time po me kete flamur,e mbaj ne dhome te gjumit , ne dhome te ndejes , ne dhome te vajzes ....... e mbaj dhe do ta mbaj ne zemer deri ne ne frymen time te fundit......E tash me thoni ju si mund ta pranoj dhe ta dua ni lecke qe sme lidh asgje me te ??????????
    FAKTET JANE KOKEFORTA

  3. #23
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    03-12-2008
    Vendndodhja
    ATJE KU ME RESPEKTOJN SI SHQIPTAR
    Postime
    1,015
    ky eshte dhe do te mbetet nje flamur i perkohshem per dardhanin se do vije dhe dita kure shqipot do bashkohen te gjithe nen flamurin e be dhe ate dite shqipot mund te ken te gjithe te njejtin flamur ate kuq ezi qe rron qe nga zeusi deri me tani.pershendetje te gjithve

  4. #24
    Pasioni për shkencën Maska e KILI MERTURI
    Anëtarësuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    evropë
    Postime
    1,838
    Tung alibaba!

    Unë me at shprehje , jo që desha tì jap rënedësi ksaj krijese antikombëtare, por mendoj se është një qasje reale ndaj tij.

    Na po e shohim se , ja edhe këtu në forum disa minoritarë po e përkrahin një leck-flamur dhe kjo deshem apo nuk deshem shumica, duhet ta trajtojmë.

    Këtu ka raste për spitale mendore, mesiguri e di për kënd e kam fjalen (ka amblemin e dicfa tjetër në nofkë , e përkrah ket flamur! A ka ma paradox?! dhe jo vetëm ky)

    Pra së paku na nevojiten vende në spitalet psikiatrike , sidomos për rastet më të rënda.

    Kili

    SHQIPËRIA ËSHTË GJAKU IM QË NUK FALET!
    Në dreq të mallkuar të gjithë antishqiptarët dhe tradhtarët e kombit!

  5. #25
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Këtu ka raste për spitale mendore, mesiguri e di për kënd e kam fjalen
    Zakonisht kur mungon spitali mendor, shqiptarët e praktikojnë me lujt k'oqe me budallë.

    Thotë fjala urtë popullore: "Pse mos me lujt ko'qe me budallë?"

    Edhe na e kena gjet ni kandidat të mirë

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-03-2008
    Postime
    208
    Ditën e shpalljes së pavarsisë unë shkova në kosovë për të përjetuar ëndrën shekullore të popullit tonë, dhe ajo që kishte mbuluar çdo pëllëmbë të Kosov-ës ishte valvitja e flamurit kuq e zi- FLAMURIT KOMBETAR.
    Por atë ditë nuk u bë bashkimi i trojeve shqiptare, por formimi i një shteti të ri i cili duhej të njihej me simbolet e veta shtetrore......
    Nëse këtë "leckë"që e ka emrin Kosovë, e sheh duke u valvitur mes qindra "leckave" tjera si do të ndjeheshit në moment......

  7. #27
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    26-10-2008
    Vendndodhja
    Republic oF Kosovo
    Postime
    1,162
    .. e Dua Flamurin e ri t'Kosoves .....pa tjeter , sepse shqiptaret nuk luftuan per bashkimin e trojeve , por as qe kan luftuar ndonjiher , si shqiptaret e shqiperis ashtu edhe shqiptaret e kosoves luftuan vetem per pronat e tyre , qe mendojn se ja te tyre , ateher secili vend - shtet - ika simbolet e veta .
    un e dua flamurin e Shqiperis , ashtu e dua edhe flamurin e Kosoves .
    -e disa patriot t'fjetur mendojn se behen patriota me injorimin e flamurit ...ncncncn ...t'merr per ta , fmij pa edukat.
    t'vonuar jeni per patriotizem.

  8. #28
    mall Maska e bili99
    Anëtarësuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    Nuk ka vend per sharje dhe fyerje per pelqimet personale..
    E do Llapi flamurin shtetrore te Kosoves eshte krejt ne rregull.

    Eshte ceshtje tjeter dhe mvaret nga njerez te tjere se si do te edukohet brezi i ri i shqiptareve te Kosoves, dhe brezi i palindur i shqiptareve te Kosoves.
    Populli i Kosoves, institucionet e Kosoves duhet te gjejne menyra se si mos ti perziejn flamujt kombetare dhe shtetrore..nuk eshte e thjeshte per vete faktin e vete simbolikes se cka identifikon flamuri.Por, kur leshojne pe per cdo gje athere duhet edhe te gjejne zgjedhje per problemet qe i krijojne vetvetes dhe popullit te vet.
    E kane detyrim kombetare dhe ndaj vete pjelles se vet- trashigimise ,brezit te ri , ardhmerise se Kosoves ne rajon..E kane obligim dhe kane pergjegjesi per faktin se a do te shpetoje populli shqiptar i Kosoves si shqiptare( qe eshte e vetme alternative shpetimtare) , apo do te krijojne kombin kosovar keshtu sic jane nisur .
    Kjo alternativa e dyte eshte vrastare per vete popullin shqiptar te Kosoves, eshte vetezhdukse ne fakt , dhe jo shpetimtare.
    Ka vetem nje flamur kombi shqiptar, dhe vetem me nje flamur identifikohen shqiptaret e planetit toke, Shqiponja Dykrenare ne sfondin e Kuq,flamur qe nuk nderrohet me ardhje te cfardo rrethanash dhe klasash politike por me referendum kombetar.
    Shpresoj nje dite te rritemi aq sa te tejkalojme inferioritetin tone ndaj cdo kombi dhe ti themi botes : E sheh ky eshte flamuri yne dhe ne jemi bijte e shqipes .
    Tingellon romantizem per modernistat, une them tingellon realizem per ate qe e ndjen vehten shqiptar dhe nuk mimikron per te shpetuar jeten , nuk jep kombin per te mbetur gjalle vetem si krijese e gjalle,ne vend kamoflimit dhe mimikrise i qendron balle per balle realitetit, lufton dhe mbijeton si shqiptar qe ne fakt edhe eshte.
    Perfundimisht mund te tingelloje edhe deshirore por, vertete si diten se do te vdes e di , kurre nuk e humb besimin tek bashkimi i popullit tim shqiptar nen nje flamur.
    Besoj se eshte edhe alternativa e vetme per mbijetese te perjetshme ne Ballkanin e cmendur.

    me nderime,
    bili99
    Ndryshuar për herë të fundit nga bili99 : 11-12-2008 më 13:37
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  9. #29
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Jo more po dihet fare mirë se si u bë ky flamur.

    Nuk na pyeti askush si e duam flamurin. Thjesht e bënë të huajt si deshën vetë.

    Tash na zyrtarisht e kena pranu, se s'ki rrugdalje, por me dasht qysh? Qysh mujn kta em dasht ni sen qi nuk e kena dasht kurr?

    Unë e respektoj lirinë e fjalës së Llapit, sikurse e respektoj lirinë e pëllitjes së një majmuni. Edhe majmuni ka dëshirë të ulurojë, por ai mbetet majmun. Dhe unë kam drejtë të them se ky është majmun, sepse shihet me sy.

    Një njeri që kaq shpejt është në gjendje të dashurojë diçka që na kanë imponuar me dhunë, ose është majmun, ose është shpijun.

    Tash munesh me ba paralele me ni femën që e kanë martue me mblesëri. Nuk e kan pyet fare për fatin e saj.

    Ajo ka mu martue se s'ka ku shkon, veçse t'a dojë atë burrë, kjo nuk mund të ndodhë, përveç nëse është femën kafshë.

  10. #30
    mall Maska e bili99
    Anëtarësuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    Nuk do te komentoj te gjithe komentimin per postimin - mendimin tim me lart ,qe ka bere Baptist, vetem per disa paragrafe "..ku e ke ate flamur?" dhe .."shkruaj sa te duash"

    e pershendes Baptist dhe te gjithe ne kete teme me vargje per flamurin tim,flamurin e pikpyetjes me lart:

    Une dhe flamuri

    Isha..! nja pese-gjashte vjec,
    Se cka kerkoja,....nuk e di.
    Ashtu tinez u njohtuam sa keq,
    per here te pare kur u pame une dhe ti.

    Viti Gjashtedhjete e tete kish kaluar,
    Ti rrije strukur ne kasolle.
    Ne nje skaj me bare mbuluar,
    Ah.... mu kujtua, une kerkoja molle.

    Ashtu shriva doren tuj perzi,
    kapa nje pelhure qe rrinte nen bare.
    Ish pelhura e bukur kuq e zi,
    Takimi yne kujtim,takimi yne i pare.

    Te shkunda pluhurin dhe te shpalosa,
    I vogel isha une dhe i madh Ti.
    Te morra ne zemer te vendosa,
    Pa e ditur c'shpend ishe ,sa cudi.

    Me kish zene veshi baben tuj fol me burra,
    Per demostratat edhe per flamurin.
    Po ku dija une se aq e rrezikshme qe pelhura,
    se jetonim ne si gjarpri nen gurin.

    Sa i vogel isha ,thash se u burrnova;
    edhe sot s'kam shpjegim per perjetimin.
    Pse valle aq ne zemer te shterngova!?
    Dhe te lash ne vend ,..vazhdova kerkimin.

    Dora ime e vogel zuri molle dhe dardhe,
    Te lash shpejt e shpejt aty ku te gjeta.
    Prisja te te shpalos ne nje dite te bardhe,
    te shtiva ne zemer,Flamur tungjatjeta.

    Me kujtohet si sot, u merzita shume;
    kur te lash Flamur,te vetem ne kasolle.
    Vjeshte e vone, rri rreth zjarrit une,
    rri flamuri jasht , ne kasolle me molle.

    Ata vinin dhe largoheshin,ty te kerkonin.
    Ne theqafje shkonin pa sukses.
    Deshen me harrese ty te te mbulonin,
    ty o dashuri qe kurre nuk vdes.

    Kujt nuk i tregova as athere as sot,
    besnik une te mbeta si femije dhe burr.
    Ti me sjelle buzeqeshje, ti me fshi lot,
    kujtim i perjetshem, o pelhure-flamur.

    Bashke me ty une shkoj,ku te me coje jeta;
    por edhe jeta kur te perfundoje.
    Je i pari dhe i fundit,kjo eshte e verteta,
    Shqipja jote trupin do te me mbuloje.


    dhe per periudhen e fundit : une mund te luftoj kunder armiqve te kombit tim si nje ushtar i thjeshte qe jam,..kudo ne bote, fushbeteja eshte me e gjere se Ballkani i vogel...dhe cdo gje nis me nje enderr dhe kur eshte shekullore dhe e shumezuar me shume breza dhe miljona enderrimtare qe jetojne sot,,, pse jo !? behet edhe zhgenderr UNE BESOJ,KY ESHTE BESIMI IM.

    Perfundimisht kjo per te gjithe pa perjashtim: per debatet tona, per helmin ne shkrime ,fyerjet , dhe mohimin qe i bejme njeritjetrit nuk besoj se as ne vete krenohemi me menyren qe kemi shkruar.
    Edhe kritika qe eshte me vend, e humb peshen kur shoqrohet me sulme personale, biles e nxjerre nga binaret vete temen dhe shkruhet per gjera qe nuk na sherbejne neve dhe vete opinionit te temes ne fjale.



    me nderime se pari per Baptist qe me nxiti per kete shkrim, dhe pastaj per te gjithe te tjeret ne kete teme,( sinqerisht dhe jo per te qene politikisht korrekt,une nuk bej politike me ju..nuk jam as virtual ..real fare ne fjale dhe ne jete me aq sa di,me aq sa kam dhe me aq sa ja dal)
    bili99
    Ndryshuar për herë të fundit nga bili99 : 11-12-2008 më 14:54
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

Faqja 3 prej 27 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Adem Demaçi
    Nga lum lumi në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 309
    Postimi i Fundit: 29-11-2016, 17:56
  2. Kosova në udhëkryq
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 01-03-2009, 11:52
  3. Demaçi themelon "Forumi Qytetar i Kosoves"
    Nga mani në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 37
    Postimi i Fundit: 20-03-2004, 13:33
  4. Kush jane vrasesit?
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 10-03-2004, 21:54

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •