Të dielën në mbrëmje në Pallatin e Kongreseve në Tiranë mbajtën Festivali i tretë Ndërkombëtar i Forumit Imazh dhe Media ku u nderuan me Çmime dhe Mirënjohje shumë figura të shquara nga jeta politike dhe kulturore nga mbarë trevat shqiptare.
Organizatorët të drejtuar nga kryetari i Forumit prof.dr. Astrit Memia ishin kujdesur që në këtë aktivitet të kishte përfaqësues nga Mali i Zi, Kosova, Maqedonia, Çamëria, Presheva. Të pranishëm ishin edhe deputet dhe ministra si Zv/Ministër i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta Marjeta Zaçe (Pronjari), prefektja e Korçës Elfrida Zefi, ministri pa portofol i Malit të Zi Ferhat Dinosha, akademiku Esat Stavileci, deputeti i PDSH-së Daut Rexhepi Leka, përfaqësuesja e partisë Demokracia e re Flora Latifi (Maloku) e të tjerë. Në tingujt e muzikës dhe këngës shqiptare të kënduar nga këngëtarët e njohur Eranda Libohova, Elbasan Munishi, Endri dhe Stefi Prifti, Eneida Tarifaj, Lirio Nushi, grupi i valleve nga Rugova, Gjakova, Zef Beka, Edi Furra, humoristët Behar Mera e të tjerë. Më tej aktiviteti vazhdoji me ndarjen e çmimeve për “imazhin më të mirë” të politikanit të vitit, humanist, për filmin dokumentar më të mirë e të tjerë. Për imazhin e politikanit më të mirë dhe vizionar u nderua me çmim të artë politikani i madh Arbër Xhaferi i cili në mungesë të tij për arsye shëndetësore çmimin e tërhoqi përfaqësuesi i PDSH-së, deputeti Daut Rexhep Leka. Për “imazhin në ndihmë të fëmijëve” u nderua me çmim ari Liri Berisha, për filmin dokumentar në kujdesie të ekologjisë fitoi filmi i shoqatës ekologjike “Eko - natyra” me kryetar Nexhbejdin Haliti me qendër në Shipkovicë e të tjerë. Kryetari i Forumit Imazh & Media Dr. Astrit Memia përshëndeti të ftuarit dhe personalitetet që u nderuan me çmime duke u angazhuar që do të vazhdojë punën për rritjen e imazhit të Shqipërisë në botë, për shtrirjen e Forumit “Imazh & Media” edhe me gjerë në trojet shqiptare si dhe jashtë tyre në Itali, Greqi, Francë, Belgjikë, Angli dhe Amerikë. Forumi “Imazh & Media” ka për qëllim evidentimin e individualiteteve, personaliteteve dhe figurave publike shqiptare të cilat kanë rritur dhe rrisin imazhin e Shqipërisë në botë. Në fund aktiviteti u mbyll me këngën e njohur “Për ty flamur” të kënduar nga këngëtari tetovar Elbasan Munishi.
Krijoni Kontakt