Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 13
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Xhaferi ka biseduar me Georgievskin për ndarje të Maqedonisë

    Shkup, 13:15

    Lideri i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) në Maqedoni Arbën Xhaferi, për herë të parë publikisht ka pranuar se ka biseduar me maqedonasit për ndarjen e Maqedonisë.

    Këtë, siç transmeton agjencia e lajmeve Makfaks, e botoi sot gazeta e përditshme e Shkupit në gjuhën shqipe "Lajm", duke iu referuar intervistës që për televizionin privat kosovar KTV e dha lideri i PDSH-së.

    Xhaferi, për këtë televizion konfirmoi se në vitin 1998, kur ka ardhur në pushtet partia e tij, "me partinë maqedonase VMRO-DPMNE, e cila po ashtu fitoi tek elektorati maqedonas, ka biseduar rreth ndarjes së shtetit".

    Lideri i PDSH-së deklaroi se me Lubço Georgievskin, atëherë lider i VMRO-DPMNE-së, ka pasur plane për ta bërë në mënyrë të qetë ndarjen e maqedonasve dhe shqiptarëve, duke mos besuar në shtetin multietnik, si formë e funksionimit të shtetit". Sipas Xhaferit, nocioni "shtet multietnik" ka qenë "fiksion i kreaturave ndërkombëtare".

    "Lufta na ndali…", i ka bërë publike Xhaferi për herë të parë bisedimet rreth ndarjes së Maqedonisë, duke vlerësuar luftën e vitit 2001 të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK) si pengesë për realizimin e parimeve të vëna para dy partive të cilat atëbotë e përbënin koalicionin qeveritar në Maqedoni.

    Xhaferi, madje nuk ka fshehur të përmendë se rreth kësaj çështjeje me Georgievskin i ka konsultuar edhe zyrtarët e Beogradit, duke përmendur edhe bisedën me ish-kryeministrin e ndjerë serb Zoran Gjingjiq, i cili është pajtuar me këtë ide, duke e promovuar edhe idenë e ndarjes së Kosovës, pikërisht në baza etnike.

    "Do t`i iknim variantit të dhunës…do të merreshim vesh se si të diversohemi", deklaroi Xhaferi për KTV-në.

    Ai është pesimistë lidhur me ardhmërinë e Maqedonisë dhe thekson se "Maqedonia nuk ka të ardhme kështu siç po shkon".

    Xhaferi konsideron se nuk duhet të problematizohet çështja kontestuese rreth kufirit me Kosovën, meqë sipas tij, bëhet fjalë për 2.500 hektarë që kryesisht janë shkurre dhe kodrina.

    "Kam biseduar me maqedonasit për këtë çështje dhe ma kanë zënë kokën duke më thënë: - Ne kosovarëve ua lëshuam tërë tokën kur ishin në zor, e tash po kërkojnë 2.000 hektarë", shprehet Xhaferi, duke arsyetuar shkaqet pse PDSH-ja në janar të vitit 2001 ka miratuar marrëveshjen me Serbinë për përkufizimin kufitar të Maqedonisë edhe me pjesën e Kosovës.

    Xhaferi në intervistën për KTV-në e kritikon BDI-në lidhur me çështjen e rregullimit të përdorimit të flamurit shqiptar.

    "Bëhet fjalë për ligj segregues. Me flamurin shqiptar janë çliruar shumë qytete në Maqedoni. BDI-ja bëri koncesion, sepse është e re në politikë", deklaroi Xhaferi, duke bërë të ditur se ofertë të tillë nga maqedonasit për përdorimin e flamurit shqiptar i është ofruar edhe partisë së tij dhe PPD-së.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-06-2005
    Postime
    10

    MAQEDONI, Xhaferi pohon se ka patur qe plan per ndarje te Maqedonise

    MAQEDONI, Xhaferi pohon per here te pare nje bisede me Georgievskin per ndarje te Maqedonise
    Lajmi i ores 1:55 PM



    Arben Xhaferri
    SHKUP (3 Qershor) -Lideri i Partise Demokratike Shqiptare (PDSH) ne Maqedoni Arben Xhaferri, ka pranuar per here te pare publikisht se ka biseduar me maqedonasit per ndarjen e Maqedonise. Botimi i sotshem ne gazeten e perditshme te Shkupit ne gjuhen shqipe "Lajm", e cila ka i eshte referuar intervistes per televizionin privat kosovar KTV qe ka dhene lideri i PDSH-se, mesohet se Xhaferi ka konfirmuar se ne vitin 1998, kur ka ardhur ne pushtet partia e tij, "me partine maqedonase VMRO-DPMNE, e cila po ashtu fitoi tek elektorati maqedonas, ka biseduar rreth ndarjes se shtetit". Lideri i PDSH-se deklaroi se ka pasur plane me Lubco Georgievskin, atehere lider i VMRO-DPMNE-se, "per ta bere ne menyre te qete ndarjen e maqedonasve dhe shqiptareve, duke mos besuar ne shtetin multietnik, si forme e funksionimit te shtetit". Sipas Xhaferit, nocioni "shtet multietnik" ka qene "fiksion i kreaturave nderkombetare". "Lufta ne Kosove na ndali", i ka bere publike Xhaferi per here te pare bisedimet rreth ndarjes se Maqedonise, duke vleresuar luften e vitit 2001 te Ushtrise Clirimtare Kombetare (UCK) si pengese per realizimin e parimeve te vena para dy partive te cilat athere perbenin koalicionin qeveritar ne Maqedoni. Xhaferi, madje nuk ka fshehur te permende se rreth kesaj ceshtjeje me Georgievskin i ka konsultuar edhe zyrtaret e Beogradit, duke permendur edhe biseden me ish-kryeministrin e ndjere serb, Zoran Gjingjic, i cili ishte pajtuar me kete ide, duke e promovuar edhe idene e ndarjes se Kosoves, pikerisht ne baza etnike. "Do t`i iknim variantit te dhunes, do te merreshim vesh se si te diversohemi", deklaroi Xhaferi per KTV-ne. Ai eshte pesimiste lidhur me te ardhmen e Maqedonise dhe thekson se "Maqedonia nuk ka te ardhme keshtu sic po shkon". Xhaferi konsideron se nuk duhet te problematizohet ceshtja kontestuese rreth kufirit me Kosoven, meqe sipas tij, behet fjale per 2.500 hektare qe kryesisht jane shkurre dhe kodrina. "Kam biseduar me maqedonasit per kete ceshtje dhe ata ma kane prere shkurt duke me thene: - Ne kosovareve ua leshuam tere token kur ishin ne gjendje kritike, e tani ata po kerkojne 2.000 hektare", shprehet Xhaferi, duke arsyetuar shkaqet pse PDSH-ja ne janar te vitit 2001 ka miratuar marreveshjen me Serbine per perkufizimin kufitar te Maqedonise edhe me pjesen e Kosoves. Xhaferi ne intervisten per KTV-ne i kritikon BDI-se lidhur me ceshtjen e rregullimit te perdorimit te flamurit shqiptar. "Behet fjale per ligj segregues. Me flamurin shqiptar jane cliruar shume qytete ne Maqedoni. BDI-ja me kete beri koncesion, sepse eshte e re ne politike", deklaroi Xhaferi, duke bere te ditur se nje oferte e tille nga maqedonasit per perdorimin e flamurit shqiptar i eshte ofruar edhe partise se tij dhe PPD-se. db/db(MakFax/BalkanWeb)

  3. #3
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Se pari, per punen e kufirit, sllavet jane duke i kerkuar edhe 2.500 hektare te Kosoves. Shkurre, kodrina, ato jane toka tona, dhe nuk ju japim as edhe nje centimer. Le ta fshijne me gome te traktorit kete kerkese menjehere.

    Neve sllavet e Maqedonise, na kane lejuar gjithe territorin???
    Po ke jane duke e genjyer ato qelbesirat e dreqit!!!
    Mijera e mijera shqiptare kane ndejtur ne Bllace me dite e nete, neper shi, femije, gra e pleq, dhjetra kane vdekur aty, e sllavet e dreqit, nuk i lejonin te futeshin ne Maqedoni. Bile edhe i kane rrahur e malltretuar me mijera, i kam pare vet me me syte e mi.Deri edhe Amerika, e gjithe shtetet europiane, i jane lutur atyre qelbesirave te dreqit, per te na lejuar te futeshim brenda. E edhe kur na lejuan, asnje shqiptar nuk eshte strehuar ne qytetet sllave, qe te gjithe jane strehuar tek shqiptaret ne qytetet shqiptare atje.
    Felliqesirat e dreqit.

    Per te vetmen gje qe pajtohem ketu me kete interviste eshte ndarja e Maqedonise, kete po, kurse tjerat ketu katastrofe.

    Me punen e kufirit, ky politikan shqiptar, i ka zbehur gjithe konsideratat dhe respektin qe kam pasur per te si politikan. Po te duash ti japesh toka ti, mund ti japesh vetem toka tuaja personale, e per kete, nuk mund te ndaloj askush, per neve ti mund tu japesh edhe shtepine qe ke ne Durres po deshe, por as edhe nje centimeter nga tokat tona.
    Ndryshuar për herë të fundit nga dodoni : 03-06-2005 më 11:30

  4. #4
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Georgievski demanton se e ndau shtetin me Xhaferin

    Shkup, 17:20

    Ish-kryeministri i Maqedonisë Lubço Georgievski sot demantoi deklaratën e kryetarit të PDSH-së Arben Xhaferi, e dhënë për televizionin kosovar "KTV", lidhur me marrëveshjen sekrete për ndajen e Maqedonisë në baza etnike.

    Në demantin e Georgievskit, dërguar deri te mediumet thuhet se: "Me Arbën Xhaferin nuk kam pasur asnjë bisedë për këtë problem deri në fillimin e krizës së vitit 2001", kur edhe rranë viktimat e para.

    "Për herë të parë për këtë temë kemi biseduar kur doli teksti në gazetën "Veçer" në maj të vitit 2001, në temë "Shkëmbim i territorëve ndërmjet Maqedonisë dhe Shqipërisë".

    Atëherë Xhaferi refuzoi të diskuton për këtë problem dhe biseda këtu mbaroi", thuhet në demantin e ish-kryeministrit Georgievski.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    My silence doesn't mean I am gone!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Harudi
    Anëtarësuar
    08-09-2004
    Postime
    622
    Arbër Xhaferi,është politikani më i regjur prej politikanëve shqiptarëve të tjerë në Maqedonisë.(mendimi im).
    Me potencialin dhe bagazhin e tijë politikë ka qenë dhe është arrë e fortë për politikanët maqedonas.
    Në kohët e fundit ka filluar një sulm i mediave maqedonase dhe ato shqipe që përkthejnë lajmet e agjensive të ndryshme maqedonase kundër Xhaferit.
    Sa i përket ndarjes teritoriale të Maqedonisë një projekt-elaborat i tillë para disa viteve u lansua edhe nga Akademia Maqedonase,gjë që u refuzua nga të gjitha subjektet politike shqiptare që veprojnë në Maqedoni.
    Pijetoret janë vendet ku çmenduria shitet me shishe! (Uendell Filips)

    Lista e injorimit: Llapi

  6. #6
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Arber Xhaferi ka perparesi nga politikanet tjere pershkak se njeh me mire mentalitetin e popullates ne shtetin ku jeton.
    Eshte e thjeshte, te dish me cilat karta te luash ne politike, don te thote pushtet, se populli i gjore, o njerit o tjetrit do ia jep voten.
    Po te mos ishin ca persona, pa mos dashur t`i permendi emrin, Arberi do kishte gati edhe gjysmen e shtetit nen duart e tij tashme.
    Po ja qe, dalin persona tjere qe kerkojne po te njejten gje si ai.
    Eshte politikani qe eshte peshkaqen, dhe lloji i ketyre jane nga ata qe hajne njeri tjetrin. Jane gabime te vogla qe beri PDSH qe i la me duart ne xhepa tani.
    Nejse...sa per Ljubcon dhe Arberin, te gjithe e dijne se kane qene ne koalicion, adhok edhe ne maredhenie te mira.
    Ne fakt, Arberi qendron mire me te gjithe politikanet. Eshte i tille.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  7. #7
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Xhaferi eshte nje politikan i mire, por kur ishte ne pushtet nuk e beri ate qe duhej dhe keto qe i thote tash me duken se jane vetem per te ritur reputacionin ne popull se gjoja ka pasur te beje ndermend dicka te madhe dhe t'i kenaq shqiptaret e Maqedonise...keto jane muhabete mbasdarke te dashur njerez...

    Ai kete e ben krejt me prapavije tjeter se edhe 1 vit jane zgjedhjet e pergjithshme parlamentare dhe te gjithe jemi koshient se ai para 2 muajve humbi zgjedhjet lokale vendore ne te gjitha komunat ku ka shumica shqiptare dhe tash perseri don qe te "shfaqet" ne skenen politike te Maqedonise por si duket populli nuk i han keto fore me edhe e ka mare denimin e merituar...

    Sa per informacion deputet e Xhaferit apo me sakte te Partise qe ai udheheq nuk marrin pjese ne parlament si shenje revolte pse nuk u anuluan zgjedhje vendore te Marsit por nuk jane pajtuar t'ju shkurtohen edhe pagat nga qeveria kur kane dhene deklarate se nuk do te jene te pranishem ne parlament...

    Ne subjektin qe udheheq ai mbizutron nje kaos dhe nuk merret vesh kush eshte "zot" i shpise e kush eshte "sherbetore"...
    My silence doesn't mean I am gone!

  8. #8
    Perjashtuar Maska e kurkushi
    Anëtarësuar
    24-06-2005
    Vendndodhja
    Shqiperi.Mund te udhetoj pa vize hyrese ne tere boten "interesante"
    Postime
    446
    Citim Postuar më parë nga Davius
    Xhaferi eshte nje politikan i mire, por kur ishte ne pushtet ...

    Ne subjektin qe udheheq ai mbizutron nje kaos dhe nuk merret vesh kush eshte "zot" i shpise e kush eshte "sherbetore"...
    Kjo fjali nuk më pëlqen:
    Në demokraci,të gjithë janë "zot"ër shtëpie,shërbëtorë nuk ka!

  9. #9
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Bullgaria këshillon ndarjen e Maqedonisë
    Bota Sot


    Deklarata, lajm kryesor për mediat maqedonase
    Ndarja e Maqedonisë është opsioni më paqësor për të ardhmen e këtij vendi për të shmangur skenarët e konflikteve horror. Kështu shkruan gazeta e përditshme bullgare “Novinite”, e cila është transmetuar si lajm qendror nga mediat në Shkup. Sipas gazetës, Maqedonia ka rol kyç në stabilitetin e tërë rajonit, ndërsa destabilizimi i saj mund të jetë mënyra më e mirë për të rikthyer luftën ndërkombëtare dhe vetëm për gjysmë ore konflikti do të ndizet në Shqipëri, Kosovë, Serbi, Bullgari, Greqi, Rumani dhe Turqi. Sipas gazetës, duhet të gjendet një zgjidhje që do të mund të garantonte stabilitet afatgjatë në Maqedoni. Gazeta më tej shkruan se edhe pse është shmangur konflikti i vitit 2001, tensionet etnike akoma vijojnë, ndërsa tani janë rindezur nga vrasja e pesëfishtë në Smilkovc dhe se tani shqiptarët dhe maqedonasit akoma edhe më shumë po urrehen mes tyre. Sipas Novinite, nga ndarja preventive do të shfrytëzojnë të gjithë, ku shqiptarët do të kënaqin idetë e tyre të mëdha kombëtare, ndërsa maqedonasit do të humbasin një pjesë të vogël, në rast se tani do të ndahen nga shqiptarët, dhe jo pas dy dekadave, për shkak se nataliteti i shqiptarëve shënon rritje të shpejtë. “Është fakt se shumë nga shqiptarët etnik në Maqedoni, qoftë për arsye kulturore kanë rritje të popullsisë nga ajo e maqedonasve sllav dhe ata e shohin faktin se jetojnë me bindjen se pas 10,15 apo 20 viteve do të jenë në pozicionin për të kërkuar federalizimin e Maqedonisë dhe pjesën më të madhe të këtij vendi”, thekson gazeta bullgare.
















































































































    http://www.botasot.info/img/harta_balkan.jpg
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Citim Postuar më parë nga PLAKU Lexo Postimin
    Bullgaria këshillon ndarjen e Maqedonisë
    ...
    Ide e mire!
    Pa ndarje dhe rirregullim te kufirit me Maqedonine dhe Serbine nuk do te kete paqe dhe zhvillim te qendrueshem te rajonit, sidomos te viseve te banuara me shumice shqipetare...

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Kontesti me Greqinë: rrezik për tensione ndëretnike
    Nga RaPSouL në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 248
    Postimi i Fundit: 01-08-2012, 12:36
  2. 2 muaj para zgjedhjeve
    Nga Alienated në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 18-02-2009, 07:16
  3. Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 14-10-2008, 10:40
  4. Fragment nga libri «Maqedonia 5 vjet me pas» te Koço Danaj
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 14-03-2006, 15:45
  5. Arbën Xhaferi jep dorëheqjen
    Nga Beqari002 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 27-04-2003, 04:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •