Close
Faqja 6 prej 7 FillimFillim ... 4567 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 63
  1. #51
    e kithtė Maska e Rebele
    Anėtarėsuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    kulpėr
    Postime
    1,088
    Faleminderit te dy, do t'i kem parasysh keshillat.

  2. #52
    e kithtė Maska e Rebele
    Anėtarėsuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    kulpėr
    Postime
    1,088
    Dashuri

    Flutur
    me kater sy
    te gjithe te verber
    te gjithe amenor dhe te erret
    te bere tatuazh –
    nje flutur ne peshtjellim.

    Ne jemi, ajo qe –
    nje lule ne, nje grua
    duke pire cigare, e verber
    sy tatuazhe, kater shtellunga
    dashuri e shkujdesur
    pa sytjena, veshtrim pas seksit
    fonogram opere shtratzbrazet…

    … jo aq femije
    por ajo nuk eshte ajo qe –
    shtellunga dashurie
    veshtrim i ruajtur
    tatuazh ne stratosfere.
    Gruaja e hap gojen te flase,
    por siē e dime, s'ka gje
    per te thene.

  3. #53
    e kithtė Maska e Rebele
    Anėtarėsuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    kulpėr
    Postime
    1,088
    Dikur...

    Mos shih deboren,
    fjollat e bardha te kujtimeve,
    rrezikun valevites

    e te folurit teper;
    shih gjurmet, gishtat e kembes,
    thembren –

    harkun
    qe putha ate mengjes
    kur drita e diellit e krehu tej naten.
    Degjuam nenen tende
    tek perplaste ene ne kuzhine
    dhe qeshem.

    Eshte ende me mua
    brenda ne kete tren,
    mbeshtjellur ne aromen tende,
    ne kujtimin e kofshes e kreses.

    E kam ēelesin.
    Hap luginen time te fshehte.

    Do te vrapojme atje serish ne pranvere
    kur dielli te kthehet
    me harabelat e manat
    dhe trendafili gjembaē t'i shpalose
    rrobat e mendafshta
    duke shfaqur zemren;
    kaq vezulluese debora – shkrihet
    ne kenge ngazellimi
    dhe dora jote m'a mbledh shpirtin
    aq te bute sa nje veze e paēelur.

  4. #54
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    me ne fund.. kjo rebelja.. ka mundur te beje ca vargje qe bien ere poezie artistike..

    ja cthote..

    Do te vrapojme atje serish ne pranvere
    kur dielli te kthehet
    me harabelat e manat
    dhe trendafili gjembaē t'i shpalose
    rrobat e mendafshta
    duke shfaqur zemren;
    kaq vezulluese debora – shkrihet
    ne kenge ngazellimi
    dhe dora jote m'a mbledh shpirtin
    aq te bute sa nje veze e paēelur.

    --

    kusurin cke bere deri sot..i ke fare kot..

    hajt ishalla permendesh e shkruan menderisht e jo kote-rishto cmendurisht.. deri ne budallakisht..

  5. #55
    i/e regjistruar Maska e GeoF
    Anėtarėsuar
    01-07-2008
    Vendndodhja
    Fier, ku nje kile tru shitet sa nje filxhan me fara
    Postime
    188
    Citim Postuar mė parė nga Rebele Lexo Postimin
    Fundi i botes

    Buzet e shumeferkuara gerryhen.

    Lotet e verbuar prej shembellimit te tyre
    nuk kane sy,
    veē vijezojne lumenj ne zemer,
    mpijne qellimin,
    ndertojne turra pendimi, dergojne anije
    ne lumenjte tashme te fergelluar
    me kujtesen e gjithe ē'humbi.

    U gjakosem per njeri-tjetrin;
    dolem te blinim krah me krah
    rradheve te pervuajtjes.
    Ti, nje makine
    prej flokesh e femijesh.
    Une, nje shtepi prej mishi grash.

    E shtrydhem naten
    gjersa pikoi drite.

    Ne kindet e rruzullit, shpirtrat ia shitem
    kalimatareve qe na i hodhen syte
    e burrave te ndershem
    ne pellembe;
    kishin shijen e ullinjve te kredhur ne mekat.

    Ne adoleshencen tone, ndalem se foleri,
    thjesht degjonim vetetimen e perdellimit,
    shihnim qiejt qumeshtore
    hanim rradhiqe
    mes barinjeve te vathave te kembeve.

    Termete per mengjes
    veshka alluki per dreke
    mbremjeve uleshim bregut,
    shihnim valezat e gjinjeve qe pluskonin.

    Mbaroi shpejt -
    mbyllem perdet, shuam dritat,
    dhe u dehem
    te vetedijshem per melēite e peshkta.

    Pellgjet tane u ngjizen
    ēarēafeve te feksur.
    Ndoshta mrekullite e jeteses
    nuk ishin per ne.

    Rebele !
    Je me te vertete rebele, ose poete rebeluese. Dhe nga pseudonimi dhe nga epiteti qe keni gjetur si neneshkrim.
    Nje rebele si ti i duhet shume poezise, ndaj, ju uroj muze te pashtershme ne krijimet e tua.
    U befasova dhe shijova poezite e tua.
    Jane me te vertete te bukura dhe me nje gjuhe te pasur letrare e me figuracion te gjetur.Jeni nje poete moderne unike ne krijimin e metaforave dhe te personifikimeve te dukurive.
    Perngjasoni me poetet amerikane dhe angleze dhe me dhate nje shije te vecante gjate leximit.
    Ju kerkoj ndjese qe nuk e kisaha lexuar me pare kete poezi qe i thote te gjitha dhe nuk te fjale qe ta komentosh.
    Ju cmoj.
    Per shijet e mia dhe me e plote, ishte poezia qe citova, me ngopi dhe me plotesoi.Te gjitha ishin te goditura dhe mjeshterisht te ndertuara, por, e theksoj, kjo me la pa fjale.
    Ju pershendes dhe ju uroj MUZE.

    Me respekt Gentjan Banaj

  6. #56
    kujtimi Maska e KUJTIM CAMI
    Anėtarėsuar
    24-10-2008
    Vendndodhja
    prrenjas
    Postime
    463
    Pėrshendetje e nderuara Rebele!
    Vazhdon te mė kenaqėsh me poezinė tuaj.
    Tashmė nuk je mė suprizė je bėrė e domozdoshme per mua tė paktėn.
    FALEMINDERIT.
    Me respekt pėr Ju.

  7. #57
    e kithtė Maska e Rebele
    Anėtarėsuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    kulpėr
    Postime
    1,088
    Gentjan dhe Kujtim, ju falenderoj perzemersisht.

    R.

  8. #58
    e kithtė Maska e Rebele
    Anėtarėsuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    kulpėr
    Postime
    1,088
    Gruaja lakuriq

    Kam qene gruaja lakuriq ne dritare
    teksa drita rrihte ēarēafet.
    Floket e mi ishin kthyer perpjete
    dhe veē nje fije ra rreth nje veshi
    ku nje perle—

    Kam qene gruaja lakuriq duke qepur
    me pasiditen e derrmuar mbi prerjet e mia.
    Kam qene nje grua gjysem e veshur

    e hedhur ne qytetin e erret, e thurur
    prej shiut qe me rreshqiste kurmit.
    Jam lutur per ēadra, mbrojtje
    ndaj mijera kamerash te lagura.
    Ne te njetjen kohe, lakmoja
    kushtim, nje disk te gjuajtur mbi lente.

    Poshte mbuleses, ato lengojne
    ne shtreter, kolltuke, nen driten e llambes.
    Kam pare nje grua

    te vruguar ne roze agimi, te mberthyer
    pas murit me te kalter. Kete mengjes,
    gjalmat me dridhen ne pellembe teksa drita
    ashperson pervijimin e nje shenje.
    Nje damke, nje nishan mbi supin tim.
    Ndoshta kancer, nje bizele.
    Kam qene gruaja me nje dore ne grila
    te hapur-mbyllura nen gishteza, penelet e tij.

  9. #59
    e kithtė Maska e Rebele
    Anėtarėsuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    kulpėr
    Postime
    1,088
    Kripezim

    E pakesuar ne kripe
    ajo shtrihet
    nen pemen e vdekur te molles.

    Lulja e verdhe e deshtuar
    e vitit qe shkoi
    perzihet me kokrrat e bardha
    te buzeqeshjes se saj.

    Kur oret e vetmuara
    levizin si langonj
    qe ndjekin bishtat e tyre,
    une ngjyej gishtin, e zhys ne dhé,
    lepij disa kokrra te saj
    ne qenien time.

  10. #60
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anėtarėsuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovė
    Postime
    13,529
    Citim Postuar mė parė nga Rebele Lexo Postimin
    Kripezim

    E pakesuar ne kripe
    ajo shtrihet
    nen pemen e vdekur te molles.

    Lulja e verdhe e deshtuar
    e vitit qe shkoi
    perzihet me kokrrat e bardha
    te buzeqeshjes se saj.

    Kur oret e vetmuara
    levizin si langonj
    qe ndjekin bishtat e tyre,
    une ngjyej gishtin, e zhys ne dhé,
    lepij disa kokrra te saj
    ne qenien time.

    E nderuar Rebele, edhe njė herė ju pėrgėzoj pėr shkrimet (pėr shijen time) jashtėzakonisht cilėsore, shumė enigmatike tė pėrcjellur me figurat e shumėfishta artistike...
    Suksese!

Faqja 6 prej 7 FillimFillim ... 4567 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •