Përgjigjia e pyetjes me pyetje është një fenomen tepër i njohur këtu në Forum dhe si gjithnjë një pjesë e atyre që i shmangen pyetjes së drejtpërdrejtë përgjigjen në këtë mënyrë. Që të mos e bëjmë e lagu se lagu dhe fillojnë debatet e kota. Të fola në një mënyrë që të kemi një bisedë më të hapur dhe të afërt dhe jo të më flasësh me këtë gjuhë që po më flet. Nëse ti di vetëm këtë mënyrë, unë di dhe disa më tepër. Po le ti lëmë këto.
Bibla është së bashku me Dhiatën e Vjetër dhe të Re. Kisha arsye pse të pyeta megjithatë nuk ka problem. Ti më thua që ke lexuar 2 herë shkrimet e krishterë greke. Më bëhet qejfi që ditke edhe greqisht (nëse nuk gaboj). Në greqisht ekzistojnë disa përkthime të Biblës dhe të pranuar nga të gjitha dogmat e krishtera që ekzistojnë në Greqi dhe akoma edhe nga Kisha Ortodokse, janë tre përkthime të Dhiatës së Vjetër.
- Përkthimi i parë është përkthimi i njohur si përkthimi i të Shtatëdhjetëve, përkthim i Dhiatës së Vjetër dhe jo i gjithë Biblës, i bërë para lindjes së Krishtit nga Hebraishtja, në një gjuhë jo shumë të kuptueshme për shumicën e grekërve sot. Flasim për një gjuhë shumë të vjetër greke gjuhën antike.
- Përkthimi i dytë i Biblës së plotë është përkthimi i njohur i bërë nga arkimandriti Neofitu Vamva në një gjuhë pak më moderne dmth rreth 150 vjet më parë. Mbahet si një nga përkthimet më të mira që ekzistojnë.
- Përkthimi i tretë i Biblës së plotë në gjuhën moderne greke është bërë nga Spiros Filos.
Dhiata e Re ekziston edhe në gjuhën në të cilën është shkruajtur dhe është e njohur si NOVUM TESTAMENTUM GRAECE i Nestle - Aland. Kjo Dhiatë nuk është përkthim por është një përmbledhje e papirusëve të gjetur dhe e kodikëve të shkruajtur në gjuhën greke dhe latine. Duke qenë se kjo Dhiatë është më afër origjinalit, çdo përkthim i Dhiatës së Re që është bërë deri më sot, kjo ka qenë baza për të gjithë përkthyesit edhe pse nuk kanë arritur ta përkthejnë 100%. Kjo nuk është e mundur në asnjë gjuhë të botës akoma edhe në greqisht nuk është arritur një sukses i plotë. Prandaj edhe përdoret nga ata që thellohen në studimin e Dhiatës së Re ashtu siç është. Ekziston edhe në gjuhën greke edhe në gjuhën latine.
A mund të më thuash se cilat nga këto shkrime greke ke lexuar? Sigurisht së bashku me këtë përgjigje pres edhe përgjigjen e pyetjes së parë. Dhe të mos harroj vëretjen tënde, Bibla ka të drejtë dhe këtë do ta shohim në vazhdim.
Nën Hirin e Tij,
ns
קָדֹושׁ קָדֹושׁ קָדֹושׁ יְהוָה צְבָאֹ
I Shenjtë I Shenjtë...
drinilukame respekt Elian_70
Me fal qe se kisha pare postimin tend, biles dhe per nderhyrjen e personave te tjere ne pergjigjen qe me dhe (per moskeqkuptim)
Megjithate dua te them se cdo njeri ka te drejte te besoje ku te doje dhe dua te shpreh nje mendim kritik.
Ti leme te tjerat menjane, por per mua Deshmitaret e Jehovait nuk krahasojne shkrime te tjera vecse ato te kulles se rojes gje qe i ben ata te mbyllur ne vetvete.
BIBLA (fale zotit) eshte ne dispozicion te te gjitheve, mjaft te blesh nje (une i dhuroj) dhe te fillosh ta lexosh.
Nuk ka nevoje per interpretues qe te shpjegojne domethenien apo ti interpretohen lexuesit.
BIBLA eshte FJALA e ZOTIT.
Lere te flase ZOTI !
Citim:
Postuar më parë nga driniluka
Po edhe un besoj si shum te tjer por do te doja qe te theksoja:
Un di ku besoj edhe nuk besoj ne dicka ne mjegull ne dicka qe nuk e di se car emri ti ve, besoj plotesish ne bibel edhe na autorin e saj ne Perendin e gjithfuqishem ne Krijusin e gjithckaje edhe ne ate qe ka nje emer, emrin e te cilit bibla e nje JEHOVA Ps 83:18 Dal 6:3 Se fundja fare edhe Djallin per perendi njihet ne bibel. Edhe jo vetem ai por edhe shum te tjer idhuj si Zeusi Baali edhe shum e shum te tjer. Pra kjo na tregon shum qaret se edhe Perendija i Plot fuqishem e ka nje emer JEHOVA
I nderuar driniluka kam disa pytje tek ti nese je besimtar i grupit deshmitar e Jehoves kam deshit të pyes:
1. Kush ësht themelusi i deshmitarve të Jehoves.
2. Në vitin 1914 a ka ardhur mbreterija e Jehoves në mënyr të pa dukshme nëse PO pse ka ardh në vitin 1914 pse nuk ka ardh ndonje vit tjeter.
3. dhe në Biblen e deshmitarve të Jehoves muhohet Triniteti dhe Jezus Krishti nuk esht Zot.
4. A besojn deshmitart e Jehoves se udhëheçen nga Perendija i gjith pushtetshem apo nga ndonje njeri që ësht ngritur në qjell.
Të lutem driniluka ma kethe përgjigjen sidomos ne pergjigjen numer 4 ok me rrespekt Adventistet
Une ta ktheva pergjigjen e pyetjes se pare edhe nuk e di se sa e lexove edhe cafre kuptove , Por per te perfunduar lashe se tani po e lexoje nje lexim te plot e te hollesishem te saja, nga Zanafilla drei te Zbulesa, Edhe sa per lexim une nuk e di se sa e si e ke lexuar ti, por di vetem nje gje qe te lexosh 3-4 kapituj ne dite me duket se duhen nja 3 vjete qa ta perfundosh krejtesish Biblen edhe flasim per lexim edhe meditim edhe jo thjeshet si je liber me historira.
Edhe per ato perkethimet qe thoje nuk e di se sa ekzistojne ne qarkullim por vetem nje qe me ka rene ne doer eshte nje perkethim ortodoks i Dhiata e Re qe e kam pare ne nje spitale.
Edhe sa per leximin e Bibles ne fillim kam pasur perkethimin ECM (ne mos gaboje) se kan kaluar 8 vjet deri atehere, edhe ka qene disi i pa qaret per perkethimin kishte shume per te deshiruar, Kam lexuar edhe perkethimin DIO (Diodati i Ri) i cili eshte ne nje shqipe me te re.
Kurse tani e kam filluar me BR (Bota e Re) qe do te thoja se eshte nje nga perkethimet me te reja ne shqip edhe shume here me i kuptushem nga te gjithe.
Besoje se te jam pergjigjur dret per dretjte pyetjeve te gjithsecilit, edhe nuk i jam shmangur as njeres sic keni beri ju me petjet e mia.
Per kete ke mese te drejte , se eshte e drejta e gjithsecilit qe te zgjethe se cfare edhe se ku te besoje, Biles kjo eshte nje dhurate shume e mire nga Krijusi yne qe na e ka dhene edhe s'na ka bere si robota.
Por ka dicka se edhe ne duhet t'ju tregojme ate qe thote vretet Bibla ne lidhje me te verteten se shume jana ata qe nuk e dine. Dhe asryen perse e bejne kete Deshmitaret e Jehovait jane shume por to te thoje vetem 2
e para eshte Dashuria jone per Krijusin qe u themi njerezve se ato qe ndodhin sot ne bote nuk i siell Perendi. Edhe urdherin qe dha Jezusi tek Mateu 28:19,20.
Edhe sa per krahesimin ata nuk eshte qe jane shume te mbyllur por kur flasin per nje teme nga KULLA E ROJES ose ZGJOHUNI! eshte logjike qe do perdorin ato shkrime qe jane referuar aty pasi ato jane te bazuara ne Bibel, edhe per ta kuptuar me mire lexoi se cfare thone ne atu ku shkruhet arsyeja se perse botohen.
Besoje se isha i qaret.
1).Sa per pyetjen e pare a ka mundesi te jesh pak me i qaret se eshte nje pyetje shume delikate edhe me nje pergjigje ti ose nje tjter mund te kuptoje te tjera gjera.
2).Ne vitin 1914 Jezusi ka mare poziten si mbrete edhe per kete eshnje nje profeci e cila e tregone edhe nuk ka dale nga mendja jone. Edhe sa per kete edhe kleriket e asaja kohe e prisnin dicka te thille (si Judenjet ne kohen e Jezusit por ashtu si ata ne ate kohe e odhen poshte edhe Kleri e ka hedhur poshte) Edhe per kete eshte edhe nje leter qe ndollet (me duket ne Vatikan, se s'me kujtohet per momentin) Ku shkruhet ne lidhje me mbreterin qe prisnin te vinte.
3). Ka me 100ndra vargje qe e hedhin poshte doktrinen e Trinitetit por edhe historian edhe inciklopedi.
4). Nje pyetje me nje pergjigje shume te thjeshet por me shume kuptime, perse?
Nje shiko si eshte puna, une nuk e di se sa njohuri ke ti nga Shkrimet e Shenjta pasi qe ta kuptosh kete duhen nje bised edhe ballafaqime me Biblen qe ta kuptosh shume qaret, por gjithsesi do te pergjigjem. Se thone pastaja po i shmanget pyetjes.
Ne udhehiqemi nga Perendia Jehova nepermiet Jezusit nen kujdesin e skllavit te besuar e te matur edhe drejtim nga Fryma e Shenjte.
Edhe kete pergjigje e ka edhe me laret.
Edhe perderi sa ti ke shkuar kaq prapa nuk ke arritur akome aty ky e kam postuar pergjigjen e kesaj pyetje???!
Personalisht jam duke lexuar nje liber te Xhosh Mekdauell qe titullohet "Prova qe kerkojne Vendim" dhe eshte nje liber qe sqaron shume gjera ne lidhje me autenticitetin e Bibles, Hyjnine e Krishtit dhe ceshtje te tjera thelbesore te besimit.
Me vjen keq qe s'mund t'ju sjell informacion nga ky liber (se nuk kam kohe fizike per te ndenjur ne internet) por do sugjeroja qe ta kishit ne biblioteken tuaj.
Ne fillimet e mia te besimit une kam qene nje Deshmitare e Jehovait, (por me pas e kuptova qe nuk ishte kjo e verteta, (Nuk kam asgje kunder Deshmitareve te Jehovait, por kunder doktrines qe ata perhapin).
Zoti eshte i mire dhe une besoj qe nese nje njeri e kerkon me gjithe zemer per ta kuptuar Fjalen e Tij, Zoti do t'ia zbuloje.
Pa Krishtin s'ka krishterim.
Krishti eshte kryefjala jone.
shume bekime te gjitheve.
Fjalet e embla jane si nje huall mjalti,
embelsi per shpirtin dhe ilac per kockat.
Fjalet e Urta 16:24
Meqënëse nuk e paske idenë e Shkrimeve të Shenjtë që të kam sjellë më lart edhe pse janë Shkrimet që njihen nga e gjithë bota e krishterë, atëhere si thua të fillojmë një diskutim lidhur me një temë që ka Kulla e Rojës e muajit Nëntor?
Ta saktësoj më mirë. Çështja kryesore ose më mirë tema kryesore që trajton është Ferri. Është një temë interesante edhe pse nuk e kemi trajtuar gjerësisht këtu në Forum edhe pse është hapur një temë e tillë.
Si thua?
Nën Hirin e Tij,
ns
קָדֹושׁ קָדֹושׁ קָדֹושׁ יְהוָה צְבָאֹ
I Shenjtë I Shenjtë...
Krijoni Kontakt