Close
Faqja 13 prej 13 FillimFillim ... 3111213
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 123 prej 123
  1. #121
    e cregjistruar nga trute
    Anėtarėsuar
    02-03-2009
    Vendndodhja
    Italia
    Postime
    13
    Citim Postuar mė parė nga Bel ami Lexo Postimin
    Sikur ta lexoje librin nuk do te flisje keshtu.
    E thashe qe nuk po flas per librin. nuk me pelqen kadareja por di qe eshte shkrimtar me kompetence historike dhe me vjen keq qe libri i tij eshte trajtuar ne nje film qe nuk kishte qe ne fillim asnje mundesi ta pasqyronte drejt vepren e tij (aktoret nuk dijne as te flasin shqip). si person qe s'ka lexuar librin dhe me trishtim pohon qe eshte me formacion te manget per te kaluaren e kombit qe i perket (jo per injorance por per pamundesi, jetoj ne mergim qe adoleshente) nuk me pelqen mesazhi qe mund ti percjelle nje syri te huaj dhe shpesh ksenofob dhe mysliman-paranojes nje film i tille, i pazhvilluar ne thelb dhe ne histori, qe paraqet sjellje dhe zakone te te kaluares shqiptare qe duhen kthjelluar mire ne arsyet historike dhe shpirterore, dhe jo te serviren si nje mish-mash pa kuptim.
    per fat te mire them se pak te huaj do ta shohin kete film.

  2. #122
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184
    Une nuk te paragjykova qe nuk e ke lexuar librin.Sikunder ty edhe mua nuk me pelqeu filmi.Regjia mu duk fare pertoke.Filmit i mungonte dramatikja.Asnje aktor nuk pasqyronte nota dramatike, perkunder aktoret e Portokallise e benin fare te dukej filmi si parodi.
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

  3. #123
    e cregjistruar nga trute
    Anėtarėsuar
    02-03-2009
    Vendndodhja
    Italia
    Postime
    13
    Citim Postuar mė parė nga Bel ami Lexo Postimin
    Une nuk te paragjykova qe nuk e ke lexuar librin.Sikunder ty edhe mua nuk me pelqeu filmi.Regjia mu duk fare pertoke.Filmit i mungonte dramatikja.Asnje aktor nuk pasqyronte nota dramatike, perkunder aktoret e Portokallise e benin fare te dukej filmi si parodi.

    meqenese me bere kurjoze per kete liber bera ca kerkime ne web dhe gjeta ca informacione interesante qe shkojne shume mire me ate qe dyshoja dhe vete. llapa ca shpejt me perpara per kadarene, keshtu qe para se ti postoj dua te te shpjegoj perse nuk me pelqen shkrimtari me i njohur bashkekohor shqiptar. kam lexuar disa nga librat e tij kur isha rreth 12-13 vjec dhe me ka ngelur ajo shija e tharte e tyre ne mendje. megjithese jam e dhene pas atmosferave surreale nuk arrija dot ta pershtypja stilin dhe personazhet e zymta dhe shume te sajuar te librave te tij, ndoshta mosha e mitur ndikonte, sot jam e bindur qe leximi i nje libri te tij thjesht do t'mu "bente boze" pas dy faqesh. tani, pyeta veten, meqenese vete kadareja na qenkesh marre me kete film personalisht, pse filmi na paska dale kaq "kopil"ne krahasim me librin e mrekullueshem?
    mendimi im eshte qe filmi ka shkuar kot (me ato 2-3 milionat e dija une se c'beja ehhh ) pikerisht per arsye se i ka ndenjtur besnik romanit dhe ngaterrimeve fantasmogori-psicopatike te kadarese, ne fakt mendoj se zoteria me nick "brari" ka shume te drejte : pse pak histori per te treguar ka shqiperia qe merren me turshite mendore te kadarese, biles dhe te shkruara ne kohen "prina parti"?
    po postoj ate qe shkruajne ata qe marrin me shume vesh nga une, nuk po citoj personalisht kritikun sepse nuk e njoh:


    Novela, apo romani i Kadaresė «Viti i mbrapshtė» tregon pėr ngjarjet e vitit 1914 nė Shqipėri, vit tė cilit i referohet autori nė titull. Sigurisht qė nė njė vepėr letrare autori ka tė drejtė tė lejė tė lirė fantazinė dhe tė krijojė ngjarje, por autorėt seriozė ruajnė linjėn e pėrgjithshme historike tė ngjarjeve, aq mė tepėr kur personazhe reale historike janė personazhe tė veprės letrare.
    Pėrkundrazi, Ismail Kadare, nė novelėn apo romanin e vet «Viti i mbrapshtė», nuk e repekton fare linjėn historike tė ngjarjeve, por thur njė «rrjetė merimange» falsifikimesh historike tė ēuditshme dhe qė bėn qė shqiptarėt tė duken si njė komb i pėrfshirė nga njė delir kolektiv duke i bėrė dhe mė kaotike dhe paranojake ngjarjet historike tė asaj kohe. Po citoj kėto fragmente nga novela apo romani i tij «Viti i mbrapshtė», ku ai e pėrshkruan kėshtu Shqipėrinė e kohės: «Ushtri e banda tė ndryshme e pėrshkonin kryq e tėrthor nga njėri cep nė tjetrin. Nga veriperėndimi marshonte ushtria austriake me topa fushore, me rregulla e me urdhra tė shkurtra, tamam ushtri. Nė lindje vėrtiteshin trupa franceze… Ushtria lindore malazeze, me kėngė me avaz tė vjetėr, lėvizte ngadalshėm nė verilindje. Nė pyjet e Mamurrasit zdėrhalleshin bandat e Tur Kusarit dhe mė tej ushtria veriore me tirq tė zinj e Uk Bajraktarit. Ushtria serbe, me qerre me municion lėvizte nė drejtim tė kundėrt, duke lėnė pas gropa gėlqereje, me tė cilėn spėrkatnin kufomat e tė vdekurve nga murtaja. Bandat myslimane tė Esad Pashės, qė kėrkonin rikthimin te Turqia, vinin vėrdallė nė Shqipėrinė e Mesme nėn zhurmėn e daulleve, britmave Dum Babėn, domethėnė Sulltanin turk dhe duke kėnduar kėngė tė zymta molisėse: Pėr xhenet u nisėm, sosėm nė xhehenem, Shqipėri, moj kuēkė, ē’na bėre verem. Sė fundi ushtria e shtetit tė porsaformuar shqiptar, mė e brishta e tė gjithave, me oficerė holandezė, qė s’kuptonin asnjė fjalė shqip dhe qė pinin mbrėmjeve nga dėshpėrimi». (cituar sipas: Ismail Kadare, «Viti i mbrapshtė», tek «Koha e shkrimeve», pėrmbledhje me tregime dhe novela, Shtėpia botuese «Naim Frashėri», Tiranė 1986, f. 272-273) Dhe mė tutje Kadare shkruan: «E kuptonte qė ushtria serbe ishte kundėr ushtrisė kombėtare shqiptare tė Princ Vidit, ose hallandezkės, por nuk ia nxinte mendja se pėrse serbėt, duke qenė armiq me turqit, ishin aleatė me esadistėt, qė s’ donin veē rikthimin e Turqisė nė Shqipėri… po mbi tė gjitha, mė i pakuptueshėm se ēdo gjė ishte qėndrimi i njėfarė Haxhi Qamili, fshatar mysliman, rebelėt e tė cilit luftonin me tė njėjtin tėrbim si kundėr ushtrisė kombėtare tė princit, si kundėr esadistėve». (cituar sipas: Ismail Kadare, «Viti i mbrapshtė», tek «Koha e shkrimeve», pėrmbledhje me tregime dhe novela, Shtėpia botuese «Naim Frashėri», Tiranė 1986, f. 288) Ndėrsa mė tutje Kadare shkruan: «dihej se trupat austriake, franceze, italiane dhe ushtria kombėtare shqiptare, sado qė nuk shiheshin dot me sy, nuk ndesheshin me njėra-tjetrėn. Disi mė e paqartė ishte gjendja e ushtrive tė fqinjėve, me tė cilat ushtria kombėtare shqiptare qėllonte tė ndeshej, por jo me atė kokėfortėsi si me bandat esadiste. Ajo ishte pėrpjekur mė kot qė tė bėnte pėr vete arradhet e Haxhi Qamilit qė ishin armiqtė e armiqve tė saj, esadistėve, por s’ishte e mundur. Thuhej se princ Vidi kishte qėndruar njė natė pa gjumė, pa e kuptuar dot se pėrse Haxhi Qamili, qė i urrente pėr vdekje si Esad Pashėn, si serbėt, nuk bashkohej me tė».(cituar sipas: Ismail Kadare, «Viti i mbrapshtė», tek «Koha e shkrimeve», pėrmbledhje me tregime dhe novela, Shtėpia botuese «Naim Frashėri», Tiranė 1986, f. 302) Dhe nė fund Kadare shkruan: «Pėrveē qeverisė mbretėrore tė njohur prej Fuqive tė mėdha, qeveri e administrata tė tjera bėnin ligjin atje ku mundnin. Republika Katolike e Lezhės, me varrin e Skėnderbeut, me emblemė dhe me prijės monsinjor Prenushin. Republika Autonome e Korēės, protektorat francez, e nde pa flamur. Qeveria ndėrkombėtare e Shkodrės (emėrtimi i saj ishte i pashpjegueshėm), me njėsi monetare frangun zviceran. Principata ose Pashallėku Islamik i esadistėve nė Shqipėrinė e Mesme, me dy kryeqytete: Elbasanin dhe Shijakun. Deklarata e Sektit Bektashi, i cili duke pėrfituar nga rezidenca e kryegjyshit botėror nė Shqipėri, kishte shpallur Emiratin e sulltanin e vet, me kryeqytet Malin e Tomorrit. Principata Ortodokse Separatiste e Vorio-Epirit, me kryeqytet Janinėn, qė ndodhej jashtė kufijve shtetėrorė. Principata kanunore e Oroshit, e mbiquajtur e amshueme, me flamur mesjetar tė Lek Dukagjinit, me shqiponjė tė bardhė. Krahina serbe, ose siē u quajt nė shtyp shteti nė formė korridori, pėr shkak tė formės e tė qėllimit (hapja e njė korridori drejt detit), pa kryeqytet. Sė fundi Republika Shqiptare, qė njihej vetėm nėpėrmjet gazetės sė vet Shqipėri e pafat, por qė s’ dihej ku gjendej». (cituar sipas: Ismail Kadare, «Viti i mbrapshtė», tek «Koha e shkrimeve», pėrmbledhje me tregime dhe novela, Shtėpia botuese «Naim Frashėri», Tiranė 1986, f. 347) Pėr tė kuptuar mire po i jap lexuesit kronologjinė e rregullt tė ngjarjeve qė ai pėrzien nė novelėn apo romanin e tij: -Princi Wied erdhi nė Shqipėri nė 7 mars 1914 dhe qėndroi deri nė 3 shtator 1914, nė kryeqytetin e shtetit shqiptar qė ishte Durrėsi. Pas kėsaj date nuk ekzistonte mė ushtria e shtetit shqiptar, e instruktuar nga holandezėt. -Misioni ushtarak holandez prej 17 oficerėsh ndėrpreu detyrėn e vet pranė qeverisė shqiptare, nė prag tė fillimit tė luftės botėrore, qė tashmė pritej, pasi nė ndėrkohė austro-Hungaria i kishte dhėnė ultimatum Serbisė qė e kishte refuzuar, dhe nė fakt lufta filloi tė nesėrmen e ndėrprerjes sė misionit holandez. Oficerėt holandezė u larguan nga Shqipėria nė 3 gusht 1914. -Rebelėt islamikė e pushtuan Durrėsin nė 5 shtator 1914 dhe vendosėn atje pushtetin e tyre tė llojit tė njė pashallėku islamik. -Esad Pashė Toptani hyri nė Durrės nė 2 tetor 1914, duke i dėbuar prej andej rebelėt. -Kryengritja e Haxhi Qamilit filloi nė 30 nėntor 1914 kundėr qeverisė sė Esat Pashės. -Forcat ushtarake serbe erdhėn nė Shqipėri nė qershor 1915, pėr tė siguruar rrugkalimin pėr tėrheqjen e ushtrisė serbe nėpėrmjet detit nga portet shqiptare, pasi ushtria serbe po e pėrballonte me vėshtirėsi luftėn me Austro-Hungarinė dhe pritej qė kundėr saj tė vepronin dhe forcat gjermane dhe ato bullgare. Mė pas ushtria serbe erdhi sė dyti nė Shqipėri, nė fillim tė vitit 1916, kur u tėrhoq e shpartalluar, e ndjekur nga ushtritė austro-hungarezo-gjermane, qė pushtuan Serbinė, por kėtė herė ushtria serbe nuk qe faktor nė luftime, dhe thjesht ngutej tė largohej nėpėrmjet detit. -Haxhi Qamili u arrestua nė Shijak nė 8 qershor 1915 dhe u var nė 16 gusht 1915. -Ushtria austro-hungareze hyri nė Shqipėri nė janar 1915 dhe duke ndjekur ushtrinė serbe pushtoi Shqipėrinė deri nė Vjosė. -Forcat ushtarake franceze hynė nė Korēė nė tetor 1916 dhe Krahina Autonome e Korēės u shpall nė dhjetor 1916. -Nė 27 tetor 1914 Greqia shpalli aneksimin e Vorio-Epirit dhe qeveria e vetėshpallur e kėtij tė fundit pushoi sė funksionuari. -Administrata ndėrkombėtare e Shkodrės, e cila mbėshtetej dhe nga njė forcė paqeruajtėse e pėrbėrė nga forca tė gjashtė Fuqive tė Mėdha dhe qė u krijua pasi Shkodra u lėshua nga Mali i Zi, nė maj 1913, u shkri me fillimin e Luftės sė Parė Botėrore, nė korrik 1914, pasi Fuqitė e Mėdha qė pėrbėnin administratėn dhe trupėn ushtarake ndėrkombėtare tė Shkodrės, ishin palė ndėrluftuese nė Luftėn e Parė Botėrore. Duke i parė ngjarjet e novelės apo romanit tė Kadaresė nėn dritėn e kėsaj kronologjie tė saktė historike, mund tė zbulosh se ēfarė shtrembėrimesh ka bėrė Kadare, duke marrė ngjarje tė viteve 1915, 1916, dhe duke i ngjeshur nė vitin 1914. Duket sikur Kadare ka pasur dėshirė qė ta bėjė sa mė tė mbrapshtė dhe mė tė keq vitin 1914 pėr Shqipėrinė. Kadare krijon njė kaos diabolik ku nė Shqipėri luftonin nė tė njėjtėn kohė ushtria e shtetit shqiptar, ajo esadiste, ajo e rebelėve tė Haxhi Qamilit, ushtria serbe, austro-hungareze, franceze, malazeze, ku qeverisnin nė tė njėjtėn kohė Princi Wied, Republika e Korēės, regjimi i Haxhi Qamilit, qeveria e Esad Toptanit, dhe disa qeveri tė tjera, religjioze katolike, sunite, bektashiane, gjė qė nuk ka qenė e vėrtetė. Kadare e ka shtuar rrėmujėn duke i bėrė tė veprojnė nė tė njėjtėn kohė forcat e princit Wied, ato tė Haxhi Qamilit dhe ato esadiste. Kur filloi rebelimi i drejtuar nga Haxhi Qamili Princi Wied kishte ikur prej tre muajsh, ndėrsa kur erdhėn serbėt kishte ikur prej dhjetė muajsh.Njė tjetėr gafė e Kadaresė ėshtė qė shtetin e Mirditės tė krijuar nė 1921 nga disa aventurierė e bėn sikur ka ndodhur nė vitin 1914, gjė qė nuk ishte e vėrtetė se atėherė mirditorėt me nė krye Prengė Bibė Dodėn mbėshtetėn Princin Wied dhe shtetin shqiptar. Me falsifikimet historike qė ka bėrė Kadare, krijon pėrshtypjen tek tė huajt qė lexojnė librin dhe shikojnė filmin, se shqiptarėt e copėtuan shtetin e tyre nė shumė principata fetare, qė ishin mes tyre nė njė konflikt paranojak, gjė qė nuk ka qenė e vėrtetė. Esad Pasha ka fajet e veta, por nė 1914 ai nuk krijoi njė principatė islamike, tė cilėn donte ta bashkonte me Turqinė, nuk krijoi njė pashallėk islamik me qendėr Elbasanin dhe Shijakun, siē thotė Kadare, por ai e quajti pushtetin e vet vazhdues tė qeverisjes sė Princit Wied. Ėshtė interesante se kėshtu siē po e paraqes unė kėtu tregohet historia e asaj kohe edhe nė tekstet e historisė zyrtare tė kohės sė komunizmit, kur Kadare botoi «Viti i mbrapshtė» (1986). Kadare pra nuk kishte pse ta denigronte Esad Pashėn mė tepėr se ē’e ka denigruar historiografia e kohės sė komunizmit. E keqja mė e madhe ėshtė se falsifikimet historike tė Kadaresė qarkullojnė sot nė botė tė legjitimuara me emrin e tij, dhe tani do tė pėrhapen dhe me anė tė filmit. Ata qė kanė shkruar skenarin e filmit kanė pėrgjegjėsi sepse i ruajnė shtrembėrimet historike qė ka bėrė Kadare dhe qė krijojnė njė imazh tė keq pėr shqiptarėt nė botė. Ėshtė pėr t’u habitur sesi njė libėr me kaq falsifikime tė historisė si «Viti i mbrapshtė» tė quhet kryevepėr! Ismail Kadare nuk mund tė heshtė pėr kėto gjėra, duke mbajtur njė heshtje shpėrfillėse olimpike, se dėmi qė ai bėn me to ėshtė real.
    meqenese shkrimet e kadarese citohen nga libri dhe faktet historike jane objektive po e marr kritiken si te mirefillte. autori e shkroi ate perpara daljes se filmit, po s'do shume mend te kuptohet se ai pati mjerisht te drejte. ejani dhe shtoni edhe maqedonine qe na ishte shtet qe ne 1914, mos te flasim per "vllazerine" dhe "besen" e tyre ndaj komshijve te dashur shqiptare edhe ti mbyllim "hupet" me "qyfyre"...

Faqja 13 prej 13 FillimFillim ... 3111213

Tema tė Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Sulė Hotla (1875-1947), Njė Jetė Pėr Shqipėrinė
    Nga strong_07 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 16:32
  3. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  4. Identiteti evropian i shqiptarėve
    Nga Iliriani nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  5. Pėrgjigje: 139
    Postimi i Fundit: 14-06-2005, 06:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •