Close
Faqja 4 prej 7 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 63
  1. #31
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    gjerb..

    baptist.. jugu i shqiperise e perdor kte fjale.. per pirjen e kafes..

  2. #32
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-06-2003
    Postime
    28
    ''qe mjel rrugen e qumeshtit.''
    A nuk gjete tjeter te milje?Eshte fjala qe i kane rene tmerresisht ne qafe neper forume.Besoj se asnje pike ska per ta leshuar.Eshte shterpe tani.
    Tufani kopshtin kur ma ēkatėrron
    Dhe Rrot' e Fatit shpresat m'i dėrmon,
    Pėshtillem si burbuq' i Trėndafilit,
    Po zemra gjak pėrbrenda mė pikon.

    O.Khajam.

  3. #33
    e kithtė Maska e Rebele
    Anėtarėsuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    kulpėr
    Postime
    1,088
    Baptist, te pershendes.

    Edhe ty, Brari.

    Kujtim, faleminderit.

    Shpirti blu, do t'a riperpunoj ate poezi. Rruga e qumeshtit eshte e sterperdorur. Te falenderoj.

    R.

  4. #34
    e kithtė Maska e Rebele
    Anėtarėsuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    kulpėr
    Postime
    1,088
    Eja

    Eja me mua
    ne genjeshtren gjuhegjate te nates…

    Mund te qendrojme
    aty ku hijet e kullave
    ngjajne si damare ne ag.

    Mund t'i shohim flaket
    tek ēalojne vatres –
    lexues buzesh
    qe interpretojne zjarrin.

    Ti je i bute si shkuma
    a xhami i qumeshtit.

    Mund te lekundemi
    lekureplote
    ne gjakun e keq
    midis nesh dhe mengjesit.

    Mund te kaperthehemi
    pas grykes se korbit
    e te qajme nen ze.

  5. #35
    e kithtė Maska e Rebele
    Anėtarėsuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    kulpėr
    Postime
    1,088
    Bojehiri

    Mekate qe mekohen nga gjinj te paemer
    e meken teksa jashtė bie
    shi bishtash cigaresh.

    Dyshime qe tkurren mitrės
    e ndahen mė dysh
    pa mundur tė kthehen nė mite.

    S'mjaftojne kyēet e duarve
    per t'u veteburgosur.

    Kriskull' i kohes thyhet
    dhe une kerkoj dite-brinjen
    e lindjes sime.

  6. #36
    e kithtė Maska e Rebele
    Anėtarėsuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    kulpėr
    Postime
    1,088
    Qendro

    Trup bojeroze
    thithur nga avujt
    i bute pas dushit.

    Pikezo perla ne lekure –
    Braille ujore.

    Dorezoju shtysave det-thella
    kur guacka e sedefit
    ftohet ne shkume dantelle
    dhe te le vule uji ne shpine.

    Batice-mohuar
    qendro.

    Leri floket e mi
    te thurin kultere nder shkembinj.

    Te dua te bardhe
    si dhembet e qumeshtit
    te te mbyturve.

    Te bardhe
    si buzevdekja.

    Sup-lemuar
    si xham deti.

    Te rrumbullt si koral
    ne pritje te flatrave.

    Jam aty
    ku qielli ia tund lecken e kuqe
    demit te nates.

    E gervishtur
    ne qindra buzeqeshje.

    Qendro.

  7. #37
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anėtarėsuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovė
    Postime
    13,529
    Z. Rebele, mė keni befasuar kėndshėm si me cilėsi, ashtu edhe me gjuhė shumė tė pastėr e tė pasur artistikisht... stil i veēant (stili i lirė nė Shqipėri, nga poetėt mė pak preferohet)... figura stilistike tė bollshme e krahasime tė bukura...

    Nuk e veēova asnjė poezi, meqenėse tė gjitha janė tė lidhur si njė kompozicion vagonash qė i ngreh njė lokomotivė e re - Rebele...

    Ju dėshiroj suksese edhe tė mėdha nė maratonėn e poezisė..

    Pėrshėndetje vėllazėrore...

    Agim METBALA

  8. #38
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anėtarėsuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    Bashkohem me mikun tone Agim Metbala ne opinionin per poezite e tua rebele.
    Kalofsh nje nate te bukur!

  9. #39
    e kithtė Maska e Rebele
    Anėtarėsuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    kulpėr
    Postime
    1,088
    Zoti Metbala, ju falenderoj perzemersisht.

    Beso, faleminderit.

  10. #40
    e kithtė Maska e Rebele
    Anėtarėsuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    kulpėr
    Postime
    1,088
    Perurim

    Digjmi floket, pishtare per ty,
    drejt shpelles sime – varr i moralit
    me kurora orgazmash hijeshuar,
    shto edhe nje, pastaj flijohu
    ne harkun e gjirit, trill kicor,
    pendim qumeshti i rrenjeve te shelgut
    qe foshnjen e radhes ngadale pikon,
    per ēdo kafshate burrė nje gllenjke grua.

Faqja 4 prej 7 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •