
Postuar më parë nga
deshmuesi
I nderuar Driniluka.
Nuk e di se cfar ti quan diskutim. por per mua diskutim do te thote sjallja e fakteve dhe mendimeve, perpara nje objekti per te cilin dhe diksutojme. aktualisht ne po diskutojme rreth doktrines se "grupimit tuaj fetar", i cili eshte nje grupim i reme kristian. Pra kjo eshte tema mbi te cilin po diskutojme. Ne qender te diskutimit eshte doktrina juaj, e cila ne thelb nuk pranon:
1- Jezusin Zot e Perendi.
2- Manipuloni dhe thoni se, Jezusi eshte krijese.
3- Nuk pranoni Trinine e Shenjte.
4- Nuk pranoni Parajsen per te gjithe, por vetem per 140mije njerez.
Kini dhe plot mesime te tjera, te cilat ne total jane krejt kunder mesimit dhe thelbit te fjales profetike te Perendise ne bibel. Bile arrini deri atje sa te ndryshoni dhe fjalen e Perendise ne bibel.
Tani ju pyes me xhentilese: Per te gjitha keto pika te doktrines tuaj te cilat i rendita me siper, a ju kemi dhene pergjigje duke ja u kundershtuar permes fjales profetike ne bibel???
Mendoj se Po. Por cfar ndodh me ju? Ju duke mos qene i afte per tu ballafaquar me te Verteten, jo vetem qe e anashkaloni diskutimin, por hidheni ne gjykime ndaj personave qe disktuojne. Kjo eshte metode islame dhe vjen nga satani. Psh po ju sjell nje fakt rreth Trinise. Une ju solla fjalet e Jezusit i cili tha:
"....dhe kush do te besoje dhe te pagezohet ne emer te Atit, Birit dhe Frymes se Shenjte, do te shpetohet."
Nuk mendoj se ka me hapur, me qarte dhe me troc se ky fakt ku vertetohet TRinia e Shenjte. Tani ju pyes:
Perse nuk kini burrerine dhe ta pranoni kete fakt, por ne vend te saj, vazhdoni te luani me veten tuaj?
Tani po te sjell faktin tjeter: Ju thoni se Jezusi eshte i krijuar para se te krijohej Adami ne kopshtin e Edenit, dhe si deshmi te kesaj kini sjelle nje varg nga zbulesa ku thuhet:
"....sepse ai eshte Fillimi i krijeses se Perendise."
Fjala "FILLIM", ketu nuk ka te beje para se te krijohej Adami. Keshtu dhe, "krijesa e Perendise", nuk ka te beje me krijimin e Adamit ne eden. Me fjalen: Krijesa e Perendise, ne bibel, kuptohen vetem ata qe u krijuan simbas shembelleses se Birit, Zotit Krisht. Krijesa qe Perendia krijoi qysh ne krijim, ne kopshtin e edenit, e HUMBI paqen me Perendine, dhe nuk u quajten ASNJEHERE BIJ te Perendise. Adami ishte i FILLIMI i krijeses mbi dhe, ku e gjithe raca njerzore qe "rodhi" prej tij, trashegoi: Humbjen, Mekatin, Vdekjen e perjetshme dhe armiqesine me Perendine. Pra kjo eshte pozita e krijeses ADAM mbi dhe me Perendine, qe do te thote se njeriu e ka mohaur te qenit krijesa e Perendise. Por Perendia dergoi Birine tij te VETMELINDUR, ( jo krijuar), ne menyre qe te SHPETOJE KRIJESNE e TIJ. ME vepren e Jezusit ne kryq, u be e mundur PAQJA me Krijuesin, prandja AI eshte FILLIMI prej nga rjedh krijesa e Perendise. Kjo KRIJESE e Perendise, nuk eshte pjese e BOTES, por eshte Kisha e Perendise. Prandaj dhe Engjelli tek zbulesa, keto fjal ja drejton Kishes dhe jo botes.
Miopia juaj na deshmon fuqishem se, bota nuk mund te shohe, prandaj dhe nuk mund te besoje Jezusin. Perse? Kjo sepse bota eshte ne armiqesi me Perendisne, pasi dituria e Perendise eshte marezi per boten.
Une driniluka ju flas jo me diturine apo mesimin tim. Une ju deshmoi JEzusin, ate qe fjala dhe Fryma na zbulon. Ti je i lire ashtu si biljona njerez, qe ta pranoni Jazusin si te vetmin Zot e Perendi apo jo. Por te them dicka: Ne diten e fundit, nese vazhdon te besosh keto mesime krejt te gabuara qe beson dhe predikon "grupimi juaj fetar", do te mbetesh jashte, pikerisht atje ku eshte liqeni i zjarrit, vendi ku eshte pregatitur per Satanin dhe ndjekesit e tij te devotshem.
Te premtova se do te te jap nje pergjigje rreth pytejs se, perse Adami u be ne shembellese te Zotit.
Natyrisht qe pyetja juaj ka te beje me vazhden e mesimit te gabuar qe ju ndiqni ndaj Jezus Krishtit. Fillimisht po te sjell nje varg te then nga goja e Jezusit, drejtuar gruas qe po mbushte uje ne pus. Gjon:4:24.Jezuis i tha:
"Perendia eshte Fryme dhe ata qe i falen duhet ti falen ne fryme dhe te vertete."
Dy jane zbulesat qe Jezusi ketu na ofron:
1- Te njohim, si eshte Perendia.
2- Dhe si e kush mund ti falet Atij.
Mbase ju thoni se, perse une i solla keto vargje. Keto i solla per tju treguar se, te qenit ne shembellese te Perendise, nuk ka te beje ne aspektin FIZIK dhe MATERIAL, kjo sespe Perendia eshte Fryme. Askush nuk mund ta kuptoje dhe pranoje kete zbulese te Jezusit, nese nuk i beson atij. Por si perballet doktrina juaj perballe kesaj zbulese te Krishtit?
Ju duke menduar se Jezusi eshte i krijuar, pra eshte nje qenie fizike, mendoni se kjo eshte te qenit ne nje shembellese me Zotin. Nguliteni mire kete deshmi te Jezusit i cili tha: Perendia eshte Fryme. Tani me siguri ju thoni: Atehere kur Jezusi eshte njeri, perse ju e quani Perendi? Jezusi kur deshmoi per veten e tij tha: Jam biri i njeriut dhe Biri i Perendise. Gjoni ne ungillin e shkrojtur pas tij na e zbulon kete mister, permes deshmimit tij kur thote: Perendi ishte FAJLA,.... dhe FJALA u be MISH. Kur JEzusi e ftoi Filipin qe te shohe Atin, nuk i tregoi njeriun, MISHIN e tij, por i tregoi Perendine i cili eshte Fryme.
Tani le te vijme tek thelbi i pyetejs suaj: Cfar do te thote te qenit shembellese pas Perendise?
Duhet thene se Perendia di gjithshka, para se ato te thuhen apo te ndodhin, pasi ASGJE nuk eshte e fshehur per te. Perendia e krijoi njeriun ne nje shembellese me veten e tij, jo ne Forme Fiziku, pasi Ai eshte Fryme, ne menyre qe njeriu te mund ta njohe Krijuesin, ta kuptoje ate, te kete mardhenie me te, ti bindet fjales dhe mesimit te tij, te beje vullnetin e tij, te ece se bashku me te, te jetoje perjete me te. Por si?
Nese njeriu nuk do te ishte ne nje shembellese me Perendine, dmth te ishte si nje nga krijesat e tjera ne bote( kafshet), atehere: si do te mundej njeriu te ishte nje mik i Perendise? Si fakt ke kafshet apo te gjitha gjallesat e tjera ne bote. Edhe ato, ashtu si njeriu, jane krijuar prej te njejtit Krijues, por askush prej tyre nuk ishte krijuar ne shembellesen e Perendise, prandaj dhe Perendia i vuri ato nen sundim dhe adminsitrim te njeriut. Pra njeriu ka nje perparesi ne krijim pasi ai eshte krijesa me e dashur , dhe se eshte bere pikerisht ne nje shembellese me Perendine, qe edhe njieriu ashtu si Krijuesi te munde te mendoje, te punoje, te zhvilloje, te gezohet te lumturohet e tjera.
Pyetja eshte:
A mundet njeriu te ishte mik me Perendine, nese ai do te ishte si nje nga krijesat e tjera ne bote, te cialt nuk jane ne shembellesen e Krijuesit? Qe ta kuptoshjkete sa me konrektisht, provo te kesh nje miqesi dhe mardhenie komunikuese, ashtu sic ke me miqte e tu( dmth njeres), me nje kafshe. Perse eshte e pamundur? Kjo sepse kafshet nuk jane ne nje shembellese me njeriun. Kjo eshte njera ane. Ana tjeter se perse njeriu u krijua ne nje shembellese me Krijuesin eshte se, Perendia duke e ditur se njeriu ne Eden do te binte ne mekat, duke mos ju bindur fjales dhe urdherit te Tij, natyrisht qe i duhej SHPETIM. Pra kjo NDARJE e perjetshme, midis Perendise dhe njeriut, te cilen bibla e quan: vdekja e perejtshme, do te bente qe njeriu te humbiste pergjithmone Jeten e perjetshme me Perendine. Natyrisht qe detyra e shpetimit i takon Krijuesit, pasi krijesa per shkak te dobesise se mekatit, nuk mund te rivije ne paqe me Perendine. Pra Shembellesa qe njeriu ka me Perendine, ben te mundur qe vete Perendia, i cili eshte Fryme, te mund te banoje ne krijesen e vet, pasi jane ne nje shembellese. Ja si thote Pali tek korinthasit: A nuk e dini se jeni tempulli i Perendise, dhe se Perendia banon nder ju? Kjo eshte krijesa e Perendise, jo Adami por Krishti.
Mishezimi i Fjales Perendi, ne trupin njerzor, solli midis njeriut dhe Perendise, PAQEN. Njeriu rierdhi perseri ne PAQe dhe jete te perjetshme me Krijuesin, dhe e gjitha kjo i dedikohet Krijuesit, sepse aq shume e deshi boten sa dergoi Birin e tij te VETMELINDUR (jo krijuar), qe cdo kush qe beson ne te, te mos humbase per te kete jeten e perjetshme me Perendine.
Driniluka, bibla nuk eshte nje refenje dhe mesim qe pleqte e gruptimit tuaj fetar, bejn. ajo eshte Zbulesa e Perendise, tek bijte e Perendise. Pali thote; te gjithe ju qe vdiqet dhe u ringjallete se bashku me Jezusin, ne nje pagezim me te, do te roni perjete me te, sepse Ai eshte FILLIMI nga te parelindurit permes ringjalljes nga te vdekurit. Kjo eshte krijesa e Perendise, e cila ben vullnetin e Perendise mbi dhe. Amin.
Kush ka veshe le te digjoje dhe kush ka sy le te shohi ate qe Fjala dhe Fryma na zbulon dhe deshmon.
Krijoni Kontakt