Pro
Kunder
Mendim Neutral
Sa cudi me vjen per personat qe nuk ja kane haberin atij regjimi...ftoj te marrin pjese njerez qe e kane jetuar regjimin Proletar Shqiptar!!!
Nuk mund te paragjykoni dot kur nuk keni jetuar ne shqiperi ne ate periudhe.
Te degjosh komentet e tanishte eshte ndryshe sesa te kesh jetuar ne ate periudhe,sidomos per rregullin rendin e qetesine qe kohet e tanishme lene shume per te deshiruar....
Tjeta !
Ka pasur qetesi edhe rend (nen dajak sigurisht. Hape gojen, iku koka).
Po t'bej nje pyetje?
A e kompenson n'syte e tuaj rendi dhe qetesia jeten e mijra shqiptareve qe jane vra dhe internu nga ky sistem (po e them sistem, por e kam fjalen enver).
A mund ti thuash nje nene qe ia kane vrare djemt si qeni se 'mos e shaj komunizmin se kena pas rend'.
Ty zotni ndoshta nuk t'ka prek shtati uje kurre gjate komunizmit, por shume tjere kan jetu me shtat n'uje.
Gjithe t'mirat.
Ndryshuar për herë të fundit nga JoniShkodran : 22-10-2008 më 08:46
Prralla n'lesh, Shndetja prej nesh.
Per mua diktatura eshte diktatur!Ne ne Kosove kemi pesua diktatur nga shkau komunist edhe vllau komunist kurse ju ne Shqiperi keni pas diktatur vetem Shqip!Po kurr nuk kisha deshirua te ktheheshin ato kohra as ne enderr ani qe une i njof me teper nga leximi,dhe perjetimi i familjarve te mij nga dy anet e shtetit!
Rëndesia e një personi nuk vlerësohet nga hapësira që zë, por nga boshlleku që le kur nuk është më.
Kjo eshte pyetja me absurde qe kam pare ndonjeher. Nqs ke pakez llogjike, dhe e ve ate ne pune, do e kuptosh se sistemi komunist eshte thjesht nje ide qe asnjehere nuk mund te vihet ne zbatim. Le te mos flasim pastaj per sistemin e Maskara Hoxhes, i cili na la me vite drite mbrapa Europes Moderne, dhe nuk la gje pa bere ne Shqiptaret. Megjithese une vete nuk e kam jetuar ate sistem, ose kam qene shume i vogel per ta kuptuar ne ate kohe qe e kam jetuar, me ato qe kam degjuar nga prinderit dhe te tjere me te medhenj se une ne moshe, nuk do doja kurre qe ai sistem te kthehej edhe njehere. Ai nuk eshte nje sistem per te miren e njerezve, por per kafsherimin e 99% te popullsise dhe ai 1%, qe jane politikanet, ti mbajne parmenden 99% qe kafsherohet dhe mos ta lene te ngre krye asnjehere, qofte dhe per te kerkuar gjerat me minimale per jetese.
Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni
duke patur fatin qe nje pjese te jetes ta kem kaluar ne ate rregjim padushim kam edhe un mendimet dhe opinionin tim por duke lexu mendimet e mesiperme me qindra e mijra blice te asaj kohe kalojne para syve e duke e krahasuar me ate c'ka shoh ne ditet e sotme mendimet jane ne kontrast e ralitetet ngjallin pa siguri dhe ndihem se kemi jetuar e jetojme te mallkuar si ateher edhe tani.... POR MENDOJ QE HISTORIA DUHET TE PASQYROHET ME REALITET E TE MOS KEMI TURP E TE MOS BROCKULLISIM SI GORE PA PATUR QOFTE NJE IDE....
- AI REGJIM SI DHE ATA QE E APLIKUAN ISHIN DHE JANE PJESTARE TE FAMILJES OSE FAREFISNI, NDOSHTA JANE ATA QE U THEMI MIRMENGJES E NATEN E MIRE C'DO DITE......
- SI E GJETEN VENDIN DHE C'BENE NE ATO 55 VJET, C'U BE PER ARSIMIN, KULTUREN, ARTIN, EKONOMINE, INFRASTRUKTUREN E SHUM GJERA TE TJERA
- ESHTE PER TE ARDHUK KEQ KUR NJE FJALI E ENVERIT BEHEJ ROMAN E ZGJEDHOHEJ PREJ SEJMENEVE TE RREGJIMIT ......KU SHKOI GJITH AJO USHTRI QE KISHIN LENE COBANERINE E ME ZELL ZHVILLONIN LUFTEN E KLASAVE, MBUSHNIN DOSJET ME SPIUNLLEQE TE PA VERTETA......
I KENI SOT BIZNESMENA TE FUQISHEM, ORATORE QE E NJOHIN DEMOKRACINE NE MAJE TE GISHTAVE E JAPIN LEKSIONE NEPER PARTI E SHOQATA, TV E GAZETA ...PRA NUK QENKAN KETA FAJTORE PER ATEHERE E PER DITET E SODIT......SI MUNDEN TE KONVERTOHEN E TE NDROJNE LEKUREN PA JU HYRE AS EDHE NJE GJEMB....KURSE KOOPERATIVISTI QE OUNINTE PER 70 LEK OSE PUNETORI QE PUNONTE 2 TURNE VAZHDON SOT TE JETOJE NE MJERIM E MALLKIMI E NDJEK PAS SE I RREMBEHET VAJZA, I EMIGRON DJALI E NDAHEN FAMILJE E BREZA...SE GJERAT VAZHDOJNE TE RRJEDHIN PA U BLUAR MIRE DHE SI POPULL KEMI MERRE E PO MARRIM ATE C'NA TAKON...SE HISTORINE NUK E KEMI ANALIZUAR SIC DUHET DHE PERSERISIM TE NJEJTAT GABIME DHE ENVER HOXHA DHE SISTEMI QE AI THE PASUESIT E TIJ QE U MUNDUAN TA ZBATOJNE JANE PJESE E KESAJ HISTORIE QOFTE E MIRE APO E SHEMTUAR DHE PASTAJ SEJCIJI TE NXJERE OPINIONIN E TIJ
14.44% komunista?
Ekzekutime mos u beni merak
I dashur Forumist me vjen keq per mendimin tuaj qe shprehni ketu ne forum...Ai qe eshte vrare apo eshte ekzekuatuar ka bere dicka qe ka qene kundra rregullave te shtetit...me kot nuk quhet shtet...sa per lirini e fjales dhe lufta e klasave....keto kane qene 2 gabimet e komunizmit....Por me vjen shume cudi qe gjithe ajo dashuri e filmuar dhe e fotografuar qe tani ndodhet ne arkivat e shtetit ka qene nje PRO per pushtetin popullor te asaj kohe...ku shkoi gjithe ajo dashuri ??? Nuk besoj se ka qene dashuri e imponuar pasi nuk mund ti imponosh dikujt dashurine per dicka per dike...U hapem si vaji ne laker ne shqiptaret saqe tani na tall bota per mijera ndermarje qofte industri e rende qofte e lehte qe tani ndryshken apo u shiten kriminelave si Sali Berisha & Co apo qofte dhe mafiozeve te shumte neper bote...Deshira ime e vetme qe do kisha ishte rikthimi i atij regjimi te pakten nje legjislature por pa perfshire ne programin qeverises ato dy pikat e permendura me siper. Pastaj do ta shifnim ndryshimin e shqiperise ne ate legjislature...Pastaj i nderuar zotni ju kujtoni se tranzicioni i SUPER zgjatuar eshte dicka e mire per ne shqiptaret ??? Nuk mund te me flisni per regjimin popullor shqiptar pasi kush ka munduar te lexoje fjalet e fundit te Enver Hoxhes te shkruara ne dokument zyrtar qe politikanet e tanishem nuk e publikojne sepse nuk u ka qefi,qe te mund te zhvasin sa me shume popullin shqiptar...aty eshte thene qe te behej hapja e shqiperise me kalimin e kohes dhe pak nga pak pasi shqiperia nuk eshte ende gati per nje regjim kapitalist....por njerez gjoja me shkolle si Sali Berisha me shoke rembyen gjithecka dhe si pa piken e turpit hodhen ne toke nje monument kulture sic qe monumenti i Enver Hoxhes ne mes te tiranes...lind pyetja pse vendet e tjera ne bote nuk i prishen monumetet e diktatures ?? Ne Itali monumentet me te bukura jane ato te epokes fashiste...Trupi i ballcamosur i Leninit eshte akoma ne Rusi... Diktatura frankiste ne spanje Monumentet Naziste ne Gjermani etj etj shqiptari na doli me i zgjuar keshtu ???
Do ju ftoja te ndiqni kete material pasi ky person eshte i informuari nga te gjithe ne persa i perket Pushtetit Popollor qe ne fakt u ka pas quajtuar Diktatura e Proletariatit
Kur te jepni mendime ne vazhdim ju lutem te reflektoni
Tjeta !
Do te kisha qene " Pro " Enver Hoxhes, por ama me kujtohet qe dreqi i quajti Kinezet vellezer dhe neve miq ( e kam fjalen shqiptaret jashte kufirit ) , votova kunder.
Nga ana tjeter u bej thirje shqiptareve jasht kufirit te shtetit ame qe te tregojme kuptim dhe maturi ndaj vellezerve tane mbrenda shqiperise ( jo per te gjithe ), per ata qe mendojne qe me afer i kane kinezet se sa shqiptaret jashte kufirit, te mos merziten , sepse njerezit e tille vuajne nga sindromi "Enverist" dhe se nuk bejne pjese ne grupin e shqiptareve te vertete.
ME Respket
GV_USA
WE WILL NOT GO DOWN!
Me heret kam qene pro enverit .. deri para ca jave kam vizituar Muzeun Kombetar ne Tirane kur pash tabelat e njerezve te vrare nga ky rexhim..
Kam mendim neutral per shkak se pajtohem me ca gjera si veproj Enveri, por
çdo gje prishin ato tabela me mijera njerz te vrare si te mos ishin Shqipetar.
Inter Campione d'Italia!!
2006, 2007, 2008, 2009, 2010, 2011, 2012, 2013... 2500
Krijoni Kontakt