Lotet e verbuar prej shembellimit te tyre
nuk kane sy,
veē vijezojne lumenj ne zemer,
mpijne qellimin,
ndertojne turra pendimi, dergojne anije
ne lumenjte tashme te fergelluar
me kujtesen e gjithe ē'humbi.
Poetja Rebele, me kete paralajmerim tundimi tregon per ditėn " E kur te fryhet ne Sur ", apo diten e kijametit . Do te mungojne shikimet, do te nderpriten rrjedhat nga njera ane dhe turmat e te penduarve per demshmite e shpallura ! Domethenie me sens!
U gjakosem per njeri-tjetrin;
dolem te blinim krah me krah
rradheve te pervuajtjes.
Ti, nje makine
prej flokesh e femijesh.
Une, nje shtepi prej mishi grash.
E shtrydhem naten
gjersa pikoi drite.
Ne kindet e rruzullit, shpirtrat ia shitem
kalimatareve qe na i hodhen syte
e burrave te ndershem
ne pellembe;
kishin shijen e ullinjve te kredhur ne mekat.
Kjo sinteze e dominimit te kaosit eshte barasvlersuar me kembimet e matrapazeve qe per asgje jane te gatshem te shesin edhe shpirtin
Ne adoleshencen tone, ndalem se foleri,
thjesht degjonim vetetimen e perdellimit,
shihnim qiejt qumeshtore
hanim rradhiqe
mes barinjeve te vathave te kembeve.
Termete per mengjes
veshka alluki per dreke
mbremjeve uleshim bregut,
shihnim valezat e gjinjeve qe pluskonin.
Mbaroi shpejt -
mbyllem perdet, shuam dritat,
dhe u dehem
te vetedijshem per melēite e peshkta.
Pellgjet tane u ngjizen
ēarēafeve te feksur.
Ndoshta mrekullite e jeteses
nuk ishin per ne.
Ne perfundimin e ketij ligjerimi, ne fund e nderuara Rebele ke arritur te besh nje ngritje tensioni lirik, qe ia ka shtuar madheshtine vargut. Sukses.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga gjakushi : 15-05-2009 mė 20:42
Krijoni Kontakt