Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 17
  1. #1
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,441

    Çmimi i artë, politikanit Arbër Xhaferi

    Të dielën në mbrëmje në Pallatin e Kongreseve në Tiranë mbajtën Festivali i tretë Ndërkombëtar i Forumit Imazh dhe Media ku u nderuan me Çmime dhe Mirënjohje shumë figura të shquara nga jeta politike dhe kulturore nga mbarë trevat shqiptare.

    Organizatorët të drejtuar nga kryetari i Forumit prof.dr. Astrit Memia ishin kujdesur që në këtë aktivitet të kishte përfaqësues nga Mali i Zi, Kosova, Maqedonia, Çamëria, Presheva. Të pranishëm ishin edhe deputet dhe ministra si Zv/Ministër i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta Marjeta Zaçe (Pronjari), prefektja e Korçës Elfrida Zefi, ministri pa portofol i Malit të Zi Ferhat Dinosha, akademiku Esat Stavileci, deputeti i PDSH-së Daut Rexhepi Leka, përfaqësuesja e partisë Demokracia e re Flora Latifi (Maloku) e të tjerë. Në tingujt e muzikës dhe këngës shqiptare të kënduar nga këngëtarët e njohur Eranda Libohova, Elbasan Munishi, Endri dhe Stefi Prifti, Eneida Tarifaj, Lirio Nushi, grupi i valleve nga Rugova, Gjakova, Zef Beka, Edi Furra, humoristët Behar Mera e të tjerë. Më tej aktiviteti vazhdoji me ndarjen e çmimeve për “imazhin më të mirë” të politikanit të vitit, humanist, për filmin dokumentar më të mirë e të tjerë. Për imazhin e politikanit më të mirë dhe vizionar u nderua me çmim të artë politikani i madh Arbër Xhaferi i cili në mungesë të tij për arsye shëndetësore çmimin e tërhoqi përfaqësuesi i PDSH-së, deputeti Daut Rexhep Leka. Për “imazhin në ndihmë të fëmijëve” u nderua me çmim ari Liri Berisha, për filmin dokumentar në kujdesie të ekologjisë fitoi filmi i shoqatës ekologjike “Eko - natyra” me kryetar Nexhbejdin Haliti me qendër në Shipkovicë e të tjerë. Kryetari i Forumit Imazh & Media Dr. Astrit Memia përshëndeti të ftuarit dhe personalitetet që u nderuan me çmime duke u angazhuar që do të vazhdojë punën për rritjen e imazhit të Shqipërisë në botë, për shtrirjen e Forumit “Imazh & Media” edhe me gjerë në trojet shqiptare si dhe jashtë tyre në Itali, Greqi, Francë, Belgjikë, Angli dhe Amerikë. Forumi “Imazh & Media” ka për qëllim evidentimin e individualiteteve, personaliteteve dhe figurave publike shqiptare të cilat kanë rritur dhe rrisin imazhin e Shqipërisë në botë. Në fund aktiviteti u mbyll me këngën e njohur “Për ty flamur” të kënduar nga këngëtari tetovar Elbasan Munishi.

  2. #2
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Nëse dikush do e meritonte një cmim të tillë, padyshim që është Arbër Xhaferi.
    Sui generis

  3. #3
    ...beyond Maska e Alienated
    Anëtarësuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Citim Postuar më parë nga RaPSouL Lexo Postimin
    Nëse dikush do e meritonte një cmim të tillë, padyshim që është Arbër Xhaferi.
    I njejti cmim me 19 Prill 2008 iu dha z. Bardhyl MAHMUTI, kryetar i Bashkimit Demokratik Shqiptar.

    Çmimi "Imazhi i Politikanit Shqiptar 2007" ndahet z. Bardhyl Mahmutit

    Forumi “Imazh dhe Media” dhe Festivali Ndërkombëtar “Imazhi Shqiptar”, më datë 19 Prill 2008, në Pallatin e Kulturës në Tetovë, organizoi një manifestim kulturor dhe artistik, ku morrën pjesë artistë nga Shqipëria.

    Të ftuar të veçantë me këtë rast ishin kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Jakup Krasniqi, Ministri i Transportit dhe i Postë-Telekomunikacionit, z. Fatmir Limaj, deputetët e kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Ramë Buja dhe Vlora Çitaku.

    Me këtë rast, forumi “Imazh dhe Media” pas konsultimeve të gjata me diplomatë, gazetarë e analistë të ndryshëm të Shqipërisë, Kosovës e Maqedonisë, vendosi që çmimin IMAZHI I POLITIKANIT VIZIONAL për vitin 2007 t’ia paraqesë, kryetarit të Bashkimit Demokratik Shqiptar, z. Bardhyl Mahmuti.

    Çmimi iu dorëzua nga z. Astrit Memia, kryetar i Forumit “Imazh dhe Media” dhe Festivalit Ndërkombëtar “Imazhi Shqiptar”.
    Lexo lajmin!

    Shih videon!
    Koha është e maskarenjëve
    Por atdheu i Shqiptarëve

  4. #4
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Citim Postuar më parë nga Alienated Lexo Postimin
    I njejti cmim me 19 Prill 2008 iu dha z. Bardhyl MAHMUTI, kryetar i Bashkimit Demokratik Shqiptar.



    Lexo lajmin!

    Shih videon!
    Hahahahah

    Ajo shifet qart se ka qen ne kohen e fushates se zgjedhjeve ne MK!
    Bardhyli per te ngritur imazhin e vet, per te ber propagand para zgjedhore ketu i ftoj Fatmir Limajn edhe te tjeret (d,m,th i pagoj ) qe te na tregojn neve ketu se kush eshte Bardhyli.
    Nje shprehje thot gurri i rend peshon ne vend te vet.
    Ate cmimin qe ja ka ndar aj perfaqsuesi Bardhylit ka shum dallim nga ky qe e ka mare z.Arber Xhaferi.
    Pastaj mos na lavdro ti neve Bardhylin sepse ne e njohim shum mire sepse ka qen ne PDSH (I BLEM, per propaganda para zgjedhore ) ku ia njohim shum mire aftesit, eshte mekat te krahasosh Bardhylin me z.Arber Xhaferin
    Sui generis

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    mahmuti bardhyl.. mund te marri cfar do lloj cmimi por nje cmim ja kam vnue un moti e ate nuk e luan topi ..
    ai eshte pjestar i shtabit polpotist enverist.. shtab i cili ka dirigjuar e zbatuar direktivat per vrasjen e shum atdhetareve.. ne diaspore..kosove e shqiperi.. e
    pikerisht se eshte i tille.. ai u thirr nga arber xhaferi qe ta shtazeroje ose envere-zoje.. pak me teper partin e menduh xhaferit.. qe me kte enverizim.. te mund te trembe.. (jo sllob e gruevskt..jo drashko e gligo..jo jo andej kurre nuk trembin kta m.utsihane) ndopak partin rivale ..pra bdi-ne e ahmetit ali..
    pra e qirazuan bardhylin.. keta te menduhit arber.. nga shtabi polpotist lpk-ist.. i kosov-diaspores.. qe bardhyli.. te munde te jape eksperienvcen e tij ne pusite pas shpine.. ne trevat iliridase.. ne stilin enverist pojatoist kupo krasniqoist ningjo veseloist.. limo thaqist.. qe bdi-ja.. te mos guxoje me ju hakerrue..xhafer arberave e menduhave.. me te njejtin stil..

    rezultatet.. dihen..

    numeroni varret e shqiptareve vitet e fundit.. ne zonat enverore talibanore te ilirides..


    ky eshte cmimi i vertete.. qe ka me ju mbet ne histori.. krejt aventuristo-enveroistave.. vegla te dobishme te sllobo gligorovave..





    arberi xhafer..

    skur arberi te ish burr i mir nuk e kish leju mafia e tiranes pra edvin gjinush mejdan klos- meto m.utet.. te ndertonte vill ne golem..
    pra arberi eshte nje demagog enverist me kostum.. beko-jugosllav e pak armani.. demode..

    pra ne se ka atdhetare treva ilirides..te lexojn forum se cka po thot brari..ne se nuk duan.. varre pa nevoje te vllazenve te tyre..



    ..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 04-12-2008 më 15:55

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Alex731
    Anëtarësuar
    06-04-2007
    Postime
    540
    Citim Postuar më parë nga Armend Lexo Postimin
    Hahahahah

    Ajo shifet qart se ka qen ne kohen e fushates se zgjedhjeve ne MK!
    Bardhyli per te ngritur imazhin e vet, per te ber propagand para zgjedhore ketu i ftoj Fatmir Limajn edhe te tjeret (d,m,th i pagoj ) qe te na tregojn neve ketu se kush eshte Bardhyli.
    Nje shprehje thot gurri i rend peshon ne vend te vet.
    Ate cmimin qe ja ka ndar aj perfaqsuesi Bardhylit ka shum dallim nga ky qe e ka mare z.Arber Xhaferi.
    Pastaj mos na lavdro ti neve Bardhylin sepse ne e njohim shum mire sepse ka qen ne PDSH (I BLEM, per propaganda para zgjedhore ) ku ia njohim shum mire aftesit, eshte mekat te krahasosh Bardhylin me z.Arber Xhaferin
    Une aspajtohem aspak(ok nuk do te thote qe patjeter te pajtohemi me mendimine njeri tjetrit) por nga ajo qe kam pare gjate fushates parazgjedhore nuk i mare aspak te verteta keto.Megjtihate mudn te kete shume gjera qe neve si dime, dhe flasim ashtu si na sheh syry.
    Lidhjet e faqeve personale mund ti vendosni tek profili juaj por jo në firmë. Stafi i forumit!

  7. #7
    NoboDy Maska e besar_atb
    Anëtarësuar
    22-04-2007
    Vendndodhja
    T3TovA
    Postime
    281
    Brari Do te kisha lutur qe te flasesh me paster pasi me keto termet e tua envero leniniste sben asgje te mire perveq nencmimit te te gjithe shqiptareve..duke u nisur nga ajo se kam lexuar shume postime tuat dhe jam bindur qe per ty sqenka asnje shqiptar i mire perveq ldk-istave tu qe nuk jane hag-ista e uck-ista po jane ata ldk-istat e tu qe kur hashim e fatmir hag-istat luftonin keta fsheheshin neper fustanat e bashkeshorteve te tyre..sidoqoft nuk dua te te ndroj mendimin aspak por te lus qe ketu ne forum te shprehesh me paster pasiqe te folurit e ke krejt udhekryqe..Respekt!
    Plagën e nënçmon ai që nuk e din çka është dhimbja!

  8. #8
    shqiptari Maska e faruk_01
    Anëtarësuar
    24-09-2006
    Vendndodhja
    maqedoni
    Postime
    590
    Arber Xhaferi e meriton ate cmim....duhet te krenohen te gjithe shqiptaret qe kane nje njeri,dijetar,poltikan,etj etj si Arber Xhaferi...i ralle eshte
    Ndryshuar për herë të fundit nga faruk_01 : 04-12-2008 më 19:17
    O Sa mir t'jesh Shqiptar...

  9. #9
    mall Maska e bili99
    Anëtarësuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    Dhe cmimi i arte shkon tek.............komisioni shqiptar qesharak !

    Kjo per Brarin: nuk do merrem me cdo gje c'ke shkruar ne postimin me lart.
    Por, per ate cke thene per Arber Xhaferrin kryesisht eshte e vertet ,sigurisht se jo plotesisht...si e manipuloi Bardhylin eshte e vertete,bile duke e ditur kapadahillekun e Bardhylit ia coi Aliut ne Zajaz bile ne kohe zgjedhjesh..rrinte pas skene si tinzak udbe per te deshmuar suksesin vellavrases ne Iliride.

    Shume dinak ky Arbri : kam thene edhe perpara se eshte nje filozof kjo nuk kontestohet as nga une as nga asnjeri qe ka sens per vleresim real por, per politikan me i mire !?! !..o lala..dhe o kuku per ne..po kjo eshte cmenduri totale ,kush jane kriteret qe i japin titullin politikanit??? ne cka u bazuan ata komisionaret , apo ndoshta per frymen e percarjes qe solli ne Iliride duke filluar me Partine per Prosperitet qe ishte nje levizje gjitheperfshirese kombetare, dhe me rradhe me te gjitha partite tjera qe sa vinte vetem metodat nderronte, duke u munduar te ndertoje nje subjekt ku vete te jete gazde rrenoi cdo gje kombetare ne ato troje.
    Kush ishte dhe gjithmone eshte ne politike kriteri final per ti dhene cmimin e fitores?
    NJE LIDER POLITIK QE NE NJE VEND AQ TE VOCKEL KURRE NUK FITOI ZGJEDHJET,PER GJITHE JETEN SA U MORRE ME POLITIKE..URRAAA U ZGJODH POLITIKAN I ARTE..une e kam ditur qe politika eshte kurve e madhe por, qe kaq shume te degradohet nuk e kam ditur..
    Politika eshte art i se mundshmes diku tjeter ne bote dhe mbetet kurve e perjetshme ne Ballkan..sa keq.
    Vleresues me i mire i nje politikani eshte elektorati zgjedhor dhe jo komisione qesharake,dhe dihet rekordi i Arber Xhaferrit me mastervleresuesin-elektoratin.
    Sa per komisione une mund te gjeje nje me te dinjitetshem qe te me deklarojne mua politikani me i mire ne bote..cmimi diamant .
    Cmimi i arte ne rastin konkret ka vlere sa gjesendet e arta qe i shesin per gjojase te arta jevget neper rruget e Ilirides.
    Edhe une do shtoj se njeri matet me ate se cka ben per te tjeret, dhe jo me ate se sa vila ben nga te tjeret ,sa perfiton nga te tjeret pa punuar asnje dite te vetme ne jeten e vet.
    Njeri matet me rrethin qe e rrethon(pasi ka mundesi te zgjedhi rrethin ..gje qe nuk eshte si mundesi me familjen).
    Sukseset per sa u morre me politike jane inegzistente, anonime pra absolutikisht te paqena pra...hic...zero...zero..

    Perfunimisht nuk eshte i mllefosur shkrimi im kundrejt Arbrit se ai nuk mundi te implementoje ate qe mendonte se di, por do tua them pse shkruaj sic kam shkruar dy tri fjali me lart.
    Ne ende i japim cmim dhe lavdata atyre qe s;duhet, bile thurim mite te paqena, kjo eshte e frikshme per nje popull dhe une si pjestar nuk dua te hesht .kjo ishte arsyja e vetme dhe asgje personale.
    Por eshte njesoj sikur une te vlersohem lojtari me i mire i Shkendise se Tetoves ,jo vetem pa shenuar asnje gol por,bile pa e luajtur asnje loje.. e turpshme per bese.

    Pse nuk i ndajne gjerat , veprat dhe njerezit gjate vleresimit..!?
    Mentalitet corr dhe me perspektive te zymt per nje popull, duhet te nderroje me hapa te shpejte se shoqeria shqiptare nuk ecen perpara as nje centimeter ne kohen qe i duhen hapa kilometershe te mberri boten e qytetruar...
    Ndajme cmime te arta dhe festojme ditelindje diktatoresh ne qe problemet reale dhe berllogu na e ka zene deren e shtepise.


    Po ore njerez ai Arber Xhaferri eshte nje filozof , nje njeri i ditur, eshte nje analist dash historik dhe nje analist i njohur i rrethanave politiko-shoqerore ne Ballkan.
    Per kete titullin e fundit edhe une e votoj.(por tu sqaroj qe analist eshte ai qe zberthen veprat dhe bemat e te tjereve).por, per politikan.. ishte aq katastrofal sa s'lahen deshtimet dhe percamjet edhe 50 vjet ne ate nenqiell.
    Per ate qe Arbri ka probleme shendetsore i deshiroj nga zemra jete te qete, sherim dhe paqe...kjo e perzemert dhe jo palavra.

    me nderime per te verteten dhe vleresimin sic duhet,

    bili99
    Ndryshuar për herë të fundit nga bili99 : 04-12-2008 më 19:33
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  10. #10
    shqiptari Maska e faruk_01
    Anëtarësuar
    24-09-2006
    Vendndodhja
    maqedoni
    Postime
    590
    Citim Postuar më parë nga bili99 Lexo Postimin
    Dhe cmimi i arte shkon tek............. shqiptaret qesharak !

    Kjo per Brarin: nuk do merrem me cdo gjr c'ke shkruar ne postimin me lart.Por, per ate cke thene per Arber Xhaferrin kryesisht eshte e vertet ,sigurisht se jo plotesisht...si e manipuloi Bardhylin eshte e vertete,bile duke e ditur kapadahillekun e Bardhylit ia coi Aliut ne Zajaz bile ne kohe zgjedhjesh..rrinte pas skene si tinzak udbe per te deshmuar suksesin vellavrases ne Iliride.

    Shume dinak ky Arbri : kam thene edhe perpara se eshte nje filozof kjo nuk kontestohet as nga une as nga asnjeri qe ka sens per vleresim real por, per politikan me i mire ..o lala..dhe o kuku per ne..po kjo eshte cmenduri totale ,kush jane kriteret qe i japin titullin politikanit??? ne cka u bazuan ata komisionaret , apo ndoshta per frymen e percarjes qe solli ne Iliride duke filluar me Partine per Prosperitet qe ishte nje levizje gjitheperfshirese kombetare, dhe me rradhe me te gjitha partite tjera qe sa vinte vetem metodat nderronte, duke u munduar te ndertoje nje subjekt ku vete te jete gazde rrenoi cdo gje kombetare ne ato troje.
    Kush ishte kriteri final per ti dhene cmimin:NJE LIDER POLITIK QE NE NJE VEND AQ TE VOCKEL KURRE NUK FITOI ZGJEDHJET,PER GJITHE JETEN SA U MORRE ME POLITIKE..URRAAA U ZGJODH POLITIKAN I ARTE..une e kam ditur qe politika eshte kurve e madhe por, qe kaq shume te degradohet nuk e kam ditur..
    Politika eshte art i se mundshmes diku tjeter ne bote dhe mbetet kurve e perjetshme ne Ballkan..sa keq.
    Cmimi i arte ka vlere sa gjesendet e arta qe i shesin per gjojase te arta jevget neper rruget e Ilirides.
    Edhe une do shtoj se njeri matet me ate se cka ben per te tjeret, dhe jo me sa vila ben nga te tjeret pa punuar asnje dite te vetme ne jeten e vet.
    Njeri matet me rrethin qe errethon(pasi ka mundesi te zgjedhi rrethin ..gje qe nuk eshte si mundesi me familjen).
    Sukseset per sa u morre me politike jane inegzistente, anonime pra absolutikisht te paqena pra...hic...zero...zero..
    Perfunimisht nuk eshte i mllefosur shkrimi im por do tua them pse shkruaj sic kam shkruar dy tri fjali me lart.
    Ne ende i japim cmim dhe lavdata atyre qe s;duhet, bile thurim mite te paqena, kjo eshte e frikshme per nje popull dhe une si pjestar nuk dua te hesht .kjo ishte arsyja e vetme dhe asgje personale.Por eshte njesoj sikur une te vlersohem lojtari me i mire i Shkendise se Tetoves bile pa e luajtur asnje loje.. e turpshme per bese.

    Pse nuk i ndajne gjerat , veprat dhe njerezit gjate vleresimit..!?
    Mentalitet corr dhe me perspektive te zymt, duhet te nderroje me hapa te shpejte se shoqeria shqiptare nuk ecen perpara as nje centimeter ne kohen qe i duhen hapa kilometershe te mberri boten e qytetruar.
    Po ore njerez ai Arber Xhaferri eshte nje filozof , nje njeri i ditur, eshte nje analist dash historik dhe nje analist i njohur i rrethanave politiko-shoqerore ne Ballkan.
    Per kete titull edhe une e votoj..por, per politikan.. ishte aq katastrofal sa s'lahen deshtimet dhe percamjet edhe 50 vjet ne ate nenqiell.

    me nderime per te verteten dhe vleresimin sic duhet,

    bili99
    te nencmosh Arber Xhaferin un do te kisha thene se ti nuk flet realitet dhe drejten..por nxjer urejtje dhe pakenaqsin partiake dhe individulae dhe njohurit e pervojat tuaja amatere,,,, Arber Xhaferi njihet edhe si analist i te gjitha rethanave por edhe si poliikan, eshte e vertet se ai nuk kori sukse te medha por ai nuk nisi lufte te bej emer te madh, ai nuk hapi fondin liria theret te grumbulloj para, andaj ai nuk kori suksee , por sidoqofte historia do te tregoj se si dhe kush eshte Arber Xhaferi e jo nje bili99 qe nxjere uretje per nje njeri te cilit ia pranon e gjithe bota..
    O Sa mir t'jesh Shqiptar...

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Xhaferi ka biseduar me Georgievskin për ndarje të Maqedonisë
    Nga Davius në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 28-04-2012, 17:02
  2. Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 14-10-2008, 10:40
  3. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-08-2006, 10:17
  4. Dueli Ali Ahmeti-Arber Xhaferi
    Nga babadimri në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 28-03-2006, 09:50
  5. Arbën Xhaferi jep dorëheqjen
    Nga Beqari002 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 27-04-2003, 04:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •