Close
Faqja 5 prej 7 FillimFillim ... 34567 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 63
  1. #41
    e kithtė Maska e Rebele
    Anėtarėsuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    kulpėr
    Postime
    1,088
    Me thua...

    Mish i shtrydhur – yll i ri
    teksa lengjet rrjedhin, shperthejne
    ne kujtime per te ardhmen.

    Molle e qeruar – diejt e erret
    bien mbi yjesine e krelte
    te lekures se hedhur tej.

    Ti dhe une vallezojme;
    pluhuri i dyshemese na vesh kembet.
    Fundi yt me kujton agun e muzgun
    me ēdo hapje te jashtme.

    E njoh doren tende te djathte.
    Zvarritet kraharorit tim dhe fle
    si te doje te me kape endrrat
    a te grushtezohet
    e te m'a thyeje kafazin e brinjeve.

    E le harpen nen kujdesin tend
    dhe dridhem kur shkul kenge
    qe nuk jane per veshin tim.

    Ne mugetire, me mungon pesha e dores tende.
    I ftohti shket midis dhimbjes dhe kujteses
    si kembet e nje biri aq te rritur
    sa rikthehet vetem per Krishtlindje.

  2. #42
    e kithtė Maska e Rebele
    Anėtarėsuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    kulpėr
    Postime
    1,088
    Serish

    Hyr, hyr…
    Lexo poezine qe nuk ia lejoj vetes t'a shkruaj.

    Ky varg goje-dridhur
    ky mallkim sperkates
    si njolle boje
    ky refren i dhimbshem (serish, serish)

    qe me semur, me shtyp.

    Dua te te kendoj me pjalm -
    pellemba ime ne rruvijen e shpines tende

    duke rene nen lekure, duke u fundosur permes muskujsh.

    Kjo kaltersi e venitur
    derdhet
    kerkon diēka qe s'eshte me
    duke u lutur
    per deshiren e deshires.

    Shiu ne kopsht, serish...

  3. #43
    e kithtė Maska e Rebele
    Anėtarėsuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    kulpėr
    Postime
    1,088
    Fundi i botes

    Buzet e shumeferkuara gerryhen.

    Lotet e verbuar prej shembellimit te tyre
    nuk kane sy,
    veē vijezojne lumenj ne zemer,
    mpijne qellimin,
    ndertojne turra pendimi, dergojne anije
    ne lumenjte tashme te fergelluar
    me kujtesen e gjithe ē'humbi.

    U gjakosem per njeri-tjetrin;
    dolem te blinim krah me krah
    rradheve te pervuajtjes.
    Ti, nje makine
    prej flokesh e femijesh.
    Une, nje shtepi prej mishi grash.

    E shtrydhem naten
    gjersa pikoi drite.

    Ne kindet e rruzullit, shpirtrat ia shitem
    kalimatareve qe na i hodhen syte
    e burrave te ndershem
    ne pellembe;
    kishin shijen e ullinjve te kredhur ne mekat.

    Ne adoleshencen tone, ndalem se foleri,
    thjesht degjonim vetetimen e perdellimit,
    shihnim qiejt qumeshtore
    hanim rradhiqe
    mes barinjeve te vathave te kembeve.

    Termete per mengjes
    veshka alluki per dreke
    mbremjeve uleshim bregut,
    shihnim valezat e gjinjeve qe pluskonin.

    Mbaroi shpejt -
    mbyllem perdet, shuam dritat,
    dhe u dehem
    te vetedijshem per melēite e peshkta.

    Pellgjet tane u ngjizen
    ēarēafeve te feksur.
    Ndoshta mrekullite e jeteses
    nuk ishin per ne.

  4. #44
    kujtimi Maska e KUJTIM CAMI
    Anėtarėsuar
    24-10-2008
    Vendndodhja
    prrenjas
    Postime
    463
    Pershendetje Rebele!
    Isha shume i tensionuar sot dhe hyra ne faqen tende dhe sinqerisht me qetesoi poezia jote dhe per kete ju falenderoj. Ndersa per fuqine e fjales qe kini ju pergezoj. Poezia juaj ,per nga forca, me ngjan me ato te ALDA MERINIT ne Itali.
    Ju uroj gjithe te mirat.

  5. #45
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    24-03-2008
    Vendndodhja
    'Itlodeum' world
    Postime
    694
    Rebele, poezia jote eshte shume e bukur, por mos lejo te hedhesh ne te 'shkumen' e shpirtit tend. Une prape i kam disa vargje per te 'rrjeshtuar' por ti shih e bej pasi cdo gje varet nga menyra se si e ke konceptuar ti poezine.

    Molle e qeruar – diejt e erret - a mund te jete dielli i erret?!

    si njolle boje (kam pershtypjen se keto te dyja s'mund te perdoren bashke)

    Dua te te kendoj me pjalm - Si kendohet me pjalm?

    per deshiren e deshires. (kam pershtypjen se kjo forme mund te perdoret vetem ne proze - Servantesi me arsyen e mosarsyes..- por ne poezi me ngjan shume pak poetike ky varg)

    thjesht degjonim vetetimen e perdellimit, - kam pershtypjen se perdellimi nuk 'leshon' vetetima por 'rreze te ngrohta embelake'..

    Dua te theksoj, mendimi qe shtrihet mbi vargjet e tjera per mua eshte madheshtor. Suksese!

  6. #46
    i/e regjistruar Maska e Ard
    Anėtarėsuar
    09-05-2004
    Postime
    504
    Me kenaqi uragani yt poetik. Me vjen te te perqafoj . Je poete me vlera dhe ti e di shume mire kete. Lejome te huazoj nga ty, disa fjale ne shqip, sepse e ndjej cungimin e saj cdo dite.

  7. #47
    e kithtė Maska e Rebele
    Anėtarėsuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    kulpėr
    Postime
    1,088
    Faleminderit, Kujtim.

    Anxhi, te pershendes, duke te te falenderuar per mendimin tend. Ke te drejte per 'deshiren e deshires'. Per sa i perket, 'kendoj me pjalm', pikerisht, nuk eshte e mundur, ndaj dhe e kam perdorur, si figuracion. Siē mund te themi, per shembull, 'fika henen' apo 'lemova qiellin' - shprehje qe pershkruajne te pamunduren, ndoshta. Nepermjet 'diejt e erret' kam dashur te them qe diejt jane ne fund te jetes se tyre si yje, po shuhen. 'Perdellimi' eshte prekje, keqardhje, ndaj besoj se ke te drejte, por une doja te theksoja faktin qe kerqardhja pulson fuqishem. Edhe nje here, e vleresoj kendveshtrimin tend.

    Ard, te falenderoj perzemersisht. Perqafime.

    Gezuar Festat,
    R.

  8. #48
    Moderator Maska e Pratolini
    Anėtarėsuar
    10-01-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    724
    Diejte e erret...
    Mendoj se nuk ka asgje qe nuk shkon, pa u futur ne kontekstin e poezise.
    Me kujtohen Pink Floyd me "The dark side of the moon" apo nje album ( i nje grupi qe se mbaj mend ) "The dark side of the sun".
    Eshte e gjetur

  9. #49
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    24-03-2008
    Vendndodhja
    'Itlodeum' world
    Postime
    694
    Prato per mendimi tim: "The dark side of the moon" - per mua eshte e llogjikshme te perdoret. ('fytyra' e erret e henes. Hena e erret eshte. Diellit ia merr rrezet apo jo?) Une mendoj se zvetenimi nuk mund te jete i erret por i vaket. Gjithsesi keto jane mendime te miat.
    Rebele mua me pelqen shume arti yt poetik ndaj dhe kam shkruar ne kete teme. Per sa i perket figuracioneve si 'fika henen' etj mendoj se kane nje llogjike qe ndiqet nga nje 'veprim real' pasi hena me te lindur dielli shuhet. Anasjelltas 'lemova qiellin' prape mbart kuptimin e nje qielli te kthjellet.. Mgjth nese ty te duket nje figuracion i goditur 'kendova me pjalm' une terhiqem. Te pershendes gjithashtu.

  10. #50
    Moderator Maska e Pratolini
    Anėtarėsuar
    10-01-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    724
    Citim Postuar mė parė nga *Anxhi* Lexo Postimin
    Prato per mendimi tim: "The dark side of the moon" - per mua eshte e llogjikshme te perdoret. ('fytyra' e erret e henes. Hena e erret eshte. Diellit ia merr rrezet apo jo?)
    Hah... cme kujtove
    Dikur kam shkruar dicka te titulluar " Makiavelizmi i henes"
    Pikerisht ideja qe me mijera cifte te dashuruarish apo poete thurrin lavde ketij topi qe drite nuk ka por drite "vjedh"...lol

    Nejse Anxh, ti mos i merr kaq persejashtmi te tille epitete apo figuracione. Cdo poet apo shkrimtar eshte i prirur te kete disa te tijat.

Faqja 5 prej 7 FillimFillim ... 34567 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •