Close
Faqja 7 prej 13 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 123
  1. #61
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,636
    Citim Postuar mė parė nga ABSOLUTE Lexo Postimin
    oh po bre po Zombie, mirepo kur ne film paraqitet nje homo, ai bile se paku duhet me veprim duke krijuar situate ta arsyetoj karakterin e tij. Sepse perndryshe eshte si me qite petlla ne ujė ... Aty te Cuni, pame vetem disa hapje goje, sy te zgurdulluar dhe sjelljen e Kalit dhe ecjen e tij ne vetmi, hahah duke e kthyer koken sikur tek Meet Joe black, mbase aty eshte Brad Pitt dhe Claire Forlani, hahaha e ketu ne film Cun Lajci kur e kthen koken takohet ne shikim me Shestanin dhe ky i fundit sikur habitet nje cik dhe e kupton, qe ai po e dashuron por prap eshte me hamendje... phuuuuuuuuu
    uh cfar fimi i dobet, aq shume ka gabime te medhaja, qe me fillu me shkru duhet me i mbush 20 faqe..............
    Me te vertete po me dhibesni shumė, njeriu nuke i kupton ende ato vuajtje te mbrendshme te atij ēasti qe pershkojne tere trupin por me se shumti e vuan zemra sepse ju Absolute, ju e deshironi krejt ndryshe suksesin e filmit shqiptar kurse ata (klika) e mendojne krejte ndryshe, Ata koncentrohen tek tepihi o kuē, i imagjinojne duartrokitjet shperblimet, ēmimet fjalt e embla ne boten e Alises, pothuajse jane disa kalamaj qe mashtroheshin dikur pas nje kokrre sheqeri...ē'ju duhet atyre publiku shqiptar ?
    Askush nuk te pyt: ē'ka bere atedheu per ty por ē'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  2. #62
    Never say never Maska e besa.a.best
    Anėtarėsuar
    08-01-2008
    Vendndodhja
    Maqedoni
    Postime
    539

    Arrow “Koha e Kometės” ose Koha e Inferioritet Shqiptar

    Nė kėtė film regjisori si duket e harron historinė qėllimisht, ose rastėsisht kur i pėrzien traditat tona me ato tė serbeve ...

    "Koha e kometės", trajton temėn viteve tė turbullta menjėherė pak pas pavarėsisė sė Shqipėrisė. Shestani, njė djalosh nga Shqipėria juglindore, dashurohet nė Agnesėn, njė vajzė tė cilėn babai e detyron tė bėhėt murgeshė. E tėrė ngjarja zhvillohet rreth luftės dhe dashurisė nė mes Shestanit dhe Agnesės.

    "Time of the comet" ėshtė titulli origjinal i filmit shqiptar, qė regjisori nuk e ka pare tė arsyeshme ta titullojė shqip, sikur filmi nuk ka tė bėjė asgjė me shqiptarė, e aq mė pak qė ėshtė prodhim i yni. Njė gjė e tillė nuk ėshtė vetėm fenomen i shqiptarėve, por ka edhe ndonjė tjetėr, qė qėllimisht filmin e titullon nė njė gjuhė tė huaj, sepse tė tillėt janė inferiorė qė i takojnė njė populli ku u lindėn. Fatmir Koēi ndoshta do arsyetohet se kėtė e bėri jo nga inferioriteti, por nga se filmin e kishte punuar enkas pėr publikun amerikan dhe mė kėtė do e hap rrugėn pėr Holivud. Si do qė tė jetė jam i bindur se titulli i librit tė Ismail Kadaresė « Viti i mbrapshtė » do tė ishte mė i pėrshtatshėm. Inferioriteti i regjisorit duket edhe nė prapavijen e afishit tė filmit ku emėrtimet e vendeve tona, si Fushė Kosova, Lypjan, shenohen nė gjuhen serbishte. Regjisori do tė na arsyetohet se ishte shėrbyer nga arkivat historike, por nė fakt nė hartat e asaj kohe kishte harta tjera ku nuk shkruhej vetėm me gjuhėn serbishte, ashtu siē na paraqitėt sot ne nė pllakatėn e filmit "Time of the comet".

    Ēuditėrisht, tėrė shtypin e mashtruan organizatorėt, duke thėnė se premiera nė Prishtinė, Tetovė etj., ishte premierė botėrore! Premierė botėrore do tė thotė kur filmi nė tė njejtėn ditė shfaqėt nė shumicėn e kryeqytetetve tė botės si Paris,Londėr, N.York... Mediat bėjnė edhe llapsuse tjera kur Blerim Destanin e quajnė aktor botėror e aktorin e Hoilivudit Ralf Milerin si te mos ekzsitonte hiē.



    Ndėrtimi arkitektural

    Nė fakt filmi e ka lajtmotivin, por nuk e ka ndėrtimin dhe thurrjen e ngjarjės, edhe pse ēdo gjė duket e ndėrtuar. Shikuesi e ka bindjen se po e dėgjon njė pėrrallė pėr tė cilė nė fund tė filmit nuk din si ta rrefen. Nė film ekzistojnė katėr shtyllat qė duhet ta sigurojnė tėrėsinė filmike, por kėto shtylla janė tė pa pėrpunuara dhe secila ėshtė e shkapėrderdhur. Nė kėtė film nuk ka personazh pozitivė, sepse tė gjithė janė pozitivė, siē nuk ka negativė nga se tė gjithė janė poashtu negativė. Mosndertimi i personazhve protagoniste dhe antagoniste filmit ia humb dramacitetitn, sepse heronjt nuk kanė me kend tė bėjnė dialog pėr tė krijuar befasi e dramacitet.

    Koncepti regjisorial

    Hapja e filmit bėhėt nė formėn klasike. Narratori na njofton shkurtimisht mbi historinė e shqiptarėve qė ishin tė sunduar nga Perandoria Otomane. Narratori do na paraqitėt here pas here pėr t'i sqaruar shikuesit ato qė regjisori nuk ka mundėsi tė na i jep pėrmes imazheve filmike. Paraqitja e narratorit ėshtė aq dobėt dhe aq neveritėse sa qė mėnjėherė do krijojmė pėrshtypjėn se edhe filmi do tė jetė i dobėt. Dobėsia nuk qėndron nė atė se narracioni ishte nė gegėrishte, por ne fakt zėri i narratorit ishte njė zė i gjysmė i shterrur, qė nxirrej duke lėnė pas njė vrazhdėsi qė tė vriste veshin. Kudo nė botė teksti filmik lexohet nga aktorėt mė nė zė, sepse ai zė tė pėrfiton e tė fut nė rrėfimin e metutjeshėm.

    Qe nė minutin e parė, Shestani pa asnjė arsye e merrė armėn e tij dhe shokėve u thotė ta shoqėronin pėr nė luftė. Regjisori nuk e sheh tė arsyeshme se pakut qė mė parė ta pėrgatit publikun sė djaloshi dėshirojė tė shkojė nė luftė, por luftė nuk ka askund. Pėrgatitja e atmosferės bėhėt permes dialogut, i cili poashtu sherben si mjet pėr te treguar se ē'po ndodh dhe ēka do tė ndodhė. Djlėria nisėn pėr tė luftuar, pa e ditur armikun, pa e ditur qėllimin, pa asnjė objektiv, sikur tė ishin tė ēmendur, por ata nė asnjė ēast nuk na dalin tė ēmendur. Ata nuk janė as aventurierė e as banda tė organizuara, qoftė pėr pėrfitime pėrsonale , qoftė pėr tė mirėn e atdheut, por as tė ēmendur. Regjisorit nuk i ka shkuar ndėrmend qė tė krijojė karakterin psikologjik tė asnjėrit nga personazhet. Kėta nuk janė tė humbur nė kohė e as nė hapėsirė, sepse i takojnė njė populli , njė kohe dhe njė hapėsire kohore.

    Nė kėtė film regjisori si duket e harron historinė qėllimisht, ose rastėsisht kur i pėrzien traditat tona me ato tė serbeve, e madje flet pėr kufirin ne mes maqedonasėve dhe shqiptarėve, kur dihet se Maqedonia ishte njė shpikje e Titos e jo e vitėve kur bėhėt fjalė nė film. Fatmir Koēit i shkon ndermend t'ia kalon Titos dhe e krijon shtetin e Maqedonisė. Sipas regjisorit, dallimi ne mes muzikės shqiptare dhe te popullit sllav nuk ka asnjė dallim, nė njė anė shqiptarėt vallzojnė e nė anėn tjetėr maqedonėt me tė njejten muzikė, me pak dallim apo hiē. Qe nga fillimi e deri ne fund, shumica e aktorėve tanė vrapojnė dhe marrin poza pompoze, duke ia pėrkujtuar brendėsisė se tyre shpirtėrore se janė duke luajtur ne film dhe si do tė duken para tė dashurave te tyre.

    Interpretimi

    Pavarėsisht qė regjisori nuk ėshtė kujdesur pėr karakterin dhe luftėn psikologjike tė brendshme tė pėrsonazhėve, vlen tė thekėsohet se nė ketė film disa aktorė me pėrvojė janė ata qė e kanė dhėnė maksimumin e tyre. Ndėr aktorėt qė duhet permendur janė: Ēun Lajēi nė rolin e Kush Babaj, Tomas Hajnce (Mbretit Vid) , Ralf Moeller dhe Blerim Gjoci.

    Ēun Lajēi nė kėtė film na jep njė lojė shumė tė natyrshme. Aktori Lajēi duket se e ka punuar rolin e tij shumė seriozisht. Ēuni hyn thellė nė shpirtin e pėrsonazhit dhe shndėrrohet i tėri nė Kush Babaj. Levizjet e aktorit Lajēi janė tė matura, janė nė harmoni tė plotė me atė qė e thotė e mė atė qė nė heshtje e mendon. Shikimi i tij ėshtė nė pėrputhje mė atė qė aktori e mendon nė brendėsi tė shpirtit, siē ėshtė rasti kur ai mė interesim e shikon djaloshin duke u pastruar nė lum.

    Aktori Blerim Gjoci, nė rolin e njė pėrkthyeesi , edhepse paraqitėt mė njė rol jo aq tė rėndėsishėm, arrrin qė tė jep kreacion artistik. Blerim Gjoci kėsaj radhe nuk na jep lojė artificiale, por njė lojė shumė tė natyrshme. Gjatė kėtij filmi, aktori Blerim Gjoci mishėrohet plotėsisht me pėrsonazhin qė interpreton.

    Maisela Lusha duket se e sforcon vetėn pėr tė hyrė nė personazhėn e saj. Qė nė fillim ajo duket e ngurrtė, qė mendoj se ajo e kishte hendikep mosnjohjen e gjuhės shqipe dhe kjo ishte pengesė qė ajo ia kishte ngulitur vetės nė kokė. Maisella Lusha kur nuk ka tė zhvilloj dialog paraqitet e mrekullueshme, por menjherė posa tė kėtė dialog, ajo ngurron dhe na del artificiale, pavarėsisht qė nga brendėsia e saj rrezaton padjallėzinė e njė voglushes.

    Nė filmin "Time of the comet", grupi i luftėtarėve tė udhėhequr nga Shestani, nė interpretim tė Blerim Desatnit, nė asnjė sekond nuk na paraqitėn si luftėtarė, sepse vetė nisja e tyre pėr nė luftė, ecja e tyre, vrapimi ose ikja e tyre janė tė paraqitura nė mėnyrė teatrale. Nė sy tė kėtyre "luftėtarėve", nė ecje tė tyre, nė rrėmbim tė armėve, nė bisedat e tyre, nė pėrleshjet e tyre, shikuesi e vėren se kėta janė duke luajtur film e jo duke interpretur rolin e vetė. Lehtė vėrehet se kėta, deri sa kamera punon, nė tė njejtėn kohė e mendojnė vetėn si do tė dukėn kur filmi tė shfaqet nė kinema.

  3. #63
    Qe nė minutin e parė, Shestani pa asnjė arsye e merrė armėn e tij dhe shokėve u thotė ta shoqėronin pėr nė luftė
    E ka pa kometen!

    Nė filmin "Time of the comet", grupi i luftėtarėve tė udhėhequr nga Shestani, nė interpretim tė Blerim Desatnit, nė asnjė sekond nuk na paraqitėn si luftėtarė

    O fudball, jane nise me lu, po topin e kane harru!
    And my soul from out that shadow that lies floating on the floor, Shall be lifted -- Nevermore!

  4. #64
    Never say never Maska e besa.a.best
    Anėtarėsuar
    08-01-2008
    Vendndodhja
    Maqedoni
    Postime
    539
    Citim Postuar mė parė nga ABSOLUTE Lexo Postimin
    E ka pa kometen!




    O fudball, jane nise me lu, po topin e kane harru!
    Ndoshta cka sndodh te shqiptaret, po ska qen kampionati boteror per futboll hehe

  5. #65
    Bl3®i Maska e Bl3ri
    Anėtarėsuar
    06-01-2006
    Vendndodhja
    Tetove
    Postime
    1,277

    Filmi “Koha e kometės” then rekorde nė Prishtinė

    Filmin “Koha e kometės”, i cili ėshtė shfaqur 20 ditė nė kinemanė ABC, nė Prishtinė, e kanė shikuar 8570 shikues, numėr ky qė e bėn kėtė vepėr kinematografike si mė tė shikuarėn nė tetė vjetėt e punės sė kinemave nė Kosovė. Drejtuesit e kinemasė ABC kanė theksuar se pėr shkak numrit tė madh tė tė interesuarave ky film do tė vazhdojė tė shfaqet deri mė 2 tetor. Ndėrsa filmi “Iron man” do tė hapė sezonin vjeshtor nė Kinemanė ABC-1.


    Burimi
    Plumbi qe nuk vret, t'bon ma t'fort /

  6. #66
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,636
    Edhe ketu ne france eshte qfaqur nje film para tre muajve" mirese erdhet tek shtijet"(nje regjion i ashtuquajtur ne veri te frances) e numri i shikuesve eshte 20 Milion !
    Po qfare filmi a thua do te jete ky me aqe shume shikues ?
    Per veten time, vetem se po te mi mbshtjelli ai regjisori nja 10 letra me nga 500 euro se une kurresesi nuke do shkoj ta shoh kete fim Zero, po qe ka njerez qe kane dhene te holla koti e une mjerishte qe s'jam i asaj kategorije....

    E ju me thuani sukses me 8000 shikues...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Kreksi : 25-09-2008 mė 18:51
    Askush nuk te pyt: ē'ka bere atedheu per ty por ē'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  7. #67
    ILIR NĖ GEN Maska e flory80
    Anėtarėsuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzė Vjosės Kaltėroshe
    Postime
    1,531
    Citim Postuar mė parė nga Kreksi Lexo Postimin
    Edhe ketu ne france eshte qfaqur nje film para tre muajve" mirese erdhet tek shtijet"(nje regjion i ashtuquajtur ne veri te frances) e numri i shikuesve eshte 20 Milion !
    Po qfare filmi a thua do te jete ky me aqe shume shikues ?
    Per veten time, vetem se po te mi mbshtjelli ai regjisori nja 10 letra me nga 500 euro se une kurresesi nuke do shkoj ta shoh kete fim Zero, po qe ka njerez qe kane dhene te holla koti e une mjerishte qe s'jam i asaj kategorije....

    E ju me thuani sukses me 8000 shikues...
    Niveli i publikut Francez nuk ėshtė ai i publikut Kosovar apo Shqiptar nė pėrgjithėsi! Shqiptarėt nė mbrėmje nuk diskutojn se ēfar filmi ka dalė nė kinema por diskutojnė a kan apo nuk kanė bukė pėr vaktin tjetėr dhe 8500 shikues nė njė qytet tė vogės si Prishtina nuk janė pak
    EH I ZIU NJERI, GĖLLTIT DIKU NJE LUGĖ ĒORBĖ TĖ PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PĖR GJITHĖ JETĖN!

  8. #68
    ILIR NĖ GEN Maska e flory80
    Anėtarėsuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzė Vjosės Kaltėroshe
    Postime
    1,531
    Citim Postuar mė parė nga ABSOLUTE Lexo Postimin
    oh po bre po Zombie, mirepo kur ne film paraqitet nje homo, ai bile se paku duhet me veprim duke krijuar situate ta arsyetoj karakterin e tij. Sepse perndryshe eshte si me qite petlla ne ujė ... Aty te Cuni, pame vetem disa hapje goje, sy te zgurdulluar dhe sjelljen e Kalit dhe ecjen e tij ne vetmi, hahah duke e kthyer koken sikur tek Meet Joe black, mbase aty eshte Brad Pitt dhe Claire Forlani, hahaha e ketu ne film Cun Lajci kur e kthen koken takohet ne shikim me Shestanin dhe ky i fundit sikur habitet nje cik dhe e kupton, qe ai po e dashuron por prap eshte me hamendje... phuuuuuuuuu
    uh cfar fimi i dobet, aq shume ka gabime te medhaja, qe me fillu me shkru duhet me i mbush 20 faqe..............
    Po ti lexosh me kujdes postimet e tua ve re shumė shpejt se ti ke njė urrejte tė ēuditshme pėr kėtė filėm.
    Mos ke ndonjė gjė personale me ndonjė nga personazhet?
    Sigurisht qė ka vend pėr mė mirė por nuk ėshtė aq i zi sa e bėn ti!
    Ky filėm nuk ėshtė aspak "turp" siē e paraqet zotrote, por ėshtė njė nga filmat mė tė mirė tė prodhuar nga Shqiptarėt kėto vitet e fundit
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga flory80 : 12-10-2008 mė 22:43
    EH I ZIU NJERI, GĖLLTIT DIKU NJE LUGĖ ĒORBĖ TĖ PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PĖR GJITHĖ JETĖN!

  9. #69
    Citim Postuar mė parė nga flory80 Lexo Postimin
    Po ti lexosh me kujdes postimet e tua ve re shumė shpejt se ti ke njė urrejte tė ēuditshme pėr kėtė filėm.
    Mos ke ndonjė gjė personale me ndonjė nga personazhet?
    Sigurisht qė ka vend pėr mė mirė por nuk ėshtė aq i zi sa e bėn ti!
    Ky filėm nuk ėshtė aspak "turp" siē e paraqet zotrote, por ėshtė njė nga filmat mė tė mirė tė prodhuar nga Shqiptarėt kėto vitet e fundit
    Me t'vertete eshte filėm ashti siq e ke shkru!
    por kurre FILM Jo.

    p.s.
    Nuk kam ndaj askujt ne bote urrjejtje. Por nuk dua te mashtrohet populli im me keso ultesira!
    And my soul from out that shadow that lies floating on the floor, Shall be lifted -- Nevermore!

  10. #70
    Enraged Maska e Scion
    Anėtarėsuar
    22-07-2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    2,296
    Shijet personale nuk hyjne ketu, dhe etiketimi negativ apo mohimi i nje vepre kulturore jane te tipit denigrues dhe me qellim dashakeq.

    Personalisht, nuk e kam pare filmin por nga Traileri qe kam pare, dukej i realizuar ne shume aspekte si tematika (Duke u bazuar ne vepren e Kadares) fotografia, ngjyra efektet etj. Gjeja e vetme qe sme la shije te mire qe "gjuha e aktrimit" qe le per te deshiruar.

Faqja 7 prej 13 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Sulė Hotla (1875-1947), Njė Jetė Pėr Shqipėrinė
    Nga strong_07 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 16:32
  3. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  4. Identiteti evropian i shqiptarėve
    Nga Iliriani nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  5. Pėrgjigje: 139
    Postimi i Fundit: 14-06-2005, 06:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •