Close
Faqja 0 prej 9 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 86
  1. #1
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049

    Shpërthim në Prishtinë, atentat ndaj presidentit Rugova

    Shpërthim në Prishtinë

    Një shpërthim ka ndodhur në qendër të Prishtinës në kohën kur po kalonte kolona e presidentit Ibrahim Rugova.

    Korrespondenti i BBC-së në Prishtinë tha se rreth orës 8 e 20 minuta, sipas kohës lokale, kishte dëgjuar një shpërthim të fuqishëm në rrugën Ramiz Sadiku, prapa Teatrit Kombëtar.

    Një nga makinat në autokolonë është dëmtuar.

    Nuk ka njoftime për të lënduar e as për atë se çfarë mund të ketë shkaktuar shpërthimin.

    Policia ka bllokuar vendin e shpërthimit.

    Marre nga BBC

    Duhet permendur se presidenti Ibrahim Rugova po shkonte te takonte Javier Solanen, ne nje takim dypalesh.

  2. #2
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049

    Me teper per viziten e Solanes ne Prishtine

    Solana qëndron në Kosovë

    Shefi për politikë të jashtme dhe siguri i BE-së, Havier Solana ka arritur mbrëmë në Prishtinë për të diskutuar me udhëheqësit ndërkombëtarë dhe ata vendorë rrugën përpara në zbatimin e standardeve.

    Zoti Solana ka theksuar se nuk sheh ende shenja të krizës qeverisëse në Kosovë, por ka bërë me dije se kompletimi i institucioneve duhet bërë sa më shpejt që të jetë e mundur, për faktin e moshumbjes së hapit në zbatimin e standardeve.

    Vizita e zotit Solana vjen në një periudhë kur ende nuk janë kryer të gjitha konsultimet për kompletimin e qeverisë së Kosovës, pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit.

    Autoritetet ndërkombëtare kanë thënë se nuk shohin krizë qeverisëse dhe se formula e koalicionit dypartiak, që ka qeverisur Kosovën deri më tani duhet të vazhdojë edhe më tej.

    Por thuhet se përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri do të shikojë mundësitë e krijimit të një qeverie gjithëpërfshirëse, megjithëse kjo formulë mund të shkaktonte më shumë probleme në qeverisjen e Kosovës deri në zgjidhjen e statusit përfundimtar të saj.

    Havier Solana e viziton Kosovën pas një periudhe të gjatë dhe ai këtu nuk ka qëndruar qëkur u krijua qeveria e koalicionit LDK-AAK me në krye ish-kryeministrin, Ramush Haradinaj.

    Vizita e zotit Solana në Prishtinë, ndërkohë do të ndërlidhet me përgëzimet për kosovarët dhe institucionet e tyre me mënyrën e sjelljes gjatë ditëve të kaluara, pas dorëzimit të ish-kryeministrit, Ramush Haradinaj në Hagë.

    Havier Solana gjatë ditës së sotme do t'i përcjellë porositë e tij presidentit Ibrahim Rugova, përfaqësuesve të institucioneve të Kosovës dhe të subjekteve politike shqiptare e serbe.

    Marre nga BBC.

    Shpresoj qe shperthimi i sotshem te mos kete efekte negative ne keto bisedime.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Ky shperthim eshte edhe nji argument me teper qe rugoves sa her ti vie pak si ngusht dine te gjindet ne keso situatash tamam sikur te kishte shkollen qe e kane te kryeme UDB-ja
    e serbis.
    Tani kur ka dhan dorheqje te dhunshme nga kryetari i ldk-se e ka mbet vetem ne postin e kryetarit te Kosoves,e kur dihet qe tani duhet te zgjidhet Kryeministri i Kosoves ,e per ket ka ardh edhe Havier Solana e ky po kerkon nji bashkqeverisje me baze te gjer ,rugoven e kan kaplue ethet e karrikes dhe prej frige qe do mbes pa kolltuk ai eshte ne gjendje te bej qmos,si njifar shkau ne vitet e 80 kur e futi shishen e birres ne prapanicen e vet vetem per tua lane shqiptarve.
    E kur dihet se rugova e ka sigurimin e fort qe bashkpunon me sigurimin serb ket e kane vertetue edhe policija amerikane dhe ata ja pregaditen ket per mrekulli por nuk do ti shitet hiq keti bali.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Rugova gjykon shpërthimin


    Prishitnë, 15 mars 2005 (Kosovapress) Time: 11 : 17

    Kryetari i Kosovës, Ibrahim Rugova, të martën ka dënuar shpërthimin që ka ndodhur në Prishtinë përderisa kolona e veturave të tij ishte duke kaluar në atë moment. Rugova ka kërkuar nga organet komptente që të ndriçojnë rastin. Një shpërthim ka ndodhur në rrugën “Agim Ramadani”, përderisa kolona e veturave të Ibrahim Rugovës ishte duke kaluar për në takim me përfaqësuesin e lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Havier Solana.
    ------------------------

    KMDLNJ: Akte të cilat rrezikojnë jetën e qytetarëve dhe destabilizojnë Kosovën


    Prishtinë, 15 mars 2005 (Kosovapress) Time: 11 : 03

    Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut (KMDLNJ) në Prishtinë dënon aktin e sotëm të shpërthimit në Prishtinë në kohën kur kryetari Rugova dhe eskorta e tij po kalonin andej pari. KMDLNJ duke mos paragjykuar cakun dhe motivin e këtij akti, vlerëson se aktet e tilla, nga të cilat rrezikohet jeta e qytetarëve të Kosovës, janë akte të atyre që janë kundër sigurisë dhe sundimit të ligjit në Kosovë.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-12-2004
    Postime
    47
    Kosova kur nuk ka me pas president ma te mire se Ibrahim Rugova.

    E tash po shihet se kush jon shkit e flliqt pra Hashim Thaci bashk me ata komandantat e bllaces qe ju tha Ramushi.

    Prap po them as ne anderr kosova nuk ka me pa president ma te mire se Ibrahim Rugova.


    Thaci osht kriminel i cili shihet, hiq pa e dite se cka ka bo.


    E ti Llap bashk me ata kriminelat e tu qe i simpatizon kini mu zhduk prej ksaj kosove krejt, se nuk jau rrasim hiq na edhe ju keni me plas ton jeten si gjytyryma.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Presidenti Rugova: Shpetova dhe njehere ashtu si nje vit me pare (UPDATE)
    Lajmi i ores 11:00 AM


    PRISHTINE (15 Mars) -Presidenti i Kosoves Ibrahim Rugova e denoi ashper tentativen e atentatit ndaj tij. "Shpetova edhe nje here - mesohet te jete shprehur Rugova.: Si President i Kosoves, e gjykoj kete rast dhe kerkoj qe te pengohen ata njerez qe kane per qellim te bejne vepra te tilla. Ata duhet te marrin denimin e merituar, sepse nuk mund t'i lejojme qe te vene ne rrezik jeten e qytetareve te Kosoves", tha Presidenti Rugova menjehere pas takimit me perfaqesuesin e BE Havier Solana. Presidenti Rugova i ka shpetuar sot nje atentati me bombe te telekomanduar ndersa udhetonte me eskorten e tij. Shperthimi ndodhi sot ne mengjes rreth ores 8:25, ne rrugen "Agim Ramadani" ne Prishtine, dhe per pasoje eshte plagosur nje anetar i grupit te shoqerimit te presidentit. Lajmi u konfirmua per NEWS24 nga zedhenesi i SHPK rafki Morina. Sipas burimeve presdienciale ne Kosove, ne makinen e demtuar ndodhej edhe vete presidenti Rugova, i cili nuk ka pesuar asnje demtim dhe eshte transportuar menjehere ne nje makine tjeter. Ngjarja ka ndodhur pikerisht ne kohen kur eskorta e presidentit te Kosoves drejtohej ne hotelin ku qendronte perfaqesuesi i larte i BE Havier Solana, per nje takim qe do te zhvillonin 2 personalitetet. Sipas SHPK-se mjeti shperthyes ishte vendosur ne nje kontejner te mbeturinave, ne rrugen "Agim Ramadani", para Shtepise se Sporteve, dhe ka shperthyer, me telekomande ne momentin kur po kalonte eskorta e Presidentit Rugova. Shperthimi ka demtuar veturen ne te cilen ndodhej Presidenti. Policia e UNMIK-ut dhe SHPK-ja menjehere kane dale ne vendin e ngjarjes dhe po i kryejne hetimet dhe kane bllokuar rruget perreth ku ka ndodhur shperthimi. Rugova kerkoi qe te merren masa per shtimin e kontrollit te kufijve dhe te aeroportit. Ai tha se policia e Kosoves duhet te specializohet dhe duhet te jete e pranishme aty ku mund te rrezikohet jeta e qytetareve, sidmos keto dite kur qytetaret kane treguar nje pjekuri dhe nje maturi shume te madhe. Po ashtu Presidenti Rugova tha se ende ka elemente qe deshirojne destabilizimin e Kosoves. "Per fat te keq, ende ka elemente, ende ka njerez qe deshirojne ta destabilizojne Kosoven", tha ai, duke shtuar se situata e sigurise ne Kosoves eshte pergjithesisht e mire. "Kosovaret jane te afte te mbrojne stabilitetin ne vend, stabilitetin ne kete pjese te Evropes dhe te botes", theksoi Presidenti Rugova pas takimit me Havier Solanen. db/db(NEWS24/BalkanWeb)
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga zerocool
    Kosova kur nuk ka me pas president ma te mire se Ibrahim Rugova.

    E tash po shihet se kush jon shkit e flliqt pra Hashim Thaci bashk me ata komandantat e bllaces qe ju tha Ramushi.

    Prap po them as ne anderr kosova nuk ka me pa president ma te mire se Ibrahim Rugova.


    Thaci osht kriminel i cili shihet, hiq pa e dite se cka ka bo.


    E ti Llap bashk me ata kriminelat e tu qe i simpatizon kini mu zhduk prej ksaj kosove krejt, se nuk jau rrasim hiq na :) edhe ju keni me plas ton jeten si gjytyryma.
    Mos bacit mus shaj se je i ri e te ndalet rrita gjysm,por lutju Zotit qe u shpetoi kryetari se besa kishte qene shume ne rrezik .
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    PDK: Kjo është vepër e atyre që nuk e duan progresin


    Prishtinë, 15 mars 2005 (Kosovapress) Time: 12 : 55

    Partia Demokratike e Kosovës dënon fuqishëm shpërthimin në Prishtinë, me ç’rast u lënduan dy qytetarë. Aktet e tilla të dhunës, të përsëritura, kanë për qëllim destabilizimin e gjendjes së sigurisë në Kosovë, në kohën kur institucionet, partitë politike, dhe qytetarët së bashku me UNMIK-un dhe KFOR-in, janë duke bërë çmos që të ruhet qetësia dhe siguria gjatë proceseve të rëndësishme politike nëpër të cilat po kalon Kosova dhe qytetarët e saj, thuhet në një komunikatë të PDK-së.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    ORA denon atentatin ndaj Rugoves: Akti jo vetem ndaj figures e presidentit, por dhe perpjekje per destabilizim
    Lajmi i ores 12:00 PM

    PRISHTINE (15 Mars) -Subjekti politik ORA permes nje komunikate per shtyp denoi ashper tentim-atentatin e sotem ndaj Presidentit te Kosoves, Dr. Ibrahim Rugova. "Ky akt eshte i drejtuar jo vetem ndaj figures se Presidentit dhe Institucionit te cilin ai perfaqeson, por eshte edhe nje tjeter perpjekje qe te destabilizohet situata ne Kosove, pas provimit te madh te pjekurise qe dhane qytetaret e Kosoves te prire nga shembulli i respektimit te sundimit te ligjit nga ish-Kryeministrit z. Ramush Haradinaj. Ne keto momente solidarizohemi me Kryetarin Rugova dhe kerkojme unitet popullore ne vetepermbajtje dhe ne denim e te gjitha akteve te dhunes. Kushdo qe eshte pergjegjes per kete sulm, eshte e qarte se ka punuar drejtperdrejt kunder interesave te Kosoves dhe te qytetareve te saj", citohet ne komunikate te partise Ora. db/db (QIK/BalkanWeb
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-01-2003
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    355
    [ KOSOVA ] Go to Homepage
    Reagime ne Prishtine pas atentatit kunder Presidentit Rugova dhe eskortes se tij
    Lajmi i ores 1:00 PM



    Pamje nga shperthimi i sotemne Prishtine
    PRISHTINE (15 Mars) -Keshilli per Mbrojtjen e te Drejtave e te Lirive te Njeriut, (KMDLNJ), me seli ne Prishtine denon atentatin e sotem ne Prishtine kunder Presidentit Rugova dhe eskortes se tij. KMDLNJ vlereson ne nje komunikate se akte te tilla, nga te cilat rrezikohet jeta e qytetareve te Kosoves, jane veprime te atyre qe jane kunder sigurise dhe sundimit te ligjit ne Kosove. Ai me kete rast kerkon nga organet hetimore dhe te drejtesise ne Kosove qe autoret e veprave te tilla, ne te cilat rrezikohet jeta e qytetareve, te dorezohen para drejtesise, thuhet ne kete komunikate te KMDLNJ. Asociacioni i Komunave te Kosoves ne emer te te gjitha komunave te Kosoves denon ashper atentatin e sotem kunder Presidentit Ibrahim Rugova dhe eskortes se tij. AKK-ja dhe komunat e Kosoves e denojne ashper kete akt te shemtuar, qe ne fakt eshte sulm i drejtperdrejte kunder institucioneve te Kosoves dhe institucionit me te larte te vendit. Padyshim qe ky eshte dhe nje atentat kunder stabilitetit dhe progresit qe ka arritur dhe po arrin Kosova ne kete etape shume te rendesishme te rruges se saj drejt njohjes se pavaresise se Kosoves, thuhet ne nje komunikate te AKK-se. Komunat e Kosoves kerkojne edhe kesaj radhe nga qytetaret e tyre qe te jene te qete dhe te reagojne me gjakftohtesi ndaj sulmeve kunder institucioneve qe i kane zgjedhur, duke u bere te ndergjegjshem se ende ka elemente qe duan destabilizimin e vendit tone. Njekohesisht nga organet kompetente kerkohet qe sa me shpejt te zbulohen autoret e ketyre akteve te shemtuara qe po tentojne te pengojne dhe te njollosin imazhin e Kosoves, thuhet ne kete komunikate, te nenshkruar nga kryetari i AKK-se, Ismet Beqiri. db/db (/BalkanWeb)




    Qfar more po a jeni ne medn kqyre cka thiot tash ky demokrati i europes.Ajo qereveri qe patem do me than nuk ka vy pra sipas tij.Pra keto jane perallat e juaja dhe te europes.
    Mos u habitni fare se po deshtojme per cdo dite.po ku ke pa qeveri me njerez analafabete e me kryeminister me shkolle fillore o djale.Kjo ju ka vyue njehere se ma lete na kana dredhue e tash duhete edhe nje qeveri anaalöfabete prap.
    Solana: Ne baze te Kushtetutes i takon presidentit te Kosoves te formoje sa me shpejt qeverine e re



    PRISHTINE (15 Mars) -Pas takimit me presidentin Rugova, perfaqesuesi i larte i BE-se per politiken e jashtme dhe sigurine, Javier Solana, ka nenvizuar se ne Kosove duhet te formohet sa me pare qeveria ne menyre qe Kosova te ece perpara. Solana, pas ketij takimi qe zhvilloi me Rugoven dhe zevendeskryeministrin, Adem Salihaj, ka theksuar se eshte presidenti i Kosoves ai, qe ne baze te Kornizes Kushtetuese, mban pergjegjesine per te formuar sa me shpejt qeverine e re dhe duhet te takohet me te gjitha partite politike. Ai me pas ka shtuar se presidenti i Kosoves ne kete ceshtje ka mbeshtetjen e plote te BE-se. Nderkohe Rugova eshte shprehur se tani per tani ne Kosove nuk ka krize institucionale. Me tej ai ka premtuar se shume shpejt do te caktonte kryeministrin e ri. Ai me poshte permendi faktin se institucionet e Kosoves dhe qeveria jane perqendruar ne aspektin e sigurise dhe kjo eshte rregulluar shume pas marsit te vitit te kaluar. Solana, qe prej zgjedhjes se qeverise se Haradinajt nuk e kishte vizituar Kosoven. Dje ne mbremje ai u takur dhe me shefin e UNMIK-ut ndersa sot pritet te takohet edhe me perfaqesues te tjere te institucioneve. db/db (/BalkanWeb)

Faqja 0 prej 9 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Kush ishte në të vërtetë Josip Broz - Tito?
    Nga Cimo në forumin Historia botërore
    Përgjigje: 284
    Postimi i Fundit: 19-01-2015, 10:36
  2. Dosja e krimit politik në Kosovë
    Nga kosovar në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 15:05
  3. Tito dhe shqiptaret e Kosoves ?
    Nga Petrit_AK47 në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 13-07-2011, 18:43
  4. Përgjigje: 139
    Postimi i Fundit: 14-06-2005, 06:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •