Close
Faqja 17 prej 26 FillimFillim ... 71516171819 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 161 deri 170 prej 251
  1. #161
    i/e regjistruar Maska e Timianonimi
    Anëtarësuar
    29-07-2008
    Vendndodhja
    Percaktohet me vullnetin tim duke i ndryshuar tri dimenzionet hapsirore dhe duke ju pershtatur rrjedhjes se dimenzionit kohor te cilin nuk mund ta kontrolloj
    Postime
    146
    Citim Postuar më parë nga Rrushi_CH Lexo Postimin
    Me hy nje fetar te ky nen forum dhe me than se ka xhenet dhe xhehnem gjith kisit me injoruar duke i then se ke vendin ketu mirpo prap aty po dalim vetem me tjeter pershkrim.

    Sot mo nuk eshte ne dilem a egziston bota tjeter apo menyra tjeter e jetes por pytja qe po i proukopon studiusit e ketij fenomeni eshte a mbetet shpyrti me at form ashtu siq vdes njeriu apo edhe atje ka proces se rrjedhjes se jeteses, nese mbetet gjithnje ashtu atehere pi bjen ma mir me vdek i ri se me dek plak.
    Ke te drejte vetem se religjionet jane dogma - dmth nje doktrine religjioze qe proklamohet si e vertet pa asnje deshmi.

    Une kerkoj sqarime shkencore ose nese eshte ndonje fenomen i paspjegushem mundohem te gjej sqarim por jo ta mbylli mendjen duke e quajtur cdo fenomen qe nuk ka sqarim niveli i tashem shkencor si trillim, rrene apo halicunacion edhepse ne shumicen e rasteve shumica e fenomeneve mund te sqarohen ne kete menyre? Por prape ka fenomene qe nuk i takojne asnjeres te ketyre kategorive por shkenca ende nuk ka pergjigjeje.

    Pse me duhet te besoj ne ato cka servohen ne shumicen e religjioneve monoteiste (krishtenizmi, judeizmi, islami) ne baze vetem te deshmive te proklamuesve te tyre(Moses, Jezu Krishti, Muhamedi), apo atyre politeiste (perendite mitologjike greke, perendite Hindu, perendite nordike, perendite egjiptiane etj), drejtimeve religjiozo filozofike te Taoizmit, budizmit (edhe pse keto me flejne pak), okultizmit, sciencologjija , new age, etj kur sipas menyres sime te te menduarit sqarimet ne librat e tyre te shenjeta bien ne kundershtim me veteveten dhe me logjiken – ndoshta ne secilen prej tyre mund te gjesh disa elemente dhe sqarime interesante?

    Nese te intereson mendimi im personal ne lidhje me religjionet monoteiste mund te lexosh ne kete forum:

    http://www.forumishqiptar.com/showth...t=96795&page=5

    shih postimin 92.
    nen titullin: "Paradoksi, gabimet si dhe kundershtimet me realitetin fizik te religjioneve monoteiste"


    Njerezit gjate historise kane pasur sqarime per te gjitha fenomenet e natyres si vullnet i perendive te tyre, por vetem me hulumtime te mirefillta eshte arritur te sqarohet natyra e vertet e fenomenit, prandaj edhe me studimin e fenomeneve paranormale ndoshta arrijme nje dite ta sqarojme edhe boten e pertejme nee nje e tille ekziston?

    Mandej, ndoshta krejt ato per cka u shkrua deri tani kane sqarim racional. Po e peremendi Fondacioni James Rendi educational fundation ofron 1 milion dollar cilitdo person i cili mund te deshmoj qe ka cfardo aftesie paranormale. Nese nuk gaboj ky fondacion egziston prej 1996 dhe deri me tani askush nuk ka mundur ti fitoj 1 milion dollar!! Ka pasur me mijra qe kane aplikuar por zakonisht eshte konstatuar qe ose jane njerz me problem psicike qe vuajne nga halicunacionet ose sharllatan-mashtrues. Vete themeluesi ka qen nje iluzionist ne skene i cili permes trikeve (mashtrimeve, levizjeve te shpejat te duarve, mjeteve specifike) i ka zbavitur publikun dhe sic thote populli "hajni hajnin nuk mundet me vjedh, apo ajo tjetra hekuri vec me hekur thehet" mirpo ai kurre nuk ka pohuar qe posedon aftesi paranormale.

    Ky fondacion eshte i hapur per te aplikuar per te gjithe banoret e ruzullit tokesor vetem qe tani i ka paravene disa parakushte per mos me humb kohe me cfardo budalle. Per me teper mund te lexosh:

    http://www.randi.org/joom/content/view/38/31/

    Hulumtimet "shkencore" per boten e pertejme

    Nese ke ndegjur per fenomenin e NDE - near death experince te cilin ka filluar ta studjoi Doktori Raymond A. Moody ( e kam lexuar librin e tij 1980 jeta pas jetes)- disa persona (diku reth 40%) qe perjetojne vdekje klinike per disa minuta kur kthehen ne jete tregojne se gjate asaj kohe vetedija (apo shpirti) e tyre ka dale jashte trupit dhe i ka ndegjuar mjeket duke folur si dhe farefisin qe ka pritur jashte spitalit etj si dhe qe e kane pare nje drite ne fund te tunellit, atje e kane pa nje drite te ngrohte emocionalisht, ju eshte kujtuar e gjithe jeta si dhe e kane ndier prezencen e te pareve te vet qe kane vdekur me heret dhe me vone ju eshte then qe duhet te kthehen ne jete prape. Pa marre parasysh peraktesin fetare te individit qe përjeton vdekje klinike apo edhe nese eshte ateist përjetimet e atyre qe ju kujtohet kjo pervoje jane te ngjashme! Ne fillim mjeket skeptik kete e kane injoruar kategorisht kurse sot e pranojne qe ekziston si fenomen dhe mundohen te japin sqarime te ndryshme (teme tjeter).

    http://www.near-death.com/
    http://en.wikipedia.org/wiki/Raymond_Moody

    Ne lidhje me kete (vetem qe shkon pak ma larg ) jane edhe dy librat e botuara ( Journey of Souls , Destiny of Souls - ) nga Dr. Michael Newton hipnoterapeut i cili permes regresionit hipnotik te klienteve te vet zbulon se shpirterat tone jane pjese e burimit (apo perendise) dhe mua me eshte dukur mjafte bindese (edhepse po duken peralla per te rritur) dhe se secili prej neve ka jetuar dhe vdekur disa here qofte ne toke, ne nje planet tjeter apo dimenzion tjeter me nje mision per te evoluar shpirterisht, mandej e sqaron edhe se si duket bota e pertejme.

    Atje absolutisht respektohet vullneti i lire dhe ka vetem dashuri. Sipas tij edhe atje shkojme ne shkolle, mund ta studjojme jeten e secilit individ qe ka jetuar ne toke apo ne planete tjera apo dimenzione tjera. Varesisht prej asaj se per cka kemi nevoje te mesojme per te evoluar shpirterisht ne nivele me te larta per ne edhe zgjedhet nje trup adekuat ne kete jete(kot meson teori asgje nuk e zavendeson pervojen). Zakonisht te jepet mundesia te zgjedheesh ne mes dy-tre personave para se te lindesh ne reaitetin fizik, por mesuesi personal apo udheheqesi i yt te rekomandon se cili do te ishte me i pershtateshem per ty- mirpo nese nuk je gati nuk je i detyruar te kthehesh ne kete jete fizike. Para se me lind i sheh jeten qe do ta jetosh (vetem ngjarjet kryesore) si ne film vetem se tani ne 3D. Kur te kthehesh ne boten e shpirterave veprimet e tu ne kete jete fizike shqyrtohen nga paneli i te moshuarve(mosha nuk ekziston atje por ashtu quhen shpirterat e evoluar ne nivele me te larta). Atje jeton ne grupe prej 5-25 shpirterave qe njihen si shpirtera binjak dhe kur lindeni ne kete jete zakonisht jane te aferm, psh bashkeshorti apo bashkeshortja shoku me i mire, vellau apo motra por jo nena dhe babai(keta zakonisht jane prej grupit tjeter por qe eshte i afert me tendin) dhe rolet dhe gjinite i nderron sa here qe kthehesh ne kete realitet fizik. Nese kthehesh para kohe atje (vetevrasje) atehere nuk e ke kalu provimin dhe duhesh te kthehesh prape por tani do te jete me veshtire - ka te bej me karmen sikur ne budizem.

    "Gjehnemi" apo "ferri" nuk ekziston, por per shpirtat qe jane te kqinje duhet te mbesin ne nivelet me te poshtme se ata do te mund te shkaterroheshin per shkak se oscilimi i energjive te tyre i ulet nuk perputhet me oscilimet e shpirterave ne nivele me te larta! me disa shume te kqinje - energji negative punojne gjeja se qenjet shpirterore me te ngritura per "rregullimin" e tyre. sipas sqrimeve te tij vetem ne raste shume shume shume te rralla mund te ndodh qe burimi(perendia) ta shkaterroj ate energji!

    Zbulimet e tij perputhen me ate cka pohojne edhe mediumet qe gjeja mund te komunikojne me te vdekur(James Van Praagh ), si dhe ate cka pohojne mistiket , metafizika, deri diku budistat etj por tani per tani kjo mbetet vetem nje teori edhepse ne kohen e fundit po verej qe shume shkencetar merren me kete tematik, psh Dr. Brian Weiss, Dr. Gary E. schwartz etj.

    Sot institututi i Michael Newton ka me qindra Doktor neper bote (hipnoterapeute) qe ofrojne sherbimet e tyre klienteve te cilet permes regresionit hipnotik deshirojne te dijne me teper per jeterat qe i kane jetuar me pare ne kohra tjera dhe trupa tjere. Deshmite per jeten e tyre ne boten e pertejme perputhen dhe njohurit ne lidhje me ate realitet tjeter cdo here rriten. Por kjo tani per tani mbetet vetem spekulim dhe shkenca nuk ka gjasa ta vertetoj nje gje te tille se nuk ka fakte porvec pohimeve apo deshmive te personave nen hipnoze!

    http://www.spiritualregression.org/michael.html

    Nese me duhet te besoj ne dicka si nje rruge me e shkurte ne vend se ta pres shkencen e ngadalshme(edhepse me e preferuara) atehere me teper do ti besoja Dr. Michael Newton qe I bazon sqarimet e tij ne me se 3000 deshmi apo me teper duke i perfshi edhe deshmite e hipnoterapeuteve tjere se sa pohimeve te vetequajturve “profet”. Por per mua, ne mednjen time kjo mbetet ne mes imagjinates dhe te vertetes
    Ndryshuar për herë të fundit nga Timianonimi : 17-10-2008 më 19:24
    I'll not commit the fashionable stupidity of regarding everything I can't explain as fraud-C.G. Jung

  2. #162
    IT Professionals Maska e Sirius
    Anëtarësuar
    13-11-2002
    Vendndodhja
    Geneve
    Postime
    582
    Citim Postuar më parë nga Timianonimi Lexo Postimin

    Nese me duhet te besoj ne dicka si nje rruge me e shkurte ne vend se ta pres shkencen e ngadalshme(edhepse me e preferuara) atehere me teper do ti besoja Dr. Michael Newton qe I bazon sqarimet e tij ne me se 3000 deshmi apo me teper duke i perfshi edhe deshmite e hipnoterapeuteve tjere se sa pohimeve te vetequajturve “profet”. Por per mua, ne mednjen time kjo mbetet ne mes imagjinates dhe te vertetes
    Tash un nuk du ta luaj rolin e perkrahsit te religjioneve po per mendimin tim te vetquajturit profet ose kan qen njerez jashtzakonisht te zgjuar ose kan qen te derguar te atyre shpirtrave te niveleve te larta (nese egzistojn e them kete sepse edhe kjo eshte vetem pohime te hipnozes por edhe nese nje dit i pranon shkenca vetem se lindin terme te reja per pershkrimin e tyre ma teper nuk mendoj se mundet me nderhy shkenca ne ket fenomen) sepse e imagjinon dot ti jeten ne tok pa religjione? Shtresat e ulta dhe te mesmet te dijes e kishin hanger njeri tjetrin sikur shtazet ne natyr qe e han i madhi tvoglin.

    Gjith ata perkrahes te vatikanit (Doktora, studius te lamive te ndryshme, akademik etj.) gjith keta mendoj se e din se Papa eshte vetem nje Keshilltar i zgjedhur nga keshilli dhe priftrinjt e vatikani i cili flet vazhdimisht per menyrat e mira te jetuarit, ata gjith e din se papa eshte NJERI por ju pelqen sepse prap po e ritheksoj se e dine qe nese e ndegjojn papen kan zgjedh nje rrug drejt te jetuarit asgje me teper por edhe anasjelltas ka njeri qe kurr nuk ka qen ne kish as xhami por edhe kurr nuk ja ka ba nje te keqe dikujt dhe ky fal vetdijes se lart ka zgjidh parajsen ne vete, sepse as papa as asnje profet kerkujt deri sot nuk ja ka siguru parajsen, parajsa eshte vet individi nese don me jetu si ne parajs.

    Nese e analizon cilin do religjion del ne perfundim se flet vetem per te mir me te vetmin qellim mbajtjen nen kontroll te njerzve te shtresave te ulta nuk ka ransi a jan te vertetume ato qka flitet se fundja as keto qe po flasim ne nuk jan te vertetume as te pranume nga shkenca te pakten jo deri sot.

    E ardhmja: mendoj se religjionet dot zevendesohen me vetdijen e njeriut.

    Dola pak pi temes...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Sirius : 18-10-2008 më 10:41

  3. #163
    i/e regjistruar Maska e Timianonimi
    Anëtarësuar
    29-07-2008
    Vendndodhja
    Percaktohet me vullnetin tim duke i ndryshuar tri dimenzionet hapsirore dhe duke ju pershtatur rrjedhjes se dimenzionit kohor te cilin nuk mund ta kontrolloj
    Postime
    146
    Rrushi_ CH

    Ne lidhje me religjionet do ta citoja Dalai Lama-en

    Besoj qe te githa religjionet e ndjekin te njejtin qellim, per ta kultivuar te miren dhe te sjellin lumturi te gjitha qenjeve njerzore. Menyrat mund te duken te ndryshme, mirpo perfundimet jane te gjitha te njejta.


    Mirpo une mendoj qe te gjithe ne e kemi te lindur kompasin e moralit qe eshte ndergjegjeja e jone dhe nuk ka nevoje asnje religjion te mundohet ta drejtoj ate andej kah i konvenon atyre!

    Ndoshta religjionet kane pasur nje rol pozitiv ne ne historine e njerzimit dhe secili eshte munduar ti mesoj dicka mire percjellesit e vet por une mendoj se ketu mbaron “pozitiviteti” i religjioneve? Nese i vendosim ne vage te “mirat” me te “keqiat” e religjioneve jam me se i sigurt qe te keqiat do te peshonin shume me teper – kjo ndoshta per shkak te keqperdorimit te tyre nga njerzite e lige si dhe keqinterpretimi I fanatikve te atyre religjoneve?

    Shume vuajtje dhe dhimbje i kane shkaktuar njeriut religjionet. Lufterat ne emer te religjionit, shkaterrimi i nje civilizimi te tere (acteket nga kvantistadoret spanjoll), dijegeja e vajzave te reja nen akuzen qe ishin shtriga ne mesjeten e erret, dijegeja e shkencetarve per shkak te fakteve shkencore qe binin ne kundershtim me fene (Gjodano Bruno)-stagnimi i shkences, keqeperdorimi dhe shkaterrimi i jetes se femijeve nga ana e emisareve pedofil te atij religjioni. Vetvrasjet massive. Standarded e dyfishta ndaj gjinive sikur te feja islame.

    Tani ne lindjen e larget nje fundamentalist e lidh dinamitin rreth veti dhe i mbyte njerzite e pafajshem apo krijesat e krijuesit te vet dhe kete e bene ne emer te krijuesit! Lista eshte e gjate, besoj qe shume me mire do te ishte pa to?

    Nese nuk gaboj shumica e religjioneve monoteiste e mohojne ekzistimin e fantazmave(psh islami i quan xhind si qenje te zjarrit per protestant shpirtat jane ne gjume ne boten e pertejme deri ne diten e gjykimit etj!!)?

    Mos te dalim prej teme le te mbetet ky forum nje studim me „shkencor“ ta quaj ashtu i fenomenit te fantazmave.

    Do ta permbyllja postimin me nje thenje nga astonomi dhe astrofizicienti Dr. Carl Sagan:

    Shqyrtimi skeptik eshte menyre sikur ne shkence ashtu edhe ne religjion, permes se cilit mendimet e thella mund te ndahen apo te shoshiten nga gjepurat (apo marrezite) e thella
    Ndryshuar për herë të fundit nga Timianonimi : 18-10-2008 më 16:40
    I'll not commit the fashionable stupidity of regarding everything I can't explain as fraud-C.G. Jung

  4. #164
    Besoj qe te githa religjionet e ndjekin te njejtin qellim, per ta kultivuar te miren dhe te sjellin lumturi te gjitha qenjeve njerzore
    E prisja te dilnin keto argumenta prandaj dhe jam munduar me te gjitha forcat qe ta shmang elementin fetar nga temat e ketij nenforumi. Qe ta mbyll njehere e mire (dhe do ju lutesha qe nga ky moment mos perzihet me feja ne kete nenforum) religjionet jane krijuar pikerisht per te futur nen ombrellen e tyre fenomene te tilla. Me ndihmen e religjioneve njerezimi eshte mbajtur ne erresire dhe injorance per mijevjecare te tere. Nuk duhet ngaterruar me besimin ne Zot. Feja eshte krijuar nga njeriu, kontrolluar nga njeriu dhe pershtatur nga njeriu sipas qellimeve te tij.

    Po e theksoj edhe njehere me force. Diskutimet per fene duhet te rrine jashte ketij nenforumi.

  5. #165
    IT Professionals Maska e Sirius
    Anëtarësuar
    13-11-2002
    Vendndodhja
    Geneve
    Postime
    582
    Citim Postuar më parë nga Darius Lexo Postimin
    Feja eshte krijuar nga njeriu, kontrolluar nga njeriu dhe pershtatur nga njeriu sipas qellimeve te tij.
    .
    Ketu kam mendim te njejt me ty arsyja dihet pse.


    Kurse sa i perket perfshirjes se religjioneve ne kte tem nuk pe kuptoj pse pot pengon kaq shum, ne po mundohemi me diskutu rreth pasqyrimit e rrejshum te fenomenit nga ana fetare me te vetmin qellim ndritjen e tvertetes se feja ka manipulu me njerzimin ne te gjitha epokat por prap pe ritheksoj se njerzit e niveleve te ulta neper epoka mos me pas pas fene si mbeshtetje ne diqka (d.m.th. ne genjeshtra) ata shumica prej tyre kishin deviju prej jetes.

    Ne gjith e dim se religjionet kan qen te krijuara nga njerzit por edhe keta njerz kur i kan kriju religjionet nuk kan qen si keta qe i kan modifiku sipas interesave te veta sepse kur jan kriju aty ka pas te perfshir shkenctar, filozof, psikolog, mjek, etj.

    Nje njeri i madh um ka then nje her se Kurani i vertet ka qen shum shkencor dhe se nuk egziston tjeter vetem nje eshte dhe ate e kan anglezet dhe si rezultat i kesaj kan arrit shum zbulime shkencore ne 5 shekujt e fundit kurse ky qe e kan injorantet arab kte e kan modifiku 80 % sipas interesave te veta vet arabet.

    Ti vet ke then se e ki lexu biblen disa her ne aspektin shkencor edhe un per te njejtin aspekt 3 her kuranin 1 her biblen dhe te kujt jan keto libra?

    Mo nuk i permendi religjionet ne kte tem mjafton me kaq.

  6. #166
    Sepse e kam eksperiencen nga perpara kur eshte lejuar perfshirja e fese ne teme dhe ajo ka dale nga kontrolli. Mbase eshte subjekt i ndjeshem per disa antare dhe nuk e permbajne dot veten kur lexojne gjera qe bien ne kundershtim me besimin e tyre. Me beso qe eshte e veshtire per mua ta bej kete pasi ka raste si psh ketu ne temen e fantazmave ku elementat fetare jane te domosdoshem por duke pare devijimet qe behen, jam i detyruar te menjanoje sa te mundem gjerat e fese.

  7. #167
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    23-12-2007
    Postime
    119
    Kur feja lindi , ose i erdhi momenti te lindte, ne ate kohe u perfshinte shkolla , shkenca , pushteti, mjekesia dhe te gjitha apratet kerkimore shkencore qe ekzistonin per ate kohe brenda saj ,prandaj edhe ajo gjeti nje perkrahje te madhe ne popull ,gje qe e bente tejet te fuqishme.
    Po me kalimin e kohes keto deg iu shkeputen fese ne vete , por fese i ngeli nje arme e fuqishme e erret qe ajo mundi ta ruaje edhe ne ditet e sotme ate te ceshtjes se fantazmave ose (xhindeve) qe ka ndikuar ne favor te saj per te gjetur akoma perkrahje te madhe ne popull,qe per mendimin tim kjo eshte per faj te shkences qe vazhdon te shfaqe nje mos interesim per kete fenomen dhe te qendroje larg saj,edhe pse ne heshtje studiohet dhe besohet rreth saj.
    Per mendimin tim sikur ka nje kontrat midis fese dhe shkences qe kjo e fundit duhet ta lere akoma te ekzistoje fene.
    Personalisht besoj ne fantazma apo xhinde , qe ndikojn ne jeten e njerezve per te mir apo keq kete se di dhe qe ato na kontrolloj neve ,mbase jane alien ose qenie te tjere qe ne si shikojm me syrin e lir , po per nje gje jam i bindur qe njerez te zgjedhur komunikojn me to ose i sherbejn atyre. Vet kam qene deshmitar i nje njeriu te till qe po te filloj te tregoj historin do te me quani fanatik apo i semur ,genjeshtar apo ku ta di un ,sdua te shtyj ndonje njeri te besoje ne to thjesht po jam mendimin tim qe jam pro ekzistimit te tyre dhe pro zbulimit te se vertetes.

  8. #168
    i/e regjistruar Maska e dia_blo
    Anëtarësuar
    07-03-2008
    Postime
    23
    Citim Postuar më parë nga shiu2008 Lexo Postimin
    Personalisht besoj ne fantazma apo xhinde , qe ndikojn ne jeten e njerezve per te mir apo keq kete se di dhe qe ato na kontrolloj neve ,mbase jane alien ose qenie te tjere qe ne si shikojm me syrin e lir , po per nje gje jam i bindur qe njerez te zgjedhur komunikojn me to ose i sherbejn atyre.
    Jane krijesa ne nje dimenson tjeter dhe eshte e vertete qe keto krijesa kane ndikim (vendimtar) ne jeten e njerezeve.

    Mjerisht ne jemi nje lloj laboratori per te tjeret.

    Keto krijesa jane qe nga fillimi njerezimit dhe nuk jane te ardhura nga diku por jane ne mesin tone.

  9. #169
    i/e regjistruar Maska e Europe83
    Anëtarësuar
    13-08-2007
    Vendndodhja
    Paris
    Postime
    66
    Dua Shum Te Besoj Po Nuk Me Besohet,,kush Vdiq E Pastaj U Kthye Per Te Na Then Se Eksiston Shpirti Apo Jo.ky Fenomen Ka Mijra Vite Qe Studiohet Nga Shkenza E Ska Resultate.po Jemi Ne Qe E Shohim Vdekjen Me Frik Te Madhe E Duam Ti Japim Shpres Vetes Qe Dhe Mbas Vdekjes Ka Jet Tjeter..perralla Me Mbret

  10. #170
    i/e regjistruar Maska e dia_blo
    Anëtarësuar
    07-03-2008
    Postime
    23
    Citim Postuar më parë nga Europe83 Lexo Postimin
    ..perralla Me Mbret
    Vogelushe para se te nxirresh xhevahire mundohu ma shume te lexosh apo te konsultosh deshmitare qe kane perjetu ngjarje te tilla (me miliona).

    Me ne ekziston nje bote paralele qe truri yne i kufizuar nuk mund ta konceptoj dot, saktesisht askush nuk mund te jep nje pergjigjie te sakte se çfare jane : alien, shpirt, fantazma apo krijesa te gjalla qe jetojne paralel me ne në nje dimenzion tjeter.

    Nje gje eshte e sigurt qe keto krijesa kane aftesi superiore ndaj nesh, sepse arrijne te dekriptojne mendjen (kujtesen) tone, duke loz pastaj me ndjenja tona.

Faqja 17 prej 26 FillimFillim ... 71516171819 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Sabit Idrizi
    Nga shigjeta në forumin Shkrimtarë shqiptarë
    Përgjigje: 137
    Postimi i Fundit: 22-06-2022, 01:35
  2. Wehhabizmi sipas Ehl-i Sunnetit
    Nga Bani gjk në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 22-10-2009, 12:28
  3. Për dëshmitarët e Jehovait
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 23-12-2006, 17:29
  4. Feja Islame
    Nga Muslimane në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-07-2005, 21:23
  5. Trupi dhe Shpirti
    Nga Fjala e drejte në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 19-03-2004, 17:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •